LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Flamurtari bojkoton FSHF-në dhe Ramën! Idrizi: Na është mbyllur stadiumi. Duka: S'kam përplasje me të

•Sot në Vlorë u prezantua projekti për stadiumin e ri. •I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, por edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. •Rama tha se këto projekte nuk do të përmbyllen me kaq, ato do të vazhdojnë. •Klubi i futbollit Flamurtari ka bërë me dije se do të largohet nga salla në momentin kur do të referojnë përfaqësues të FSHF-së. •Presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi ka bojkotuar nisjen e takimit në qytetin e Vlorës, ku po prezantohet projekti i stadiumit të ri të qytetit. •Shkak për këtë mungesë janë përplasjet që Idrizi ka me kreun e FSHF-së Armando Duka. •Në një prononcim për mediat, kreu i FSHF-së Armand Duka mohoi të ketë një përplasje me përfaqësuesit e klubit vlonjat.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Projektet për stadiumin e ri “Flamurtari”, Presidenti Duka: Vlora meriton më tepër, të ndërtojmë sa më shumë fusha për të rinjtë

Flamurtari bojkoton FSHF-në dhe Ramën! Idrizi: Na është

VLORE - U zhvillua këtë të shtunë në Vlorë, Konkursi Ndërkombëtar për projektin e ri të stadiumit të qytetit, “Flamurtari”, ku tre studiot arkitekturore të përzgjedhura si finaliste, FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë) prezantuan idetë e shndërrimit të tij, jo vetëm në mjedise sportive por edhe sociale e ekonomike.

I pranishëm në këtë aktivitet të rëndësishëm ishte edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili, ashtu sikurse edhe në dy konkurset e tjera, është sërish pjesë e jurisë që do të përzgjedhë edhe projektin fitues. Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Duka u shpreh se qyteti i Vlorës e meriton një stadium të ri e modern.

Kreu i FSHF-së nënvizoi se futbolli në Shqipëri është zhvilluar shumë vitet e fundit, qoftë në infrastrukturë, me katër stadiume të reja, por edhe në dy komponentët e tjerë të futbollit, në anën edukative si edhe në bazën materiale falas për të gjithë fëmijët.

Presidenti Duka nuk ngurroi të bënte edhe njëherë thirrje për bashkëpunim me njësitë vendore në Vlorë, klubin ‘Flamurtari’ apo edhe biznese të qytetit bregdetar për ndërtimin e sa më shumë fushave për fëmijët, ndërsa nënvizoi se FSHF do të mbështesë çdo projekt. Ndër të tjera, numri 1 i futbollit shqiptar garantoi se juria sot do të përzgjidhë veprën më të mirë ndër tre projektet finaliste, për t’i shërbyer Vlorës, futbollistëve, medias dhe sigurisht, tifozëve.

Fjala e plotë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka:

Më lejoni që në emër tuaj, në emër të komunitetit të futbollit, jo vetëm vlonjat por të të gjithë Shqipërisë, të falënderoj kryeministrin e Shqipërisë z.Edi Rama për këtë proces të ndërtimit të stadiumeve në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu të falënderoj edhe Ministren, zonjën Evis Kushi, e cila ka qenë pjesë e procesit që nga fillimi pas shpalljes së iniciativës nga kryeministri. Do të doja të falënderoja jurinë dhe jo vetëm jurinë e sotme, por të gjithë juritë ndërkombëtare, me ekspertët më të mirë të Europës që kanë kontribuar vullnetarisht në përzgjedhjen e këtyre projekteve. Gjithashtu do të doja të falënderoja edhe të gjithë studiot që kanë pranuar ftesën tonë për të qenë pjesë e kësaj gare.

Nuk kanë qenë vetëm 9 studiot finaliste, por kanë qenë më shumë se aq. Do të doja t’i falënderoja të gjithë dhe dua t’i garantoj që juritë në dy rastet e para dhe në rastin e sotëm do të zgjedhin projektin më të mirë dhe më të përshtatshëm për Vlorën.

Flamurtari bojkoton FSHF-në dhe Ramën! Idrizi: Na është

Siç e tha edhe Ministrja, Flamurtari meriton shumë më shumë sesa infrastrukturë sportive ka sot. Me të gjithë ndryshimet e mëdha që janë bërë në Vlorë, ndryshimet në infrastrukturën sportive mbase nuk janë të merituara për Flamurtarin dhe për futbollistët e popullin vlonjat. Futbolli, pa dyshim që është loja më e bukur në botë, më e bukur dhe më e ndjekur në Shqipëri, më e dashura edhe për vlonjatët, ka tre elementë kryesorë: atë të edukimit, bazën materiale dhe infrastrukturën sportive.

Mendoj se në vitet e fundit, Shqipëria ka ndryshuar shumë edhe në futboll. Në këndvështrimin e edukimit, sot kemi një shkollë të konsoliduar, që prodhon jo vetëm trajnerë futbolli, por të gjitha specialitetet që duhen për të drejtuar atë: fizioterapistë, mjekë, prepartatorë fizikë etj., të cilët janë të licencuar dhe njihen në të gjithë Europën dhe që mund të punosh në çdo vend. Specialistë të gatshëm për të edukuar fëmijët tanë.

Baza materiale gjithashtu nuk diskutohet më në këtë vend. Diskutohet mbase për cilësinë, por askund për sasinë dhe për pajisjen me të. Projektet e FSHF-së, ‘Topi yt’ prej 7 vitesh dhe ai i ‘Uniforma ime’ vitin e fundit ka furnizuar me bazë materiale çdo njeri që dëshiron të luajë futboll në Shqipëri.

Flamurtari bojkoton FSHF-në dhe Ramën! Idrizi: Na është

E treta, infrastruktura, që është shumë e rëndësishme. Infrastruktura ka bërë ndryshime të mëdha. Kemi ndërtuar që nga viti 2015 katër stadiume të niveleve ndërkombëtare. Në vitin 2015 filluam ‘Elbasan Arenën’ një vepër që na solli fat dhe kualifikim për në ‘EURO 2016’, nën kujdesin e kryeministrit të Shqipërisë, z.Edi Rama. Pasuam me stadiumet e tjera, Kukësin, Shkodrën dhe me perlën e futbollit shqiptar, ‘Air Albania Stadium’. stadium që na solli edhe ‘Conference League’ në Tiranë, që i shërbeu jo vetëm futbollit, por i shërbeu të gjithë Shqipërisë, biznesit shqiptar, njohjes së vendit tonë.

Kemi vazhduar me shumë investime të tjera, me ndërtime fushash për stërvitje, sisteme ndriçimi e të tjera. Në Vlorë thashë mbase nuk jemi në nivelin e kërkuar. Ato pak investime që janë bërë në futboll, janë bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit, qoftë fusha në Pyllin e Sodës, qoftë ndriçimi në stadiumin e Vlorës, apo qoftë edhe fusha e Orikumit. Unë dua ta përsëris thirrjen edhe këtu në Vlorë, që të bashkëpunojmë me njësitë vendore, me klubin Flamurtari, të bashkëpunojmë me bizneset e vendit për të ndërtuar më shumë fusha për fëmijët e Vlorës.

Flamurtari bojkoton FSHF-në dhe Ramën! Idrizi: Na është

Ne tashmë e kemi nisur një bashkëpunim për një akademi me Sokol Kushtën, me legjendën e futbollit vlonjat dhe atij shqiptar. Unë uroj ta kurorëzojmë sa më parë. Nuk do doja që të rrimë me kaq, por të bëjmë akoma më shumë. E deklaroj publikisht që jemi të gatshëm të mbështesim çdo lloj projekti për të ndërtuar fusha, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare – kryeministri e ka shprehur gatishmërinë në të gjitha takimet – nga çdo lloj kërkese, nga individë, bashki apo klube. Mjafton që t’i shërbejmë futbollit. Nuk dua të zgjatem më, por edhe një herë dua t’u garantoj që sot ne besoj se do të zgjedhim veprën më të mirë, atë që do t’i hapë akoma më shumë rrugë zhvillimit të futbollit në Vlorë, atë që do t’u shërbejë futbollistëve për të pasur një përformancë të mirë, mediave për të kryer më mirë detyrën e tyre, arkitekturës së Vlorës, por edhe gjithë spektatorëve që janë gjëja më e rëndësishme e një ndeshje futbolli. Ju falënderoj!

B.T (Dosja.al)

3 VITE ME PARE

Idrizi do ta bojkotojë fjalën e tij, presidenti Duka: “Unë nuk kam përplasje me të”...

VLORE - Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi në një intervistë për “Panorama Sport” deklaroi se do të bojkojtë një pjesë të ceremoniesë së përzgjedhjes së projektit të ri për stadiumin e ri të Flamurtarit.

“Unë do të jem në sallë dhe do të bojkotoj, jo vetëm atë që do të vijë nga FSHF-ja për të mbajtur fjalën e rastit, por do të bojkotoj edhe jurinë”, deklaroi Idrizi.

Por sot presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i është përgjigjur deklaratës së presidentit të klubit vlonjat. Ai ka deklaruar se nuk e ka dëgjuar dhe se nuk ka përplasje me të.

“Nuk e kam dëgjuar deklaratën e Idrizit, por do të vazhdojmë me ceremoninë dhe pastaj do të flasim. Unë nuk kam përplasje”, deklaroi shkurtimisht Duka.

B.T (Dosja.al)

3 VITE ME PARE

Flamurtari bojkoton eventin e projektit të stadiumit të ri: “Refuzojmë teatrin absurd të Federatës Shqiptare të Futbollit!”...

Flamurtari bojkoton FSHF-në dhe Ramën! Idrizi: Na është

VLORE - Ajo çka disa ditë më parë u njoftua, këtë të shtunë u zyrtarizua. Ndërsa në teatrin “Petro Marko” do të shpallej projekti fitues për stadiumin e ri të Flamurtarit, presidenti i klubit vlonjat Sinan Idrizi ka bojkotuar këtë event në shenjë revolte ndaj përfaqësuesit të Federatës Shqiptare të Futbollit (nënkupto presidentin Armand Duka) për qëndrimin dashakeqës që ka mbajtur organi drejtues i futbollit shqiptar ndaj Flamurtarit.

Raportohet, se ndërsa në teatrin “Petro Marko” të Vlorës zhvillohej kjo ceremoni, ku i pranishëm është edhe Kryeministri Edi Rama, jashtë presidenti Sinan Idrizi dhe kryebashkiaku Dritan Leli shtetisnin aty pranë…

Ja dhe deklarata zyrtare e klubit të Flamurtari, botuar në faqen e saj zyrtare në Facebook:

“Deklaratë zyrtare!

Ditën e shtunë datë 6 Maj 2023 në teatrin “ Petro Marko “, në një dëgjesë publike, shpallet projekti fitues i “Vlora Sport”.

Flamurtari Footboll Club, gjatë dëgjesës refuzon të jetë bashkëdëgjues në momentin kur do të referojnë të deleguarit e Federatësë Shqiptare të Futbollit.

Kjo formë civile e protestësë, vjen mbas penalizimeve të njēpasnjëshme ndaj klubit, ku rasti më i fundit është mbyllja e stadiumit deri në fund të sezonit me vendimin arbitrar për të mbajtur jashtë stadiumit, sportdashësit vlonjat. Refuzojmë teatrin absurd të Federatësë Shqiptare të Futbollit!”

Flamurtari bojkoton FSHF-në dhe Ramën! Idrizi: Na është

B.T (Dosja.al)

3 VITE ME PARE

Prezantimi i 3 projekteve për stadiumin e ri të Vlorës! Rama i pranishëm, klubi i 'Flamurtarit' bojkoton: Refuzojmë teatrin absurd!

Flamurtari bojkoton FSHF-në dhe Ramën! Idrizi: Na është
Konkursi

VLORË- Ditën e sotme u zhvillua konkursi ndërkombëtar 'Qendra e re e Vlorës'. Tre studio janë në garë për të marrë përsipër projektin e stadiumit të ri të Vlorës. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i FSHF-së Armand Duka, mirëpo kishte edhe nga ata që zgjodhën të bojkotonin.

Klubi i futbollit “Flamurtari” ka bërë me dije se do të largohet nga salla në momentin kur do të referojnë përfaqësues të FSHF-së. Sipas tyre kjo formë civile e protestës , vjen pas penalizimeve të njëpasnjëshme ndaj klubit, ku rasti më i fundit është mbyllja e stadiumit deri në fund të sezonit për të mbajtur jashtë stadiumit sportdashësit vlonjatë.

Deklarata e plotë

Ditën e shtunë datë 6 Maj 2023 në teatrin “ Petro Marko “, në një dëgjesë publike ,shpallet projekti fitues i “ Vlora Sport “. Flamurtari Footboll Club , gjatë dëgjesës refuzon të jetë bashkëdëgjues në momentin kur do të referojnë të deleguarit e Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo formë civile e protestës , vjen mbas penalizimeve të njëpasnjëshme ndaj klubit , ku rasti më i fundit është mbyllja e stadiumit deri në fund të sezonit me vendimin arbitrar për të mbajtur jashtë stadiumit, sportdashësit vlonjat. Refuzojmë teatrin absurd të Federatës Shqiptare të Futbollit”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të Flamurtarit.

Ndërkohë në fjalën e tij para nisjes së aktivitetit kreu i FSHF-së Armand Duka ka theksuar se do të jetë një zgjedhje e mirë në vijim të punës për ambientet e reja sportive të ideuara si qendra. Ndërsa nuk ka komentuar gjatë referuar vendimit të klubit dhe administratorit Sinan Idrizi për t’u larguar nga salla kur të referojnë përfaqësues të FSHF-së.

edi rama sinan idrizi armand duka

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin