Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
•Vatrat e zjarrit kanë vijuar të përhapen në disa zona të Shqipërisë, duke rrezikuar sipërfaqe me pyje, shkurre dhe bimësi. •Forcat e shërbimit zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave janë angazhuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe shmangien e rasteve të zjarrvënies, veçanërisht gjatë temperaturave të larta të verës. •Vatra zjarri janë regjistruar në Cërrik, ku një banesë rrezikohej nga pëhapja e flakëve por është mundur të neutralizohet nga ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse.• Një vatër zjarri është aktivizuar edhe mbi vendin e quajtur Matomare, në territorin e Bashkisë Finiq. • Në fshatin Dardhë të Bashkisë Librazhd, terreni i thyer malor e ka bërë më të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke detyruar ekipet të punojnë në shumë sektorë në këmbë për të frenuar përhapjen e zjarrit.
3 artikuj për këtë temë.
CËRRIK- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në periferi të qytetit të Cërrikut në një sipërfaqe toke me shkurre, ferra dhe një parcelë me ullinj.
Zjarri ka arritur të përhapet me shpejtësi pasi është favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, duke vënë në rrezik një banesë që ndodhej pranë zonës që është përfshirë nga flakët.
Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë mundur ta vënë nën kontroll zjarrin, duke shmanur përhapjen e tij drejt banesave./Dosja.al
FINIQ- Një vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë mbi vendin e quajtur Matomare, në territorin e Bashkisë Finiq. Mësohet se flakët po avancojnë në drejtim të Mesopotamit, ndërsa ekziston rreziku që zjarri të përhapet më tej dhe të ngjitet drejt fshatrave Kostar dhe Vllahat.
Në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Finiqit, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Megjithatë, terreni i vështirë dhe përhapja e zjarrit e bëjnë të vështirë ndërhyrjen vetëm nga toka. Si pasojë, vlerësohet e nevojshme ndërhyrja nga ajri, me qëllim izolimin e flakëve./Dosja.al

LIBRAZHD- Vatra e zjarrit në zonën pyjore të fshatit Dardhë, në Bashkinë e Librazhdit vijon të jetë aktive prej gjashtë ditësh. Dhjetëra forca të shërbimit zjarrfikës të Librazhdit, të mbështetura nga strukturat e emergjencave civile, janë angazhuar pa ndërprerje në terren për izolimin e vatrave aktive dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Por kushtet atmosferike kanë favorizuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe të gjerë me bimësi të thatë dhe pyje. Edhe terreni i thyer malor e ka bërë më të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke detyruar ekipet të punojnë në shumë sektorë në këmbë për të frenuar përhapjen e zjarrit.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Vatra e zjarrit është larg zonave të banuara dhe nuk bëhet fjalë për banesa të rrezikuara, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në terren./Dosja.al