Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. • Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional. • Janë zbardhur pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, siguruar nga Dosja.al lidhur me goditjen e grupit kriminal të Suel Çelës alias Marjus Lulaj. • Në dosjen e SPAK thuhet se organizata kriminale që drejtohej nga Suel Çela me qëllim kontrollin e territorit kishte si synim kryesor eleminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit dhe që konsiderohej si kundërshtar i organizatës kriminale në fjalë. • Sipas Prokurorisë së Posaçme, i gjithë aktivitetit financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si: Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda. • Në dokumentin me 262 faqe janë paraqitur hetimet ndërsa janë zbardhur detaje për trafikimin e narkotikëve në Holandë. • Nga hetimet bëhet me dije se në janar të vitit 2023 një konteiner i është nënshtruar skanimit me rreze X në portin e Roterdamit ku është konstatuar pamje jo e zakonshme në dyshemenë e tij. Më tej theksohet se në vijim kamioni është dërguar për verifikime të mëtejshme në të cilën janë gjetur pako me lëndë narkotike të cilat janë nxjerrë nga konteineri. • Në këtë kontejner u zbuluan 446 pako që përmbanin lëndë të dyshuara narkotike. • Suel Çela, i njohur edhe me identitetin Marjus Lulaj në dosjen hetimore bëhet me dije se ka komunikuar me mesazhe më Klaus Matishin. • Nga biseda dyshohet se Çela ështe i bindur në realizimin me sukses të ekzekutimit të Ardjan Çapjas. • Nga përgjimet në dosjen hetimore të SPAK, zbulohet se Gjoni i ka kërkuar një automjet Rokës, të cilën ky i fundit ja siguron pas 3 ditësh. • Në dosje po ashtu është e zbardhur edhe biseda mes Xhino Rokës me Klaus Matishi alias Klaus Çopja alias Kledian Çopja, lidhur me planet për eleminimin e Ardian Çapjas. • Gjithashtu janë zbardhur bisedat mes Suel Çelës dhe Ledio Zabelit mbi përgatitjet për atentatin që kanë planifikuar ndaj Ardian Çapjas. • Në bisedë Çela i ka dërguar Zabelit një foto të një personi, fytyra e të cilit nuk duket, me dy derra të vrarë anash. Suel Çela i shpjegon bashkëbiseduesit të tij se qitësi (person i paidentifikuar në foto) nuk ka kryer asnjë gabim, i shpjegon se qitësi i ka parë vetëm pjesën e poshtme të trupit, dhe pavarësisht shkallës së lartë të vështirësisë, i thotë se plumbi e ka tejshpuar shumë afër zemrës. • Vetitë e këtij qitësi që përshkruhen nga Çela, sipas SPAK, janë identifikuar nga specialistët e “RENEA”-s se janë të njëjta me qitësin në tentativën e vrasjes së Ardjan Çapjas. •Në hetime janë zbardhur komunikimet mes Xhino Rokës dhe ish-shefit të krimeve në Elbasan, Dedan Gjonit pas atentatit të Ardjan Çapjas. • Në komunikime Roka pyet Gjonin nëse do të ketë apo jo kontrolle gjatë mbrëmjes në Elbasan. • Xhino i shpreh siguri në lidhje me disa persona të cilët edhe nëse kapen nuk flasin se janë të provuar, gjithashtu i jep informacione që ai duke ju referuar Çapja ka kundërshtarë edhe një person me emrin "Kamer".
8 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Një ditë pas lëshimit të 21 masave të sigurisë në lidhje me operacionin e SPAK të zhvilluar në Elbasan janë zbardhur detaje në lidhje me organizatën kriminale. Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore të operacionit ndërsa në dokumentin me 262 faqe janë paraqitur hetimet dhe komunikimet mes anëtarëve të bandës Suel Çelës.
Nga komunikimet më 9 gusht të viti 2020, dyshohet se Prekë Kodra, do të përfshihej në një ngjarje kriminale do të realizohej për llogari të fisit Bajri. Në lidhje me këtë çështje Marjus Lulaj ose i njohur si Suel Çela e këshillon të mos e bëjë dhe nga konteksti i bisedës dyshohet se kjo ngjarje kriminale do të realizohej për llogari të fisit Bajri.
Lulaj e këshillon, pasi nuk duhet të ketë besim te ata. Nga bisedat e zhvilluar midis Marjus Lulaj dhe Kodrës më datë 27 gusht 2020, Lulaj e fton për t'u takuar fizikisht, si dhe e informon se telefonat që kanë në përdorim nuk janë të sigurtë, pasi ka gjasa që platforma e enkriptuar e komunikimeve EnchroChat janë hapur në Hollandë dhe Angli, por jo në Shqipëri. Lulaj e këshilllon që të mos flasin me detaje. Lulaj e informon Prekë Kodren se në Elbasan ka prezencë të shtuar policore të shërbimeve operacionale dhe për shkak të tyre nuk ka arritur të realizonte një ngjarje kriminale të cilës i referohet me termin "punë".
Lulaj gjithashtu ka komunikuar sërish më 29 gusht me Kodrën të cilin e fton për të shkuar në Elbasan dhe në vijim i dërgon një fotografi të një personi i cili nuk shfaqet i plotë, dhe dyshohet së në fotografi është Fuad Verzivolli të cilit i referohet me nofkën "miri".
Pjesë nga dosja:
Nga komunikimet në datën 09.08.2020, dyshohet se Prekë Kodra, do të përfshihej në një ngjarje kriminale, për të cilën nuk janë përftuar të dhëna me interes për identifikim. Në lidhje më këtë çështje Marjus Lulaj e këshillon të mos e bëjë, nga konteksti i bisedës dyshohet se kjo ngjarje kriminale do të realizohej për llogari të fisit Bajri. Marjus Lulaj e këshillon, pasi nuk duhet të ketë besim te ata për këtë qëllim i shkruan mesazhet me tekst; "...amanet aty mos u perzi...tjesh i sigurt do maresh fun me ata aty...bajrit sjan tmir ti i ke provu e un i kam provu me ata je o nburg o nvarr ma nigjo fjalen per buk nuk ngel skam vdek akoma un...shok as mos e meno me u perzi me ta sje budalla...ato dy rrug ke me ata ma nigjo fjalen...do merje fun me ata kte koh...ti je perfol direkt kan me arth te ty sa tnodhi ngjarja bajrit flasin gjitha mohabetet nuk i rruhet kari mrapa te ty koha e ka tregu...po i di dhe kto i kam nigju...shok zhytja me ata ash noqean celsat...po e lem qecohet ca dit e po tthem tvish te flasim gojarisht...".
Nga bisedat e zhvilluar midis Marjus Lulaj dhe Preke Kodra më datë 27.08.2020, Marjus Lulaj e fton për t'u takuar fizikisht, si dhe e informon se telefonat që kanë ne perdorim nuk janë të sigurte, pasi ka gjasa që platforma e enkriptuar e komunikimeve EnchroChat të ciles Marjus Lulaj i referohet me termin "enkro", janë hapur në Hollandë dhe Angli, por jo në Shqipëri. Nisur nga sa më sipër Marjus Lulaj e këshilllon që edhe "keetu" duke nënkuptuar platformën SkyEСС të mos flasin me detaje. Marjus Lulaj shkruan "...pranaj tkam shkru...kur tbahesh mar fund javes hajde po tpres...se as kto tel sjan shum sigurt...mir mir...po po flitet se i kan hap dhe kto si enkrot...por jo ktu holland angli....mir ash mos me fol me detaje dhe ktu... desha me ba i pun u organizum...e anollova...skam pa kaq shum civila e polic ne qytet...ktu ktu...kam ba hyrje na mrapa..." Marjus Lulaj e informon Prekë Kodren se në Elbasan ka prezencë të shtuar policore të shërbimeve operacionale dhe për shkak të tyre nuk ka arritur të realizonte një ngjarje kriminale të cilës i referohet me termin "punë".
Nga bisedat e kryera në datën 29.08.2020 Marjus Lulaj komunikon me Prekë Kodrën të cilin e fton për të shkuar në Elbasan dhe në vijim i dërgon një fotografi të një personi i cili nuk shfaqet i plotë, dhe për pasojë nuk mund të identifikohet, por dyshohet së në fotografi është shtetasi Fuad Verzivolli të cilit i referohet me nofkën "miri". Marjus Lulaj në vijim e pyet "nai derr eger e desha....mir shok tpaca mir ardhsh...". Pergjate komunikimeve shtetasi Preke Kodra pershkruhet me pseudonimet "gjahtari", "gjuetari", dhe "mjeshtri, pseudonime keto te cilat dyshohet se i ka fituar në aftesinë e tij për gjueti, saktesisë së qitjes në distancë te largët.

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.
TIRANË- Në dosjen hetimore të SPAK, të siguruar nga Dosja.al, për goditjen e grupit të Suel Çelës, thuhet se nga bisedat në Sky ECC, dyshohet se gazetari Elton Qyno ka marrë informacion në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Himarë, më 10 nëntor 2020.
Qyno kishte publikuar lajmin e djegies së një automjeti në Dhërmi, që dyshohej se ishte përdorur në vënien e tritolit në një hotel në ndërtim e sipër. Gazetari shkruante se ky mesazh dyshohet të jetë bërë nga konkurentë të biznesmenit, dhe që operonin në të njëjtën zonë. Ky shkrim është publikuar i plotë edhe te Dosja.al, duke iu referuar gazetarit Elton Qyno.
PJESË NGA DOSJA E SPAK:
Nga konteksti i përgjithshëm i bisedës dyshohet se Elton Qyno ka marrë informacion në lidhje me një ngjarje kriminale që ndodhur në Himarë më datë 10.11.2020. Më datë 11.1.2020
Në portalin online mediatik shqiptarja.com, me link https://shqiptarja.com/lajm/djegia-e- makines-ne-dhermi-targat-jane-vjedhur-ne-durres-dyshihet-se-është-përfshirë-në-ngjarje- kriminale në orën 15:53 gazetari Elton Quno publikon lajmin me titull "Djegia e makinës në Dhërmi, targat janë vjedhur në Durrës! Dyshohet se është përfshirë në ngjarje kriminale". Ndër të tjera gazetari shkruan: Automjeti "Ford Focus", i gjetur i djegur mesnatën e djeshme në Himarë, ka shumë dyshime se i përket personave që kanë marë pjesë në një ngjarje kriminale, e cila ka ndodhur në fshatin Dhërmi, por policia ende nuk ka bërë publike asgjë për këtë ngjarje. Automjeti, është gjetur duke u djegur në anë të rrugës Dhërmi-Lilias, dhe policia ka arritur të zbulojë se targat e automjetit janë vjedhur në qytetin e Durrësit. Ndërkohë për shkak të djegies makinës nuk i është identifikuart plotësisht numri i shasisë, pasi ishte e mbuluar me plastikë të djegur. Makina është djegur qëllimisht, gjë e cila ngreh shumë dyshime se automjeti është përdorur në një ngjarje kriminale. Automjeti ka shumë gjasa që të jetë përdorur në një ngjarje kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dhërmi, ku ambjentet e një hoteli që po ndërtohet në këtë zonë, dyshohet se është vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli. Ende për këtë ngjarje nga policia e Vlorës dhe Himarës, nuk jepet asnjë informacion, por ka shumë dyshime se hoteli ku ka të dhëna se është vendosur tritoli, i përket një biznesmeni. Ky hotel është në ndërtim e sipër në Dhërmi, dhe se besohet konkurenca mund të jetë kthyer në shkak për vendosjen e tritolit, për të cilin policia e Himarës ende nuk ka dalë me një version. Ky artikull ështe përditësuar në të njëjtën datë në orën 20:40. Nga kërkimet në burimet e hapura, ne lidhje me artikullin e publikuar nga gazetari Elton Qyno rezulton se një portal tjetër mediatik online i quajtur dosja.al me linkhttps://dosja.al/newsmobile//96478/, në datën 11.11.2020, ora 13:07 ka publikuar të njëjtin lajm, por duke ju referuar atikullit të gazetarit Elton Qyno. Artikulli i publikuar në portalin dosja.al me titull "Mesazh me tritol biznesmenit që po ndërton në Dhërmi, 'konkurenca' i vendos lëndën plasëse në hyrjen e hotelit, auto Mesazh me tritol biznesmenit që po ndërton në Dhërmi, 'konkurenca' i vendos lëndën plasëse në hyrjen e hotelit, auto. Nga përmbajtja e këtij lajmi rezulton se pavarësisht se i referohet gazetarit Elton Qyno jep më shumë detaje duke ofruar dhe inicilaet e pronaarit të hotelin ne etë cilin ështe vendosur lënda eksplozive. Ky artikull rezulton si vijon:
Një biznesmen me inicialet V.M., ka marrë një mesazh me anë të një sasie të konsiderueshme tritoli. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar në Dhërmi, pikërisht aty ku biznesmeni po ndërton një hitel. Gazetari Elton Qyno shkruan se ky mesazh dyshohet të jetë bërë nga konkurentë të biznesmenit, dhe që operon në të njëjtën zonë. Konkurenti' në fjalë ka dërguar disa persona që kanë përdorur një automjet të llojit 'Ford Focus' për të vënë lëndën plasëse në hyrje të hotelit që është në ndërtim e sipër në Dhërmi. Autorët, pasi e kanë kryer porosinë, janë larguar që aty, janë djegur mjetin dhe janë zhdukur pa gjurmë. Makina me targa AA 428 DS' u gjet e djegur buzë rrugës Dhërmi-Lilias, mesnatën e kaluar. Mjeti është i vjedhur dhe target gjithashtu, që rezultojnë se ajnë marrë në Durrës. Për shkak të djegies, makinës nuk i është identifikuar plotësisht numri i shasisë, pasi ishte e mbuluar me plastikë të djegur. Nga ana e policisë së Vlorës, nuk ka asnjë detaj në lidhje me këtë ngjarje. Pas disa orësh dhe pikërisht në orën 17:22, portali medatik dosja.al publikon online artikullin me link https://dosja.al/e-plote- mjeti-qe-u-dogj-ne-himare-u-perdor-per-ti-vendosur-tritol-nje-hoteli-ne-dhermi-konkurenca-i- dergoi-mesazh-biznesmenit-targat-iu-vodhen-ne-durres, ku sërish i referohet artikullit të publikuar nga gazetari Elton Qyno, me ketë përmbajtje: Automjeti i llojit "Ford Focus", që u gjet i djegur mesnatën e kaluar në Himarë, dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale. Gazetari Elton Qyno shkruan se mjeti i djegur dyshohet se u përket personave që kanë marë pjesë në një ngjarje kriminale të ndodhur në fshatin Dhërmi.

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.
ELBASAN- Një ditë pas lëshimit të 21 masave të sigurisë në lidhje me operacionin e SPAK të zhvilluar në Elbasan janë zbardhur detaje në lidhje me organizatën kriminale. Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore të operacionit ndërsa në dokumentin me 262 faqe janë paraqitur hetimet dhe komunikimet mes anëtarëve të bandës Suel Çelës.
Në hetime janë zbardhur komunikimet mes Xhino Rokës dhe ish-shefit të krimeve në Elbasan, Dedan Gjonit pas atentatit të Ardjan Çapjas. Në komunikime Roka pyet Gjonin nëse do të ketë apo jo kontrolle gjatë mbrëmjes në Elbasan. Xhino i shpreh siguri në lidhje me disa persona të cilët edhe nëse kapen nuk flasin se janë të provuar, gjithashtu i jep informacione që ai duke ju referuar Çapja ka kundërshtarë edhe një person me emrin "Kamer".
Në vazhdimësi e pyet për gjendjen e Çapjas dhe cila ishte arsyeje që e trasferuan në Tiranë. Në përfundim i shkruan që do të dëgjohemi për çdo të re dhe e falenderon. Në orën 16:44, Mario Çela komunikon me Klaus Matishin, i cili e ka pyetur për gjendjen e Ardjan Çapjas. Mario Çela i tregon se Çapja është në gjendje të rëndë dhe se tani do merren edhe me lidhjet shoqërore të Ardjan Çapjas të cilët i përmend në bisedë si "çerrat".
Mario i tregon se do filloi dhuna tani. Ai i shpjegon Klausit se është bërë gjithçka e mundur për ta ekzekutuar Ardjan Çapjan. Po ashtu i tregon se ka edhe alibinë në rast se vjen policia për ti shoqëruar, ku tregon se ai vetë do shkoj në polici kurse Marjus Lulaj do fshihet.
Po në orën 16:44, Xhino Roka ka komunikuar me Klaus Matishin, ku nga biseda lë të kuptohet që Klaus Matishi kërkon të informohet se çpo ndodh me veprimet e policisë si dhe me gjendjen e Ardjan Çapjas. Xhino i tregon se është në kontakt me punonjës policie dhe se policia nuk ka asnjë pistë apo dyshim deri në momentin që flasin ndërsa për Ardjan Çapjan i tregon se e ka kaluar rrezikun për jetën por që do bëjnë në plan për të goditur "korçarin".
Pjesë nga dosja:
Në orën 16:10, Xhino Roka komunikon Dedan Gjoni, ku interesohet nëse gjatë mbrëmjes do ketë apo jo kontrolle në Elbasan. Xhino i shpreh siguri në lidhje me disa persona të cilët edhe nëse kapen nuk/flasin se janë të provuar, gjithashtu i jep informacione që ai duke ju referuar Ardjan Çopja ka kundërshtarë edhe një person me emrin "Kamer".
Në vazhdimësi e pyet për gjendjen e atij dhe cila ishte arsyeje që e trasferuan në Tiranë. Në përfundim i shkruan që do të dëgjohemi për çdo të re dhe e falenderon. Xhino Roka ka dërguar mesazhet "...Ckemi shok...Si kalove... Mir qeci... Ju si jeni... Cthot koperativa... Hahah... Kuptoj... Nga darka mund tvin kontrroll? Ndonje per tu shqecu nga kto te voglat ka? Kuptoj... Ajo info e atyre fmive te vegjel... Po sbesoj... Ti ma ndan te sakt kan gje te sakt apo jo... Hahah... Ato jan te specialuzuar per kte fush... Hahah... Super sigurt... Ky esht me i mir... Rri pa merak... Ndalun ca djem ne gjermani... Sja nxorren dot bisedat... Dhe ne itali po ashu... Jam i sigurt shok jan te provuara... E kemi merak vet... Esht dhe nje tjeter... Ai te qendrra... Ai te qendrra... Kameri... Dhe ai i ka kundershtar... Dhe per ate esht fol... Kuptoj... Po gjendja e atit si esht... Si tu duk ty... Po per ca e cun tr kto... Kuptoj... Ka tveten cdo njeri... Mir shok ngjojm per cdo te re... Te falenderoj... Flm..."
Në orën 16:44:15, Mario Çela komunikon me Klaus Matishin, i cili e ka pyetur për gjendjen e Ardjan Çopjas. Mario Çela i tregon se Ardjan Çopja është në gjendje të rëndë dhe se tani do merren edhe me lidhjet shoqërore të Ardjan Çopjas të cilët i përmend në bisedë si "çerrat". Mario i tregon se do filloi dhuna tani. Ai i shpjegon Klausit se është bërë gjithçka e mundur për ta ekzekutuar Ardjan Çopjan. Po ashtu i tregon se ka edhe alibinë në rast se vjen policia për ti shoqëruar, ku tregon se ai vetë do shkoj në polici kurse Marjus Lulaj do fshihet.
Mario shton se 15 minuta para ngjarjes ka dalë tek kamerat e vëzhgimit për ta përdorur si alibi në rast se dyshimet kthehen tek vëllezërit Mario Çela dhe Marjus Lulaj, ai ka dërguar mesazhet si vijon "...mir ded si je ti...rand esht kurva...hahHh...hahaha...po ti qish ropt...shpirt mace kurva....hahahaha mir ded...po me kte si jeni dup...po mu do me marim...po erdhen deda do ncifet...kemi kamreta...15 min para ngjarjes...posht shpis...dolem te kamera...po qifsha ropt...bastardit...kush te tha...po te shofim ashu esht kurva her her...te haj nai kolpo plera...po ded yzmeti ju be...do filloi kebaci tashi...kto cerrat qe kan rrugve...tja palosim...po po...ja do ikim dhe ne kte jav nga shpait te puna...dhe skemi levizje qe dihen...po katin e par e kam gati...e futa dhomen e gjumit kolltuqet dhe guzhinen e kam gati...po sma do menja se ske fush per te gjujt...si mer jeri keto misjone...te pengon tenda plas kot...kto jan rop qima...te rrujn bolen per vazuk keto...po karakurv...po futja kot esht kjo baxhella...ne gjendje kritike..."
Po në orën 16:44, Xhino Roka ka komunikuar me Klaus Matishin, ku nga biseda lë të kuptohet që Klaus Matishi kërkon të informohet se çpo ndodh me veprimet e policisë si dhe me gjendjen e Ardjan Çopjas. Xhino i tregon se është në kontakt me punonjës policie dhe se policia nuk ka asnjë pistë apo dyshim deri në momentin që flasin ndërsa për Ardjan Çopjan i tregon se e ka kaluar rrezikun për jetën por që do bëjnë në plan për të goditur "korçarin". Xhino Roka ka dërguar mesazhet "...Shpi zemra...Po flas me kto ne shtet...Asigja skan der tani...As venin mga esht gjujt...Ja hudhi them...Vk...Se po dal pak...Te baj nai xhiro zemra...Shpetoj pidhi robe... Vk...Se di fare... Spo shof gja fare zemra...Aa du tja di...Mka ik menja...Po 1 muj jo iher...Ska njeri men...Po do bajm korcarin shpejt... Shum shpejt... Duhet patjëter... Me kte deshtimin...".

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.
TIRANË- Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, të siguruar nga Dosja.al, janë zbardhur bisedat mes Suel Çelës dhe Ledio Zabelit mbi përgatitjet për atentatin që kanë planifikuar ndaj Ardian Çapjas.
Në bisedë Çela i ka dërguar Zabelit një foto të një personi, fytyra e të cilit nuk duket, me dy derra të vrarë anash. Suel Çela i shpjegon bashkëbiseduesit të tij se qitësi (person i paidentifikuar në foto) nuk ka kryer asnjë gabim, i shpjegon se qitësi i ka parë vetëm pjesën e poshtme të trupit, dhe pavarësisht shkallës së lartë të vështirësisë, i thotë se plumbi e ka tejshpuar shumë afër zemrës.
Vetitë e këtij qitësi që përshkruhen nga Çela, sipas SPAK, janë identifikuar nga specialistët e “RENEA”-s se janë të njëjta me qitësin në tentativën e vrasjes së Ardjan Çopjas.
PJESË NGA DOSJA E SPAK:
Më datë 10.06.2020 në orën 07:30 Marjus Lulaj komunikon me shtetasin Ledio Zabeli të cilit i dërgon mesazhet me tekst; "....mimjes dak....po bahemi gati....na drreka besoj jam aty....", pas rreth dy orësh Marjus Lulaj komunikon sërish me Ledio Zabelin të cilit i dërgon një fotografi në të cilën shfaqet një person i ulur në gjunjë dhe përpara tij dallohen të vrarë dy derra të egër. Në fotografi nuk shfaqet pjesa e fytyrës së personit i veshur me bluzë kamuflazhi dhe pantallona ngjyrë bezhë.
Pas dërgimit të fotografisë, Marjus Lulaj i dërgon mesazhet me tekst "....ka dal per derra ky...ska ba asnji gabim...ka gjujt duke pa vetem pjesen e poshtme trupit...mos flasim mas oreksit... 1 mm afer zemres...ske ca thu...ka gjujt tamam...finalen e ka ai lart...". Nga konteskti i përgjithshëm i këtyre komunikimeve dyshohet se pikërisht personi i shfaqur pjesërisht në fotografinë e mësipërme është personi i cili ka qënë në rolin e ekzekutorit në ngjarjen e datës 08.06.2020, ngjarje në të cilën ka mbetur i plagosur shtetasi Ardjan Çopja. Marjus Lulaj i shpjegon bashkëbiseduesit të tij se qitësi nuk ka kryer asnjë gabim, ai shpjegon se qitësi i ka parë vetëm pjesën e poshtme të trupit, dhe pavaresisht shkallës së lartë të vështirësisë, plumbi e ka tejshpuar shumë afër zemrës. Këto veti që përmend Marjus Lulaj për personin që ka qelluar ndaj Ardjan Çopja, janë identifikuar edhe nga specialistët e repartit RENEA të cilët referuar gjetjeve të distancës dhe dyshimit për pozicion kanë konkluduar se qitësi në tentativën e vrasjes së Ardjan Çopja ka njohuri të mira në përzgjedhjen dhe përcaktimin e pozicionit të qitjes, ka njohuri shumë të mira në përcaktimin e armës së duhur për të realizuar qitje në distancë të largët, ka njohuri shumë të mira në njohjen e sistemit të operimit të pushkës dhe ka njohuri shumë të mira në njohjen e operimit të optikës së pushkës.

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.
TIRANË- Në dosjen hetimore të SPAK të siguruar nga Dosja.al, janë zbardhur komunikimet mes Xhino Rokas, anëtar i bandës së Suel Çelës, dhe Dedan Gjonit, ish-shefit të krimeve në Elbasan. Në përgjimet në dosjen hetimore të SPAK, shihet se Gjoni i ka kërkuar një automjet Rokës, të cilën ky i fundit ja siguron pas 3 ditësh.
Në dosje po ashtu është e zbardhur edhe biseda mes Xhino Rokës me Klaus Matishi alias Klaus Çopja alias Kledian Çopja, lidhur me planet për eleminimin e Ardian Çapjas. Në bisedën e zbardhur në dosjen e SPAK, dyshja diskutojnë në lidhje me ardhjen e një personi i cili është qitës me armë me qëllim vrasjen e Ardian Çapja së cilit në bisedë i referohen si "xhaxhi".
PJESË NGA DOSJA:
Më datë 13.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin, zëvëndës shef i komisariatit të policisë Elbasan, dhe nga konteksti i përgjithshëm i bisedës dyshohet se Dedan Gjoni i ka kërkuar një automjet shtetasit Xhino Roka dhe ky i fundit shpreh gadishmërinë për ta gjetur. Xhino Roka shkruan "... Po me thuj shok... Kam muhabet me njerin shok... Me thuj ca duhet... Ca makine... Ca lloji... Se i bin nga kanadaja dhe kam ngju shkojn lir... Me oriento afersisht qe ta ve ne levizje ta gjej makinen ai... Okk shok ne rregull... Do flas me von dhe te them shoku... Po jo mor ca sikleti thu... Sa te merem vesh te lajmeroj... Gjejm nje tjëter shok... Tjet dhe e majtme se do rri familja lart... Asigja shok..."
Më datë 14.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin dhe e bën me dije për faktin që ka gjetur një automjet Mercedz Benz B klas familjar. Xhino Roka shkruan, "...Ckemi shok...Si kalove... Mir shok... Me than per nje benc B klas per familjen... Ka naft ka dhe benzin... Okk shok... Ne rregull... Neser te lajmeroj un...".
Më datë 14.05.2020, Xhino Roka komunikon me shtetasin Klaus Matishi të cilit i tregon që sapo ka ardhur në Tiranë dhe ka matur rrugën e cila zgjat 25 minuta. Të gjitha po i bën për punën e "xhaxhit" (i dyshuar Ardjan Çopja). Gjithashtu i tregon që është duke sistemuar disa armë të cilat po i heq nga shtëpia që ka, po heq edhe "bazukat" (armë të kalibrit të rëndë). Në vazhdimësi e bën me dije që për pak do të vij dikush, por nuk do të gjuet ditë të shtune ose të diele. Do të bëjnë vendin gati, të hapi ferrat dhe të provojnë armën. Dyshohet se diskutojnë në lidhje me ardhjen e një personi i cili është qitës me armë me qëllim vrasjen e personit të cilit i referohen si "xhaxhi".
Pas rreth 3-orësh, Xhino e lajmëron që e kanë takuar këtë person (i dyshuar si qitësi) dhe javës tjetër mbarojnë punë. I tregon që kur të vijë do të flejë këtu, do të bëj vendin gati dhe do të futet tek vendi për punë dhe më pas makinën me pushkë brenda do ta nxjerri dhe ta djeg në lumin e Shkumbinit. Xhino Roka shkruan, "... Mir mir sa erdha na tr... Tgjitha per punen e xhaxhit... Mata rrugen ne rregull per 35 min... Dhe ai kurva doli ne rregull... Te shtunen me kismet... Po sistemoj ca arm zemrq... Ti heq na shpia qe kemi... Te heqim ato bazukat... Po vjen sot zemra... Per pak do e takojm... Per te pre bileten... Nuk do gjuhet shtun dil... Te baj venin gati te hapi ferrat... Dhe te provoj armen... Po ishalla... Mir zemra.......Sa marum... Shum mir... Javes tjeter... Jemi gati... Po jo e zemra ku e provoi... U takum per detaje... Kur tvi do e provoj i dit para... Si shpesh... Spo te kuptoj... Erdhi per takim sot dhe javes tjeter maron puna... Ishalla... Kur tvi tbaj venin dhe armen sdo levizi... Do flej ktu... Te nesmen hyn per pun... Ishalla zemra jemi ne rregull... Do e nxjerrim makinen me pushk mrena te digjet shkumi...".
Më datë 16.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin të cilit rreth orës 10:36 i shprehet që pak më vonë do të them se ku do të marrësh makinën. Rreth orës 11:00 i tregon që makina është gati dhe që të presin tek Karburant Krasniqi në autostrradë kur vjen për në qytet. Makina është me targa e me letra dhe ta gëzosh. Xhino Roka shkruan, "... Ckemi shok... Si je... Mir qeci... Pak me von te them ku te maresh makinen... Ktu je ne qytet? Ska problem... Kur tvish te them... Hajde takojm rrim icik... Se e rrgullojm kte pun... Ok shok... Shok makina esht gati... Te karburant krasniqi ne autostrad kur vjen per qytet... Te presin aty... Ok shok... Je nis? Se po te pret robi... Ok shok... Me targa shok me letrq... Jo esht ne rregull... I pari shok... Ku shite

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.
TIRANË- Analisti Ergys Mërtiri ka reaguar lidhur me operacionin e SPAK në Elbasan për goditjen e grupit të Suel Çelës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mërtiri ky operacion ishte njëkohësisht goditje e shtabit elektoral të kryeministrit Edi Rama në Elbasan.
Sipas tij ky grup ka blerë vota për PS në zgjedhjet e 2021, ndërsa thotë se ishte tmerri i qytetit. Më tej në postimin, analisti shprehet se ky është grupi i tretë kriminal me lidhje elektorale me qeverinë që goditet, pas atij të Shkodrës dhe Durrësit. Sipas Mërtirit, SPAK po i pret krahët pushtetit, dhe megjithatë opozita vazhdon të thotë kryeprokurori është ushtar i Ramës.
POSTIMI I MËRTIRIT:
Goditja e bandes se Suel Celes nga SPAK, pervec se goditje e nje prej grupeve kriminale me te fuqishme ne Shqiperi, eshte njekohesisht nje goditje e shtabit elektoral te Edi Rames ne Elbasan.
Ky grup ka bere vota per llogari te PS-se ne zgjedhjet e 2021-shit dhe ishte tmerri i qytetit. Madje per kujtese, gjate nje perplasjeje me arme me grupet e PD-se te ardhura nga Tirana per mbrojtjen e votes, mbeti i vrare nje anetar i bandes. Policia asokohe nuk guxoi te beje asnje veprim e as te mbledhe prova.
Ky eshte grupi i trete kriminal me lidhje elektorale me qeverine qe goditet pas atij te Shkodres dhe, deri diku, edhe atij te Durresit. SPAK-u po i pret krahet pushtetit, e megjithate opozita vazhdon te thote se Dumani eshte ushtar i Rames, dhe te gjitha keto behen me urdher te tij!

ELBASAN- Një ditë pas operacionit të SPAK të zhvilluar në Elbasan janë zbardhur detaje në lidhje me organizatën kriminale për të cilën u lëshuan 21 masa sigurie. Ndërkohë ditën e sotme Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore të operacionit. Në dokumentin me 262 faqe janë paraqitur hetimet ndërsa janë zbardhur detaje për trafikimin e narkotikëve në Holandë.
Nga hetimet bëhet me dije se në janar të vitit 2023 një konteiner i është nënshtruar skanimit me rreze X në portin e Roterdamit ku është konstatuar pamje jo e zakonshme në dyshemenë e tij. Më tej theksohet se në vijim kamioni është dërguar për verifikime të mëtejshme në të cilën janë gjetur pako me lëndë narkotike të cilat janë nxjerrë nga konteineri. Në këtë konteiner u zbuluan 446 pako që përmbanin lëndë të dyshuara narkotike.
Për veprime të mëtejshme janë përzgjedhur 30 pako të rastësishme për kampionim ku janë marrë 3 gramë lëndë, ku u zbulua se pakot kishin prani të kokainës. Pas verifikimeve 446 pakot e dyshuara me kokainë janë asgjesuar me djegie. Më tej në dosje bëhet me dije se konteineri me banane ishte ngarkuar më 12 dhjetor të vitit 2020 në portin Guayaquil në Ekuador dhe ishte transportuar për në Roterdam ndërsa vendi ku do të shkarkohej ishte Antwerp më 5 janar 2021.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se para zbulimit të drogës ka patur edhe një incident tjetër më përpara. Mësohet se është gjetur lëndë narkotike në një konteiner më datë 2 dhjetor të vitit 2020 dhe për këtë arsye shoferin Roelf Otter dhe persona të tjerë që bashkëpunonin me të ishin në monitorim. Nga ky monitorim më pas u bë i mundur kapja e tre personave në janar të 2021-it.
Pjesë nga dosja:
EPISODI Nr. 4. (Trafikimi narkotikëve Holandë datë 05.01.2021). Në muajin Maj 2023, Byroja Kombëtare e Hetimit ka administruar informacion policor se më datë 05.01.2021, autoritetet ligjzbatuese Holandeze gjatë kontrollit të konteinerit me numër identifikimi SUDU8014922-5 në në portin detar të Roterdamit, Holandë, kanë zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 446 pako me lëndë narkotike, të dyshuar kokainë të fshehura në dyshemenë e kontenierit.
Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit 78 viti 2023 ka dërguar kërkesën për ndihmë juridike nr.L207 prot., datë 30.05.2023 drejtuar Autoriteteve Gjyqësore të Mbretërisë së Holandës. Ministria e Drejtësisë me shkresë Nr.2778/1 Prot. datë 17.07.2024 ka përcjellë kërkesën për ndihmë juridike Autoriteteve Gjyqësore Kompetente të Mbretërisë së Holandës, ku nga aktet e përcjella rezulton se: Më datë 05.01.2021, konteineri me numër SUDU 801492-5 pasi i është nënshtruar skanimit me rreze X në portin e Rotterdamit janë konstatuar pamje jo të zakonshme në dyshemenë e tij. Ne vijim kamioni me targë 3-BNJ-5, me trajler dhe konteinerin me numër SUDU 801492-5, janë dërguar për verifikime të mëtejshme në një vend të posaçëm në ambientet e doganës. Pas shkarkimit të ngarkesës me banane është çmontuar dyshemeja e konteinerit në të cilën janë konstatuar pako me lëndë të dyshuara narkotike të cilat janë nxjerrë nga konteineri dhe pas numërimit dhe fotografimit kanë rezultuar gjithsej 446 pako që përmbanin lëndë të dyshuara narkotike.
Më pas janë përzgjedhur 30 pako të rastësishme për kampionim dhe 3 pako të rastësishme për testim për prani të lëndëve narkotike. Pas peshimit bruto të 30 pakot janë hequr të gjitha shtresat e paketimit dhe është realizuar peshimi neto. Nga çdo paketim i përzgjedhur, janë marrë 3 gramë lëndë, pluhur i bardhë, dhe është dëguar për analiza për ekzaminime të mëtejshme në laboratorin e doganës. Çdo qese ishte e pajisur me një numër unik SIN, përkatësisht SIN AA006501NL deri me AAOO6530NL. Më pas, mbi substancën pluhur të bardhë të përzgjedhur në mënyrë rastësore është spërkatur një sasi e vogël e lëngut narko spray. Lëngu më pas u kthye në blu, gjë që tregonte praninë e dyshuar të kokainës. Pas peshimit të 446 pakove me lëndë narkotike të dyshuar kokainë të gjetura në dyshemenë e konteinerit janë peshuar dhe ka rezultuar se pesha bruto e tyre ka qenë 526.25 kilogramë. Pas llogaritjes, pesha totale neto ka rezultuar 446.99 kilogramë. Pas këtij veprimi të 446 pakot e dyshuara me kokainë janë asgjesuar me djegie.
Sipas sistemit të Doganës AFIS, ka rezultuar se konteineri i ngarkuar me banane ishte ngarkuar më 12 dhjetor në portin Guayaquil (Ekuador) dhe ishte transportuar për në Rotterdam me kompaninë MAERSK BRANI. Në Urdhrin e Transportit të kompanisë P. Visser Transport BV (me numër sendi 31-BNJ-5.04) vendi ku do të shkarkohej konteineri ishte "Antëerp Neë Fruit Terminal" Rostockëg 1 haven 212 në Antëerpen dhe se konteineri do të linte terminalin në Antëerpen më 5 janar 2021. Marrësi i konteinerit doli se ishte kompania RIVA Fruit, me adresë në: Koopliedenëeg 5, 2991LN në Barendrecht.
Kompania e tranporteve MAERSK Benelux B.V. ka përcjellë të dhënat që kjo kompani dispononte në lidhje me konteinerin me numër SUDU 801492-5, i cili ishte ngarkuar me banane në Ekuador. Dërgues ishte kompania Sentiver S.A., e cila e kishte ngarkuar atë në anijen
MAERSK Brani në portin Quayaquil, në Ekuador me destinacion portin e Antwerpen. Si pritës i mallit ishte dhënë emri i kompanisë ABC Fresh Trading B.V. me seli në Hagë, së cilës i ishte dhënë edhe release/pinkodi për nxjerrjen e konteinerit. Nga analizat e kryera nga Laboratori i Doganës u konstatua se të gjitha mostrat me identifikimi SIN AAOO6501NL deri me AAOO6530NL përmbanin kokainë.
Nga verifikimet e kryera nga HARC Rotterdam ka rezultuar se kompania P.Vissert Transport BV ka patur edhe një incident ku është gjetur lëndë narkotike në konteinerin që transportonte më datë 02.12.2020 dhe për këtë arsye HARC ka patur në monitorim shoferin Roelf Otter dhe persona të tjerë që bashkëpunonin me të, duke e finalizuar më datë 05.01.2021, sipas dosjes së HARC Rotterdam kanë qenë të përfshirë R.Ottter, D. Buijtenhuis, P.visser dhe R. Van Soest.
Në kuadër të këtyre hetimeve autoritetet ligjzbatuese kanë arrestuar shtetasit: Dirk Evert Patrick Buijtenhuis i datëlindjes 16 shkurt 1985, Roelof den Otter, i datëlindjes 17.04.1971 lindur në Zoelen, Holandë, Dirk Evert Buijtenhuis, i datëlindjes 16.02.1985 lindur në Amersfoort, Holandë.

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.
TIRANË- Janë zbardhur pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, siguruar nga Dosja.al lidhur me goditjen e grupit kriminal të Suel Çelës alias Marjus Lulaj.
Në dosjen e SPAK thuhet se organizata kriminale që drejtohej nga Suel Çela me qëllim kontrollin e territorit kishte si synim kryesor eleminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit dhe që konsiderohej si kundërshtar i organizatës kriminale në fjalë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, i gjithë aktivitetit financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si: Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.
Më poshtë shihen edhe komunikimet e Çelës me shtetasin me Gazment Disha lidhur me një pagesë që sipas SPAK, do të kryhet për blerjen e lëndës narkotike në Ekuador, që dyshohet se është në sasinë e 50 kilogramëve. Pas kësaj Çela i kërkon Bruno Hazizolli (të cilit SPAK i ka caktuar “arrest në burg”) që paratë t’i dorëzohen një personi së cilit i referohej me emrin “Bujar”.
Dhënia e parave do të bëhej në një lokal që ndodhet në Tiranë ne Rrugën Dervish Hima, në katin e parë pranë kompleksit "Ambasador 3". Në dosje zbardhet gjithashtu edhe biseda ku dyshohet së Suel Çela (Marjus Lulaj) ka planifikuar investimin në blerjen dhe trafikimin dy sasive të ndryshme lëndësh narkotike me dy grupe të ndara nga njëri tjetri, ku njëra sasi është organizuar me shtetasin të cilit Çela i referohet me emrin Bujar dhe grupi tjetër si grupi i gjermanisë.
PJESË NGA DOSJA E SPAK
Më datë 30.09.2020, ora 10:09 Marjus Lulaj komunikon me Gazmend Dishan të cilin e pyet. "...sa lek jan akoma te neri...ta di pak a shum...mir te baj dhe 300 bashk me i ven...tjerat nisi belgjik...ta lekujdojm bujarin ktu...kto qe u ndrrun i ndrrova me 8%...kto qe u cun me kinez ekuador...ato paret ktu ca ore vin sot...sh mir ti numeroi mir ose ti numerojm ktu bashk me makin...sa lek bahen gjithse?...sa lek bahen me gjith kte sot, "sa bahen total bashk me tujat?...bahen rreth 600 total?..".
Më datë 01.10.2020 Marjus Lulaj komunikon me Gazmend Disha të cilit i shkruan "...mos me bli mall mu per kte her...shiko mi nis ktu leket...tbaj lekujdimet mka shkrujt dy her bujar mshkrujti dhe tani...". Nga konteksti i bisedës dyshohet së Marjus Lulaj i kërkon Gazmend Dishës ti dërgojë para në Shqipëri. Kjo shumë parash dyshohet se do t'i shërbejë Marjusit për pagesën e pjesës së tij të investimimit në blerjen e lëndës narkotike në Ekuador, pagesë e cila dyshohet se do ti bëhet shtetasit të cilin Marjus Lulaj e identifikon me emrin "Bujar", ky i fundit dyshohet se do të organizojë trafikimin e e lëndëve narkotike nga Ekuadori në Evropë.
Më datë 01.10.2020, Marjus Lulaj komunikon sërish me Gazmend Dishan të cilit i kërkon që ditën e nesërme ti dërgoj 100 mijë euro, pasi ka për të bërë pagesën për pjesën të lëndës narkotike e cila dyshohet së është në sasinë 50 kilogramë.
Në kontekst të bisedave të mësipërme, në të njëtën datë në orën 11:51 Marjus Lulaj komunikon me shtetasin Bruno Hazizolli të cilit i shkruan "...ca po ban...po vjen te cojm paret tr...ok po tpres ktu...". Në orën 13:02 i dërgon sërish mesazh me tekst "...nisu po tpret bujar atje...." dhe në në vijim i dërgon dy fotografi dhe pas tyre i shkruan "...ktu po tpret bujari...".
Nga përmbajtja e bisedës së mësipërme dyshohet Marjus Lulaj i kërkon Bruno Hazizollit të dërgojë një shumë parash në Tiranë. Fotografitë e dërguara prej tij tregojnë pamjet të lokalit ku duhet të dorëzojë paratë të cilat dyshohet se do të shërbejnë për pagesën e pjesës së lëndës narkotike të Marjus Lulaj. Marrësi i kësaj shume është një shtetas të cilit Marjus Lulaj i referohet me emrin "Bujar". Nga verifikimet e kryera rezulton se ky lokal ndodhet në Tiranë ne Rrugën Dervish Hima, në katin e parë pranë kompleksit "Ambasador 3".
Më datë 15.10.2020 Marjus Lulaj komunikon me Gazmend Disha te cilit i thotë se po komunikon me Bujarin, ku sipas Marjus Lulaj, Bujari i ka kërkuar që 5 "copë", duke nënkuptuar 5 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë t'i dërgoheshin një bashkëpunëtori të Bujarit i cili e merrte vetë përsipër rrezikun. Marjus Lulaj i kërkon që para se t'i dërgonte lëndën narkotike në Itali t'i dërgonte fotografi.
Më datë 16.10.2020 Marjus Luaj komunikon me Gazmend Disha të cilit i shkruan "...pregatitu do kesh 100 tjera tani...200...", dyshohet se kjo bisedë ka të bëjë me sasinë e lëndës narkotike e cila pritet të mbërrijë në Belgjikë së shpejti. Per këtë qëllim ai shkruan "...do te jap ma shum se 100 pra...i ke 1.5 posht tregut...do i zgjedhesh para...ato qe zbajn i kthen nvend...e para esht me bujar e dyta me nje tjeter ai i gjermanis... jo do bahet dalja belgjik...e ke llokum aty...". Nga biseda dyshohet së Marjus Lulaj ka planifikuar investimin në blerjen dhe trafikimin dy sasive të ndryshme lëndësh narkotike me dy grupe të ndara nga njëri tjetri, ku njëra sasi është organizuar me shtetasin të cilit Marjus Lulaj i referohet me emrin Bujar dhe grupi tjetër si grupi i gjermanisë. Marjus Lulaj i premton Gazmend Dishës së do t'i japë më shumë se 100 kilogramë lëndë narkotike me çmim 1.5 mije euro poshtë vlerës së t tregut me qëlim shpërndarjen dhe shitjen ë lëndëve narkotike, pasi lënda narkotike do të shkonte në Belgjikë.

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.