Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend, Jurgis Çyrbja është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. • Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim detyre". • Hetimet për Çyrbjan nisën pas një kallëzimi të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021. • Gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale. • Po ashtu asokohe, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës. • Ditën e djeshme, socialisti tha për mediat se dorëheqja e tij nuk lidhet me thirrjen dhe paraqitjen në Prokurorinë e Posaçme. • Ai është shprehur se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin. • Tre ditë më parë, ish-deputeti u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ku u mor në pyetje për 5 orë rresht.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme nën akuzën "Shpërdorim detyre. SPAK i komunikoi Çyrbjas akuzën gjatë qëndrimit të tij për 35 minuta në SPAK.
Hetimet për ish-socialistin nisën pas një kallëzimi të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021. Gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale.
Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.
TIRANË- Ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja ka lënë ambientet e Prokurorisë e Posaçme. Pas daljes nga SPAK, ai nuk ka dhënë një deklaratë për mediat, ndërsa iu ka thënë gazetarëve se duhet t’i drejtohen Prokurorisë së Posaçme për informacione.
Ish-deputeti socialist shtoi se do të paraqitet në organin hetues sa herë ta thërrasin.
Dyshohet se sot, SPAK i ka komunikuar akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, lidhur me kohën që mbante detyrën e drejtorit të Hipotekës së Durrësit, ndaj Jurgis Çyrbja është shoqëruar ditën e sotme nga avokatja e tij.
TIRANË- Ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja është paraqitur pak minuta më herë në Prokurorinë e Posaçme. Çyrbja ishte i shoqëruar nga avokatja e tij.
Sipas raportimeve, se sot pritet t’i komunikohet akuza, ndërsa dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si kur ishte drejtor i hipotekës Durrës.
Ditën e djeshme, socialisti ka dorëzuar mandatin e deputetit, ndërsa tha për mediat se dorëheqja e tij nuk lidhet me thirrjen dhe paraqitjen në Prokurorinë e Posaçme, para dy ditësh. Ai është shprehur se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.
TIRANË- Një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend, Jurgis Çyrbja është thirrur sërish në Prokurorinë e Posaçme. Sipas raportimeve, Çyrbja është njoftuar për t’u paraqitur këtë të premte në orën dhjetë.
Ditën e djeshme, socialisti tha për mediat se dorëheqja e tij nuk lidhet me thirrjen dhe paraqitjen në Prokurorinë e Posaçme, para dy ditësh. Ai është shprehur se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.
Tre ditë më parë, tashmë ish-deputeti, u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ku është marrë në pyetje për 5 orë. Teksa ka dalë nga SPAK, Çyrbja pas interesimit të gazetarëve se pse është marrë në pyetje ka deklaruar se nuk është i pandehur. Sipas informacioneve, Çyrbja është paraqitur për një kallëzim të Edi Palokës, për kohën kur ai ka qenë drejtor Hipoteke. Ai u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike ne vitin 2021 për “shpërdorim detyre”.