LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër sovranitetit të Shqipërisë/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut! Valon Bela: Dinjiteti i luftëtarit s’matet me...

• Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut. • Bëhet fjalë për Valon Beljan, i njohur edhe si Valjon Bela dhe Bekir Halimin. • Sipas autoriteteve, thuhet se Bela e Halimi disponojnë të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar dhe si pasojë ata nuk do të lejohen të futen në territorin shqiptarë për 10 vite. • Valon Bela është një politikan nga Maqedonia e Veriu i aktivizuar me Lëvizjen Besa. • Ndërsa Bekir Halimi është hoxhë dhe teolog në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut. • Vendimi është marrë pas propozimit të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit, ndërsa është dhënë konfirmimi nga Ministria e Brendshme, e cila ka shpallur “non grata” Valon Beljan, ose Valjon Belën, si dhe Bekir Halimin, të dy me shtetësi të Maqedonisë së Veriut. • Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Valon Bela, i cili thekson se dinjiteti i një luftëtari nuk matet me të drejtën për të hyrë ose jo në një shtet, por me veprën që ka lënë pas dhe me respektin që gëzon të populli. • Ai thekson se kur bëhet fjalë për idealet kombëtare, shqiptarët nuk janë ndarë kurrë në ata “brenda” dhe “jashtë” kufirit shtetëror. • Më tej Bela shprehet se ata që kanë sakrifikuar për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve nuk mund të gjykohen vetëm me vendime administrative, sidomos kur mungon transparenca dhe një shpjegim i qartë publik. •  Disa javë më herët, shteti shqiptar shpalli “non grata” Ikbale Berisha. • Në vendimin e firmosur nga Ministri i Brendshëm Besfor Lamallari, thuhej se motivi i këtij vendimi bazohej në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e kësaj shtetese vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike.

6 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

"Kështu e ka jeta"/ Pas shpalljes non grata reagon Bekir Halimi: Padrejtësi! (VIDEO)

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër sovranitetit të
Imami Bekir Halimi

TIRANA-  Imami Bekir Halimi, i cili u shpall non grata nga Ministria e Brendshme, duke i ndaluar hyrjen në Shqipëri për 10 vjet, pas informacioneve të strukturave të Antiterrorit se veprimtaria e tyre përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare, e ka cilësur këtë veprim si padrejtësi. Përmes një reagimi publik, ai falenderoi të gjithë ata që janë shqetësur për këtë vendim, ndërsa shtoi se ia ka kushtuar jetën ngritjes së vetëdijes fetare tek populli dhe kontributit patriotik për zhvillimin kombëtar.

Me tej, ai thotë se do të vazhdojë të kërkoj drejtësi dhe do të kontribuojë vazhdimisht për të ndërtuar shtete të drejta e funksionale ku çdo qytetar do ndihet i nderuar dhe i privilegjuar me të drejta të garantuara.

"Sot gjithë ditën pasi doli lajmi i shpalljes non-grata të emrit tim, kisha telefonata të shumta nga shumë miq, dashamirë, intelektualë, gazetarë e biznesmenë të brengosur nga ky vendim.

Unë falënderoj të gjithë ata që më kanë thirrë e më kan shkruar e juu them Allahu ju shpërbleftë, ju mëshiroftë e ju gëzoftë. Është mërzi kur të bëhet padrejtësi sidomos atyre personave që ia kanë kushtuar jetën ngritjes së vetëdijes fetare tek populli ynë dhe kontributit patriotik për zhvillimin tonë kombëtar.

Kështu e ka jeta.

Ne do vazhdojmë të kërkojmë drejtësi e të luftojmë padrejtësitë e do të mundohemi të kontribuojmë vazhdimisht për të ndërtuar shtete të drejta e funksionale ku cdo qytetar do ndihet i nderuar dhe i privilegjuar me të drejta të garantuar dhe mirëqenie ekonomike, me një jetë të rehatshme ku dëshmojmë atdhedashuri e patriotizëm, duke i edukuar fëmijët me fe dhe nder që të vazhdojnë të kontribuojnë për ti bërë shtetet tona më të mira e më të përparuara. Të mos lejojmë ta braktisin këtë vend të rinjtë tanë. Ishalla sa më shpejt korrigjohet kjo padrejtësi e gabim”, tha Halimi./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

U shpall “non grata” nga qeveria shqiptare, Valon Bela: Të më ndalojë hyrjen një “narko-lider” është moment kënaqësie

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër sovranitetit të
Valon Bela

TIRANA- Valon Bela, i cili u shpall “non grata” nga Ministria e Brendshme për veprime në dëm të Shqipërisë, e ka cilësur kryeministrin Rama si një "narko lider". Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bela shkruan se nëse ta ndalon hyrjen narko lideri i një narko shteti është moment kënaqësie.

Më tej, ai ka akuzuar kryeministrin Rama për bashkëpunim me presidentin e Serbisë, Aleksadër Vuçiç. Sipas tij, ky veprim dëshon se Rama dhe po veprojnë në sinkron të plotë.

“Ishalla jam një prej atyre 60 personave që Ramoviç dhe metastazat e tij qeverisëse u kanë ndaluar hyrjen në shtetin shqiptar.

Me ta ndalu hyrjen narko lideri i një narko shteti është moment kënaqësie. Kam ndalesë edhe në Serbi si çdo bashkëluftëtar i UÇK-së. Kjo vetëm po dëshmon se Rama & Vuçiq po veprojnë në sinkron të plotë. Ata që tentuan të ndajnë Kosovën kurrë s’kanë me pas rehati në këtë dynja apo tjetrën!

Sepse: “Historia shqiptare është e mbushur me plot shkije të veshun shqiptarçe”, Mullah Idriz Gjilani”, shkruante Bela në postimin e tij rreth një muaj më parë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

U shpall ‘non grata’ për veprime në dëm të Shqipërisë, reagon Bekir Halimi: Jam në pritje të shtetësisë shqiptare, deri atëherë jam subjekt vetëm i ligjeve të shtetit tim

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër sovranitetit të
Bekir Halimi

Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar, konkretisht dy persona nga Maqedonia e Veriut, Valon Belja dhe Bekir Halimi.

Ky i fundit, i pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ka sqaruar të gjithë situatën, duke u shprehur se informacionin për ‘non gratan’ nuk e ka të verifikuar zyrtarisht dhe pret ta konfirmoj përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Halimi shton gjithashtu se është në pritje të nënshtetësisë shqiptare, por deri atëherë ai sqaron se i nënshtohet vetëm ligjeve të shtetit të tij. 

Gazetarja Hoxha: Përshëndetje. Siç folëm unë jam Anila Hoxha, gazetare në Top Channel, Shqipëri. A mund të më jepni një reagim mbi shpalljen non grata. A ju kanë vendosur në dijeni pse është marrë ky vendim dhe a do ta kundërshtoni? Ju falënderoj.

Halimi: Fillimisht, dua t’ju informoj se këtë informacion nuk e kam të verifikuar zyrtarisht dhe se do ta konfirmoj përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Aktiviteti i fundit që kam zhvilluar në Shqipëri ka qenë një bashkëpunim me Qarkun e Shkodrës, në kuadër të kësaj qeverie, për një aktivitet promovues të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Për shkak të kontributit, meritave dhe ndikimit tonë në këtë projekt, presim që së shpejti të na jepet shtetësia shqiptare. Deri atëherë, unë jam subjekt vetëm i ligjeve të shtetit tim dhe, për këtë arsye, këtë çështje fillimisht po e shqyrtoj në komunikim me Ambasadën tonë në Tiranë.

Gjatë gjithë jetës dhe karrierës sime nuk kam pasur dhe as nuk kam qenë i afiluar me ndonjë organizatë apo organizim, qoftë kombëtar apo ndërkombëtar. Kjo ka qenë një zgjedhje e vetëdijshme, pasi kam dashur që angazhimi im i vetëm të mbetet pjesëmarrja ime në dy luftërat çlirimtare të UÇK-së, në Kosovë dhe në Maqedoni, gjatë viteve 1998–2001.

Gjithmonë kam qenë pjesë e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, e cila është institucioni im i vetëm përfaqësues. Brenda saj kam kryer dhe vazhdoj të kryej të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e mia, si besimtar dhe si hoxhë.

Do të vazhdoj ta kryej detyrën time si hoxhë, ashtu siç kanë vepruar të gjithë pejgamberët, duke i thirrur njerëzit në teuhid (monoteizëm) dhe duke i kundërshtuar të gjitha dukuritë negative që sjellin pasoja të rënda për individin dhe shoqërinë. Pikërisht nga dashuria dhe kujdesi që kemi për popullin tonë, do të vazhdojmë gjithmonë ta ngremë zërin në këtë drejtim, duke e konsideruar këtë një obligim fetar, moral dhe shoqëror./Top Channel

3 MUAJ ME PARE

U shpall “non grata” nga qeveria shqiptare, reagon Valon Bela: Dinjiteti i një luftëtari nuk matet me të drejtën për të hyrë ose jo në një shtet

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër sovranitetit të
 Valon Bela

TIRANË- Valon Bela, i cili u shpall “non grata” nga Ministria e Brendshme për veprime në dëm të Shqipërisë, ka reaguar pas këtij vendimi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se dinjiteti i një luftëtari nuk matet me të drejtën për të hyrë ose jo në një shtet, por me veprën që ka lënë pas dhe me respektin që gëzon të populli.

Ai thekson se kur bëhet fjalë për idealet kombëtare, shqiptarët nuk janë ndarë kurrë në ata “brenda” dhe “jashtë” kufirit shtetëror. Më tej Bela shprehet se ata që kanë sakrifikuar për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve nuk mund të gjykohen vetëm me vendime administrative, sidomos kur mungon transparenca dhe një shpjegim i qartë publik.

“Fillimisht faleminderit miqve e dashamirëve që më informuat dhe që më jepni mbështetjen tuaj. Ja reagimi im me rastin e shpalljes sime ‘i padëshiruar’ për Qeverinë e Edi Ramoviçit, vëllaut siamez të Vuçiq. Një vendim administrativ nuk mund ta shpallë “non grata” historinë, sakrificën dhe kontributin e një shqiptari. Nëse një luftëtar i tri luftërave kombëtare shqiptare shpallet i padëshiruar në shtetin shqiptar, atëherë pyetja nuk është vetëm se kush u shpall “non grata”, por çfarë mesazhi po i jepet kujtesës sonë kombëtare.

Shqiptarët nuk janë ndarë kurrë në ata “brenda” dhe “jashtë” kufirit shtetëror kur ka qenë fjala për idealet kombëtare. Ata që kanë sakrifikuar për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve nuk mund të gjykohen vetëm me vendime administrative, sidomos kur mungon transparenca dhe një shpjegim i qartë publik.

Asnjë qeveri nuk është mbi kombin dhe asnjë mandat politik nuk është i përjetshëm. Qeveritë vijnë e shkojnë, ndërsa historia mbetet. Ata që sot marrin vendime përjashtuese duhet të jenë të vetëdijshëm se do të gjykohen jo vetëm nga bashkëkohësit, por edhe nga brezat që do të vlerësojnë nëse kanë mbrojtur interesin kombëtar apo interesat e ditës. E sidomos kur një qeveri fyen rëndë Kosovën, pret me tepih të kuq Vuçiqin dhe malltreton e rrah brutalisht popullin e tij që mendon ndryshe.

Dinjiteti i një luftëtari nuk matet me të drejtën për të hyrë ose jo në një shtet, por me veprën që ka lënë pas dhe me respektin që gëzon në mesin e popullit, ndryshe nga qeveria aktuale që gëzon respekt vetëm nga foshnjëvrasësit. Dhe mu në sinkron të plotë, Rama & Vuçiq më fusin në listën e padëshiruarve. Kjo flet shumë!”, shkruan ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

U shpallën “non grata”, dy shtetasit nga Maqedonia e Veriut nuk lejohet të futen në Shqipëri për 10 vite

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër sovranitetit të
Valon Belja dhe Imami Bekir Halimi

TIRANË- Valon Bela dhe Bekir Halimi, dy shtetasit nga Maqedonia e Veriut, të cilët u shpallën non grata nuk do të lejohen të futen në Shqipëri për një periudhë 10-vjeçare. Ndërkohë mësohet se për Valon Beljan autoritetet shqiptare kanë lëshuar edhe urdhër dëbimi.

Motivacioni për të cilin dy shtetasit nga Maqedonia e Veriut janë shpallur non grada kanë të bëjnë me vepra ose propagandë kundër sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, sigurisë kombëtare, rendit kushtetues dhe rendit e sigurisë publike.

Po ashtu, në motivacion përmenden edhe dyshime për anëtarësim në organizata terroriste, si dhe përkrahje ose kryerje të veprimeve anarkiste kundër shtetit ligjor.

Valon Bela është një politikan nga Maqedonia e Veriu i aktivizuar me Lëvizjen Besa. Ndërsa Bekir Halimi është hoxhë dhe teolog në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut. 

Disa javë më herët, shteti shqiptar shpalli “non grata” Ikball Berisha. Në vendimine firmosur nga Ministri i Brendshëm Besfor Lamallari, thuhej se motivi i këtij vendimi bazohej në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e kësaj shtetese vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

EMRAT+FOTO/ Dyshohet se kryenin veprimtari kundër sovranitetit të Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër sovranitetit të
Valon Belja dhe Imami Bekir Halimi

TIRANË- Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për Valon Beljan, i njohur edhe si Valjon Bela dhe Bekir Halimin. Sipas autoriteteve, thuhet se Belja e Halimi disponojnë të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar dhe si pasojë ata nuk do të lejohen të futen në territorin shqiptarë për 10 vite.

Valon Bela është një politikan nga Maqedonia e Veriu i aktivizuar me Lëvizjen Besa. Ndërsa Bekir Halimi është hoxhë dhe teolog në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut. Vendimi është marrë pas propozimit të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit, ndërsa është dhënë konfirmimi nga Ministria e Brendshme, e cila ka shpallur “non grata” Valon Beljan, ose Valjon Belën, si dhe Bekir Halimin, të dy me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Disa javë më herët, shteti shqiptar shpalli “non grata” Ikball Berisha. Në vendimine firmosur nga Ministri i Brendshëm Besfor Lamallari, thuhej se motivi i këtij vendimi bazohej në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e kësaj shtetese vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike./Dosja.al

bekir halimi valon bela

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin