LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Djali i pronarit të ujit “Lajthiza” plagos me armë zjarri 3 persona në një festë, shpallet në kërkim, arrestohen dy të tjerë (EMRAT)

• Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë regjistruar të shtëna me armë në një festë në Tiranë. • Në lidhje me ngjarjen mbetën të plagosur 3 persona ndërsa 32-vjeçari Edison Elezaj, djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i ujit "Lajthiza" ka qenë personi i cili ka qëlluar me armë. • Policia ka bërë me dije se i riu është shpallur në kërkim ndërsa dy të tjerë janë vendosur në pranga. • Në njoftimin e parë të policisë në lidhje me ngjarjen u raportua se 32-vjeçari ka kryer vetëm një shkrepje të pavullnetshme, dhe kjo supozohet të ketë kapur të tre të lënduarit. • Arma e përdorur në ngjarje mësohet se ishte pa leje ndërsa arrestimi i dy personave ka ardhur pasi ata kanë ndihmuar në fshehjen e saj. • Policia bën me dije se se arma është sekuestruar në cilësinë e provës. •  Gjithashtu janë identifikuar dy të arrestuarit të cilët janë 35-vjeçari, Dardan Zalli dhe 38-vjeçari, Arjan Dushaj. • Policia më tej bën me dije se gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. • Sipas policië pas kryerjes së krimit nga 32-vjeçari, dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Plagosja e trefishtë në Tiranë/ Shpallet në kërkim djali i pronarit të ujit “Lajthiza”, vihen në pranga dy të tjerë (EMRAT)

Djali i pronarit të ujit “Lajthiza” plagos me armë zjarri
Edison Elezaj

TIRANË- Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë regjistruar të shtëna në një festë në Tiranë. Në lidhje me ngjarjen mbetën të plagosur 3 persona ndërsa 32-vjeçari Edison Elezaj, djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i ujit "Lajthiza" ka qenë personi i cili ka qëlluar me armë. Ndërkohë policia ka bërë me dije se i riu është shpallur në kërkim ndërsa dy të tjerë janë vendosur në pranga. 

Në njoftimin e parë të policisë në lidhje me ngjarjen u raportua se 32-vjeçari ka kryer vetëm një shkrepje të pavullnetshme, dhe kjo supozohet të ketë kapur të tre të lënduarit.  Arma e përdorur në ngjarje mësohet se ishte pa leje ndërsa arrestimi i dy personave ka ardhur pasi ata kanë ndihmuar në fshehjen e saj. Policia bën me dije se se arma është sekuestruar në cilësinë e provës. Gjithashtu janë identifikuar dy të arrestuarit të cilët janë 35-vjeçari, Dardan Zalli dhe 38-vjeçari, Arjan Dushaj.

Policia më tej bën me dije se gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Sipas policië pas kryerjes së krimit nga 32-vjeçari, dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat: u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;  u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.

2 VITE ME PARE

Djali i pronarit të ujit “Lajthiza” plagos me armë zjarri 3 persona në një festë/ A po tenton Policia të fsheh ngjarjen?

Djali i pronarit të ujit “Lajthiza” plagos me armë zjarri
Edison Elezaj dhe Hajri Elezaj

TIRANA- Një festë familjare për pak sa do të kthehej në tragjedi në kryeqytet. Mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm, 32-vjeçari Edison Elezaj ka qëlluar me një armë të cilën e mbante pa leje, dhe ka plagosur 3 persona në festë.

Këta të fundit janë paraqitur në një spital privat. Sipas njoftimit të policisë, 32-vjeçari ka kryer vetëm një shkrepje të pavullnetshme, dhe kjo supozohet të ketë kapur të tre të lënduarit. Gjithashtu mësohet se personi që ka qëlluar, Edison Elezaj, është djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i ujit "Lajthiza".

Ajo çka ngre dyshimet në këtë rast është fakti se me anë të këtij njoftimi të policisë plagosja e tre persoanve paraqitet si e kryer me një shkrepje të vetme. Por sa e vërtetë dhe e mundur mund të jetë kjo dhe mos vallë kemi të bëjmë me fshehjen e fakteve reale nga ngjarja e ndodhur? Pikëpyetjet shtohen teksa mendohet se si vallë ka arritur të dalë në këtë kokluzion policia e shtetit, mbi bazë të cilave prova të marra dhe para nga vendi i ngjarjes?

Një tjetër detaj që bie në sy në njoftimin zyrtar është se thuhet se po punohet për kapjen e autorit. Pra kur policia është e aftë ta justifikojë si më lart duke e konsideruar si të pavullnetshme shkrepje, pse do të duhej që Edison Elezaj të largohej nga vendi i ngjarjes?

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri.

Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.

Shtetasit D. P., dhe A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e shtetasit E. E.

2 VITE ME PARE

"Kreu shkrepje të pavullnetshme!" Po festonin në një lokal me rrethin familjar e shoqëror, përfundojnë në spital të plagosur me armë zjarri 3 persona, në kërkim autori

Djali i pronarit të ujit “Lajthiza” plagos me armë zjarri
Foto ilustruese

TIRANA- Tre persona janë paraqitur në një spital privat në kryeqytet rreth orës 01:35, në Tiranë për ndihmë mjekësore, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri. Mësohet se ata  kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës.

Gjithashtu bëhet me dije se është bërë i mundur identifikimi i autorit i cili dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri.

Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.

Shtetasit D. P., dhe A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e shtetasit E. E.

plagosje ne tirane edison elezaj uji lajthiza

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin