Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Korçës. • I plagosur ka mbetur 40-vjeçari, Ergyst Shtylla. • 40-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, dhe gjithashtu mësohet është në reanimacion. • Arsyet e plagosjes ende nuk dihen, ndërsa autori është në kërkim dhe identiteti i tij nuk dihet ende. • Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
2 artikuj për këtë temë.
KORÇË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Korçës. I plagosur ka mbetur 40-vjeçari, Ergyst Shtylla. 40-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, dhe gjithashtu mësohet është në reanimacion.
Arsyet e plagosjes ende nuk dihen, ndërsa autori është në kërkim dhe identiteti i tij nuk dihet ende. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, shtetasi E. Sh. 40 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga një shtetas ende i paideNtifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
KORÇË- Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Korçës. Mësohet se nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person.
Ai është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se i plagosuri është në reanimacion. Policia në kërkim të autorit. Ende nuk dihen shkaqet që sollën plagosjen e personit.