Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Kreu i SPAK, Klodian Braho ka prezantuar ditën e sotme rezultatet e punës së Prokurorisë së Posaçme për periudhën 1 janar – 15 korrik 2026. • Gjatë një takimi me gazetarët, Braho ka folur për rezultatet e SPAK, hetimin ndaj zyrtarëve, arrestimin e Ermal Beqiraj dhe ‘Albanian File’ dhe incidentin e shënuar në Kuvend nga Agron Shehaj. • Braho theksoi se SPAK ka vënë nën hetim 16 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të niveleve të ndryshme, ndërsa ka sekuestruar pasuri me një vlerë të përgjithshme prej 440 milionë eurosh. • Për librin 'Albanian Files', Braho tha se janë dy kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, të dyja kallëzimet ndodhen në fazën e verifikimit. • Në lidhje me arrestimin e Ermal Beqirit në Francë, ai tha se Beqiri ka qenë i lokalizuar prej disa javësh edhe për veprime të tjera hetimore, ndërsa shtoi se SPAK ka kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie të tij. • Kreu i SPAK bëri me dije se do të ketë një njoftim zyrtar pas disa ditësh, në lidhje me këtë rast. • Për rastin e Kreut të Partië "Mundësia", Agron Shehaj i cili mori dokumentin sekret nga Kuvendi, Braho tha se ka një kallëzim penal, i cili është në proces verifikimi. • Më tej, ai u ndal edhe tek dosja "Balluku", të cilën e cilësoi si si çështjen me prioritetin më të lartë për Prokurorinë e Posaçme. • I pyetur nga gazetarët mbi kontrollet që po kryhen nga Byroja Kombëtare e Hetimit në kuadër të kësaj dosjeje, Braho nuk dha detaje konkrete për shkak të fazës së hetimit, por bëri të ditur se në çështje janë angazhuar 9 oficerë të BKH-së dhe 3 prokurorë. • Sa i përket vendimit të shumicës socialiste për të mos miratuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, Braho u shpreh se ky vendim nuk i ka ndalur hetimet.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i SPAK Klodian Braho ka deklaruar se SPAK ka kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie të biznesmenit Ermal Beqiraj, i cili u arrestua disa ditë më parë në Francë me një avion privat. Gjatë një takimi informal me gazetarët, Braho ka theksuar nuk bëhet vetëm fjalë për avionët por për çdo pasuri tjetër.
"Për çështjen e Beqirit, procesi është ende në zhvillim. Njoftimi zyrtar do të bëhet së shpejti dhe do të ketë më shumë detaje. Ne kemi kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie që disponon personi në fjalë. Nuk bëhet fjalë vetëm për avionët, por edhe për prona dhe pasuri të tjera," tha Braho./Dosja.al
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka folur për marrjen e dokumentit sekret nga kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Gjatë një takimi me gazetarët Braho tha se ka një kallëzim penal, i cili është në proces verifikimi. Ai shtoi se prokurori po verifikon pretendime dhe do dalë me një vendim.
Klodian Braho: Ka një kallëzim penal që ka mbërritur është më proces verifikimi. Prokurori po verifikon pretendime dhe do dalë me një vendim./Dosja.al
TIRANË- Kreu i SPAK Klodian Braho ka deklaruar se për librin 'Albanian Files' janë dy kallëzime në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se gjatë një takimi informal me gazetarët, Braho ka theksuar se aktualisht të dyja kallëzimet ndodhen në fazën e verifikimit.
Ndërkohë që ka theksuar se në momentin e parë që do të ekzistojnë shkaqet ligjore do të nisë hetimi për çështjen.
"Janë depozituar dy materiale kallëzuese. Aktualisht ndodhen në fazën e verifikimit, ndaj nuk kam komente për to. Do të sqarohet çdo pretendim dhe çdo fakt që i vihet në dispozicion Prokurorisë. Kur ekzistojnë shkaqe ligjore, fillon hetimi; kur ato mungojnë, hetimi nuk fillon,” tha Braho./Dosja.al
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka folur për arrestimin e i Ermal Beqirit në Francë. Gjatë një takimi me gazetarët, ku ka prezantuar bilancin e aktivitetit të institucionit për periudhën 1 janar – 15 korrik 2026, Braho tha se Beqiri ka qenë i lokalizuar prej disa javësh, edhe për veprime të tjera hetimore.
Kreu i SPAK bëri me dije se do të ketë një joftim zyrtar pas disa ditësh, në lidhje me këtë rast.
“SPAK i ka dërguar te organet që e kanë për detyrë të bëjnë ekzekutimet. Beqiri është njëri prej tyre, nuk ka qenë veprim i rastësishëm. Prej disa javësh kemi qenë në kontakt me autoritetet franceze. Ai ka qenë i lokalizuar prej disa javësh, edhe për veprime të tjera hetimore. Do të keni njoftim zyrtar pas disa ditësh”, deklaroi kreu i SPAK./Dosja.al