LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 90-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën në shesh: Rama, jepe dorëheqjen!

• Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e 90-të të revltës qytetare. Protestuesit pas organizimit në sheshin Skënderbej kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë ku do të mbajnë fjalime në lidhje me arsyet e revoltës. • Kërkesat e qytetarëve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. • Një prej aktivistëve nga sheshi përpara Kryeministrisë ka ironizuar zhvendosjen e mbledhjes së Partisë Socialiste në rezidencën qeveritare pranë fshatit SOS. • Aktivisti e ka interpretuar këtë lëvizje si një akt pasigurie nga ana e drejtuesve socialistë, duke pretenduar se ata u larguan nga selia për t'i ikur përballjes dhe reagimit të drejtpërdrejtë të protestuesve. • Një nga të rinjtë e pranishëm në tubim shprehu revoltën e tij për pamundësinë e përballimit të çmimeve, veçanërisht në sektorin e strehimit. • Gjatë grumbullimit në shesh, i riu nuk la pa kritikuar as elitën e vjetër politike në vend, duke dërguar një mesazh të fortë për dy krerët e politikes shqiptare. • Një turist tregoi se ra në dashuri me vendin që kur e përshkoi për herë të parë me biçikletë nga veriu në jug, por sot sheh me keqardhje se si bregdeti po zihet nga luksi dhe zonat malore mbeten pa mbështetjen e qeverisë. • Turisti gjithashtu deklaroi se ndihet i frymëzuar nga rezistenca paqësore kundër korrupsionit. • Aktivisti Arben Kola apeloi për vazhdimësinë e qëndresës qytetare deri në rrëzimin e qeverisë, ndërsa lëshoi akuza të forta ndaj kupolës së Policisë së Shtetit. • Kola deklaroi se mazhoranca ndryshoi vendndodhjen e mbledhjes zyrtare nga frika e protestuesve dhe denoncoi shoqërimin e një qytetari, i cili sipas tij u ndalua pa të drejtë vetëm sepse kishte me vete vezë e domate. • Mesazhi i dërguar nga një protestues që pretendon se është larguar nga puna në sektorin privat për shkak të pjesëmarrjes në tubime është lexuar sot në shesh nga aktivisti Arben Kola. • Sipas denoncimit, qytetari prej dy muajsh nuk po merr asnjë përgjigje për CV-të e dërguara, duke përballuar vështirësi të mëdha në gjetjen e një pune të re. • Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. • Nën thirrjet "Nesër më shumë" dhe "Ju erdhi fundi", ata kanë finalizuar ditën e 90-të të revoltës së tyre.• Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • Ata kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë. "Shqipëri e Re" “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës

7 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Protesta e 90-të në shesh/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

Dita e 90-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën
pamje nga protetsta

TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën thirrjet "Nesër më shumë" dhe "Ju erdhi fundi", ata kanë finalizuar ditën e 90-të të revoltës së tyre. 

Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. Ata kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë. 

"Shqipëri e Re" “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

"Më larguan nga puna"/ Aktivisti lexon mesazhin e qytetares në shesh: Kam dy muaj s’më kthejnë përgjigje për cv që kam dërguar.

Dita e 90-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën
protesta

TIRANË- Mesazhi i dërguar nga një protestues që pretendon se është larguar nga puna në sektorin privat për shkak të pjesëmarrjes në tubime është lexuar sot në shesh nga aktivisti Arben Kola.

Sipas denoncimit, qytetari prej dy muajsh nuk po merr asnjë përgjigje për CV-të e dërguara, duke përballuar vështirësi të mëdha në gjetjen e një pune të re.

"Nga një punë më larguan dhe kam 2 muaj s’më kthejnë përgjigje për cv që kam dërguar. Kam një thirrje për administratën.", shkruhej në sms e qytetares.

Pas leximit të mesazhit, aktivisti Kola bëri thirrje publike për punonjësit e sektorit publik që t'i bashkohen rezistencës qytetare.

"Dilni në shesh sepse nëse jemi të gjithë bashkë nuk kanë çfarë të na bëjnë. Dilni për fëmijët dhe të ardhmen sepse nuk kemi Atdhe të dytë, kemi vetëm Shqipërinë.”, shprehet Kola./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Protesta 90-të/ Aktivisti: Policia ka ndaluar një qytetar që kishte vezë dhe domate! Lironi protestuesin

Dita e 90-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën
pamje nga protesta

TIRANË- Aktivisti Arben Kola apeloi për vazhdimësinë e qëndresës qytetare deri në rrëzimin e qeverisë, ndërsa lëshoi akuza të forta ndaj kupolës së Policisë së Shtetit.

Kola deklaroi se mazhoranca ndryshoi vendndodhjen e mbledhjes zyrtare nga frika e protestuesve dhe denoncoi shoqërimin e një qytetari, i cili sipas tij u ndalua pa të drejtë vetëm sepse kishte me vete vezë e domate.

Aktivisti i kërkoi publikisht ministrit të Brendshëm lirimin e menjëhershëm të protestuesit, duke paralajmëruar përballje me reagimin qytetar nëse kjo kërkesë nuk plotësohet.

"Sot dua të bëj një denoncim dhe thirrje për Policinë e Shtetit, që tashmë ka 90 ditë që është kthyer në policinë e turpit. Kam fjalën për kupolën e Policisë së Shtetit. Sot ishte lajmëruar një tubim para PS-së, por i kishte hyrë frika dhe kishin ndryshuar vendin e takimit, dhe qeveria shkoi u mbyll te Pallati i Brigadave, te shkurret.

Dy zotërinj kishin dalë sot te sheshi. Njëri, më thanë, kishte 10 vezë, kurse tjetri kishte armë shumë të rrezikshme, dy domate zemër kau, plus vezët. U ka hyrë frika edhe prej domateve. E pra, kjo polici është kthyer në polici qesharake. Si mund të ndalohet dikush se ka vezë dhe domate?

Lironi qytetarin, në rast se nuk ka bërë krim tjetër. Kjo është e padrejtë. Në asnjë vend të Europës nuk ndodh të ndalohet një qytetar se ka vezë dhe domate. Thirrje edhe për ministrin e Brendshëm. Ti tashmë e ke firmosur faqen tënde të tradhtisë dhe turpit, ndaj sa më parë lironi protestuesin, sepse ndryshe do të përballeni me pasojat e qytetarëve.", u bëri thirrje aktivisti./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Çdo vit vizitoj Shqipërinë, por shoh shpresë"/ Protesta 90-të/ Turisti motivon protestuesit: Më thyhet zemra, sepse kjo nuk është Shqipëria me të cilën rashë në dashuri

Dita e 90-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën
pamje nga protesta

TIRANË- Një turist amerikan, i cili viziton rregullisht Shqipërinë prej 10 vitesh, i është bashkuar protestës qytetare duke shprehur keqardhjen për dëmtimin e natyrës, lumenjve dhe maleve gjatë viteve të fundit.

Në fjalën e tij në shesh, ai tregoi se ra në dashuri me vendin që kur e përshkoi për herë të parë me biçikletë nga veriu në jug, por sot sheh me keqardhje se si bregdeti po zihet nga luksi dhe zonat malore mbeten pa mbështetjen e qeverisë. Turisti gjithashtu deklaroi se ndihet i frymëzuar nga rezistenca paqësore kundër korrupsionit.

“Prej 10 vitesh, çdo vit vizitoj Shqipërinë. Kur erdha për herë të parë, erdha me biçikletë dhe udhëtova nga veriu në jug. Rashë në dashuri me natyrën, liqenet, malet, lumenjtë dhe njerëzit, sepse janë mikpritës dhe të mirë. Kam qenë dëshmitar i shkatërrimit. Malet digjen, lumenjtë janë plot me plehra.

Më thyhet zemra, sepse kjo nuk është Shqipëria me të cilën rashë në dashuri. Bregdeti zihet nga luksi, ndërsa në male nuk kanë kushtet dhe internetin, qeveria nuk i mbështet. Ky është një moment kritik, por shoh shpresë. Dua të them që jam i frymëzuar nga ky revolucion. I frymëzuar që për 3 vite me një protestë paqësore tregoni se korrupsioni duhet të marrë fund!”, u shpreh ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“Ata u fshehën se kishin frikë nga vezët"/ Qytetari në shesh: Largimi i tyre nuk po vjen, por ne jemi këtu...

Dita e 90-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën
protesta 90

TIRANË-  Një prej aktivistëve nga sheshi përpara Kryeministrisë ka ironizuar zhvendosjen e mbledhjes së Partisë Socialiste në rezidencën qeveritare pranë fshatit SOS.

Aktivisti e ka interpretuar këtë lëvizje si një akt pasigurie nga ana e drejtuesve socialistë, duke pretenduar se ata u larguan nga selia për t'i ikur përballjes dhe reagimit të drejtpërdrejtë të protestuesve.

Më tej, ai vlerësoi qëndrueshmërinë tre-mujore të qytetarëve në rrugë dhe theksoi se vetëm ky reagim masiv duhet të shërbente si arsye që qeveria të kishte dhënë dorëheqjen

“Ata u fshehën se kishin frikë nga vezët. Fuqia jonë e madhe do t’i largojë ata nga kjo godinë. Ju erdhi fundi. Ne jemi këtu sepse nuk është e lehtë, por të gjitha pritshmëritë janë thyer, pasi kemi treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, pasi kjo është demokracia, Shqipëria e vërtetë.

Është nder i madh që populli i ka bërë këtij vendi. Ata vetëm për këtë qëndrueshmëri duhet të ishin larguar. Largimi i tyre nuk po vjen, por ne jemi këtu, do të bëjmë çdo gjë që t’i largojmë. Ata duhet të dëgjojnë mesazhin e protestës: pushteti nuk është i tyre, por i yni.”, tha ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Protesta e 90-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Dita e 90-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën

TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e 90-të të revltës qytetare.

Protestuesit pas organizimit në sheshin Skënderbej kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë ku do të mbajnë fjalime në lidhje me arsyet e revoltës.

Kërkesat e qytetarëve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

Protesta 90-të në shesh/ Protestuesi: Rama i lëshoi flamingot, doktori pëllumbat...hëngshin kokat me njeri-tjetrin

Dita e 90-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën
protesta 90

TIRANË-  Një nga të rinjtë e pranishëm në tubim shprehu revoltën e tij për pamundësinë e përballimit të çmimeve, veçanërisht në sektorin e strehimit. 

Gjatë grumbullimit në shesh, i riu nuk la pa kritikuar as elitën e vjetër politike në vend, duke dërguar një mesazh të fortë për dy krerët e politikes shqiptare.

“Rama i lëshoi flamingot, Doktori pëllumbat. Kur t’i vijë rinia Ramës dhe Berishës, do t’u dridhen leqet e këmbëve. Kjo klasë politike ka mbaruar, hëngshin kokat me njeri-tjetrin”, deklaroi ai./Dosja.al

protesta 90

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin