LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Forumi i Davos/ Mblidhen dhjetëra krerë shtetesh në Zvicër, lufta në Ukrainë dhe ekonomia, temat e diskutimit

• Forumi i Davosit po kthehet në një mjedis të njohur. • Lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj masive ekonomike pritet të mbizotërojnë sërish axhendën e ngjarjes vjetore në resortin alpin zviceran. • Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror, ku marrin pjesë liderë politikë dhe biznesi globalë, të famshëm dhe aktivistë të shquar shoqërorë, po zhvillohet në një kohë kur ekonomia botërore është nën stres ekstrem, e rrëmbyer nga inflacioni i lartë, një krizë energjetike dhe ndërprerje të tjera të furnizimit të shkaktuara nga lufta dhe një ringjallje të rasteve të COVID-19 në Kinë. • Takimi pesë-ditor, i cili mblidhet nën flamurin "Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar", do të marrë pjesë mbi 50 krerë shtetesh dhe qeverish. • Ndër të ftuarit e pritur janë kancelari gjerman Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. Priten gjithashtu disa liderë të zgjedhur së fundmi, duke përfshirë presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, presidentin kolumbian Gustavo Petro dhe presidentin Ferdinand Marcos Jr. të Filipineve. • Kontingjenti afrikan do të drejtohet nga presidentja Samia Suluhu Hassan e Tanzanisë. •

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Forumi i Davos, gazetari zbardh PRAPASKENAT: Tema kryesore do jetë Ukraina, vetëm Vuçiç s'ka vënë sanksione

Forumi i Davos/ Mblidhen dhjetëra krerë shtetesh në
Aleksander Vucic

SERBI- Vladan Alimpijević, gazetar i medias 'N1' ka përmbledhur përshtypjet e Forumit Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos. Sipas vlerësimit të tij, tema kryesore e Forumit do jetë Ukraina. 

"Tema kryesore dhe pothuajse e vetmja në Davos do të jetë Ukraina. Është "bota perëndimore" dhe përfaqësuesit e vendeve që vendosën sanksione ndaj Rusisë - me përjashtim të Aleksandër Vuçiç!"

Siç shtoi ai, nuk ka përfaqësues të Rusisë, Kinës, Indisë dhe vendeve të tjera dhe se "situata po ndryshon në mënyrë drastike".

Burimi: Alo.rs.

3 VITE ME PARE

Vuçiç në forumin e Davos: Luftë për reputacionin politik të Serbisë

Forumi i Davos/ Mblidhen dhjetëra krerë shtetesh në
Aleksandar Vuçiç

ZVICËR- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka mbërritur në Davos të Zvicrës, ku dje ka nisur Forumi Ekonomik Botëror.

"Mbërrita në Zvicër. Mikpritësit dashamirës na siguruan transport me helikopter për në Davos dhe nga ora 15:00 filluam detyrat tona të pasdites. Lufta për reputacionin politik të Serbisë dhe investimet e reja janë arsyeja kryesore për të ardhur në këtë vend të kësaj bote edhe këtë vit," tha Vuçiç.

Forumi Ekonomik Botëror do të zgjasë deri më 20 janar, ku do të mbledhë një numër rekord biznesmenësh, përfaqësues të kompanive më të mëdha botërore, udhëheqës shtetërorë dhe personazhe të njohur, si dhe përfaqësues të Serbisë. Sipas agjendës zyrtare, Serbia do të përfaqësohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ministrja e Kulturës, Maja Gojkoviç.

Organizatorët e Forumit Ekonomik Botëror kanë publikuar një listë të pjesëmarrësve, e cila përfshin dhe shtetin e Kosovws tw përfaqësuar nga kryeministri Albin Kurti.

3 VITE ME PARE

Ursula von der Leyen në Davos: Mbështetje e palëkundur për Ukrainën

Forumi i Davos/ Mblidhen dhjetëra krerë shtetesh në
Ursula von der Leyen

ZVICËR- Europa do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën "për aq kohë sa është e nevojshme" në marrëdhëniet e saj me Rusinë, tha sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

"Mbështetja jonë e palëkundur për Ukrainën nuk do të lëkundet kurrë," tha Von der Leyen.

Ajo shtoi se kjo ndihmë reflektohet në "rivendosjen e furnizimit me energji elektrike, ngrohje dhe ujë, si dhe përgatitjet për përpjekjet afatgjata të rindërtimit" të vendit. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të Forumit në Davos, Ursula von der Leyen tha se Komisioni Evropian do të përgatisë ligje për industritë pa emetim të gazrave serrë, duke inkurajuar teknologjitë e gjelbra.

"Rregullorja e re do të përcaktojë objektiva të qarta për teknologjinë e pastër deri në vitin 2030. Qëllimi do të jetë fokusimi i investimeve në projektet strategjike përgjatë zinxhirëve të furnizimit, si dhe thjeshtimi dhe përshpejtimi i procedurave për miratimin e vendeve të reja të prodhimit," tha presidentja e Komisioni Europian.

Ajo dënoi gjithashtu "përpjekjet agresive" për të tërhequr kapacitete industriale nga Evropa "drejt Kinës dhe gjetkë", veçanërisht në fushën e teknologjive të energjisë së pastër. Ursula von der Leyen shtoi se Bashkimi Evropian nuk do të hezitojë të hapë hetime nëse beson se tregjet evropiane kërcënohen nga subvencione të tilla.

3 VITE ME PARE

“2300 euro nata”/ Bild: Elita botërore mblidhet në Davos, eskortat qëndrojnë në të njëjtat hotele me bosët e mëdhenj

Forumi i Davos/ Mblidhen dhjetëra krerë shtetesh në
Forumi ekonomik

ZVICËR- Elita botërore do të mblidhet për të diskutuar problemet e planetit në Samitin e Davosit, por në resortin zviceran do të grumbullohen edhe prostitutat. Kërkesa për punëtoret e seksit është tepër e lartë çdo vit në këtë vend, në periudhën kur liderët botërorë dhe biznesmenët e mëdhenj vijnë nga çdo cep i botës.

Eskortat qëndrojnë në të njëjtat hotele me bosët e mëdhenj dhe asistentët e tyre, gjatë samitit 5-ditor.

Për gazetën gjermane “Bild”, një nga prostitutat thotë që qarkullon e veshur me kostum, në mënyrë që të mos dallohet, pavarësisht se në Zvicër prostitucioni është i ligjshëm. Gjithashtu, ajo tha se në Davos takohet gjithmonë me një amerikan, që edhe këtë vit do të jetë mes 2700 personave që do të jenë të pranishëm në konferenca.

Për “Bild”, ajo ka zbuluar edhe çmimin: “700 euro për një orë dhe 2300 euro për të gjithë natën, plus shpenzimet e udhëtimit deri në Davos”.

Ndërsa menaxherja e një shërbimi eskortash në Aargau, pranë Davosit, thotë për “20 Minuten” se deri tani ka marrë 11 prenotime dhe 25 kërkesa, ndërsa pret që të ketë edhe shumë të tjera këtë javë.

“Marrim edhe prenotime për festa nëpër suita hotelesh”, shprehet ajo.

Në vitin 2020, një hetim i “The Times” gjeti se të paktën 100 prostituta udhëtojnë në Davos për samitin.

3 VITE ME PARE

'Pritje armiqësore'/ Media serbe: SKANDAL! Flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës vihen në hotelin ku do të qëndrojë Vuçiç

Forumi i Davos/ Mblidhen dhjetëra krerë shtetesh në
Flamujt

SERBI- Ditën e djeshme, ka nisur Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku pjesmarrës do të jetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Mirëpo, para mbërritjes së këtij të fundit, mediat serbe kanë botuar një artikull, duke e quajtur skandal. 'Alo.rs' shkruan se para ardhjes së Vuçiç ka ndodhur një skandal. Përballë hotelit ku supozohet të qëndrojë presidenti i Serbisë gjatë konferencës në Davos, gjenden flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Forumi i Davos/ Mblidhen dhjetëra krerë shtetesh në

'Në mes të Davosit promovohet “Shqipëria e Madhe”?! Është padyshim një pritje armiqësore për presidentin e Serbisë! Shtrohet pyetja, çfarë do të ndodhte nëse Serbia do të bënte diçka të ngjashme? Kjo për shkak se një skandal me përmasa të papara. Është e qartë se Shiptari e ka pritur me armiqësi Vuçiçin dhe nikoqiri nuk reagon.'- shkruhet në artikull. 

Më 19 Janar Rama do të flasë së bashku me presidentin serb për ndihmën që i jep BE-së jetëzimi i komitetit politik europian. Në takim do të jenë edhe Kancelari gjerman Olaf Scholz, Kryeministri holandez Mark Rutte, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

forumi i davos

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin