Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Festat e fundvitit kanë mbaruar. • Emigrantët po kthehen në shtëpi, duke shkaktuar radhë dhe fluks në pikat kufitare, sidomos ato me Greqinë. • Përgjatë 1 janarit në Kapshticë kanë dalë 2617 persona, e ndërsa gati gjysma kanë hyrë në Shqipëri, e më konkretisht 1343. • Ndërkohë, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës në ditën e parë të vitit kanë hyrë 1492 persona dhe kanë dalë 1904. • Ndërkohë që më e keqe duhet situata në portin e Durrësit.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Fluksi i lartë i emigrantëve shqiptarë, të cilët kaluan festat e fundvitit në vendin tonë dhe tani kthehen në vendet e tyre, por numri i lartë ka bërë që sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar me Greqinë të bllokohen. Sipas "A2CNN", defekti ka zgjatur vetëm disa minuta, pasi është rikthyer sërish për të vijuar me kalimin e udhëtarëve në drejtim të Greqisë ose anasjelltas.
Nga numrat e nxjerrë deri më tani, një nga pikat më të rënduara është pikërisht ajo e Kakavijës, ku sipas informacioneve të deritanishme rezulton se numri i automjeteve që kalojnë është shtuar ndjeshëm. Ndaj dhe për përballimin e situatës, ktualisht po punohet me tre sportele në dalje dhe dy në hyrje ndërkohë që pala greke po punon me dy sportele në hyrje dhe një në dalje. Gjë që ka shtuar edhe fluksin.
Numra rë lartë janë shënuar edhe në pikat e tjera, pasi në Kapshticë në datën 1 janar kanë hyrë 1343 shtetas dhe kanë dalë 2617, ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 1492 dhe kanë dalë 1904 shtetas.
KAKAVIJË- Me përfundimin e festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë kanë lënë atdheun për t'u rikthyer në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Mëngjesin e sotëm ka patur fluks automjetesh në pikën kufitare të Kakavijës pasi pas festave, shqiptarët po kthehen në Greqi.
Për të pëballuar fluksin e lartë pala shqiptare punon me 5 sportele një në hyrje dhe 4 në dalje. Mësohet se, në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri 1247 persona dhe kanë dalë 2201. Ndërkohë prej orës 24:00 dhe deri paraditen e sotme kanë hyrë në territorin tonë 682 persona dhe 157 mjete, ndërsa kanë dalë 1885 persona dhe 548 mjete./ Dosja.al