LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

GJKKO lë në burg Ergys Agasin, zbardhen akuzat e SPAK! Avokati Haxhia: I rrëzuam njërën prej tyre

• Ergys Agasi u përball ditën e sotme me masën e sigurisë nga Gjykata e Posaçme. • Fillimisht në ambientet e gjykatës ka shkuar avokati i tij, Maks Haxhia dhe më pas është transportuar me furgon dhe Agasi nga paraburgimi që ndodhej. • Pas nisjes së seancës në GJKKO, avokati i tij Maks Haxhia, ka kërkuar kohë që të njihet me materialet dhe provat e dosjes hetimore të paraqitura nga SPAK. • Pas shqyrtimit të kërkesës, gjykata vendosi ta ndërpresë procesin për dy orë për t'i dhënë kohë avokatit. • Seanca në GJKKO pritet të rifillojë pas këtij afati për të dëgjuar pretendimet e palëve dhe për të dhënë vendimin mbi masën e sigurisë. • Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Ergys Agasi. • Mësohet se, ky vendim u mor pas shqyrtimit të kërkesës së palës mbrojtëse, duke përcaktuar se Agasi do të vijojë të qëndrojë në qeli pas arrestimit të tij dy ditë më parë, më 26 gusht. • Pavarësisht vendimit të trupës gjykuese, avokati mbrojtës Maks Haxhia deklaroi pas seancës se mbrojtja arriti të rrëzonte një nga akuzat më të rënda të ngritura ndaj klientit të tij. • GJKKO ka zbardhur zyrtarisht të gjitha akuzat e rënda që rëndojnë mbi biznesmenin Ergys Agasi, për të cilin u vendos lënia në fuqi e masës së sigurisë “arrest në burg”. • Sipas vendimit të shpallur nga gjyqtarja Rudina Palloj, pas kërkesës së SPAK-ut për marrjen e tij në pyetje, Agasi është nën hetim për një sërë veprash penale të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. • Në dosjen zyrtare të Prokurorisë së Posaçme, Agasi akuzohet për “konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës”, “heqje të paligjshme të lirisë” dhe “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

8 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

GJKKO e la në “arrest me burg”/ Ja akuzat që rëndojnë ndaj biznesmenit Ergys Agasi

GJKKO lë në burg Ergys Agasin, zbardhen akuzat e SPAK! Avokati Haxhia:
Ergys Agasi

TIRANË-  Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka zbardhur zyrtarisht të gjitha akuzat e rënda që rëndojnë mbi biznesmenin Ergys Agasi, për të cilin u vendos lënia në fuqi e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Sipas vendimit të shpallur nga gjyqtarja Rudina Palloj, pas kërkesës së SPAK-ut për marrjen e tij në pyetje, Agasi është nën hetim për një sërë veprash penale të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në dosjen zyrtare të Prokurorisë së Posaçme, Agasi akuzohet për “konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës”, “heqje të paligjshme të lirisë” dhe “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Veç këtyre, ndaj tij rëndojnë edhe akuzat e pastrimit të parave, pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, si dhe “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer kjo e fundit në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. Përmes këtij vendimi, gjykata konfirmoi vazhdimin e masës më të rëndë shtrënguese, ndërsa i la afat 5 ditë palës mbrojtëse për të bërë ankimim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

NJOFTIM PËR MEDIAT:

"1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 27.08.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje të personit nën hetim Ergys Agasi, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, me vendimin nr. 62, datë 28.08.2026, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 125, datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ergys Agasi (me gjeneralitetet sipas pjesës hyrëse të vendimit), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 110, 170/b, 258, 28/4, 287 dhe 333/a, 334 të Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 259, pg 2 në lidhje me nenin 50, shkronja h) të Kodit Penal (sipas Urdhrit të Prokurorisë së Posaçme për ndryshimin/saktësimin e cilësimit juridik dhe pasqyrimin e të dhënave në regjistër, datë 16.04.2026).
2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. Tiranë, më datë 28.08.2026 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.", njofton GJKKO./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

GJKKO lë në burg Ergys Agasin/ Avokati Haxhia: I ra akuza për heqjen e lirisë, s'ka lidhje me tenderat

GJKKO lë në burg Ergys Agasin, zbardhen akuzat e SPAK! Avokati Haxhia:
Maks Haxhia

TIRANË-  Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për biznesmenin Ergys Agasi, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme pas një seance maratonë.

Pavarësisht vendimit të trupës gjykuese, avokati mbrojtës Maks Haxhia deklaroi pas seancës se mbrojtja arriti të rrëzonte një nga akuzat më të rënda të ngritura ndaj klientit të tij.

“Problemi është që akuza e heqjes së paligjshme të, lirisë në drejtim të zotit Agasi me analizat që iu bënë provave të administruara dhe vendimeve të prokurorisë, tregoi dhe çoi në çlirimin e kësaj akuze në ngarkim të zotit Agasi.

Akuza për korrupsion pasiv, pasiguria e matrialit të paraqitur deri tani e ka ndjekur akuën për të qendruar në pozitat e presionit ndaj gjykatës, sot u paraqit kjo akuzë. Klienti foli dhe dha shpjegime dhe insistoi e provoi se nuk ka qenë kurrë pjesëmarrës në tendera, nuk ka apsur asnjë përfitim dhe nëpërmjet tenderimin dhe nuk ka qenë pjesë e grupeve kriminale në presione të ndryshme”, tha ai.

Haxhia sqaroi se pas analizës së provave të administruara, akuza për “heqje të paligjshme të lirisë” në ngarkim të Agasit ra. Sipas avokatit, akuza për korrupsion pasiv u paraqit sot nga prokuroria përmes një materiali të pasigurt, me synim ushtrimin e presionit mbi gjykatën.

Ndërkohë, mësohet se, Agasi dha shpjegime të detajuara para togave të zeza, ku insistoi dhe provoi se nuk ka qenë kurrë pjesëmarrës apo përfitues në tendera publikë dhe as pjesë e grupeve kriminale./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

U arrestua dy ditë më parë! GJKKO lë në burg biznesmenin Ergys Agasi

 

GJKKO lë në burg Ergys Agasin, zbardhen akuzat e SPAK! Avokati Haxhia:
Ergys Agasi

 

TIRANË-  Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Ergys Agasi. Mësohet se, ky vendim u mor pas shqyrtimit të kërkesës së palës mbrojtëse, duke përcaktuar se Agasi do të vijojë të qëndrojë në qeli pas arrestimit të tij dy ditë më parë, më 26 gusht.

Biznesmeni ndodhej prej muajsh në arrati dhe kërkohej nga SPAK-u në kuadër të hetimeve për aferat korruptive me AKSHI-n.

Ndaj Agasit janë ngritur një sërë akuzash nga Prokuroria e Posaçme, përfshirë “grup të strukturuar kriminal”, “pastrim të produkteve të veprës penale”, “shkelje të barazisë në tendera”, “konkurrencë të paligjshme” dhe “heqje të paligjshme të lirisë”. Me lënien në fuqi të masës më të rëndë të sigurisë, hetimet ndaj tij do të vijojnë ndërsa ai ndodhet në paraburgim./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

GJKKO tërhiqet për vendimin ndaj Ergys Agasit/ SPAK kërkon "arrest në burg"! Zbardhen provat

GJKKO lë në burg Ergys Agasin, zbardhen akuzat e SPAK! Avokati Haxhia:
Ergys Agasi

TIRANË- Pas një seance maratonë me debate të forta ligjore mes palëve, trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin mbi masën e sigurisë ndaj biznesmenit Ergys Agasi.

Mësohet se, organi i akuzës i qëndron kërkesës për lënien në fuqi të masës "arrest në burg", me pretendimin se disponon prova të forta që mbështesin dyshimet për pastrim parash dhe ndikim në tendera publikë.

Ndër provat kryesore të paraqitura nga prokuroria janë disa regjistrime me video të bëra në zyrën e Agasit. Sipas akuzës, pamjet e filmuara nga vetë biznesmeni gjatë takimeve me persona të ndryshëm shërbejnë si prova kyçe në dosje.

Avokati Maks Haxhia i hodhi poshtë pretendimet e SPAK-ut, duke deklaruar se nuk ka asnjë provë konkrete që e lidh klientin e tij me veprat penale. Seanca u ndërpre disa herë me kërkesë të mbrojtjes për t'u njohur me aktet./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Ndërpritet për herë të dytë seanca për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit në GJKKO

GJKKO lë në burg Ergys Agasin, zbardhen akuzat e SPAK! Avokati Haxhia:
Ergys Agasi

TIRANË-  Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit Ergys Agasi është ndërprerë për herë të dytë, pas më shumë se dy orësh diskutimesh.

Mësohet se, seanca e cila rinsi në orën 12:00, u pezullua ndërsa avokati mbrojtës Maks Haxhia po vijonte paraqitjen e argumenteve të tij ligjore. Zgjatja e fjalës së mbrojtjes u bë shkak për ndërprerjen e procesit, i cili pritet të vijojë në një moment të dytë gjatë ditës.

Më herët, gjykata kishte miratuar një tjetër ndërprerje me kërkesë të mbrojtjes, pasi avokati Haxhia kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore dhe vendimin e caktimit të masës, me pretendimin se nuk i kishte pasur më parë në dispozicion.

Ergys Agasi doli sot para togave të zeza për verifikimin e masës "arrest në burg", e cila ndaj tij ishte caktuar në mungesë. Biznesmeni ndodhej në kërkim që prej muajit dhjetor 2025 dhe u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës. Në momentin e ndalimit, ai ndodhej në automjet me ish-punonjësin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, i cili po ashtu ra në pranga.

Pas përfundimit të argumenteve të mbrojtjes, trupi gjykues pritet të tërhiqet për të marrë vendimin nëse do të lërë në fuqi masën e arrestit me burg apo do ta ndryshojë atë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohen nga detyra 2 efektivë të “Shqiponjave”

GJKKO lë në burg Ergys Agasin, zbardhen akuzat e SPAK! Avokati Haxhia:
Ergys Agasi

TIRANË- Dy efektivë të forcave “Shqiponja” janë pezulluar nga detyra për shkak të nxjerrjes së fotove të Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut nga Drejtoria e Policisë. Pas arrestimit të Agasit, në media u shpërndanë shumë foto të tij teksa ndodhej duke u marrë në pyetje. 

Për këtë arsye, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetim administrativ. Efektivët e “Shqiponjave” do të jenë të pezulluar nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave. 

Si u arrestua Agasi?

I shumëkërkuari nga SPAK për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi, u arrestua nga policia në zonën e Plepave në Durrës, pasi u lokalizua fillimisht në Elbasan. Bashkë me të u prangos edhe ish-efektivi i policisë, Uljan Shpataraku. Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn, i arrestuar pak javë më parë në Francë, krijoi një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve publikë përmes korrupsionit, dhunës dhe pengmarrjes.

Në kuadër të kësaj dosje, ish-drejtoreshës së AKSHI-t i është lehtësuar masa e sigurisë në "detyrim paraqitje". Pas arrestimit të Agasit dhe ish-efektivit Uljan Shpataraku në Plepa të Durrësit, policia ushtroi kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në banesën e Shpatarakut te “Liqeni i Thatë” për të sekuestruar prova elektronike e dokumente lidhur me dosjen e AKSHI-t./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Pak pasi nisi, ndërpritet seanca gjyqësore për Ergys Agasin, avokati kërkon kohë të njihet me dosjen hetimore

GJKKO lë në burg Ergys Agasin, zbardhen akuzat e SPAK! Avokati Haxhia:
Ergys Agasi

TIRANË- Seanca për Ergys Agasin në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për masën e sigurisë, është ndërprerë për dy orë. Shkak është bërë kërkesa e avokatit të Agasit, Maks Haxhia, i cili ka kërkuar kohë që të njihet me materialet dhe provat e dosjes hetimore të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas shqyrtimit të kërkesës, gjykata vendosi ta ndërpresë procesin për dy orë. Seanca në GJKKO pritet të rifillojë pas këtij afati për të dëgjuar pretendimet e palëve dhe për të dhënë vendimin mbi masën e sigurisë.

Si u arrestua Agasi?

I shumëkërkuari nga SPAK për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi, u arrestua nga policia në zonën e Plepave në Durrës, pasi u lokalizua fillimisht në Elbasan. Bashkë me të u prangos edhe ish-efektivi i policisë, Uljan Shpataraku. Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn, i arrestuar pak javë më parë në Francë, krijoi një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve publikë përmes korrupsionit, dhunës dhe pengmarrjes.

Në kuadër të kësaj dosje, ish-drejtoreshës së AKSHI-t i është lehtësuar masa e sigurisë në "detyrim paraqitje". Pas arrestimit të Agasit dhe ish-efektivit Uljan Shpataraku në Plepa të Durrësit, policia ushtroi kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në banesën e Shpatarakut te “Liqeni i Thatë” për të sekuestruar prova elektronike e dokumente lidhur me dosjen e AKSHI-t./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Jepet masa e sigurisë ndaj Ergys Agasit/ Mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij, Maks Haxhia

GJKKO lë në burg Ergys Agasin, zbardhen akuzat e SPAK! Avokati Haxhia:
Maks Haxhia

TIRANË- Ergys Agasi do të përballet ditën e sotme me masën e sigurisë nga Gjykata e Posaçme. Fillimisht në ambientet e gjykatës ka shkuar avokati i tij, Maks Haxhia, ku pritet të zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj klientit të tij. Agasi përballet me masën e sigurisë “arrest në burg”, e vendosur më herët në mungesë.

Si u arrestua Agasi?

I shumëkërkuari nga SPAK për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi, u arrestua nga policia në zonën e Plepave në Durrës, pasi u lokalizua fillimisht në Elbasan. Bashkë me të u prangos edhe ish-efektivi i policisë, Uljan Shpataraku. Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn, i arrestuar pak javë më parë në Francë, krijoi një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve publikë përmes korrupsionit, dhunës dhe pengmarrjes.

Në kuadër të kësaj dosje, ish-drejtoreshës së AKSHI-t i është lehtësuar masa e sigurisë në "detyrim paraqitje". Pas arrestimit të Agasit dhe ish-efektivit Uljan Shpataraku në Plepa të Durrësit, policia ushtroi kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në banesën e Shpatarakut te “Liqeni i Thatë” për të sekuestruar prova elektronike e dokumente lidhur me dosjen e AKSHI-t./Dosja.al

ergys agasi maks haxhia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin