LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e Ilir Prodës, masë sigurie dhe për kreun e SHISH Vlora Hyseni

• SPAK ka ndërmarrë një aksion në Tiranë dhe Durrës, ku janë lëshuar disa masa sigurie në lidhje me dosjen e AKSHI-t. • Në kuadër të këtij aksioni është dhënë masë sigurie për drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni dhe janë bërë kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. • Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni është pezulluar nga detyra dhe ndaj saj është caktuar masa “arrest në shtëpi”. Disa orë më vonë, pasi iu caktua masa e sigurisë, Hyseni u arrestua në pikën kufitare të Morinës. • Në kuadër të këtij aksioni janë ekzekutuar edhe tre masa sigurie. • Në pranga kanë rënë dy ekspertë kriminalistë të Policisë, njëri me detyrë në Tiranë dhe tjetri, Fatjon Kalluçi, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë. • Po ashtu në pranga është vënë edhe Embro Sulejmani, pronar biznesi në Durrës, qytet ku u arrestua edhe Ergys Agasi. • Kur SPAK caktoi masën e sigurisë, Hyseni ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, ku, sipas raportimeve, kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një takim ndërkombëtar për sigurinë, ku merrnin pjesë drejtues të shërbimeve informative nga vende të ndryshme. • Pas bërjes publike të akuzave ndaj Hysenit, reagoi edhe Kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi shkarkimin e saj nga detyra dhe theksoi se drejtësia do të bëjë punën e saj.

25 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Begaj shkarkon Vlora Hysenin nga drejtimi i SHISH

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
Vlora Hyseni

TIRANË- Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, pasi SPAK caktoi ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie” si dhe "pezullim nga detyra".

Në njoftimin zyrtar, Begaj sqaron se vendimi është marrë në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafi 2, të ligjit “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, me propozim të Kryeministrit Edi Rama.

Me herët kryeministri Edi Rama njoftoi se Hyseni do të lirohej menjëherë nga detyra dhe se në konsultim me Presidentin, do të zgjidhej drejtuesi i ri i SHISH, sapo kreu i qeverise te kthehej nga SHBA.

Njoftimi:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafi 2 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit./Dosja.al

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e

2 MUAJ ME PARE

SPAK e vendosi në “arrest shtëpie”, Vlora Hyseni ndalohet në Morinë

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e

MORINË- Ish-Drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni është ndaluar pranë pikës kufitare në Morinë, pasi SPAK i caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe u pezullua nga detyra. Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Përpos Hysenit, Prokuroria e Posaçme ka kryer kontrolle edhe në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Proda. Hetimet ndaj tyre po kryhen në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku për këtë dosje janë arrestuar edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

Pas bërjes publike të akuzave, reagoi edhe Kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi shkarkimin e saj nga detyra dhe theksoi se drejtësia do të bëjë punën e saj.

Si nisi karriera e Vlora Hysenit?

Karriera shtetërore e Vlora Hysenit mori hov të madh në shkurt 2019, kur ajo u emërua zëvendësdrejtore e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) për një mandat 5-vjeçar. Gjatë periudhës dhjetor 2020 – prill 2021, ajo udhëhoqi operacionalisht AKI-në si ushtruese detyre pas dorëheqjes së drejtorit të atëhershëm Kreshnik Gashi. 

I gjithë pozicioni i saj në Kosovë u përmbys më 30 qershor 2021. Me një vendim të përbashkët, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti njoftuan shkarkimin e saj të menjëhershëm nga të gjitha funksionet. Arsyetimi zyrtar i Prishtinës fliste për "humbje të besimit" dhe mospërputhje me linjën e bashkëpunimit institucional. 

Ky shkarkim nxiti valë të mëdha spekulimesh dhe akuzash në Prishtinë. Rrethet mediatike dhe politike pranë opozitës dhe qeverisë zhvilluan debate të ashpra lidhur me dyshimet për rrjedhje informacioni, përplasje kompetencash dhe pretendime për lidhje paralele me faktorë të jashtëm, duke e kthyer emrin e saj në një pikë të nxehtë politike mes agjencive të sigurisë.

Emërimi në Tiranë

Në mars të vitit 2023, kryeministri Edi Rama e propozoi Hysenin për postin e drejtores së SHISH-it, duke e shoqëruar emërimin me një vlerësim të fortë për profilin e saj profesional. Rama deklaroi atëherë se kishte “besimin e plotë” te Vlora Hyseni, ndërsa përmendi përgatitjen e saj, eksperiencën e krijuar ndër vite dhe respektin që ajo gëzonte në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës. Kryeministri i konsideroi këto elemente si një “garanci të plotë” për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.

"Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar," shkroi Rama askohe.

Por emërimi i saj nuk kaloi pa debate. Në ditët që pasuan propozimin, Rama u pyet edhe për të kaluarën e Hysenit në strukturat e inteligjencës së Kosovës dhe për çështjet që shoqëruan emërimin e saj. Në vend që të fliste në lidhje më këto akuza, Rama nuk pranoi të komentonte, duke i cilësuar diskutimet si thashetheme mediatike dhe politike.

Në prill 2023, Presidenti Bajram Begaj dekretoi Hysenin në krye të SHISH-it dhe ajo mori drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Për disa vite, Hyseni qëndroi në krye të shërbimit inteligjent, një pozicion që e vendoste atë në qendër të strukturave të sigurisë së vendit dhe të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.

Akuzat nga Opozita

Hyseni ishte denoncuar prej kohësh nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili kishte ngritur akuza dhe dyshime për rolin e saj në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit. Në një konferencë për shtyp, Berisha pretendonte se Ergys Agasi kishte kontroll mbi SHISH-in dhe se kishte ndikim përmes marrëdhënies së tij me Hysenin. Berisha kishte ngritur gjithashtu pretendimin se kontrolli i Ergys Agasit mbi SHISH-in përbënte rrezik edhe për NATO-n.

"Ergys Agasi ishte dhe është personi, që sipas pohimeve verbale, ndryshonte, emëronte, çemëronte ministrat e Brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK-un, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur. Miqësia e kryetares së SHISH-it, drejtoreshës së SHISH-it, me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë. Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi shërbimin informativ kombëtar nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin, e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, lë dyshimet më të mëdha për infektimin e këtij institucioni. Agasi ka qenë një rrezik për NATO-n. Agasi të gjitha të dhënat e sistemit TIMS, ua ka dhënë armiqve të NATO-s dhe kartelit të Troplinëve, midis të tjerash. Ndaj, edhe njëherë thirrja ime për organizatat ndërkombëtare, Europolin, Eurojustin, por edhe agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve partnere, të angazhohen në monitorimin dhe ridimensionimin e e hetimit për Ergys Agasin që është vetë Edi Rama, që ka vepruar në emër të Edi Ramës, që ka në kontroll të plotë Edi Ramën,” paralajmëronte Berisha asokohe.

Vetëm disa muaj me parë ka qenë dhe Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në Kuvend, i cili ka denoncuar lidhjet e Agasit dhe Hysenit.

"Pse nuk vendos në punë, shefen tënde të Shërbimit Sekret. Apo i ke vënë ende detyrën kryesore të informojë dhe mbrojë Ergys Agasin. Dhe ta mbrojë atë nga arrestimi", tha Bardhi në Kuvend. 

Aksioni i SPAK për dosjen AKSHI

Në kuadër të operacionit të fundit, SPAK kërkoi nga GJKKO masën e “arrestit në shtëpi” dhe “pezullimit nga detyra” për Hysenin. Sipas raportimeve, ajo po hetohet për vepra penale që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit dhe zbulimin e të dhënave apo sekreteve shtetërore. Masa e arrestit ndaj saj nuk është ekzekutuar, pasi Hyseni ndodhet jashtë vendit.

Aksioni i SPAK ditën e sotme ka shkaktuar sërish përplasje politike në vend mes Opozitës dhe maxhorancës. Opozita ka kërkuar përgjegjësi politike për situatën e krijuar, ndërsa mazhoranca ka kërkuar respektimin e procesit gjyqësor dhe ndarjen e përgjegjësive të institucioneve të drejtësisë nga ato politike./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

SPAK caktoi masën “arrest shtëpie”/ Rama shkarkon Vlora Hysenin: Drejtësia të bëjë punën e saj!

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
Vlora Hyseni, Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku lidhur me masën e 'arrestit shtëpiak' të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit. Me anë të një reagimi në platformën "X", Rama ka njoftuar shkarkimin e menjëhershëm nga detyra për Hysenin, ndërsa në momentin që ai do të kthehet nga SHBA, do të zgjidhet edhe kreu i ri i SHISH.

Në reagimin e tij, Kryeministri deklaron se çdo dyshim i ngritur nga organi i akuzës duhet të hetohet dhe të zbardhet përmes një procesi të pavarur gjyqësor. Ai shprehet se, pavarësisht vlerësimeve për punën e Hysenit dhe vlerësimeve të marra nga agjencitë partnere, drejtësia duhet të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të barabartë përpara ligjit.

Kryeministri ka kritikuar ndërkohë atë që e cilëson si gjykim publik dhe mediatik të personave nën hetim, duke theksuar se vendimin përfundimtar për fajësinë ose pafajësinë e merr gjykata. Rama nënvizon gjithashtu se qeveria nuk do të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë dhe se nuk do të bëjë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë.

Reagimi i Edi Ramës:

Për shkak të orareve të ndryshme ky reagim nga Nju Jorku, ku jam për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mund të duket i vonuar dhe ndjesë për këtë.

Jam informuar lidhur me masën e arrestit shtëpiak që SPAK-u ka nxjerrë për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, e pres që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor.

Përtej respektit për punën dhe për personin e Vlora Hysenit, si edhe po ashtu përtej vlerësimeve të vazhdueshme, që ajo ka marrë nga agjencitë partnere si drejtuese e shërbimit inteligjent shqiptar, rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik.

Por po ashtu, është e pashmangashme mesa duket, që çdo hetim apo masë e marrë nga drejtësia në adresë të personave publikë, të kthehet në një motivim për të grirë mish njeriu në mexhelisin politik e mediatik dhe për të thirrur “litarin” si në sheshet e ekzekutimit mesjetar, kohë përpara sesa gjykata të thotë fjalën e saj.

E megjithatë, kurrësesi nuk mund të jetë e vërtetë që veprimet e pavarura të drejtësisë dhe afirmimi i vijueshëm i barazisë para ligjit, të jenë njëkohësisht akt-akuza kundër pikërisht një shumice qeverisëse e cila me kurajo e me vendosmëri, ia ka çelur rrugën drejtësisë së pavarur, në një vend ku deri para shumë pak vitesh kjo pavarësi ishte e paimagjinueshme prej shekujsh.

As mund të jenë këto zhvillime me drejtësinë baltë kundër Shqipërisë, e cila po bën në rrugën e saj të bashkimit me Europën shumëçka që as nuk mund të imagjinohet akoma në vendet e tjera të rajonit dhe që koha do ta çmojë më mirë se sa kushdo.

Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye, kështu që unë i jam falenderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë, ndërsa për gjithçka tjetër që ka të bëjë me çështjen e sapohapur nga organet e drejtësisë, qëndrimi im mbetet po ai i ditës së parë të Reformës në Drejtësi:

Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë.

Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit.

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Aksioni i SPAK për hetimet ndaj AKSHI-t, kontrolle edhe te kompleksi i vilave të ‘Visit të Pojës’

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
SPAK

DURRËS- SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në një kompleks vilash në Shkozet të Durrësit, në kuadër të fraksionit të ri të hetimeve të dosjes AKSHI. Mësohet se bëjnë me dije se kompleksi i vilave është në pronësi të Elvis Doçit, i njohur edhe si “Visi i Pojës”, i cili sipas burimeve është një personazh i njohur i botës së krimit në Durrës dhe rezulton ende në arrati.

Kontrolli në kompleks është zhvilluar paraditen e sotme nga forcat RENEA, në kuadër të operacionit të SPAK.

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Dosja AKSHI, SPAK: Arrest shtëpie për Vlora Hysenin, kontroll banesës së Ilir Prodës dhe dy komplekse vilash në Durrës

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e

Vlora Hyseni dhe Ilir Proda

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zyrtarizuar hetimet ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme ka caktuar masat “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra”. Në kuadër të të njëjtit procedim penal janë caktuar edhe dy masa “arrest në burg” ndaj Fatjon Kalluçit, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore, dhe biznesmenit Embro Sulejmani.

Po ashtu, në kuadër të të njëjtit hetim është autorizuar edhe kontrolli i banesës dhe kontrolli personal i Ilir Prodës, ish-funksionar i lartë i Policisë së Shtetit. Gjithashtu, është kontrolluar një kompleks vilash në zonën e Shkozetit në Durrës, në kryqëzimin e rrugës “Durrësi në Shekuj” me rrugën “Bajram Tusha”.

SPAK bën me dije se vendimet për masat e sigurisë i janë dërguar Policisë së Shtetit, e cila ka ekzekutuar dy prej tyre. Masa ndaj Hysenit nuk është ekzekutuar, pasi ajo ndodhet jashtë vendit.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025. Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026 ka caktuar këto masa sigurimi: “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetases V. H., me detyrë Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHSH), si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin F.K., me detyrë “Përgjegjës Sektori” në Institutin të Policisë Shkencore, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal. “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin E.S., punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal. Këto vendime i janë dërguar Policisë së Shtetit e cila ka ekzekutuar dy prej tyre.

Me vendimin nr. 618, datë 20.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, ka lejuar kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të shtetasit I.P., ish funksionar i lartë i Policisë së Shtetit. Me vendimin nr. 619, datë 21.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lejuar kontrollin e kompleksit të vilave që ndodhen në adresën; kryqëzimi i rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozet, Durrës. Prokuroria e Posaçme falënderon Policinë e Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e këtyre vendimeve./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Kush është shefja e Shërbimit Informativ në masë sigurie nga SPAK. Në Kosovë e shkarkuan nga puna

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e

TIRANË- Arrestimi i Vlora Hysenit ditën e sotme ka sjell një skandal të ri në vend, e cila lidhet dhe me sigurinë kombëtare. Kjo pasi Hyseni është emëruar nga vete kryeministri Rama në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, ndërkohë që sipas hetimeve të SPAK, ajo ka nxjerr të dhëna sekrete te biznesmeni Ergys Agasi.

Por si nisi karriera e Vlora Hysenit?

Karriera shtetërore e Vlora Hysenit mori hov të madh në shkurt 2019, kur ajo u emërua zëvendësdrejtore e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) për një mandat 5-vjeçar. Gjatë periudhës dhjetor 2020 – prill 2021, ajo udhëhoqi operacionalisht AKI-në si ushtruese detyre pas dorëheqjes së drejtorit të atëhershëm Kreshnik Gashi. 

I gjithë pozicioni i saj në Kosovë u përmbys më 30 qershor 2021. Me një vendim të përbashkët, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti njoftuan shkarkimin e saj të menjëhershëm nga të gjitha funksionet. Arsyetimi zyrtar i Prishtinës fliste për "humbje të besimit" dhe mospërputhje me linjën e bashkëpunimit institucional. 

Ky shkarkim nxiti valë të mëdha spekulimesh dhe akuzash në Prishtinë. Rrethet mediatike dhe politike pranë opozitës dhe qeverisë zhvilluan debate të ashpra lidhur me dyshimet për rrjedhje informacioni, përplasje kompetencash dhe pretendime për lidhje paralele me faktorë të jashtëm, duke e kthyer emrin e saj në një pikë të nxehtë politike mes agjencive të sigurisë.

Emërimi në Tiranë

Në mars të vitit 2023, kryeministri Edi Rama e propozoi Hysenin për postin e drejtores së SHISH-it, duke e shoqëruar emërimin me një vlerësim të fortë për profilin e saj profesional. Rama deklaroi atëherë se kishte “besimin e plotë” te Vlora Hyseni, ndërsa përmendi përgatitjen e saj, eksperiencën e krijuar ndër vite dhe respektin që ajo gëzonte në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës. Kryeministri i konsideroi këto elemente si një “garanci të plotë” për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.

"Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar," shkroi Rama askohe.

Por emërimi i saj nuk kaloi pa debate. Në ditët që pasuan propozimin, Rama u pyet edhe për të kaluarën e Hysenit në strukturat e inteligjencës së Kosovës dhe për çështjet që shoqëruan emërimin e saj. Në vend që të fliste në lidhje më këto akuza, Rama nuk pranoi të komentonte, duke i cilësuar diskutimet si thashetheme mediatike dhe politike.

Në prill 2023, Presidenti Bajram Begaj dekretoi Hysenin në krye të SHISH-it dhe ajo mori drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Për disa vite, Hyseni qëndroi në krye të shërbimit inteligjent, një pozicion që e vendoste atë në qendër të strukturave të sigurisë së vendit dhe të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.

Akuzat nga Opozita

Hyseni ishte denoncuar prej kohësh nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili kishte ngritur akuza dhe dyshime për rolin e saj në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit. Në një konferencë për shtyp, Berisha pretendonte se Ergys Agasi kishte kontroll mbi SHISH-in dhe se kishte ndikim përmes marrëdhënies së tij me Hysenin. Berisha kishte ngritur gjithashtu pretendimin se kontrolli i Ergys Agasit mbi SHISH-in përbënte rrezik edhe për NATO-n.

"Ergys Agasi ishte dhe është personi, që sipas pohimeve verbale, ndryshonte, emëronte, çemëronte ministrat e Brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK-un, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur. Miqësia e kryetares së SHISH-it, drejtoreshës së SHISH-it, me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë. Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi shërbimin informativ kombëtar nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin, e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, lë dyshimet më të mëdha për infektimin e këtij institucioni. Agasi ka qenë një rrezik për NATO-n. Agasi të gjitha të dhënat e sistemit TIMS, ua ka dhënë armiqve të NATO-s dhe kartelit të Troplinëve, midis të tjerash. Ndaj, edhe njëherë thirrja ime për organizatat ndërkombëtare, Europolin, Eurojustin, por edhe agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve partnere, të angazhohen në monitorimin dhe ridimensionimin e e hetimit për Ergys Agasin që është vetë Edi Rama, që ka vepruar në emër të Edi Ramës, që ka në kontroll të plotë Edi Ramën,” paralajmëronte Berisha asokohe.

Vetëm disa muaj me parë ka qenë dhe Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në Kuvend, i cili ka denoncuar lidhjet e Agasit dhe Hysenit.

"Pse nuk vendos në punë, shefen tënde të Shërbimit Sekret. Apo i ke vënë ende detyrën kryesore të informojë dhe mbrojë Ergys Agasin. Dhe ta mbrojë atë nga arrestimi", tha Bardhi në Kuvend. 

Aksioni i SPAK për dosjen AKSHI

Në kuadër të operacionit të fundit, SPAK kërkoi nga GJKKO masën e “arrestit në shtëpi” dhe “pezullimit nga detyra” për Hysenin. Sipas raportimeve, ajo po hetohet për vepra penale që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit dhe zbulimin e të dhënave apo sekreteve shtetërore. Masa e arrestit ndaj saj nuk është ekzekutuar, pasi Hyseni ndodhet jashtë vendit.

Aksioni i SPAK ditën e sotme ka shkaktuar sërish përplasje politike në vend mes Opozitës dhe maxhorancës. Opozita ka kërkuar përgjegjësi politike për situatën e krijuar, ndërsa mazhoranca ka kërkuar respektimin e procesit gjyqësor dhe ndarjen e përgjegjësive të institucioneve të drejtësisë nga ato politike./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

GJKKO caktoi masë sigurie për Vlora Hysenin/ Si e paralajmëroi Bardhi në qershor: Ishte në shërbim të Ergys Agasit, SHISH në duart e krimit

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas aksioneve të zhvilluara ditën e sotme, ku GJKKO vendosi “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi nënvizon se aksioni i sotëm i SPAK provon një nga aktet më të rënda të shtetit gjatë regjimit të Ramës.

Bardhi thekson se SHISH dhe Policia e Shtetit janë në shërbimin e krimit të organizuar.

Postimi i Plotë:

Çfarë duhet më që Edi Rama të jap dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë? Asnjë surprizë për mua nga aksioni i sotëm i SPAK që provon një nga aktet më të rënda të shtetit shqiptarë gjatë regjimit të Edi Ramës: SHISH dhe Policia e Shtetit nën shërbimin e krimit të organizuar.

E kam paralajmëruar këtë në Kuvendin e Shqipërisë më 4 Qershor 2026. Vlora Hyseni në shërbim të Ergys Agasit ishte një nga sekretet publike për të cilat kam ngritur shpesh shqetësimin gjatë këtyre tre viteve. Nuk kam përdorur figura letrare. Kam folur me emra dhe mbiemra, sepse nuk bëhej fjalë thjesht për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin. Bëhej fjalë për Shërbimin Informativ të Shtetit në duart e krimit të organizuar. Ka një firmë poshtë emërimit të Vlora Hysenit. Është firma e Edi Ramës. Dhe nga ajo firmë ai e di që nuk shpëton dot.

 
2 MUAJ ME PARE

Masa e sigurisë për Vlora Hysenin/ Kapri: Rama të kthehet dhe të japë dorëheqjen! Çuçi: Të presim verdiktin e drejtësisë

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
Çuçi dhe Kapri

TIRANË- Masa e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, ka shkaktuar debate në Komisionin e Brendshëm.

Deputeti i opozitës, Erald Kapri, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndërprerjen e mbledhjes, duke e lidhur kërkesën me zhvillimet e fundit rreth drejtueses së SHISH-it. Nga ana tjetër, deputeti socialist Bledi Çuçi bëri thirrje për qetësi dhe respektimin e procesit gjyqësor, duke argumentuar se çështja është në duart e drejtësisë.

Pjesë nga debati:

Kapri: Shefja e SHISH-it na ka bërë me turp sot. Ju thatë që përgjegjësia është personale, por si mund të jetë e tillë kur ajo ka shitur sekrete te grupet kriminale të një vendi anëtar të NATO-s?

Kapri: Rama të kthehet nga SHBA-ja dhe të japë dorëheqjen, të përballet me drejtësinë. Nuk mund të cedojë kreu i SHISH-it, mban shtetin në këmbë! Sot është një dramë për Shqipërinë. Ndaleni këtë hipokrizi, mbylleni komisionin!

Çuçi: Kjo nuk është ngjarje e zakonshme, ta trajtojmë me qetësinë e duhur. Të mos nxitohemi me deklarata, por të bashkëpunojmë me drejtësinë! Duhet të presim verdiktin përfundimtar të drejtësisë. Asgjë nuk është e vërtetë derisa të vërtetohet./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Debati për kreun e SHISH/ Ivi Kaso: Rënie e institucioneve, Rama të japë dorëheqjen. Xhafaj: Fenomene të tilla janë normale

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
Ivi Kaso dhe Fatmir Xhafaj

TIRANË- Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale e nisi mbledhjen me debate, pas zhvillimeve të fundit lidhur me masën e arrestit ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, kërkoi ndërprerjen e rendit të ditës, duke argumentuar se situata e krijuar kërkon mbikëqyrje parlamentare.

Gjatë fjalës së tij, Kaso e cilësoi zhvillimin si një krizë të institucioneve. Ndërsa kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, e kundërshtoi këtë interpretim, duke argumentuar se veprimet e institucioneve të drejtësisë janë pjesë e funksionimit të shtetit të së drejtës.

Pjesë nga debati:

Kaso: Përpara se të nisim me rendin e ditës, desha të trajtoj një çështje me rëndësi për komisionin, parlamentet dhe institucionet e shtetit shqiptar. Kjo seancë e sotmja nuk mund të nisë në mënyrë të zakonshme, sepse ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme dhe nga më të rëndat në 36 vite demokraci. Sot është certifikuar përfundimisht rënia e shtetit shqiptar dhe këtë e them me shumë dhimbje, sepse të gjithë ne në periudha të ndryshme kemi investuar dhe punuar që shteti shqiptar të funksionojë dhe të afrohet drejt Europës, ku duhet të jetë. Sot ka ndodhur e padëgjuara, institucionet e shtetit kanë arrestuar njëri-tjetrin, arrestohet në zyrë, megjithëse në raportimet e fundit zonja është jashtë Shqipërisë. Kemi të bëjmë me rënie totale të shtetit. Opozita e ka denoncuar emërimin e kësaj zonje (Vlora Hyseni) që në krye të herës për vendosjen e saj të dyshimte me porosi të veçantë të Edi Ramës, që sot duhet të mbajë edhe përgjegjësi. Një person që ishte shkarkuar në Kosovë në institucione të njëjta, ishte e papërshtatshme për të drejtuar SHISH dhe Rama doli dhe dha garanci për të. Kur opozita denonconte, Kryeministri qeshte dhe institucionet e sigurisë bënin sehir. Institucionet e sigurisë duhet të mbajnë përgjegjësi. Kalendari që kemi miratuar duhet të përmbyset krejtësisht dhe ju kryetar të organizoni seanca të përbashkëta dëgjimore sesi ky institucion është lënë tërësisht pa mbikëqyrje. Kur sekretet e shtetit bien në dorë të gabuar, e të njëjtit person, nuk kemi të bëjmë me një cedim të një organi, por total të institucioneve të shtetit.

Xhafaj: Ju folët për institucione, por në fakt ço i tillë ka detyrën dhe përgjegjësinë e vet. Nëse institucionet penale kanë funksion të tyre ndjekjen penale, ne kemi detyrën tonë si ligjvënës dhe për kontroll parlamentar. Duke iu referuar fjalisë suaj që institucionet arrestojnë detyrën, institucionet arrestojnë, jo njerëzit. Institucionet bëjnë detyrën konform ligjit. Kjo është shenjë e pjekurisë së demokracisë, e funksionimit të institucioneve demokratike dhe tregues i pjekurisë së institucioneve. E kundërta do të ishte e vërtetë, ajo që kemi parë mbi 30 vite këtu në këtë vend. Kjo që po ndodh, ndodh në çdo vend normal ku vepron shteti i së drejtën, e shohim edhe në SHBA. Fenomene të tilla janë normale për një shtet të së drejtës. Nëse kjo lidhet me komisionin tonë, ulemi dhe e bisedojmë si kryesi e komisionit.

2 MUAJ ME PARE

FOTOT/ Ja kush janë efektivi dhe biznesmeni që u arrestuan në Durrës gjatë operacionit të SPAK

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani

TIRANË- SPAK ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit të zhvilluar sot në Tiranë dhe Durrës, mes tyre një zyrtar policie dhe një biznesmen. Bëhet fjalë për Fatjon Kalluçin, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, si dhe Embro Sulejmanin, administratorin e një biznesi të njohur në Durrës.

Sulejmani, i cili u ndalua sot në kuadër të operacionit, është administratori i agroturizmit “Kodra e Kuajve” në qytetin bregdetar të Durrësit.

Operacioni i SPAK vijon, ndërsa kontrollet dhe veprimet e tjera hetimore janë shtrirë në disa ambiente dhe banesa në Tiranë dhe Durrës./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Pezullimi i drejtoreshës së Shërbimit Informativ, Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! Këtu e vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
Marjana Koçeku

TIRANË- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka reaguar për operacionin e SPAK në kuadër të dosjes “AKSHI”, ku me vendim të GJKKO-së janë ushtruar kontrolle në disa banesa, përfshirë atë të drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku ka komentuar karrierën e Hysenit, duke iu referuar edhe emërimit të saj në Kosovë dhe më pas në Shqipëri.

“Vlorën e ka emnu Hashim Thaçi e ka shkarku Albin Kurti, e ka emnu Edi Rama, e ka arrestu SPAKU. Asgja me emnin Vlorë nuk i ka punët mirë këto kohë”, shkruan Koçeku.

2 MUAJ ME PARE

Aksioni i SPAK për dosjen AKSHI/ Tedi Blushi: SHISH dhe Policia në duart e Gysit dhe Mbrojtja në duart e Ronit

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
Tedi Blushi

TIRANË- Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për masën e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH Vlora Hyseni dhe kontrollet në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se nisur nga ky zhvillim i fundit që vjen nga SPAK, largimi i kryeministrit Edi Rama është më shumë se kurrë emergjencë kombëtare.

Postimi i Blushit:

Shporrja e Edi Ramës është më shumë se kurrë emergjencë kombëtare. Shteti ka rënë! Siguria kombëtare ka rënë! SHISH dhe Policia në duart e Gysit dhe Mbrojtja në duart e Ronit është zyrtarizim i kapjes së shtetit në çdo qelizë nga mafia! Skandal i përmasave të jashtëzakonshme që kërkon reagim të fuqishëm kombëtar! Mafia ka sot shtetin e vet, por shteti duhet t’u kthehet shqiptarëve! Me çdo çmim!

2 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Aksioni i SPAK, pranga shefit të Laboratorit Shkencor të policisë dhe një biznesmeni në Durrës

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
SPAK

DURRËS- Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, është vënë në pranga në kuadër të hetimit të SPAK lidhur me dosjen AKSHI. Mësohet se në pranga është vënë edhe Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës. Sulejmani është një emër i njohur në Durrës, pasi është administratori i agroturizmit “Kodra e Kuajve” në qytetin bregdetar.

Ndërkohë, kontrollet vijojnë edhe në zonën e Shkozetit në Durrës, në kuadër të të njëjtit hetim. Hetimet e SPAK për çështjen e Ergys Agasit kanë përfshirë disa persona, ndërsa gjatë ditës janë zhvilluar kontrolle dhe janë ekzekutuar masa sigurie në Tiranë dhe Durrës.

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Avokati Arben Llangozi rikthen video-denoncimin: Agasi në kërkim udhëtonte me makinën Audi A8 të Vlora Hysenit

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
Arben Llangozi

TIRANË- Avokati Arben Llangozi ka rikthyer videon e publikuar prej tij më 12 qershor, ku pretendon se Ergys Agasi, në atë kohë në kërkim nga drejtësia, udhëtonte me makinën tip Audi A8 të zi që i përkiste drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Në një reagim të tij, Llangozi thotë se videon e kishte publikuar më herët dhe kishte denoncuar publikisht lëvizjen e Agasit me automjetin që ai e lidh me Hysenin, por pretendon se në atë kohë nuk ishte besuar.

Avokati rikthen gjithashtu një pretendim të mëparshëm të tij për një marrëdhënie intime mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit, duke thënë se edhe ky pretendim ishte pritur me mosbesim.

Reagimi i Llangozi vjen pasi Vlora Hyseni është vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe është pezulluar nga detyra.  Në postimin e tij, avokati ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si Ergys Agasi në kërkim mund të lëvizte me një automjet që ai pretendon se i përkiste drejtueses së SHISH.

Postimi i Plotë:

Më 12 qershor publikova videon e Ergys Agasit në kërkim duke udhëtuar me makinën e drejtoreshës së SHISH, askush nuk më besoi. Më 12 qershor publikova këtë video dhe denoncova publikisht se Ergys Agasi, megjithëse ishte në kërkim me vendim gjykate, udhëtonte me Audi A8 të zi të drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Askush nuk më besoi. Ishte shumë e rëndë për t’u pranuar, një njeri në kërkim nga drejtësia lëvizte me makinën e drejtueses së shërbimit sekret shqiptar.

Më herët kisha bërë publik edhe pretendimin se mes Agasit dhe Hysenit ekzistonte një marrëdhënie intime. Edhe kjo u prit me mosbesim. Sot Vlora Hyseni është nën masë sigurie dhe e pezulluar nga detyra, ndërsa sipas raportimeve publike hetohen dyshime se informacione shtetërore i janë përcjellë pikërisht Ergys Agasit. Prandaj sot rikthej videon e 12 qershorit. Atëherë shumëkush zgjodhi të mos besonte atë që po denoncoja. Sot kjo video kërkon një shpjegim shumë më serioz, si mund të ishte Ergys Agasi në kërkim nga shteti dhe njëkohësisht të lëvizte me makinën e drejtueses së SHISH?

2 MUAJ ME PARE

Është cenuar siguria kombëtare? Vlora Hyseni e para drejtuese e SHISH me masë sigurie në demokraci

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
SHISH

TIRANË- Drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, është vendosur në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të hetimit të SPAK për skandalin e AKSHI-t. Sipas të dhënave paraprake, Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.

Vendosja e masës së sigurisë ndaj drejtueses së SHISH vjen në një kohë kur opozita e kishte denoncuar më herët marrëdhënien e saj me Ergys Agasin dhe kishte ngritur akuza për ndikimin e këtij të fundit mbi institucionin. Ky zhvillim është cilësuar si i paprecedentë, pasi Hyseni është drejtuesja e parë e SHISH në periudhën e demokracisë ndaj së cilës caktohet një masë sigurie.

Në historinë e shërbimeve sekrete shqiptare, një nga drejtuesit e fundit që është arrestuar ishte Feçor Shehu, ish-drejtues i Sigurimit të Shtetit gjatë regjimit komunist./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

GJKKO caktoi ‘arrest shtëpie’, Vlora Hyseni nuk ndodhet në Shqipëri

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
Vlora Hyseni

TIRANË- Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, e caktuar nga GJKKO, nuk është ekzekutuar ende, pasi drejtoresha e SHISH ndodhet jashtë shtetit. Hyseni është nën hetim nga SPAK, ndërsa ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. 

Sipas të dhënave të bëra publike, ish-drejtoresha e SHISH ndodhet aktualisht në Baku të Azerbajxhanit, ku raportohet se po merr pjesë në një konferencë ku janë mbledhur drejtues të shërbimeve informative nga vende të ndryshme të botës.

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Aksioni i SPAK, ekzekutohen masa të tjera sigurie për 2 efektivë të kriminalistikës

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
SPAK

TIRANË- Masa sigurie janë lëshuar edhe për dy ekspertë kriminalistë të Policisë së Shtetit, njëri me detyrë në Tiranë dhe tjetri në qytetin e Durrësit. Mësohet se për të dy ekspertët e kriminalistikës masat e sigurisë janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm në kuadër të hetimeve për dosjen AKSHI.

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Kontrolli në banesën e tij, Ilir Proda del nga SPAK duke tymosur

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
Ilir Proda

TIRANË- Ish kryepolici Ilir Proda ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatës së Posaçme (GJKKO), është ushtruar kontroll në banesën e ish kryepolicit.

GJKKO ka vendosur kontroll banese dhe personal për Ilir Prodën.

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Përkrahje e autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit hetimor, zbulohen akuzat që përballet Vlora Hyseni pas aksionit të SPAK

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
Vlora Hyseni

TIRANË- Akuzat e ngritura ndaj drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni janë zbardhur. Mësohet se ndaj saj rëndojnë akuzat që kanë të bëjnë me përkrahjen e autorit të krimit dhe nxjerrjen e informacioneve që përbëjnë sekret shtetëror.

Ajo është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

‘Vlora Hyseni agjente e Ramës dhe Vuçiç’/ Si i denonconte më para Berisha Ergys Agasin: Kontrollon SHISH-in

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
Sali Berisha

TIRANË- SPAK ka lëshuar sot masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për kreun e SHISH, Vlora Hyseni, e cila po hetohet për skandalin e AKSHI-t. Hyseni ishte denoncuar prej kohësh dhe nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili kishte ngritur akuza dhe dyshime për rolin e saj në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Në një konferencë për shtyp, Berisha pretendonte se Ergys Agasi kishte kontroll mbi SHISH-in dhe se kishte ndikim përmes marrëdhënies së tij me Hysenin. Berisha kishte ngritur gjithashtu pretendimin se kontrolli i Ergys Agasit mbi SHISH-in përbënte rrezik edhe për NATO-n.

"Ergys Agasi ishte dhe është personi, që sipas pohimeve verbale, ndryshonte, emëronte, çemëronte ministrat e Brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK-un, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur. Miqësia e kryetares së SHISH-it, drejtoreshës së SHISH-it, me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë. Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi shërbimin informativ kombëtar nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin, e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, lë dyshimet më të mëdha për infektimin e këtij institucioni. Agasi ka qenë një rrezik për NATO-n. Agasi të gjitha të dhënat e sistemit TIMS, ua ka dhënë armiqve të NATO-s dhe kartelit të Troplinëve, midis të tjerash. Ndaj, edhe njëherë thirrja ime për organizatat ndërkombëtare, Europolin, Eurojustin, por edhe agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve partnere, të angazhohen në monitorimin dhe ridimensionimin e e hetimit për Ergys Agasin që është vetë Edi Rama, që ka vepruar në emër të Edi Ramës, që ka në kontroll të plotë Edi Ramën,” paralajmëronte Berisha asokohe./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Kontrollet në banesën e Ilir Prodës, agjentët e BKH-së sekuestrojnë telefonin, PC dhe disa USB

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
Ilir Proda

TIRANË- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar disa pajisje gjatë kontrollit në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Efektivët kanë shkuar në rrugën “Frosina Plaku”, ndërsa pranë pallatit ku banon Proda, afër shkollës “Gustav Mayer”, është parë një automjet i zi i BKH-së dhe një patrullë e policisë “Shqiponja”.

Gjatë kontrollit, Ilir Prodës i është sekuestruar aparati i telefonit, një laptop, si dhe disa USB dhe CD.

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

DETAJE nga aksioni i SPAK/ Vlora Hyseni dyshohet se i çoi informacione shtetërore Ergys Agasit

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
Vlora Hyseni

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i SPAK për dosjen AKSHI, ditën e sotme. Mësohet se drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni po hetohet nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Bëhet me dije se Hyseni ka çuar informacione shtetërore tek Ergys Agasi. Për këtë arsye dhe ndaj saj është firmosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Detaje nga aksioni i SPAK/ Kontrolli i telefonit të Agasit zbulon lidhjet me Ilir Prodën, kontrolle dhe në zyrtarë të lartë

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i SPAK mëngjesin e sotëm, ku po kryen kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se aksioni i sotëm është ndërmarrë në kuadër te hetimeve për dosjen AKSHI.

Veç Prodës, kontrolle po kryhen edhe në banesat e personave të tjerë, ku mësohet se nën hetim janë dhe persona në nivele të larta të administratës. Aksioni ka ardhur pas kontrollit të telefonave të Ergys Agasit dhe Uljan Spatarakut, të cilët u ka siguruar prokurorëve të dhëna që lidhen me persona të tjerë dhe me hetimin që po zhvillohet.

Për shkak se kontrollet vijojnë ende, detajet e plota mbi personat e përfshirë dhe objektin konkret të hetimit nuk janë bërë publike./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

SPAK lëshon masë sigurie për kreun e SHISH, Vlora Hyseni lihet në 'arrest shtëpie'

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
Vlora Hyseni

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Hyseni ka qenë shpesh herë në shënjestër të akuzave të opozitës. Ajo mori zyrtarisht detyrën në prill të vitit 2023, duke u bërë e para grua që udhëheq shërbimin inteligjent shqiptar. Përpara këtij emërimi, ajo ka pasur një karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë kombëtare në Kosovë. Pas largimit nga postet në Kosovë, ajo shërbeu për rreth dy vite si këshilltare për sigurinë kombëtare e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

SPAK urdhëron kontrolle te ish kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda

Hetimet për skandalin me AKSHI-n/ SPAK kontrolle në banesën e
Ilir Proda

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka urdhëruar kontrolle në lidhje me ish Kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Aksioni lidhet me një hetim ku ka dalë dhe emri i ish-kryepolicit dhe vendimi ka përcaktuar kontroll banese si dhe personal. Veç Prodës, po kontrollohen edhe banesa të personave të tjerë./Dosja.al

ilir proda vlora hyseni

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin