LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedi në Roskovec/ 35-vjeçari vret prindërit e ish-të fejuares, rrëmben të renë me armë zjarri, pas 7 orësh vret veten

• Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm, fshatin Vidhisht në Roskovec. • 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi shkoi në banesën e ish-partneres, Rozalinda Plaku dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj familjarëve të saj, duke i vrarë të atin dhe plagosur të ëmën, e cila pas disa orësh ndërroi jetë në spital. • 35-vjeçari pasi ekzekutoi ish-vjehrrin, Kosta Plaka, 58 vjeç, dhe plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka, 55 vjeçe, ai u largua nga vendi i krimi dhe mori me forcë edhe ish-partneren e tij, Rozalina Plakun. • Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e rëndë, Policia shkoi në vendngjarje, ngriti pika kontrolli dhe nisi kërkimet për gjetjen dhe kapjen e autorit. • Pas disa orësh kërkimesh, Policia lokalizoi 35-vjeçarin në fshatin Kurjan të Roskovecit. • Ai ishte futur në makinën e tij dhe refuzoi të dorëzohej. • Si pasojë, në zonë zbarkuan forcat speciale RENEA, të cilat rrethuan automjetin dhe nisën negociatat për ta bindur të dorëzohej. • Gjatë operacionit, ish-partnerja e tij u lirua nga Policia pas disa orësh dhe më pas u shoqërua në komisariat, ku pritet të merret në pyetje si dëshmitarja kryesore për ngjarjen. • Negociatat me 35-vjeçarin vazhduan për rreth 8 orë, por ai nuk pranoi të dorëzohej. Rreth orës 16:35, ndërsa ndodhej ende brenda automjetit, ai qëlloi veten me armën e gjahut. • Sipas hetimeve paraprake, dy pistat kryesore lidhen me dyshimin se ai nuk pranonte ndarjen nga ish-partnerja dhe me një konflikt për një shumë parash që ai pretendonte se ia kishte dërguar asaj gjatë kohës që punonte në Angli dhe kërkonte që t'ia merrte pas ndarjes. • Buzi gjithashtu kishte precedentë penalë për sjellje të dhunshme. • Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

16 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Thellohet tragjedia në Roskovec, ndërron jetë në spitalin e Fierit edhe ish-vjehrra e autorit Refit Buzi

Tragjedi në Roskovec/ 35-vjeçari vret prindërit e ish-të

ROSKOVEC- Belere Plaka, gruaja e cila u plagos nga ish-dhëndri i saj, Refit Buzi, ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit. Fatkeqësisht 55-vjeçara nuk mundi tu mbijetojë plagëve pasi u qëllua me armë nga 35-vjeçari, ish-partneri i vajzës së saj.

Ngjarja e rëndë mëngjesin e sotëm, fshatin Vidhisht në Roskovec. 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi shkoi në banesën e ish-partneres, Rozalinda Plaku dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj familjarëve të saj, duke i vrarë të atin dhe plagosur të ëmën, e cila pas disa orësh ndërroi jetë në spital.  

35-vjeçari pasi ekzekutoi ish-vjehrrin, Kosta Plaka, 58 vjeç, dhe plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka, 55 vjeçe, u largua nga vendi i krimi dhe mori me forcë edhe ish-partneren e tij, Rozalina Plakun. Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e rëndë, Policia shkoi në vendngjarje, ngriti pika kontrolli dhe nisi kërkimet për gjetjen dhe kapjen e autorit. Pas disa orësh kërkimesh, Policia lokalizoi 35-vjeçarin në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Ai ishte futur në makinën e tij dhe refuzoi të dorëzohej. Si pasojë, në zonë zbarkuan forcat speciale RENEA, të cilat rrethuan automjetin dhe nisën negociatat për ta bindur të dorëzohej. Gjatë operacionit, ish-partnerja e autorit u lirua dhe më pas u shoqërua në komisariat, ku pritet të merret në pyetje si dëshmitarja kryesore për ngjarjen. Negociatat me 35-vjeçarin vazhduan për rreth 8 orë, por ai nuk pranoi të dorëzohej. Rreth orës 16:35, ndërsa ndodhej ende brenda automjetit, ai qëlloi veten me armën e gjahut.

Sipas hetimeve paraprake, dy pistat kryesore lidhen me dyshimin se ai nuk pranonte ndarjen nga ish-partnerja dhe me një konflikt për një shumë parash që ai pretendonte se ia kishte dërguar asaj gjatë kohës që punonte në Angli dhe kërkonte që t'ia merrte pas ndarjes. Buzi gjithashtu kishte precedentë penalë për sjellje të dhunshme. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Njoftimi i Policisë: 

Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ju informojmë se shtetasja B. P., 51 vjeçe, e cila ishte plagosur me armë gjahu nga shtetasi R. B., 35 vjeç, ka humbur jetën në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet procedurale dhe hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe zbardhjen e motivit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Ekzekutoi ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas vrau edhe veten/ Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares(VIDEO)

Tragjedi në Roskovec/ 35-vjeçari vret prindërit e ish-të
Pamje

ROSKOVEC- Ka përfunduar operacioni policor në Roskovec, ku 35-vjeçari i dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit, plagosjen e ish-vjehrrës dhe marrjen peng të ish-bashkëshortes i dha fund jetës. Pas përfundimit të ndërhyrjes, automjeti ku ai ishte ngujuar u gjet me dyert e hapura, ndërsa në vendngjarje ndodheshin ambulanca, forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s.

Zona vijon të mbahet e rrethuar nga forcat e policisë, ndërsa grupi hetimor dhe ekspertët po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti të rëndë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

I ekzekutoi babanë dhe i plagosi nënën/ Ish-partnerja e Refit Buzit lë spitalin, dërgohet në Komisariat për tu marrë në pyetje

Tragjedi në Roskovec/ 35-vjeçari vret prindërit e ish-të
pamjet

ROSKOVEC- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Roskovec, ku 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, pasi vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu, plagosi ish-vjehrrën, qëlloi edhe veten me armë zjarri në makinë, ku qëndroi i ngujuar prej disa orësh. Ish-partnerja e Refit Buzit, pritet të jetë dëshmitarja kryesore e ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Vidhisht.

E reja ka ka dalë nga spitali dhe ndodhet në komisariat, ku po merret në pyetje. Ajo do të japë dëshminë e saj për rrethanat e ngjarjes, që çuan në vrasjen e 35-vjeçarit, plagosjen e rëndë të nënës dhe pengmarrjen e saj.

35-vjeçari Refit Buzi mëngjesin e sotëm vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakën, 58 vjeç, plagosi ish-vjehrrën, Belere Plakën, 55 vjeçe, dhe më pas mori peng ish-partneren, të cilën e liroi disa orë më vonë. Policia e rrethoi autorin në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku operacioni zgjati rreth 8 orë, por edhe pse efektivët e RENEA-s i bënë thirrje të dorëzohej, ai nuk pranoi.

Në fund, 35-vjeçari qëlloi veten brenda makinës së tij. Më herët, familjarët e të dyja palëve kanë dhënë versione të ndryshme për shkaqet e konfliktit, ndërsa autori kishte precedentë penalë për sjellje të dhunshme.

Po ashtu, policia po heton ngjarjen në dy pista kryesore: Dyshimin se autori nuk pranonte ndarjen nga ish-partnerja dhe një konflikt për një shumë parash që ai pretendonte se ia kishte dërguar asaj gjatë kohës që punonte si emigrant në Angli dhe që kërkonte t’i merrte pas ndarjes./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe pas disa orësh qëlloi dhe veten me armë, policia jep detaje për ngjarjen në Roskovec

Tragjedi në Roskovec/ 35-vjeçari vret prindërit e ish-të
pamjet

ROSKOVEC- Ngjarja e ndodhur sot në Roskovec ka përfunduar me një tjetër tragjedi. 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, pasi vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar edhe veten me armë zjarri në makinë, ku qëndroi i ngujuar prej disa orësh. Pasi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakun, plagosi ish-vjehrrën, Bejlere Plakun, ai mori me forcë ish-të dashurën, Rozalinda Plakun.

