LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tropojë/ Rama: TV kombëtare u kthye në pasqyrë gënjeshtrash, kemi bërë më shumë se Qeveritë e tjera

• Kryeministri Edi Rama vijon turin e tij në Bashkitë e vendit. Sot ai ndodhet në Tropojë. • Gjatë fjalës së tij përballë fermerëve, Rama sulmoi mediat, duke thënë se po shkruajnë shpifje. •Ai mori si shembull një TV kombëtar, duke iu referuar pa emër, mirëpo sulmi ishte për Top Channel. •Ai tha se kjo media kërkoi nga AZHBR 120 mln lekë, e kur nuk i mori u kthye në pasqyrë shpfjesh. Duke vijuar më tej, Rama bashkëbisedoi me fermerët dhe dëgjoi shqetësimet e tyre. •Ai shtoi se qeveria e tij ka bërë më shumë se të mëparshmet. •Deputeti socialist, Pandeli Majko deklaroi se qeveria ka nisur bisedimet dhe kreu i Kadastrës Artan Lame u ka premtuar që projekti pilot për qarkun do të nisë nga Tropoja. •Po ashtu, ai zbuloi se brenda muajit pritet të firmoset marrëveshja me qeverinë e Kosovës për lëvizjen ndërkufitare dhe për heqjen e kufizimit për kalimin mallrave me vlerë jo më shumë se 300 euro në kufi.

6 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

'Është më cilësori në botë'/ Biznesmeni demokrat në Tropojë: Kromi im ia kalon vlerës së vajit të Arabisë Saudite

Tropojë/ Rama: TV kombëtare u kthye në pasqyrë
Edi Rama

TROPOJË- Biznesmeni në Tropojë, Sahit Muja i prezantoi kryeministrit Edi Rama planet e tij për zgjerimin e biznesit. Gjatë takimit të Ramës në Tropojë, Muja i bëri të ditur se kompania e tij e cila është sipas tij e para në botë për kromin më cilësor, ka hasur vështirësi me procedura dhe me ministrinë. Pas përfundimit të fjalës së tij, Rama i tha se mbase ministria është frikësuar nga fjalët e tij se do shpëtojë botën. Mirëpo, pavarësisht këtyre fjalëve, kreu i Qeverisë tha se do e marrë seriozisht shqetësimet që ai kishte. 

Biznesmeni: Jam Sahit Muja, biznesmen shqiptar, investitor në Tropojë, jam punëdhënësi më i madh në Tropojë. Do të prezantoj kromin më cilësor në botë dhe magnezin më cilësor që ka njohur bota. Kam këtu kolegun tim partner, kemi 2 farma në Tropojë. Kemi krijuar vende pune në këtë lulen që po mbillet, është një lule magjike, agronomët po marrin mbi 3 mijë euro rrogë. 

Sa ka vlerë vaji i arabisë saudite ky ka vlerë për të pastruar komplet Co2 e botës. Nëse hekurudha e trenit kalon në Tropojë, këdo kodra i ka bërë zoti për një arsye, ne kemi zbuluar 40 miliard ton magnez. Problemi që kam pasur unë është se kam 10 vite që vij në zyra. Me këtë magnezin, 

Letrat ngelën te ti nuk erdhëm dot, e kemi cuar në Neë York. është vendimi i Këshillit të Ministrave, po nuk zbatohet vendimi, janë të shpallur zonat 3 vjeçare, takova kryeministrin e Belgjikës, të bëri të fala, ai kishte kompaninë që unë bashkëpunoj me të, erdhëm takuam dhe zëvendës kryeministrin. Ne kërkojmë që të na jepet mundësia që të zbatohet ligji që e ke firmosur. Këto 2 gjëra unë i kërkoj se s'bën. Unë jam demokrat, respektoj atë që ke bërë për Shqipërinë. Unë kam sjellë miliarderë, ndihmoj jetimë, në derën time i kam dhënë mundësinë kujdo. Këto janë dy mineralet më të mira që ka bota. 

Edi Rama: Unë do merrem seriozisht me këtë që thatë ju po do i keni tremb ata të ministrisë, duke i thënë se do shpëtoni botën. Unë do merrem seriozisht po do e shohim se si do shpëtojmë Tropojën e më pas për botën flasim prapë.

4 VITE ME PARE

Largimet e shqiptarëve, 'justifikohet' Rama: Vetëm në vendet diktatoriale vihet në diskutim liria e njerëzve për të ikur

Tropojë/ Rama: TV kombëtare u kthye në pasqyrë
Edi Rama

TROPOJË- Kryeministri Edi Rama preku çështjen e largimit të shqiptarëve nga vendi gjatë takimit me fermerët në Tropojë. Ai u shpreh se largimi masiv ndodh në çdo vend madje dhe në Britani, në disa zona ku jetesa është e vështirë.

