Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 86-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim.• Gjatë tubimit, protestuesit bënë thirrje për organizim të mëtejshëm dhe vazhdimësi të qëndresës, ndërsa kërkuan ndryshime të thella politike dhe zgjidhje për problematikat që prekin qytetarët në të gjithë Shqipërinë. • Një aktivist u ndal veçanërisht te komunikimi i fundit i kryeministrit pas mbledhjes në Pogradec. • Sipas tij, nismat e reja të paralajmëruara si platforma “Pasqyrë Albania” apo koncepti “Besa” nuk janë gjë tjetër veçse një riprodhim i propagandës qeveritare për të larguar vëmendjen nga përgjegjësia direkte e kryeministrit dhe për t'ia faturuar dështimet administratës shtetërore.• E pranishme mes protestuesve, një turiste nga Gjermania mori fjalën për t'u shprehur mbështetjen e saj qytetarëve. • Ajo tregoi se e kishte ndjekur lëvizjen që nga Berlini dhe vlerësoi guximin e shqiptarëve për të mbrojtur idealet e tyre demokratike, duke u bërë thirrje që të mos heqin dorë nga kjo rrugë. • Një i ri theksoi se reagimi popullor ka një potencial ende më të madh dhe se tashmë ka ardhur momenti që, përveç denoncimeve, të artikulohen ide konkrete për të ardhmen. • Ai kritikoi ashpër modelin qeverisës, duke nënvizuar mungesën e sindikatave, pagat e nivelit të mbijetesës dhe kontrollin e medias përmes "show-t" e fasadës. • Në ditën e 86-të të qëndresës përpara godinës së Kryeministrisë, një i ri ka adresuar kritika të ashpra ndaj sistemit politik dhe drejtësisë në vend. • Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. • Mësohet se, qytetarët janë zhvendosur nga kryeministria nëpër rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë. • “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, "Revolucion", "Rama në burg, Berisha në burg", "Nuk na përfaqësoni", dhe "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", janë disa nga thirrjet që kanë brohorit në kor protestuesit. • Për 86 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, • Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. Mësohet se, qytetarët janë zhvendosur nga kryeministria nëpër rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë.
“Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, "Revolucion", "Rama në burg, Berisha në burg", "Nuk na përfaqësoni", dhe "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", janë disa nga thirrjet që kanë brohorit në kor protestuesit.
Për 86 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira./Dosja.al
TIRANË- Në ditën e 86-të të qëndresës përpara godinës së Kryeministrisë, një i ri ka adresuar kritika të ashpra ndaj sistemit politik dhe drejtësisë në vend.
Ai deklaroi se institucionet shtetërore janë të kapura nga krimi i organizuar dhe se qeverisja aktuale po e mban popullin të mpirë përmes propagandës e "show-t", ndërsa akuzoi strukturat e rendit për pafuqishmëri përballë korrupsionit galopant.
Sipas protestuesit, situata në Shqipëri e ka kaluar kufirin e keqqeverisjes klasike dhe po funksionon si një shtet kartel.
"Në këtë godinën këtu kanë shkelur mafiozë dhe këtu është një institucion i mandatuar me votat tona dhe duhet të na hapë derën të gjithëve. Ditën që McGonigal pranoi se ishte fajtor rinia jonë ishte e mpirë në festë. Ditën që pranoi se ishte fajtor për skemën me Ramën rinia ishte e mpirë. Këta na mbajnë më bukë dhe cirk.
Ma ka shpifur për shumë gjatë Tirana dhe shqiptarët, të gjithë ne si komb, sepe ky monstër na sundon nuk na qevris, këto protesta janë të vona dhe nuk mjaftojnë, mendoj se duhen ide, te evoluojnë dhe duhet të zgjasin. Sot sipas të dhënave jemi shtet kartel, ka mafie dhe nuk është thjesht çështje keqqeverisjeje. Kush do t’i arrestojë këta policët me 60 mijë lekë rrogë? A maftojnë protestat?", u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët dhe të rinjtë kanë vijuar qëndresën e tyre në ditën e 86-të të protestës në Tiranë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama si të vetmen rrugë për t'u dhënë zgjidhje problematikave të grumbulluara në vend.
Gjatë fjalës së tij në shesh, një i ri theksoi se reagimi popullor ka një potencial ende më të madh dhe se tashmë ka ardhur momenti që, përveç denoncimeve, të artikulohen ide konkrete për të ardhmen.
Ai kritikoi ashpër modelin qeverisës, duke nënvizuar mungesën e sindikatave, pagat e nivelit të mbijetesës dhe kontrollin e medias përmes "show-t" e fasadës.
“Tirana është e gjallë, Shqipëria është e gjallë. Kam pritur prej vitesh që të ketë reagim të tillë. Ajo që dua të thëm është se potenciali që ka kjo protestë, është shumë më e madhe. Ka ardhur koha që pas denoncimeve, ka ardhur momenti që të flitet për ide.
Mendoj se nëse këtu dalin ide, kjo gjë nuk ndalet asnjëherë. Ky sistem minimumi të bëjë një hap pas. Ky vend nuk ka sindikata. Ky vend ka rroga mbijetese. Ky vend ku krimi nuk bën dallim më nga shteti. Këtu po rrënjoset një kulturë që mbjell korrupsion. Rama nuk pranon argument, prodhon lajme dhe skandale dhe çorodit njerëzit me shoë dhe fasadë. Po Rama TV i vetmi kryeministër me media në emrin e vet.
Sa vite ka që Rama nuk del në TV përballë dikujt. Ka shkatërruar teatrin Kombëtar. Kur në mes të ditës shkatërroi hotelin që vetë kishte drekuar kush e di sa herë, hotelin e pronarit të NeWs 24, ta themi troç”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Turistë të ndryshëm jo vetëm që po e ndjekin nga afër qëndresën e qytetarëve, por edhe po u bashkohen thirrjeve të tyre në shesh.
E pranishme mes protestuesve, një turiste nga Gjermania mori fjalën për t'u shprehur mbështetjen e saj qytetarëve.
Ajo tregoi se e kishte ndjekur lëvizjen që nga Berlini dhe vlerësoi guximin e shqiptarëve për të mbrojtur idealet e tyre demokratike, duke u bërë thirrje që të mos heqin dorë nga kjo rrugë.
“Kam ardhur këtu për 20 vite në vendin tuaj të bukur. Ne e duam shumë vendin tuaj, jeni të mirë, miqësor dhe ju e meritoni demokracinë. Po ndiqja demonstratat tuaja nga Berlini, Gjermani, dhe mendoja që këta njerëzit kanë fuqi që të luftojnë për idealet e tyre. Luftoni dhe bëhuni demokracia”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një aktivist u ndal veçanërisht te komunikimi i fundit i kryeministrit pas mbledhjes në Pogradec.
Sipas tij, nismat e reja të paralajmëruara si platforma “Pasqyrë Albania” apo koncepti “Besa” nuk janë gjë tjetër veçse një riprodhim i propagandës qeveritare për të larguar vëmendjen nga përgjegjësia direkte e kryeministrit dhe për t'ia faturuar dështimet administratës shtetërore.
“Mijëra shqiptarë janë bashkë çdo ditë për t’i dhënë fund tranzicionit të stërzgjatur. Është e jashtëzakonshme që shqiptarët zgjedhin të dalin mbi interesat e tyre për të larguar këtë qeveri të korruptuar dhe kryeministër arrogant. U gëzova që e pashë Ramën në Pogradec të mpakur dhe pa ide.
Makina e propagandës na e ka servirur lide global, inovativ. Edi Rama sot për të disatën herë u përpoq të na tregonte se nuk është ai fajtori për qeverisjen që vuajmë, por administrata shtetërore dhe tha se ka dy mënyra për ta rreglluar “Besa” dhe “Pasqyra Albania” një riprodhim i Shqipëria që duam. Ndaj sot vijojmë të kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës si 86 ditë me radhë”, tha aktivisti./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur sërish në Tiranë në ditën e 86-të të protestës për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës politike dhe sociale në vend.
Pjesëmarrësit në protestë kanë ngritur shqetësimin për përkeqësimin e kushteve të jetesës, zbrazjen e rretheve dhe mbylljen e institucioneve bazë si shkollat e spitalet.
Gjatë tubimit, protestuesit bënë thirrje për organizim të mëtejshëm dhe vazhdimësi të qëndresës, ndërsa kërkuan ndryshime të thella politike dhe zgjidhje për problematikat që prekin qytetarët në të gjithë Shqipërinë.
“Janë 101 mijë arsye që na sjellin në protestë. Nuk ka asnjë të drejtë të shqiptarëve. Janë rrënuar rrethet dhe fshatrat, janë mbyllur shkolla e spitale. Këtu është të ikësh natën në terr e jo ditën. Është ku thërret kiameti. Të dyja partitë janë bashkë, ky është një krim. Nëse nuk bëhet një organizim, t’i ‘zhdukim’ këta, turp të kemi. O sot, o kurrë. Tiranën e ka mbytur droga dhe krimi.”, u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË- Qytetarë të shumtë janë grumbulluar sërish ditën e sotme në Sheshin “Skënderbej” për të vijuar marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 86-të rresht të protestave kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.
Protestuesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kreut të qeverisë, duke ngritur zërin për krizën ekonomike, rritjen e vazhdueshme të çmimeve dhe vështirësitë e përditshme me të cilat përballen familjet shqiptare.
Përveç largimit të kryeministrit Rama, kërkesa kryesore e protestuesve mbetet krijimi i një qeverie tranzitore me një mandat 12-mujor. Sipas tyre, ky kabinet i përkohshëm do të ketë si mision kryesor përgatitjen dhe garantimin e kushteve për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme të lira dhe të ndershme./Dosja.al