Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Policia e Sarandës ka arrestuar pesë persona, të cilët dyshohet se do të kryenin një vrasje. • Sipas policisë, arrestimet kanë ndodhur pranë një lokali në fshatin Gjashtë, ku dy prej tyre, Sidorel Moriseni nga Tirana dhe 26-vjeçari Alfred Kaja nga Kavaja, kishin zënë pritë, me armët në një zonë pa ndriçim. • Ndërsa, tre të tjerët, Vonis Poka 31 vjeç, Vitrin Hoxha 20 vjeç dhe Franko Bobja 21 vjeç, janë vënë në pranga për moskallëzim krimi. • Të gjithë të arrestuarit janë me precedent penal në fushën e narkotikëve. • Sipas policisë, pesë të arrestuarit kishin shkuar për të ekzekutuar një person, megjithatë gjatë marrjes në pyetje, ata kanë "kyçur" gojën para autoriteteve. • Ata ndodheshin të ndarë në dy makina dhe në një moment sapo kanë ndaluar, Moriseni e Kaja po shihnin armët kur në atë moment është ndërhyrë nga policia për t'i arrestuar. • Nga operacioni janë sekuestruar 2 pistoleta, municion, 1 silenciator dhe 2 automjete. • Ndërkohë, hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat që do të çonin në dhe për të identifikuar objektivin e dyshuar të sulmit.
3 artikuj për këtë temë.

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni në Sarandë, ku në pranga u vunë Sidorel Moriseni 32 vjeç, Alfred Kaja 26, Vonis Poka 31 vjeç, Vitrin Hoxha 20 vjeç, dhe Franko Bobja 21 vjeç. Të gjithë të arrestuarit janë me precedent penal në fushën e narkotikëve. Policia ka dyshime që ata kanë shkuar për të ekzekutuar një person, megjithatë të arrestuarit gjatë marrjes në pyetje kanë 'kyçur' gojën.
Arrestimet kanë ndodhur pranë një lokali në fshatin Gjashtë, ku dy prej tyre kishin zënë pritë, me armët gati në një zonë pa ndriçim. Pikërisht në këtë moment Sidorel Moriseni dhe Alfred Kaja po shihnin armët dhe policia ka ndërhyrë, duke i arrestuar. Ndërsa tre të tjerët, Vonis Poka, Vitrin Hoxha dhe Franko Bobja, janë vënë në pranga për moskallëzim krimi.
Nga operacioni janë sekuestruar 2 pistoleta, municion, 1 silenciator dhe 2 automjete. Grupi hetimor është duke verifikuar nëse ndalesa e tyre në këtë zonë është e rastësishme ose jo./Dosja.al

SARANDË- Dy personat në foto janë Sidorel Moriseni, 32 vjeç dhe Alfred Kaja, 26 vjeç, autorë të atentatit të parandaluar në fshatin Gjashtë të Sarandës. Moriseni e Kaja ndodheshin të ndarë në dy makina dhe në një moment sapo kanë ndaluar, po shihnin armët dhe në atë moment është ndërhyrë nga policia për t'i arrestuar.
Të arrestuarit u kapën në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u vra në lokalin e tij në Qafë Gjashtë, në maj të këtij viti. Ndërkohë, grupi hetimor është duke verifikuar nëse ndalesa e tyre në këtë zonë është e rastësishme ose jo, pavarësisht se të arrestuarit nuk kanë dhënë deklarime./Dosja.al
SARANDË- Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar 'Silenciatori', duke vënë në pranga 5 persona dhe duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. 32-vjeçari Sidorel Moriseni nga Tirana dhe 26-vjeçari Alfred Kaja nga Kavaja, u kapën në fshatin Gjashtë në afërsi të një lokali, teksa kishin nxjerrë nga automjeti dy pistoleta dhe po qëndronin në pritë në një zonë pa ndriçim.
Ndërsa tre të tjerët, Vonis Poka 31 vjeç, Vitrin Hoxha 20 vjeç dhe Franko Bobja 21 vjeç, janë vënë në pranga për moskallëzim krimi. Të gjithë të arrestuarit janë me precedent penal në fushën e narkotikëve.
Gjatë operacionit u sekuestruan dy armë zjarri, municion luftarak, një silenciator dhe dy automjete. Policia dyshon gjithashtu se personat kishin shkuar në Sarandë me qëllim kryerjen e një vrasjeje. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat që do të çonin në dhe për të identifikuar objektivin e dyshuar të sulmit.
Të arrestuarit:
Sidorel Moriseni 32 vjeç, banues në Tiranë
Alfred Kaja 26 vjeç, banues në Kavajë
Vonis Poka 31 vjeç, banues në Tiranë
Vitrin Hoxha 20 vjeç, banues në Kavajë
Franko Bobja 21 vjeç, banues në Kavajë
Njoftimi i Policisë:
"Sarandë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Silenciatori”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative. Falë informacionit të siguruar dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.
Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët, në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, kishin nxjerrë armët e zjarrit nga automjeti dhe qëndronin në pritë, në një zonë pa ndriçim. Gjatë operacionit arrestohen edhe 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 silenciator dhe 2 automjete. Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silenciatori”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndërhynë në kohë, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, dhe vunë në pranga, në fshatin Gjashtë, shtetasit:
S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë;
A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë.
Po gjatë operacionit u vunë në pranga edhe shtetasit:
V. H., 20 vjeç, banues në Kavajë;
V. P., 31 vjeç, banues në Tiranë;
F. B., 21 vjeç, banues në Kavajë.
Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se këta shtetas kishin ardhur në Sarandë me qëllim kryerjen e një vrasjeje. Shtetasit S. M. dhe A. K. u kapën në flagrancë në momentin kur po nxirrnin nga automjeti 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator.
Tre shtetasit e tjerë, të cilët ndodheshin me ta, u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, identifikimin e objektivit të synuar dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al