Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka paraqitur dorëheqjen e saj ditën e sotme. • Mësohet se në mbledhjen me kryeministrin ditën e sotme në Sauk, Sala ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. • Ministrja e mori detyrën më 11 shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri prezantoi qeverinë "Rama 4." • Pas dorëheqjes, Evis Sala ka zbuluar edhe arsyet, duke theksuar se ka pranuar disa angazhime ndërkombëtare që lidhen me fushën e saj të ekspertizës. • Duke shprehur mirënjohjen për kryeministrin Edi Rama dhe bluzat e bardha, Sala thekson se në një vit në krye të detyrës si ministre kanë bërë hapa të rëndësishëm në fushën e shëndetësisë, shumë prej të cilave, thotë ajo, janë të dukshme sot, ndërsa të tjerë sapo kanë nisur. • Disa orë më vonë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, ku shprehet se Sala dha kontributin e saj me përkushtim e profesionalizëm për sistemin shëndetësor. • Kryeministri theksoi ndër të tjera se ish-ministrja do të vijojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala dha dorëheqjen. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Rama falenderoi ish-ministren për përkushtimin dhe kontributin që ka dhënë me përkushtim e profesionalizëm.
Kryeministri theksoi ndër të tjera se Evis Sala ka qenë dhe është një profesioniste e shkëlqyer në fushën e mjekësisë, që do vazhdojë angazhimin e saj ndërkombëtar.
“Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin dhe profesionalizëm dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar. Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”, shkruan kreu i qeverisë./Dosja.al
TIRANË- Evis Sala ka reaguar pas dorëheqjes nga posti i Ministres së Shëndetësisë, ku ka theksuar se për shkak të disa angazhimeve ndërkombëtare në fushën e saj të ekspertizës nuk do të jetë më anëtare e kabinetit qeveritar. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sala e ka cilësuar detyrën si Ministre e Shëndetësisë si një fushë me sfida dhe vështirësi.
Ajo ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për kryeministrin e vendit Edi Rama për mbështetjen, si dhe ka falenderuar çdo punonjës të shëndetësisë dhe mirëqënies sociale që punojnë për ta përmirësuar sistemin shëndetësor. Në fund të reagimit të saj, Evis Sala nënvizon se detyrat kanë një fillim dhe një fund.
Reagimi i plote:
Sot ishte mbledhja ime e fundit si anëtare e kabinetit qeveritar, pasi kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare të rëndësishme në fushën time të ekspertizës: onkolologji – inteligjencë artificiale – inovacion. Një vit më parë mora përsipër me përgjegjësi të madhe detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, një fushë plot sfida e vështirësi.
I jam mirënjohëse Kryeministrit Edi Rama për besimin dhe mbështetjen, si dhe çdo mjeku, infermieri, profesionisti dhe punonjësi të sistemit të shëndetësisë e mirëqenies sociale që punoi çdo ditë për ta bërë sistemin më të mirë. Një falenderim të veçantë për çdo qytetar shqiptar që më shkroi, sugjeroi apo kërkoi më shumë prej nesh. Në këtë vit kemi bërë hapa të rëndësishëm në shëndetësi. Shumë prej tyre janë të dukshëm sot, të tjerë sapo kanë nisur.
Angazhimi im për Shqipërinë nuk lidhet me një post. Ai është pjesë e asaj që jam dhe do të vazhdojë përmes dijes, eksperiencës dhe rrjetit tim profesional ndërkombëtar. Sepse detyrat kanë një fillim dhe një fund. Por, përgjegjësia dhe lidhja me vendin tënd nuk kanë kufij!/Dosja.al
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka paraqitur dorëheqjen e saj ditën e sotme. Mësohet se në mbledhjen me kryeministrin ditën e sotme në Sauk, Sala ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme.
Sipas burimeve të Dosja.al, gjatë momentit që Sala ka paraqitur dorëheqjen ka deklaruar se do të vijojë projektet e saj akademike.
Ministrja e mori detyrën më 11 shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri prezantoi qeverinë "Rama 4."/Dosja.al