Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Dritan Goxhajn, pasi ky i fundit shpalosi pesë kërkesat e protestuesve për largimin e qeverisë. • Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka publikuar edhe një dokument, ku pretendohej se Goxhaj kishte refuzuar që të luftonte për çlirimin e Kosovës, ndërsa e akuzonte si një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman. • Por një dokument i publikuar së fundmi, i cili ishte lëshuar nga qeveria e Kosovës vërteton se Dritan Goxhaj ka qenë pjesëtar i UÇK-së gjatë Luftës Çlirimatre të Kosovës. • Ky dokument hedh poshtë deklaratat e Kryeministrit Edi Rama se Goxhaj nuk kishte pranuar kurrë të merrte pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës. • Konkretisht vërtetimi i është lëshuar Goxhajt nga ish-ministri i Mbrojtjes Azem Syla. • Pra në dokument vërtetohet se Goxhajt ka qenë pjesëtar i UÇK-s gjatë luftës për çlirimin e Kosovës prej 1 Marsit 1999 deri në fund të luftës me detyrë Komandat Batalioni.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet Dritan Goxhajt, ndërsa këtë herë ka nxjerrë një video në të cilën thuhet se Goxhaj nuk ka qenë ushtar i UÇK-së. Në vdieon e postuar nga Rama thuhet se Dritan Goxhaj dhe babai i tij kanë qenë të paguar nga UÇK-ja.
Gjithashtu pretendohet se Goxhaj nuk ka shkuar në luftë, po ka sjellë vetem disa persona si vullnetarë, për të cilët është paguar. “Dje “Komandant” me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?”, shkruan Rama poshtë postimit./Dosja.al
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas përplasjeve mes kryeministrit Edi Rama dhe Dritan Goxhaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se Rama nuk e ka konfliktin me Goxhajn, por e ka inatin me Kosovën, me interesin kombëtar dhe me të gjithë shqiptarët patriotë.
Sipas tij, Rama përmes këtij sulmi dha dy mesazhe, paralajmëroi çdo shqiptar patriot që do goditet prej tij egërsisht dhe për këtë qëllimi thirri botërisht në ndihmë Vuçiçin.
Në fund, ai tha se Rama e urren egërsisht Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Dëshmorët dhe këdo që është gati të japë jetën për Flamurin Kombëtar dhe Lirinë e Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Edi Rama nuk e ka konfliktin me Dritan Goxhajn. Ai e ka inatin me Kosovën, me interesin kombëtar, me të gjithë shqiptarët patriotë dhe me këdo që nuk pajtohet dhe as i nënshtrohet politikës së tij të verbër antikombëtare të vasalitetit ndaj Beogradit dhe gjithë armiqve të Shqipërisë.
Nuk ishte Dritan Goxhaj ai që mbështeti projektin e rrezikshëm për copëtimin e Kosovës. Nuk ishte Dritan Goxhaj ai që promovoi “Ballkanin e Hapur” krah Vuçiçit.
Nuk ishte Dritan Goxhaj ai që hodhi në gjyq Kryeministrin e Kosovës (Ramush Haradinaj) dhe që ka hyrë në përplasje të pandalshme me të gjitha institucionet dhe liderët politikë të Kosovës pa përjashtim.
Sot, Edi Rama nuk sulmoi një individ. Ai dha dy mesazhe. Paralajmëroi çdo shqiptar patriot që do goditet prej tij egërsisht dhe për këtë qëllimi thirri botërisht në ndihmë Vuçiçin dhe gjithë vuçiçat si ai.
Ky është thelbi i (debatit) sulmit publik që nisi sot.
Halli ynë kombëtar nuk është as ç’ka bërë dhe as ç’mendon Dritan Goxhaj. Se jeta dhe idetë e tij nuk ndikojnë kombëtarisht.
Halli ynë është që Kryeministri i Shqipërisë e urren egërsisht Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Dëshmorët dhe këdo që është gati të japë jetën për Flamurin Kombëtar dhe Lirinë e Shqipërisë.
Ta shporrim sa më parë këtë kancer!
Ky është MISIONI YNË KOMBËTAR DHE PATRIOTIK!/Dosja.al
TIRANË- Një dokument i lëshuar nga qeveria e Kosovës vërteton se Dritan Goxhaj ka qenë pjesëtar i UÇK-së gjatë Luftës Çlirimatre të Kosovës. Ky dokument hedh poshtë deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, i cili pak më herët tha përmes një postimi në Facebook se Goxhaj nuk kishte pranuar kurrë të merrte pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës.
Konkretisht vërtetimi i është lëshuar Goxhajt nga ish-ministri i Mbrojtjes Azem Syla. Pra në dokument vërtetohet se Goxhajt ka qenë pjesëtar i UÇK-s gjatë luftës për çlirimin e Kosovës prej 1 Marsit 1999 deri në fund të luftës me detyrë Komandat Batalioni./Dosja.al

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Dritan Goxhajn, pasi ky i fundit shpalosi pesë kërkesat e protestuesve për largimin e qeverisë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama e ka quajtur Goxhajn manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman.
Rama ka publikuar edhe një dokument, ku evidentohet se Dritan Goxhaj nuk ka pranuar të qëndronte si vullnetar në luftën e UÇK-së. Lidhur me këtë, Lideri i qeverisë shprehet se edhe po t'i falin të gjithë botën, nuk e hedh një pikë balte mbi flamurin e UÇK-së.
Në fund, Rama shkruan se kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh.
Postimi i Ramës:
“Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që i revoltuar me hosanatë e mbrojtësve të këtij tipit, më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah
Ndërsa këto janë fjalët e mia:
Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së. Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale të shpërndahe./Dosja.al