Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Një shpërthim me tritol ka tronditur mbrëmjen e kësaj të shtune lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. • Bëhet me dije se lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e një banese në qendër të qytetit, prapa Bashkisë së Shkodrës, e cila është në pronësi të një 60-vjeçari, Metin Bushati. • Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. • Si pasojë e shpërthimit, janë thyer edhe xhamat e pallateve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes. • Policia dyshon se motivet e ngjarjes mund të lidhen me vëllanë e 60-vjeçarit, Gezim Bushati, dhe veprimtarinë e tij në Gjermani. • Ndërkohë, Forca të shumta Policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
2 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Policia ka reaguar lidhur me shpërthimin me lëndë plasëse në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Blutë bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur në oborrin e një banese në qendër të qytetit, prapa Bashkisë së Shkodrës, e cila është në pronësi të një 60-vjeçari, Metin Bushati.
Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Si pasojë e shpërthimit, janë thyer edhe xhamat e pallateve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes.
Ndërkohë, Forca të shumta Policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër / Informacion paraprak. Rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., rreth 60 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./Dosja.al
SHKODËR- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e kësaj të shtune qytetin e Shkodrës. Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në një banesë pranë godinës së Bashkisë Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë dhe po vijon puna për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të shpërthimit./Dosja.al