LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E rëndë në Shkodër/ 25-vjeçari qëllon me armë zjarri babë e bir, i riu ndërron jetë në spital! Autori plagoset me thikë (EMRAT+ FOTO)

• Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, 25-vjeçari Andri Vulaj ka plagosur me armë zjarri Qamil Lulin 63 vjeç dhe Ylber Lulin 24 vjeç, babë e bir. • Si pasojë e plagëve të marra, 24-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. • Ndërkohë, i plagosur me thikë ka mbetur edhe vetë autori, Andri Vulaj, ndërsa është vënë në pranga nga policia. • Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. • Sakaq, grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

“Konflikti nisi për një vështrim”/ Vrasja e 24-vjeçarit në Shkodër, autori: Babë e bir më sulmuan me thikë, nxora armën për vetëmbrojtje

E rëndë në Shkodër/ 25-vjeçari qëllon me
Ylber Luli

SHKODËR- Detaje të reja vijojnë të dalin nga ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku mbeti i vrarë 24-vjeçari Ylber Luli. Konflikti mes 25-vjeçarit Andri Vulaj dhe Ylber Lulit dyshohet se ka nisur në zonën e Gjuhadolit, pas një përplasjeje verbale që lidhej me një vështrim mes tyre.

Më pas Andri Vulaj ka shkuar pranë banesës së Ylber Lulit, ku është përfshirë në një konflikt fizik me 24-vjeçarin dhe babain e tij, 63-vjeçarin Qamil Luli. Gjatë përplasjes, sipas dëshmisë paraprake të dhënë nga Vulaj, ai është sulmuar me thikë nga babë e bir dhe ka nxjerrë armën e zjarrit, duke pretenduar se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Një plumb ka prekur në kraharor 24-vjeçarin Ylber Luli, i cili u transportua në spital, por nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Ndërkohë, Andri Vulaj dhe Qamil Luli kanë mbetur të plagosur gjatë konfliktit dhe sipas të dhënave paraprake ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës ka arrestuar 25-vjeçarin Andri Vulaj, ndërsa në vendngjarje është sekuestruar edhe arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur. Gjithashtu grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive për konfliktin që përfundoi me vrasje./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

DINAMIKA e vrasjes në Shkodër/ Autori u konfliktua fillimisht me 24-vjeçarin në një lokal, më pas i shkoi me pistoletë në banesë

E rëndë në Shkodër/ 25-vjeçari qëllon me

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku Ylber Luli mbeti i vrarë pas të shtënave me armë dhe i ati Qamil Luli mbeti i plagosur. Mësohet se fillimisht 24-vjeçari Ylber Luli dhe autori Andri Vulaj janë konfliktuar gjatë mbrëmjes në një lokal në zonën e Gjuhadolit dhe më pas autori ka shkuar në banesën e viktimës rreth orës 5:00 të mëngjesit me idenë për tu sqaruar.

Vulaj ka shkuar i armatosur në banesën e Lulit dhe në bisedë e sipër, viktima dhe autori janë përleshur me njëri-tjetrin fizikisht. Në përleshje është përfshirë edhe babai i viktimës Qamil Luli. Në konflikt e sipër, Vulaj ka nxjerrë armën, një pistoletë që kishte me vete dhe ka qëlluar në drejtim të 24 vjeçarit, i cili humbi jetën në spital. 

Gjatë përleshjes, i plagosur me thikë ka mbetur edhe Andri Vulaj. Pas ngjarjes ka mbërritur edhe policia, të cilët bënë ndalimin e autorit si dhe sekuestruan armën me të cilën Vulaj qëlloi viktimën.

Viktima gjithashtu është parë duke qëndruar deri në orët e vona jashtë banesës brenda makinës së tij bashkë me një person tjetër, ndërsa rreth orës 2 pas mesnate është futur në banesë. Tre orë më pas, Andri Vulaj ka shkuar në shtëpinë e viktimës duke qëlluar ndaj Ylber Lulit pas përleshjes fizike dhe plagosjes me thikë mes tyre./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Të shtënat me armë në Shkodër/ Del FOTOJA e 24-vjeçarit që mbeti i vrarë, i ati u plagos

E rëndë në Shkodër/ 25-vjeçari qëllon me
Ylber Luli

SHKODËR- Personi që shihni në foto është 24-vjeçari Ylber Luli, i cili mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri në Shkodër.  Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku Andri Vulaj, 25 vjeç, qëlloi me armë zjarri Qamil Lulin, 63 vjeç, dhe djalin e tij, Ylber Lulin, 24 vjeç. Luli ishte i angazhuar në sektorin e turizmit në Shkodër dhe ushtronte profesionin e udhërrëfyesit turistik.

I plagosur mbeti me thikë edhe Andri Vulaj. Të tre të plagosurit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, por Ylber Luli, 24 vjeç, nuk mundi tu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë. Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë ndërhynë në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e Andri Vulajt.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Sakaq, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohen përgjegjësitë e secilit prej personave të përfshirë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

E rëndë në Shkodër/ 25-vjeçari qëllon me armë zjarri babë e bir, i riu ndërron jetë në spital! Autori plagoset me thikë (EMRAT)

E rëndë në Shkodër/ 25-vjeçari qëllon me

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, 25-vjeçari Andri Vulaj ka plagosur me armë zjarri Qamil Lulin 63 vjeç dhe Ylber Lulin 24 vjeç, babë e bir.

Si pasojë e plagëve të marra, 24-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë, i plagosur me thikë ka mbetur edhe vetë autori, Andri Vulaj, ndërsa është vënë në pranga nga policia. Sakaq, grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj./Dosja.al

qamil luli ylber luli

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin