Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Disa institucioneve në Shqipëri u është dërguar një email me përmbajtje kërcënuese, ku pretendohet se është vendosur një mjet shpërthyes dhe se shpërthimi do të ndodhë brenda një ore. • Në mesazhin e dërguar, autori thotë se është udhëheqësi i një milicie serbe dhe kërcënon me sulme ndaj shqiptarëve, duke e lidhur mesazhin me çështjen e Kosovës dhe pretendimin se ajo duhet të njihet si territor i Serbisë. • Emaili përmban edhe kërcënime të drejtpërdrejta për vrasje ku shkruhet se shqiptarët do të mbeten vetëm copa mishi. • Po ashtu në mesazh theksohet se shqiptarët do vriten derisa ta njohin Kosovën si territor të Serbisë. • Sipas burimeve, e-maili është dërguar nga Kolumbia, nga Unitropico, Universiteti Ndërkombëtar i Tropikut Amerikan, një universitet publik në Yopal. • Gjithashtu dyshohet se adresa nga është dërguar emaili dyshohet të jetë e hakeruar. • Pas marrjes së këtij mesazhi, ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila bën me dije se janë nisur menjëherë verifikimet dhe sipas tyre deri tani nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga e-maili kërcënues që iu dërguar këtë të premte institucioneve shqiptare. Bëhet me dije se emaili me mesazhin kërcënues është dërguar nga Kolumbia. Sipas autoriteteve, emaili është dërguar nga Unitropico, Universiteti Ndërkombëtar i Tropikut Amerikan, një universitet publik në Yopal.
Gjithashtu dyshohet se adresa nga është dërguar emaili dyshohet të jetë e hakeruar. Pas kërcënimit, policia nisi verifikim dhe tha se nuk është konstatuar asnjë rast me lëndë plasëse në institucionet në fjalë.
“Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre. Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Në emailin e dërguar në 150 adresa të institucioneve, autori prezantohej si udhëheqës i milicisë serbe dhe përdori gjuhë kërcënuese ndaj institucioneve që kanë marrë komunikimet. Emaili përmban edhe kërcënime të drejtpërdrejta për vrasje ku shkruhet se shqiptarët do të mbeten vetëm copa mishi. Po ashtu në mesazh theksohet se shqiptarët do vriten derisa ta njohin Kosovën si territor të Serbisë.
“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush. Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”, thuhet në email./Dosja.al
FIER- Gjykata e Fierit ka njoftuar pezullimin e të gjitha seancave gjyqësore, pas mbërritjes së e-mailit kërcënues në të gjitha institucionet e vendit, përfshirë edhe Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë gjykata, e cila përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se rasti është aktualisht në proces verifikimi nga strukturat përgjegjëse.
Për shkak të këtij incidenti, seancat e planifikuara për ditën e sotme nuk do të zhvillohen. Ndërkohë, palët e përfshira në proceset gjyqësore do të njoftohen në rrugë procedurale, përmes sekretarisë gjyqësore, për datat e reja të seancave./Dosja.al
TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar pas email-et kërcënuese që u dërguan në disa institucione shtetërore. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se nga verifikimet e deritanishme, nuk është konstatuar asnjë rast me lëndë plasëse. Blutë theksojnë gjithashtu se po punojnë për të identifikuar burimin e mesazhit të dërguar nëpër email-e.
"Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre. Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit," thuhet në njoftimin e policisë.
Në emailin e dërguar në 150 adresa të institucioneve, autori prezantohet si “udhëheqës i milicisë serbe” dhe përdor gjuhë kërcënuese ndaj institucioneve që kanë marrë komunikimet.
Në mesazhin, autori thotë se është udhëheqësi i një milicie serbe dhe kërcënon me sulme ndaj shqiptarëve, duke e lidhur mesazhin me çështjen e Kosovës dhe pretendimin se ajo duhet të njihet si territor i Serbisë.
Emaili përmban edhe kërcënime të drejtpërdrejta për vrasje ku shkruhet se shqiptarët do të mbeten vetëm copa mishi. Po ashtu në mesazh theksohet se shqiptarët do vriten derisa ta njohin Kosovën si territor të Serbisë./Dosja.al
TIRANË- Disa institucioneve në Shqipëri u është dërguar një email me përmbajtje kërcënuese, ku pretendohet se është vendosur një mjet shpërthyes dhe se shpërthimi do të ndodhë brenda një ore.
Në mesazhin e dërguar, autori thotë se është udhëheqësi i një milicie serbe dhe kërcënon me sulme ndaj shqiptarëve, duke e lidhur mesazhin me çështjen e Kosovës dhe pretendimin se ajo duhet të njihet si territor i Serbisë.
Emaili përmban edhe kërcënime të drejtpërdrejta për vrasje ku shkruhet se shqiptarët do të mbeten vetëm copa mishi. Po ashtu në mesazh theksohet se shqiptarët do vriten derisa ta njohin Kosovën si territor të Serbisë.
“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush. Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”, thuhet në email./Dosja.al