'Lexova një analizë të një gazetareje britanike e cila kishte shkruar pas intervistës time. Thoshte vetëm vendet diktatoriale vënë në diskutim lirinë e njerëzve për të ikur apo për të ardhur, shqiptarët sot thoshte po bën atë që bota e ka bërë që në lindje të saj. Po bën atë që ne kur kemi qënë më pak të pasur se sot, po bën atë që e kemi bërë. Po e bën atë që bëjnë njerëz të Britanisë që jetojnë në zona të vështira. Është e pamundur dhe jo e drejtë që tu thuhet njerëzve rrini këtu e mos ikni se këtu është atdheu. Njerëzit i marrin vetë vendimet e tyre, nuk jemi në kohën e komunizmit që na detyronin të mbyllnim dritaret. është fakt se në Shqipëri nëse do t'ia krijosh vetes mundësi ia krijon. '- tha Rama nga Tropoja.

4 VITE ME PARE

Rama në Tropojë: Ne kemi bërë atë çka të gjithë qeveritë e tjera të marra së bashku s’e kanë arritur

Tropojë/ Rama: TV kombëtare u kthye në pasqyrë
Edi Rama

TROPOJË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Qeveria e tij ka bërë më shumë se ato të mëparshmet. Nga takimi me fermerët, Rama u shpreh se qeveria është përqëndruar në programe që kanë lidhje me zhvillimin dhe rritjen urbane të zonës. 

'Aty ku deri dje dukej një utopi që mund të zhvillohej një sipërfaqe funksionale dhe fitimprurëse, kjo gjë po ndodh. Programi i rritjes urbane që u përqendrua fillimisht në qytet i ka hapur rrugë zhvillimit të turizmit që deri dje ishte dëshirë. Më vjen mirë që ne në këtë zonë nuk jemi shërbyer me votë, jo shumë shpesh na keni votuar, por ne kemi bërë atë që qeveri të tjera të marra së bashku se kanë bërë. Të mendosh që sot, këtë vit Tropoja ka numëruar 150 mijë vizitorë është kuptimplotë. Objektivi ynë do jetë që këta vizitorë të qëndrojnë më gjatë.’- u shpreh Rama.

4 VITE ME PARE

Sulmon sërish Top Channel! Rama: TV kërkoi nga AZHBR 120 mln lekë, kur nuk i mori u kthye në pasqyrë shpifjesh

Tropojë/ Rama: TV kombëtare u kthye në pasqyrë
Edi Rama

TROPOJË- Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish median Top Channel. Nga Tropoja, kreu i Qeverisë tha se ky televizion kërkoi të merrte 120 milionë lekë nga AZHBR-ja e kur nuk i mori nisi me sulmet, duke thënë se çdo gjë e shkruar nga ata ishte shpifje. 

'Ju e patë rastin se si një TV kombëtar i drejtohej AZHBRS-ë, i thotë ne duam 120 mln lekë që të promovojmë punën tuaj, se investimet tuaja janë kështu e janë ashtu, kërkojnë para që AZHBR nuk i ka dhe nuk i jep dot se i ka për t'ia dhënë artizianëve dhe bujqve. Mbasi nuk i merr paratë, ekrani kthehet në një pasqyrë shpifjesh, për të goditur një punë që mund të ketë patjetër të metat e veta. Por, që në fund të ditës është puna e mijëra njerëzve dhe çfarë mesazhi merr dikush që nuk e di. Se nuk i bie rruga ndonjëherë që të kalojë në këtë realitet.'- tha Rama.

4 VITE ME PARE

Takimi me fermerët në Tropojë, Majko: Brenda nëntorit firmoset me Kosovën marrëveshja për lëvizjen ndërkufitare

Tropojë/ Rama: TV kombëtare u kthye në pasqyrë
Pandeli Majko

TROPOJË-Turi i kryeministrit Edi Rama në bashkitë e vendit, vijon edhe sot. Ai së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe deputetin Pandeli Majko, ndodhen në Tropojë. Majko foli për çështjen e regjistrimit të pronës. Ai u shpreh se qeveria ka nisur bisedimet dhe kreu i Kadastrës Artan Lame u ka premtuar që projekti pilot për qarkun do të nisë nga Tropoja. Po ashtu, ai zbuloi se brenda muajit pritet të firmoset marrëveshja me qeverinë e Kosovës për lëvizjen ndërkufitare dhe për heqjen e kufizimit për kalimin mallrave me vlerë jo më shumë se 300 euro në kufi.

“Në pikat kufitare, nuk mund të kalojnë më shumë se 300 euro. Brenda muajit nëntor do të firmoset marrëveshja me qeverinë e Kosovës për lëvizjen ndërkufitare. Duhet t’i biesh nga dogana e Kukësit për të kaluar një mall. Ndërkohë që Tropoja qendrën e ka në Gjakovë. Puna do të japë rezultat të pritshëm për komunitetin që barriera 300 euro të hiqet. Fjala kontrabandë nuk ka kuptim kur në të dyja anët ndodhën njerëzit tanë. Një projekt i rëndësishëm është rruga që lidh Tropojën me Plavën dhe Gucinë.”- tha Majko.

edi rama rama ne tropoje

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin