LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e tyre kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

• Ditën e sotme do të zhvillohet në Tiranë dita e 41-të e protestës së qytetarëve, përmes së cilës kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Ata kanë nisur grumbullimin në sheshin "Skëndërbej", ndërsa më pas pritet që të zhvendosen drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.  • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre në protestën e djeshme. • Një qytetare ka shprehur revoltën e saj ndaj klasës politike në vend, duke i akuzuar ata për korrupsion dhe mungesë të theksuar llogaridhënieje. • Një qytetar foli për rritjen e çmimeve të produkteve bazë dhe ilaçeve, sipas tij, nëse kryeministri do ishte i devotshëm, do të kishte marrë masa përpara se situata të arrinte në këtë pikë. • Me karikatura dhe mesazhe ironizuese, protestuesit kanë zgjedhur të vijojnë revoltën e tyre në Tiranë. • "Mbylli kapitujt për BE, edhe kapitulli yt do të mbyllet shpejt!", shkruan një poster i cili i referohet deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi kapitujt e integrimit në BE. • Një qytetar tha para protestuesve të cilët janë mbledhur para Kryeministrisë se kryeministri Rama e përdor votën për karrige dhe për ta shypur popullin. • Një protestues nga diaspora akuzoi si pozitën ashtu edhe opozitën si tradhtarë që po e mbajnë vendin peng përmes gënjeshtrave dhe egoizmit për pushtet. • Nesër në Tiranë do të zhvillohet koncerti i këngëtarit me famë botërore Kanye West. • Në lidhje me këtë, një i ri i cili foli në podiumin e vendosur para Kryeministrisë bërë thirrje për sa më shumë pjesëmarrje në protestën e nesërme. • Mes lotësh një protetsuese foli edhe për pensionet, për të cilin tha se të ardhurat që merr nga ai nuk i dalin as për ilaçe. • Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, ka bërë thirrje gjatë protestës së 41-të para Kryeministrisë për vazhdimin e tubimeve deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke përjashtuar çdo mundësi negociate. • Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit.

21 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Vijon marshimi, protestuesit ndalen para Rrugës së Ambasadave, aktivisti: Qytetarët që janë kërcënuar duhet të ankohen te ambasadat

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e
Pamje

TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre në kryeqytet, ndërsa janë ndaluar edhe para Rrugës së Ambasadave. Aktivisti Visar Dalipi, përmes një megafoni u bëri thirrje protestuesve që pretendojnë se janë kërcënuar të denoncojnë rastet e tyre. Dalipi shtoi se të gjithë ata që ndihen të kërcënuar dhe janë kërcënuar, duhet të bëjnë kërkesën në ambasadë. 

“Të gjithë ata që ndihen të kërcënuar dhe janë kërcënuar, duhet të bëjnë kërkesën në ambasadë”, u shpreh aktivisti.

Gjatë marshimit ata kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Rama nga qeveria. “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar marshimin e tyre madhështor dhe qytetar./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Qytetarët vijonë marshimin e tyre kilometrik: Rama në burg, Berisha në burg

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e
Pamje

TIRANË- Qytetarët po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në rrugët e kryeqytetit, ndërsa kanë thirrur njëzëri: “Shqipëria e rinisë, jo e partisë” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe një Shqipëri të Re!

Tubimi ka kaluar edhe nga Rruga e Kavajës, ndërsa kanë bërë thirrje për më shumë pjesëmarrje në protestën e cila do të zhvillohet ditën e nesërme. Gjatë marshimit qytetarët kanë bërë thirrje edhe për arrestimin e Ramës dhe Berishës, duke shtuar se Shqipëria është e rinisë dhe jo e partisë.

Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Tubimi ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.  Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Rama jepe dorëheqjen”/  Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Ju erdhi fundi!

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e
Pamje

TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit. Ata nisën organizimin në sheshin "Skëndërbej", ndërsa më pas u zhvendosën drejt Kryeministrisë ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. 

Përmes tyre ata atrikuluan pakënaqësit e qeverisjes në këto vite dhe ripërsëritën kërkesat e tyre, ku në krye të listës qëndron dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. 

Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Opozita po kërkon pushtetin”/ Protestuesi: Ky popull po vuan edhe në diktaturë dhe në demokraci

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e

TIRANË- Një protestues ka deklaruar ditën e sotme se opozita po kërkon pushtetin dhe do ta arrijë me çdo mjet, ndërsa pozita dridhet dhe ka frikë nga ndryshimi. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeminisstrisë, ai u shpreh se populli po vuan edhe kur ishte në diktaturë, por edhe tani që është në demokraci.

I riu shtoi se partitë politike gënjejnë më 1001 të zeza të sorovitur sipas synimit të tyre. Në fund, ai i cilësoi pozitën dhe opozitën si tradhtarë që mbajnë pushtet si sulltan.

“Pozita dridhet dhe ka frikë nga ndryshimi. Opozita e kërkon pushtetin dhe do ta arrijë me çdo mjet. Në përfundim, populli i heq të gjitha dhe mbetet në mes duke paguar haraçet e këtyre. Ky popull vuan edhe në diktaturë dhe në demokraci. Partitë politike gënjejnë më 1001 të zeza të sorovitur sipas synimit të tyre.

Kërkojnë të fitojnë pushtetin arrijnë të bëjnë çdo gjë i atribuojnë egos së vet. Populli nuk harron kurrë. E vërteta vonon por kurrë nuk harron. Pozitë dhe opozitare ju tradhtarë që mbani pushtet si sulltan edhe dita juaj do vijë”, deklaroi ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta 41-të/ Ish-luftëtari i UÇK: Rama një mbret kryeministror! Nuk ka negociata me atë që nuk ka ndjenjë njerëzore për popullin që i dha votën për 13 vite

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e
pamje nga protesta

TIRANË- Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, ka bërë thirrje gjatë protestës së 41-të para Kryeministrisë për vazhdimin e tubimeve deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke përjashtuar çdo mundësi negociate.

Ai akuzoi kreun e qeverisë për shpërfillje të rëndë ndaj nevojave të qytetarëve dhe bujqve, duke e kritikuar ashpër vendimin për shpenzimin e 4 milionë eurove për koncertin e Kanye West në kurriz të problemeve ekonomike të vendit.

Zotaj e cilësoi kryeministrin si një figurë që drejton vendin prej 13 vitesh me mentalitet autokratik, duke e fajësuar për shkatërrimin e industrisë dhe nxitjen e largimit masiv të shqiptarëve nga vendi.

Deklarata e tij:

"Protesta vijon në ditën e 41-të për të rrëzuar të keqen e shqiptarëve, që quhet kryeministri Edi Rama me gjithë stafin e tij. Kryeministri, me qëndrimet e tij kriminale kundër popullit shqiptar, nuk turpërohet nëse ka njerëz me nevoja të veçanta, të cilëve u mungojnë gjërat elementare për të jetuar. Nuk turpërohet se qeveria e tij vjedh subvencionet 100% dhe bujqit janë në një siklet të madh se si mund të nxjerrin shpenzimet.

Kryeministri kriminal i Shqipërisë nuk turpërohet se erdhi në pushtet me mendimin se do të vinte në funksion uzinën e Ballshit dhe e shkatërroi atë, duke e shitur për hekur.Nuk turpërohet. Ai turpërohet vetëm nëse nuk mbahet një koncert dhe hedh 4 milionë euro. Kryeministri kriminal i Shqipërisë nuk turpërohet se populli i tij detyrohet të marrë rrugën për një jetë më të mirë në Europë dhe i lë prindërit e moshuar pa shërbim dhe pa asnjë lloj përkujdesjeje. Nuk turpërohet absolutisht, sepse ndjenja sociale në shpirtin e tij është e vrarë që në fëmijërinë e tij, sepse ndryshe nuk mund t’i japim një kuptim.