E reja u lirua disa orë më vonë gjatë operacionit të policisë. Blutë bëjnë me dije se pas lirimit të saj, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për tu dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për tu dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, ai është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Roskovec, Fier/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi R. B., 35 vjeç, vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, shtetasen R.P, ju informojmë se:

Pas lirimit të saj falë veprimeve profesionale të Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t'u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t'u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, vetëvritet autori i krimit në Roskovec, 35-vjeçari u ngujua në makinë prej disa orësh

Tragjedi në Roskovec/ 35-vjeçari vret prindërit e ish-të
pamjet

ROSKOVEC- Autori Refit (Nertil) Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. 35-vjeçari ishte i rrethuar nga forcat speciale RENEA në zonën e ish-fushës së helikopterëve në fshatin Kurjan, ku qëndroi i ngujuar në automjetin e tij, ndërsa negociatorët tentuan disa herë ta bindnin të dorëzohej.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Roskovec. Konkretisht, 35-vjeçari ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakun, plagosi ish-vjehrrën, Bejlere Plakun, dhe mori me forcë ish-të dashurën, Rozalinda Plakun. E reja u lirua disa orë më vonë gjatë operacionit të policisë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Detaje nga ngjarja në Roskovec/ Autori mbyllet në automjet, refuzon të dorëzohet! “Blindohen” kodrat e Kurjanit, RENEA në terren

Tragjedi në Roskovec/ 35-vjeçari vret prindërit e ish-të

ROSKOVEC- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Roskovec, ku Refit Buzi ka vrarë ish-vjehrrin e tij me armë gjahu, ka plagosur ish-vjehrrën dhe më pas është larguar së bashku me ish-bashkëshorten. Bëhet me dije se Refit Buzi ka refuzuar të dorëzohet te policia pas disa orësh negociatash.

Sipas informacioneve paraprake, Buzi është futur brenda automjetit të tij dhe vijon rezistencën, ndërsa efektivët e policisë po përpiqen ta bindin. Si pasojë, në vendngjarje janë vendosur forcat speciale RENEA, të cilat prej disa orësh ndodhen në terren. Efektivë të pajisur me snajperë janë pozicionuar në zonë, ndërsa perimetri është rrethuar nga forcat e sigurisë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

RENEA blindon fshatin Cukalat dhe Kurjan, vendi ku dyshohet se fshihet Refit Buzi i armatosur

Tragjedi në Roskovec/ 35-vjeçari vret prindërit e ish-të
RENEA

CUKALAT- Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas u largua duke marrë me vete ish-bashkëshorten.

Burime për mediat bëjnë me dije se forcat speciale RENEA kanë rrethuar një zonë në fshatin Cukalat dhe fshatin Kurjan, aty ku dyshohet se mund të jetë strehuar 35-vjeçari. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ndodhet ende me ish-partneren e tij, ndërsa nuk ka ende të dhëna për gjendjen e saj.

Policia ka ngritur një perimetër sigurie dhe ka angazhuar forca të shumta në terren për kapjen e autorit të dyshuar. Operacioni vijon, ndërsa efektivët po përpiqen të negociojnë me 35-vjeçarin për dorëzimin e tij pa përshkallëzim të situatës./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

U mor peng nga ish-burri pasi i vrau të atin dhe i plagosi nënën, lirohet Rozalinda Plaka

Tragjedi në Roskovec/ 35-vjeçari vret prindërit e ish-të
Pamje nga vendngjarja

ROSKOVEC- 35-vjeçari Refit Buzi, i dyshuari për vrasjen e ish-vjehrrit dhe plagosjen e ish-vjehrrës në Fier, ka liruar ish-të fejuarën, të cilën dyshohet se e kishte marrë me forcë pas ngjarjes.

Pas negociatave të zhvilluara për disa orë me efektivët e forcave speciale RENEA, Buzi ka pranuar të lirojë gruan, ndërsa operacioni vijon për neutralizimin dhe shoqërimin e tij në polici.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari dyshohet se hyri në banesën e ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka, dhe e qëlloi me armë gjahu, duke i shkaktuar vdekjen. Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe ish-vjehrra e tij, Belere Plaka. Pas krimit, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja me automjet së bashku me ish-të fejuarën. /Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrasja dhe pengmarrja në Roskovec, niset RENEA nga Tirana, Refit Buzi i armatosur

Tragjedi në Roskovec/ 35-vjeçari vret prindërit e ish-të
RENEA

ROSKOVEC- Forcat RENEA janë nisur nga Tirana për të shkuar në Roskovec. Shkak për këtë është bërë fakti që autori 35-vjeçar i vrasjes, plagosjes dhe pengmarrjes Refit Buzi është në arrati i armatosur. 

Sipas informacioneve paraprake, Buzi ka shkuar në banesën e ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka, ku dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu, duke e lënë të vdekur në vend. Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe ish-vjehrra e tij, Belere Plaka, ndërsa më pas 35-vjeçari u largua nga vendngjarja duke marrë me vete ish-bashkëshorten./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën/ Ja kush është autori në Roskovec, 35-vjeçari ishte konfliktuar më parë në Angli për shtëpitë e barit

Tragjedi në Roskovec/ 35-vjeçari vret prindërit e ish-të
Refit Buzi

ROSKOVEC- Ky është 35-vjeçari Refit Buzi, i cili dyshohet si autor i ngjarjes së rëndë të regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Sipas informacioneve paraprake, Buzi ka shkuar në banesën e ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka, ku dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu, duke e lënë të vdekur në vend.

Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe ish-vjehrra e tij, Belere Plaka, ndërsa më pas 35-vjeçari u largua nga vendngjarja duke marrë me vete ish-bashkëshorten.

Ngjarja dyshohet se është paraprirë nga konflikte të vazhdueshme mes autorit të dyshuar dhe familjes së ish-bashkëshortes. Familjarët kanë deklaruar se Buzi kishte pasur më herët probleme ligjore për shkak të kërcënimeve ndaj tyre, ndërsa pretendojnë se ai kishte përdorur edhe armë për t’i frikësuar.

Ai banonte në të njëjtën zonë me familjen Plaka, ku ndodhi edhe krimi. Burimet bëjnë me dije se 35-vjeçari kishte emigruar në Angli dhe aty ishte përfshirë në një konflikt për 'shtëpitë e barit'./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Pa mua s’ke jetë”/ Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit gjatë ngjarjes: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve(VIDEO)

Tragjedi në Roskovec/ 35-vjeçari vret prindërit e ish-të
Vellai i viktimes

ROSKOVEC- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë më Roskovec, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se vrau ish-vjehrrin e tij dhe plagosi ish-vjehrrën, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes së bashku me ish-të fejuarën.

Vëllai i viktimës ka deklaruar se krimi dyshohet të ketë qenë i paralajmëruar dhe i paramenduar. Sipas tij, Buzi kishte kërcënuar më herët familjen, duke u shprehur se nëse marrëdhënia me ish-të fejuarën nuk do të rikthehej, ai do të hakmerrej ndaj tyre.

“Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku. Vajza qëndronte këtu. Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Tani ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar," tha vëllai i viktimës./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën/ PAMJET nga vendi i ngjarjes në Roskovec

Tragjedi në Roskovec/ 35-vjeçari vret prindërit e ish-të
Pamjet

ROSKOVEC- Pamjet e mëposhtme janë nga banesa ku ndodhi ngjarja tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Sipas të dhënave paraprake, 35-vjeçari Refit Buzi qëlloi me armë gjahu ndaj ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka, 58 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend.

Si pasojë e të shtënave u plagos edhe Belere Plaka, rreth 55 vjeçe, e cila u dërgua në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Pas krimit, autori u largua nga banesa duke marrë me vete armën e gjahut. Forca të shumta policie janë angazhuar në operacionin për gjetjen dhe arrestimin e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Kush është 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin dhe rrëmbeu ish-bashkëshorten e tij

Tragjedi në Roskovec/ 35-vjeçari vret prindërit e ish-të
Policia

ROSKOVEC- Emrat e personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë sot në fshatin Vidhisht janë zbuluar. Mësohet se autori i vrasjes, plagosjes dhe rrëmbimit të ish-bashkëshortes së tij është 35-vjeçari Refit Buzi. 

Buzi me armë gjahu ka vrarë ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën, Belere Plaka, rreth 55 vjeçe. Autori më pas është larguar nga vendi i ngjares bashkë më ish-bashkëshorten Rozalina Plaka, duke marrë me vete edhe armën e gjahut./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

58-vjeçari u vra nga ish-dhëndri, nipi i viktimës: Policia s’e hapte telefonin

Tragjedi në Roskovec/ 35-vjeçari vret prindërit e ish-të

ROSKOVEC- Detaje të reja kanë dal nga vrasja në fshatin Vidhisht mëngjesin e sotëm. Nipi i viktimës ka rrëfyer momentet e para të ngjarjes, duke thënë se u zgjua nga zhurma e të shtënave dhe se familja kishte qenë në dijeni të konflikteve të vazhdueshme mes autorit të dyshuar dhe ish-bashkëshortes së tij.

“Dëgjova krisma rreth orës 05:00 të mëngjesit. Ishim të gjithë në gjumë. U zgjova dhe dola në ballkon, dëgjova zhurmë nga shtëpia e xhaxhait. Pastaj dëgjova krismën e dytë. I rashë policisë, por nuk e hapte telefonin. Kjo ngjarje ishte e paralajmëruar. Personi në fjalë është kapur disa herë, policia e kapte, prokuroria e nxirrte dhe ja sot ndodhi kjo ngjarje e rëndë”, u shpreh ai.

Sipas tij, bashkëshortja e viktimës ndodhet në spital, ndërsa autori i dyshuar është larguar duke marrë me vete dhe ish-bashkëshorten e tij 24-vjeçare.

“Nusja e xhaxhait është në spital, nuk e dimë si është gjendja. Ka rrëmbyer edhe çupën, është 24 vjeçe. Kanë ndodhur konflikte, kemi qenë në dijeni për shkak të vajzës. Kanë qenë të lidhur, janë ndarë dhe sot erdhi kjo situatë. Ai ka shkuar edhe në Tiranë dhe e ka kërcënuar vajzën. Policia e ka marrë disa herë, por e kanë nxjerrë”, deklaroi nipi i viktimës./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrasja në Roskovec, policia: 35-vjeçari plagosi dhe ish-vjehrrën

Tragjedi në Roskovec/ 35-vjeçari vret prindërit e ish-të
Policia

ROSKOVEC- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotshëm në fshatin Vidhisht. Mësohet se autori 35-vjeçar me armë gjahu ka vrarë fillimisht ish-vjehrrin e tij dhe më pas ka plagosur dhe ish-vjehrrën. 

Gjatë tentativës për tu larguar nga vendngjarja, 35-vjeçari nën kërcënimin e armës ka rrëmbyer ish-bashkëshorten e tij dhe është larguar me makinë. 

Njoftimi i Policisë:

Roskovec/Informacion paraprak Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

E rëndë në Fier/ Burri vret ish-vjehrrin në fshatin Vidhisht dhe merr peng ish-gruan

Tragjedi në Roskovec/ 35-vjeçari vret prindërit e ish-të
Policia

FIER- Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në fshatin Vidhisht në Fier. Mësohet se një burrë ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin në këtë fshat. 

Ndërkohë që ka marrë peng dhe ish-gruan e tij. Autoritetët policore janë lajmëruar nga familjarët e tjerë, ndërkohë që pritet ndërhyrja për të shpëtuar gruan e marrë peng./Dosja.al

refit buzi kosta plaka belere plaka rozalina plaka

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin