Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 87-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. •Aktivisti Arben Kola vuri sot në dukje rolin kyç dhe pjesëmarrjen e madhe të diasporës shqiptare në këtë qëndresë qytetare. • Gjatë natës së 87-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, Kola deklaroi se gjatë kësaj vere, shumë bashkatdhetarë që jetojnë jashtë vendit kanë vendosur të sakrifikojnë pushimet e tyre për t'iu bashkuar protestave në shesh. • Një emigrant nga SHBA u bëri thirrje të rinjve me ambicie politike që të mos ngurrojnë ta ushqejnë ëndrrën e tyre, pasi vendi ka nevojë më shumë se kurrë për prurje të reja. • Profesori i njohur Lush Susaj, i pranishëm në protestë që nga dita e parë e saj, ka deklaruar se kjo lëvizje qytetare tashmë ka hyrë në historinë e Shqipërisë. • Gjatë fjalës së tij përpara godinës së Kryeministrisë, ai iu bëri thirrje masive qytetarëve, studentëve dhe pedagogëve që t'i bashkohen sheshit, duke akuzuar klasën politike si përgjegjësen kryesore për situatën në vend dhe zbrazjen e shtëpive e universiteteve nga largimi i rinisë. • Një prej momenteve më emocionale gjatë fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 87-të të protestës ka qenë fjala e një vajze të re, e cila mes lotësh i bëri thirrje shoqërisë t’i bashkohet sheshit dhe të mos nënshtrohet përballë pushtetit. • Një ish-oficeri i Policisë,u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në shesh për të larguar qeverinë e Ramës dhe theksoi se kjo është e vetmja zgjidhje për të larguar “klikën që ia ka pirë gjakun mbi 36 vjet këtij vendi”. • Një aktiviste ka njoftuar sot nisjen zyrtare të mbledhjes së nënshkrimeve për referendumin që synon shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024 për zonat e mbrojtura. • Sipas saj, nisma është ndërmarrë nga një grup prej 12 qytetarësh, që synon ta çojë këtë çështje përpara përmes një rruge ligjore dhe demokratike. • Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. • Nën thirrjet "Nesër më shumë" dhe "Ju erdhi fundi", ata kanë finalizuar ditën e 80-të të revoltës së tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim.
10 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Nën thirrjet "Nesër më shumë" dhe "Ju erdhi fundi", ata kanë finalizuar ditën e 80-të të revoltës së tyre.
Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. Ata kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë./Dosja.al
TIRANË- Një aktiviste ka njoftuar sot nisjen zyrtare të mbledhjes së nënshkrimeve për referendumin që synon shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024 për zonat e mbrojtura.
Sipas saj, nisma është ndërmarrë nga një grup prej 12 qytetarësh, që synon ta çojë këtë çështje përpara përmes një rruge ligjore dhe demokratike. E reja, u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin nismën të informohen dhe të kontribuojnë me firmën e tyre.
"Sot kam kënaqësinë t’ju njoftoj se zyrtarisht kemi filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për referendumin për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura 21/2024. Është një nismë që është ndërmarrë nga 12 qytetarë.
Unë jam pjesë e grupit nismëtar, me shpresën që do t’i bashkohemi të gjithë për ta shfuqizuar në rrugë ligjore dhe demokratike, siç është dhe një prej tyre referendumi. Sot doja t’ju njoftoja që jemi në shesh për të mbledhur nënshkrimet.",tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Një ish-oficeri i Policisë, mori sot fjalën në protestë dhe iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në shesh për të larguar qeverinë e Ramës.
Gjatë fjalës së tij në podiumin para Kryeministrisë, ai theksoi se kjo është e vetmja zgjidhje për të larguar “klikën që ia ka pirë gjakun mbi 36 vjet këtij vendi”.
“Ka vetëm një zgjidhje. Burra, gra, fëmijë, i madh edhe i vogël, pensionistë, punëtorë, të papunë ejani në shesh. Nëse doni që ta zhdukim këtë klikë që ia ka pirë gjakun mbi 36 vjet këtij vendi. Vendin mos e lëshoni.”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një prej momenteve më emocionale gjatë fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 87-të të protestës ka qenë fjala e një vajze të re, e cila mes lotësh i bëri thirrje shoqërisë t’i bashkohet sheshit dhe të mos nënshtrohet përballë pushtetit.
Përmes një fjalimi mjaft prekës, e reja nënvizoi se heshtja sot do të thotë nënshtrim përfundimtar, ndërsa kërkoi më shumë empati e solidaritet me historitë dhe vuajtjet e qytetarëve që ngrenë zërin çdo natë.
“Nëse nuk flasim sot nuk do të flasim më kurrë dhe do të jemi të përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin. Duhet ta dëgjojmë njëri-tjetrin pak më shumë kur këta njerëz rrëfejnë tmerre,” u shpreh ajo mes emocioneve. Nuk mund të rri në shtëpi kur dëgjoj ato që po ndodhin në shesh. Si mund të mos vini në protestë? Ne nuk do të dorëzohemi, e kemi marrë situatën në dorë dhe duhet ta tregojmë më shumë!” përfundoi ajo./Dosja.al
TIRANË- Profesori i njohur Lush Susaj, i pranishëm në protestë që nga dita e parë e saj, ka deklaruar se kjo lëvizje qytetare tashmë ka hyrë në historinë e Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij përpara godinës së Kryeministrisë, ai iu bëri thirrje masive qytetarëve, studentëve dhe pedagogëve që t'i bashkohen sheshit, duke akuzuar klasën politike si përgjegjësen kryesore për situatën në vend dhe zbrazjen e shtëpive e universiteteve nga largimi i rinisë.
“Thirrja për Tiranasit dhe shqiptarët: Dilni në sheshine lirisë e mos të turpërojmë mundin gjakun dhe historinë. Dilni në shesh sepse kjo nuk është protestë e partive që dolën nga mita e përgjakur e Partisë së Punës, por është protestë e shqiptarëve dhe të gjithë atyre zemra e të cilëve rreh për Shqipërinë. Prostitucioni politik shqiptar e solli vendin në këtë gjendje. Kjo protestë do të çmontojë korrupsionin pasi do të shpallë të korruptuarit tradhtarë kombëtar”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një emigrant nga SHBA u bëri thirrje të rinjve me ambicie politike që të mos ngurrojnë ta ushqejnë ëndrrën e tyre, pasi vendi ka nevojë më shumë se kurrë për prurje të reja.
Gjatë fjalës së tij në protestë, ai dha një mesazh të fortë duke theksuar se synimi i brezit të ri duhet të jetë më i madh se sa thjesht marrja e një posti zyrtar si deputet apo ministër.
Në përmbyllje, emigranti i nxiti të rinjtë të luftojnë për ngritjen e institucioneve të forta e të pavarura, duke kujtuar se politikanët nuk janë perëndi, por drejtues të përkohshëm.
“Dua t’u drejtohem të rinjve, sidomos atyre që kanë ambicia politike. Mos kini turp nga ambicia juaj, ushqejeni. Shqipëria ka nevojë për njerëz të rinj që ëndërrojnë të bëhen deputetë, ministra, kryeministra, politikanë por jo vetëm për të marrë një post deputeti. Ambicia juaj duhet të jetë më e madhe sesa posti, ndaj iu kërkoj për të luftuar institucione të forta sa që nesër kur pushtetin ta keni ju, ato institucione të jenë në gjendje t’u thonë jo. Politikanët janë nuk janë perëndi, por njerëz të përkohshëm”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Aktivisti Arben Kola vuri sot në dukje rolin kyç dhe pjesëmarrjen e madhe të diasporës shqiptare në këtë qëndresë qytetare.
Gjatë natës së 87-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, Kola deklaroi se gjatë kësaj vere, shumë bashkatdhetarë që jetojnë jashtë vendit kanë vendosur të sakrifikojnë pushimet e tyre për t'iu bashkuar protestave në shesh.
Sipas tij, ndihma e teknologjisë dixhitale ka mundësuar praninë dhe mbështetjen e tyre në kohë reale nga shtete si SHBA-ja, Kanadaja, Italia, Holanda dhe Austria.
"Kemi 87 netë vetëdije qytetare, 87 netë vetëdije kombëtare. Kjo protestë kaq e bukur nuk do të ishte e mundur pa pjesëmarrjen e mërgatës sonë, e cila këtë verë ka vendosur që të mos bëjë pushime, por të protestojë deri në rrëzimin e Ramoviçit. Diaspora është me ne! Diaspora është me ne! Diaspora është me ne!…
Historikisht, mërgata jonë ka ruajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, por në epokën dixhitale ka qenë më e pranishme se kurrë. Pasi epoka dixhitale na e bëri të mundur komunikimin në kohë reale dhe, për të rrëzuar Edvin Ramoviçin, diaspora nga SHBA-ja, Kanadaja, Italia, Holanda, Austria është e pranishme me ne çdo natë në shesh. Dhe, siç na e la amanet Gjergj Kastrioti, bashkimi bën fuqinë.", u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË- Pankarta me mesazhe të forta politike dhe kritika direkte ndaj qeverisë e kryeministrit Edi Rama janë shfaqur gjatë protestës së 87-të kundër keqqeverisjes.
Në fokus të mesazheve të protestuesve kanë qenë shteti i së drejtës dhe marrëdhënia e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, përmes slloganeve si, “87, Europa fillon me shtetin e së drejtës“ dhe “87, BE-ja kërkon standarde.”.
Kritikat e pjesëmarrësve i janë drejtuar edhe organit të akuzës përmes pankartës, “Drejtësi me regji, SPAK-u në letargji!”, ndërsa është ironizuar edhe nisma më e fundit e ekzekutivit me mesazhin, “Në “pasqyrën” tuaj, vetëm mashtrim, në bulevardin tonë, vetëm guxim!”./Dosja.al

TIRANË- Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të tubimit për të shprehur pakënaqësitë ndaj politikave të qeverisë.
Gjatë kësaj proteste, pjesëmarrësit po ngrenë zërin për shqetësimet e tyre kryesore lidhur me vendimmarrjen shtetërore.
Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është edhe shfuqizimi i disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë drejtpërdrejt interesat e qytetarëve shqiptarë./Dosja.al
TIRANË- Protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e saj të 87-të, me grumbullimin e pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejt godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kreut të qeverisë, duke ngritur zërin për krizën ekonomike, rritjen e vazhdueshme të çmimeve dhe vështirësitë e përditshme me të cilat përballen familjet shqiptare.
Përveç largimit të kryeministrit Rama, kërkesa kryesore e protestuesve mbetet krijimi i një qeverie tranzitore me një mandat 12-mujor. Sipas tyre, ky kabinet i përkohshëm do të ketë si mision kryesor përgatitjen dhe garantimin e kushteve për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme të lira dhe të ndershme./Dosja.al