Pra, kemi fatin e keq që në vitin 2026 të vazhdojmë për vitin e 13-të radhazi të udhëhiqemi nga një kryeministër që vetëm për popullin e tij nuk mendon. Ai e shfrytëzon votën e këtij populli për të marrë karrigen dhe për ta shtypur atë sistematikisht. Kjo protestë e ditës së 41-të duhet të vazhdojë me të njëjtën frymë, me të njëjtin qëllim dhe me të njëjtën kërkesë, të kërkojmë dorëheqjen e tij pa negociata. Nuk mund të negociojmë me një njeri që nuk ka asnjë ndjenjë njerëzore për popullin që i ka dhënë votën, që e mban prej 13 vitesh si një mbret kryeministror dhe që nuk merr asnjë masë njerëzore për të udhëhequr.", tha Meçan Zota./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Kam 5 vjet që luftoj nëpër gjykata e prokurori”/ Protestuesja: Nuk më dalin lekët as për ilaçe

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e
Protestuesja

TIRANË- Një protestuese e cila ka folur në protestën e ditës së sotme, u shpreh se ka pesë vite që rendet pas gjykatave dhe prokurorive për një çështje pronësie. Gjatë fjalës së saj para qytetarëve, e moshuara u shpreh se shteti nuk po u garanton qytetarëve asnjë të drejtë.

Mes lotësh protestuesja foli edhe për pensionet, për të cilin tha se të ardhurat që merr nga ai nuk i dalin as për ilaçe. Në fund, ajo bëri thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Kam 5 vjet që luftoj nëpër gjykata e prokurori. E kam pronën me certifikatë dhe nuk ma jep gjykata. Shkoj dhe na përdorin si kafshë. Ky shteti i jonë, nuk na mbron
O popull i nderuar, të heqim këtë shtet që nuk na jep asnjë të drejtë. Populli vuan si qeni. Nuk më dalin lekët për ilaçe, kam bërë tre operacione, në zemër e mëlçi.
Jam në gjyqe, në polici, gjykata, ndaj kërkoj dorëheqje”, tha ajo mes lotësh./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Diaspora është krah jush”/ Akademiku shqiptar nga SHBA: Grupet jashtë po bëjnë denoncime në BE dhe Byronë Amerikane 

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e
Pamje

TIRANË- Një akademik shqiptar i është bashkuar protestës së qytetarëve në Tiranë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se disa grupe në diasporë po bëjnë denoncime në BE dhe Byronë Amerikane ndaj disa personave. 

Akademiku theksoi se në Shqipëri ka pasur dy revolucuone me pushkë dhe penë. Në lidhje me këtë, ai tha se protestuesit në Tiranë janë pushka dhe diaspora është pena.

“Kam ardhur nga Seattle ju kam ndjekur që nga dita e parë dhe jam bërë pjesë. Kaq sa jeni këtu aq grupe ka në diasporë që punojnë krah jush me denoncime, kallaëzime letra në BE dhe Byronë Amerikane.

Në Shqipëri ka pasur gjithmonë dy revolucuone me pushkë dhe penë. Ju jeni me pushkë, diaspora pas jush me penë. U bëj thirrje akademikëve të bashkohen”, tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protestuesja nga diaspora: Shkatërruan fabrika, arsimin, bujqësinë dhe sollën largimin e shqiptarëve! SPAK mos ndaloni

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e
pamje nga protesta

TIRANË- Një përfaqësuese e Diasporës shqiptare në Amerikë i është bashkuar protestës, duke e vlerësuar atë si një lëvizje që ka arritur të bashkojë shqiptarët pas 36 vitesh përçarje.

Ajo akuzoi klasën politike për shkatërrimin e ekonomisë dhe arsimit, duke nxitur largimin masiv të qytetarëve nga vendi. Në thirrjen e saj të fortë për drejtësi, ajo kërkoi që SPAK të vazhdojë pa u ndalur hetimet dhe të çojë para ligjit figurat kryesore të pushtetit.

“Vij nga Diaspora e Amerikës. Kjo lëvizje ka bashkuar shqiptarët pas 36 vitesh përçarje. Kjo lëvizje kështu duhet të vazhdojë. Kemi kuptuar që këta kanë përfituar në kurriz të popullit. Shkatërruan fabrika, arsimin, bujqësinë sollën largimin e shqiptarëve. Ti tregojmë të gjithë botës që populli vendos. SPAK mos ndaloni për asnjë moment. Rama në burg, Berisha në burg, Belinda në burg”, tha ajo./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Nesër koncerti i Kanye West/  I riu thirrje qytetarëve: Ftojmë shqiptarët të na bashkohen në një tubim madhështor

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e
Protestuesi

TIRANË- Nesër në Tiranë do të zhvillohet koncerti i këngëtarit me famë botërore Kanye ëest. Në lidhje me këtë, një i ri i cili foli në podiumin e vendosur para Kryeministrisë bërë thirrje për sa më shumë pjesëmarrje në protestën e nesërme.

Ai ftoi të gjithë shqiptarët dhe ata të cilët ndodhen në diasporë, ndërsa shtoi se emëruesi i përbashkët i kësaj proteste janë 5 kërkesat.

“I kujtojmë kryeministrit dhe policieë së tij virtuale që na bën moral se emëruesi i përbashkët e ketij populli janë 5 kërkesat dhe dorëheqja e tij. Nesër është e shtunë dhe ftojmë shqiptarët të na bashkohen në një tubim madhështor, jo vetëm ata që jetojnë këtu por edhe diasporës”, tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Partitë politike gënjejnë më 1001 të zeza"/ Protestuesi nga diaspora: Tradhtarë që mbani pushtet si sulltan edhe dita juaj do vijë

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e
Protesta

TIRANË- Një proetstues nga diaspora akuzoi si pozitën ashtu edhe opozitën si tradhtarë që po e mbajnë vendin peng përmes gënjeshtrave dhe egoizmit për pushtet.

Në një deklaratë të ashpër, ai u shpreh se populli shqiptar është i vetmi që vuan pasojat e kësaj klase politike, duke theksuar se e vërteta dhe ndëshkimi për ta janë të pashmangshme.

Sipas tij, koha do t'i nxjerrë të gjithë 'të shpëlarë në pazar', pasi dinjiteti për Shqipërinë ka munguar krejtësisht te kjo elitë sunduese.

"Pozita dridhet dhe spërdridhet dhe ka frikë nga ndryshimi. Opozita i ëndërron dhe do ti arrijë me çdo mjet. Përfundimi, populli i heq të gjitha. Ngel në mes dhe paguan haraçet e këtyre. Ky popull vuan edhe në diktaturë dhe në demokraci. Partitë politike gënjejnë më 1001 të zeza të sorovitur  sipas synimit të tyre. Kërkojnë të fitojnë pushtetin arrijnë të bëjnë çdo gjë i atribuojnë egos së vet. Populli nuk harron kurrë. E vërteta vonon por kurrë nuk harron. Pozitë dhe opozitare ju tradhtarë që mbani pushtet si sulltan edhe dita juaj do vijë. Do vijë fundi juaj. Koha do iu nxjerrë të shplarë në Pazar. Nuk mund të kishit dinjitet për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.", u shpreh ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Rama përdor votën për karrige dhe për ta shypur popullin”/ Protestuesi: Nuk pajtohemi me vjedhjet dhe korrupsionin

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e
Qytetari

TIRANË- Një qytetar tha para protestuesve të cilët janë mbledhur para Kryeministrisë se kryeministri Rama e përdor votën për karrige dhe për ta shypur popullin. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se populli nuk pajtohet me vjedhjet dhe korrupsionin.

Protestuesi theksoi se qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij pa negociata, pasi prej 13 vitesh po sillet si mbret dhe ka humbur lidhjen me popullin. I revoltuar ai foli edhe për emigracionin, për të cilin tha se shumë shqiptarë po largohen nga vendi, duke i lënë prindërit vetëm, sepse shpirti i tij social nuk ekziston.

“Protesta vijon në ditën e 41 po me atë entuziazëm për të rrësuar Edi Ramën dhe stafin e tij denigrues. Rama nuk turpërohert nëse njerëzit me aftësi të kufizuara nuk kanë as gjërat më minimale pë rtë jetuar, se bujqit jan ënë siklet të nxjerrin shpenzimet, nuk turoërohet se shiti për hekur uzinën e Ballshit, por turpërohet për një koncert. Nuk turpërohet se shqiptarët largohen dhe i lënë prindërit vetëm, sepse shpirti i tij social nuk ekziston.

Rama përdor votën për karrige dhe për ta shypur popullin. Duhet të kërkojmë dorëheqjen e tij pa negociata, prej 13 vitesh sillet si mbret, ka humbur lidhjen me popullin. Ne do të jemi këtu gjithmonë për të kërkuar me paqe dorëheqjen e tij. Uroj që Shqipëria të mos vijë në ditët e 97, jo se populli nuk guxon, por ne kërkojmë që kryeministri të largohet nga detya e tij, ndaj duhet të jemi këtu.
Nuk pajtohemi me vjedhjet dhe korrupsionin”, tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Qëndrueshmëria jonë këtu për 41 ditë këta po i gërryen dita ditës"/ Qytetari para Kryeministrisë: Janë me shpatulla pas murit, postimet e tyre shprehin panik

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e
PROTESTA 41

TIRANË- Pas 41 ditësh rezistence, protestuesi shpalli fitoren morale të lëvizjes, duke e cilësuar atë si protestën më të madhe dhe më të qëndrueshme në vend.

Në fjalën e tij, protestuesi u shpreh se pushteti po gërryhet çdo ditë dhe bëri thirrje për dhënien fund të kësaj qeverisjeje të inkriminuar. Ai akuzoi qeverinë për panik dhe përdorim të metodave autoritare, të cilat i krahasoi me një mentalitet komunist që po e mban vendin peng prej 36 vitesh. 

"E kemi fituar se kemi prodhuar protestat më të mëdhaja që ky vend ka parë. Nëse dikush mendon se ka një protestë në numra më të mëdha se kjo le të na e tregojë. Është një luftë qëndrueshmërie. Rezistencë sepse qëndrueshmëria jonë këtu për 41 ditë këta po i gërryen dita ditës. Janë në proces gërryerje çdo ditë.  Mjafton të shikoni çdo ditë postimet e tyre në rrjete, janë postime që shprehin panik, janë postime që janë me shpatulla pas murit.

Dua të them se këta që e premtojnë Europën, vetëm Europën që nuk po e sjellin, këta na akuzojnë agjentë të Iranit, këta po sillen si Irani. E keni parë që kanë krijuar një polici virtuale morali me në krye Taulant Balla që na del dhe na tregon si duhet të jetë një protestues. A mundet një qeveri e inkriminuar të na bëjë moral? Ky kryeministër e nis ditën në mëngjes duke postuar fletë rruge digjitale. Ta shporrim këtë mendësi komuniste që na udhëheq për më shumë se 36 vite.", u shpreh protestuesi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Është një luftë qëndrueshmërie”/ Aktivisti: A mundet një qeveri e inkriminuar të na bëjë moral?

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e
Pamje

TIRANË- Një qytetar tha gjatë protestës së 41-të të qytetarëve se një qeveri e cila sipas tyre është e inkriminuar nuk mund të bëj moral për protestën. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se kjo protestë është një luftë qëndrueshmërie.

I riu shtoi se kryeministri Rama e nis ditën në mëngjes duke postuar fletë rruge digjitale. Aktivisti thekosoi se duhet shporrur mendësia komuniste që po udhëheq vendin, për më shumë se 36 vite.

Aktivisti: E kemi fituar se kemi prodhuar protestat më të mëdhaja që ky vend ka parë. Nëse dikush mendon se ka një protestë në numra më të mëdha se kjo le të na e tregojë. Është një luftë qëndrueshmërie. Rezistencë sepse qëndrueshmëria jonë këtu për 41 ditë këta po i gërryen dita ditës. Janë në proces gërryerje çdo ditë.  Mjafton të shikoni çdo ditë postimet e tyre në rrjete, janë postime që shprehin panik, janë postime që janë me shpatulla pas murit.

Dua të them se këta që e premtojnë Europën, vetëm Europën që nuk po e sjellin, këta na akuzojnë agjentë të Iranit, këta po sillen si Irani. E keni parë që kanë krijuar një polici virtuale morali me në krye Taulant Balla që na del dhe na tregon si duhet të jetë një protestues. A mundet një qeveri e inkriminuar të na bëjë moral? Ky kryeministër e nis ditën në mëngjes duke postuar fletë rruge digjitale. Ta shporrim këtë mendësi komuniste që na udhëheq për më shumë se 36 vite./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Mbylli kapitujt për BE, edhe kapitulli yt do të mbyllet shpejt!"/ Protestat pikante të ditës së 41-të: Qytetarët presin, pushteti hesht (FOTO)

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e

TIRANË- Pankarta me shkrime pikante kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave në ditën e 41-të të protestave në kryeqytet.

Me karikatura dhe mesazhe ironizuese, protestuesit kanë zgjedhur të vijojnë revoltën e tyre në Tiranë.

"Mbylli kapitujt për BE, edhe kapitulli yt do të mbyllet shpejt!", shkruan një poster i cili i referohet deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi kapitujt e integrimit në BE./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Të gjitha rrugët e mangësive, të çojnë te kryeministri”/ Protestuesi: Në 10 vite, gjysma e zyrtarëve janë në burg 

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e
Protestuesi

TIRANË- Një qytetar tha se të gjitha rrugët e mangësive dhe korrupsionit, të çojnë te kryeministri. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se në 10 vite, gjysma e zyrtarëve ose janë në burg ose janë nën hetim. 

Qytetari foli për rritjen e çmimeve të produkteve bazë dhe ilaçeve. Sipas tij, nëse kryeministri do ishte i devotshëm,  do të kishte marrë masa përpara se situata të arrinte në këtë pikë.

Protestuesi: Të gjitha rrugët e mangësive, korrupsionit, të çojnë te kryeministri. Gjatë 10 viteve të fundit, gati gjysma e zyrtarëve të qeverisë, me ministri, me drejtori, me drejtori bashkish, janë në burg ose janë nën hetim.

Rruga të çon te kryeministri, sepse po të jetë i devotshëm dhe ta dojë punën e vet, do t’i merrte më parë masat dhe do të bënte disa gjëra. Unë jetoj në Itali. Është një problem që disa herë e kam folur me miqtë: janë çmimet, duke filluar nga ushqimet. Një kilogram oriz në Itali, te Conad, kushton 4.8 euro, kurse këtu gjysmë kilogrami kushton 460 lekë.

Ilaçet, unë jam me diabet dhe mjekohem me ilaçet e Italisë. Janë rreth 265 euro në dy muaj që m’i rimburson Italia. Një herë në 6 muaj bëj analizat, kushtojnë 120 euro dhe unë nuk paguaj. Edhe çmimet nuk janë të lehta, por ata që kanë kontribute dhe paguajnë taksa, i kanë falas./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhëtar, me Shqipërinë mos bëj pazar

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e
Pamje

TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe pritet të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Edi Rama o tradhëtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre.

Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesja: Rama, sulmues i rinisë! Gazetarëve u drejtohet gjithë arrogancë agresivitet

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e

TIRANË- Një qytetare ka shprehur revoltën e saj ndaj klasës politike në vend, duke i akuzuar ata për korrupsion dhe mungesë të theksuar llogaridhënieje.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë, ajo theksoi se politikanët aktualë përfaqësojnë antivlerat e shoqërisë shqiptare. Sipas qytetares, gjuha e politikanëve është kthyer në sulmuese ndaj vetë shqiptarëve, të cilët shpesh etiketohen me terma përçmues si serbë, grekë, iranianë apo rusë.

“Nuk mund të përfaqësohemi më nga figura që vetëm po shfaqin antivlera. Gazetarëve u drejtohen gjithë arrogancë agresivitet. Kohën televizive e përdorin sikur të jenë një star, aktor holliwood dhe jo si persona që duhet të japin llogaridhënie Shqipëria nuk është skenë Holliwood që këta të tregojnë se sa karizmatik janë. Janë sulmues ndaj rinisë, ndaj shqiptarëve duke i quajtur, serb grek, iranianë e rusë. Ndërsa detyra e tyre është të punojnë për mirëqenien e qytetarëve. Ka korrupsion , kokat më të rëndësishme në pushtet në korrupsion.”, tha ajo./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Vendi po përballet me papunësi dhe shpopullim”/ Protestuesi: Nuk e ka targetin Shqipëria të bëjë koncert 4.2 milionë euro

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e
Protestuesi

TIRANË- Një protestues ka deklaruar se qytetarët po protestojnë për papunësinë dhe shpopullimin që po i bëhet vendit. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se nuk e ka targetin Shqipëria të bëjë koncert 4.2 milionë euro, kur pensionet janë më të ulëta në Europë.

Sipas tij qytetarët do ta vijojnë revoltën e tyre dhe nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Protestuesi foli eshe për rritjen e çmimeve dhe pensionet, të cilat i konsideroj si 'vrasje' për qytetarët.

“Arsyet janë të shumta, shpopullimi, papunësia. Nuk e ka targetin Shqipëria të bëjë koncert 4.2 milionë euro, kur pensionet janë më të ulëtta në Europë.
Nuk jemi ndalur asnjëherë dhe do të vijojmë.

Në zyrat e shtetit nuk mbaron asnjë punë, administrate ëstë për tokë, çmimet janë shtrenjtuar, pensionet janë rritur 500 lekë. Kjo është vrasje për qytetarët”, tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Ai e urren këtë popull, sa herë i vjedh votat bëhet më i egër”/ Qytetari: Ata që kanë dosjet e shantazhit e tmerrojnë Ramën

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e
Protestuesi

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet në Tiranë protesta e 41-të e qytetaarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, një qytetar u shpreh se ata që kanë dosjet e shantazhit e tmerrojnë Ramën. 

Sipas tij, kryeministri Rama e urren popullin dhe vjedh votat. Ai shtoi vendi po përballet me një sistem arsimor dhe shëndetësor të përkeqësuar.

“Edin Ramën kur e kanë kapur lakuriq, e kanë nxjerrë paparacët apo e ka bërë vetë? Sa prova besnikërie ka dhënë që ka shkuar kaq lart, se sa më lart të shkosh aq më shumë prova ke lënë? Tmerri i Edi Ramës kanë ata që i di përgjigjet. Kush ka dosjet e shantazhit ata e tmerrojnë atë. Ai e urrën popullin, sa herë fiton zgjedhje shpall një fushatë duke i sulmuar, bën terror. Ai e urren këtë popull, sa herë i vjedh votat bëhet më i egër me këtë popull. Jo vetëm që ka marrë para nga vjedhja e këtij populli por edhe për sabotimin e  tij. Nuk kemi siguri, nuk kemi ushtri, nuk kemi shëndetësi nuk kemi arsim”, tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Pa radikalizim nuk largohet”/ I moshuari: Pa u shporrur Rama ky popull nuk do të ketë të mira

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e
Pamje

TIRANË- Një i moshuar ka deklaruar ditën e sotme se pa u shporrur Rama ky popull nuk do të ketë të mira. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se populli po vret frikën, ndaj duhet që protesta të radikalizohet.

I moshuari shtoi se duhen politika zhvillimi, që vendi të përparojë.

I moshuari: Edi Rama argëtohet duke e parë, as nuk skuqet as nuk zverdhet, Pa radikalizim nuk largohet Edi Rama. Pa u shporrur Rama ky popull nuk do të ketë të mira. Nuk është problem te pensioni, nuk ia dal dot, duhet të tërhiqem zvarrë, po bëjmë jetë zvrarranikësh. Po nuk u çrrënjos. Radikalizimin duhet ta bëjë populli, s’ka kush të vijë, populli po vret frikën. Ky vend nuk bëhet se nuk ka politika zhvillimi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Dita e 41-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e
pamje nga protesta

TIRANË-  Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 41-të të protestës. Pas grumbullimit , ata pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër poltike. Ata kanë deklaruar se do vijojnë revoltën e tyre deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Në krye të listës, qëndron dorëheqja e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al

protesta 41

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin