LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

GJKKO pranon kërkesën/ Rama do të pyetet si dëshmitar në dosjen “Partizani”! Në seancën e radhës thirren edhe Balla dhe disa të tjerë

• Kryeministri, Edi Rama, do të thirret në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion si dëshmitar, ku do të pyetet për dosjen “Partizani”. • Vendimi është marrë nga GJKKO, e cila ka pranuar kërkesën e paraqitur nga mbrojtja e të pandehurve të çështjes Partizani. • Dëshmiat i çështjes “Partizani” do të jetë edhe Taulant Balla. Në seancën e rradhës në  30 prill, në orën 12:00, i pari që do të dëshmojë do të jetë Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, i cili është edhe personit që ka paraqitur kallëzim në lidhje me çështjen. • SPAK ka kërkuar që si dëshmitar të pyetet edhe biznesmeni Paro Laçi, i cili është përfshirë në listën e personave që do të thirren gjatë shqyrtimit gjyqësor. • Në të njëjtën listë dëshmitarësh janë parashikuar edhe Albert Xhani dhe Isa Tare. • Ndërsa kërkesën për të marrë në pyetje oficerin e policisë gjyqësore, Besmir Karanxha, GJKKO e ka rrëzuar, duke argumentuar se dëshmia e tij nuk ka relevancë dhe nuk i shërben zbardhjes së çështjes në seancë. • Gjithashtu në seancën e sotme Gjykata ka miratuar edhe marrjen në pyetje të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, kërkesë kjo e bërë nga SPAK. 

3 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

"Do presim dëshminë e kryeministrit"/ Thirrja e Ramës në GJKKO për dosjen “Partizani”, avokati i Berishës: Ishte domosdoshmëri që gjykata s’mund ta anashkalonte

GJKKO pranon kërkesën/ Rama do të pyetet si dëshmitar
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka deklaruar se thirrja e kryeministrit Edi Rama nga GJKKO si sëshmitar i dosjes “Partizani” ishte një domosdoshmëri që nuk mund të anashkalohej. Duke folur për mediat, Gjokutaj tha se Rama duhet të ishte thirrur që në fillim të hetimeve, por theksoi se gjykata nuk kishte pranuar provat e paraqitura prej tyre, që sipas Gjokutajt vërtetonin thirrjet e Ramës për procedim të Berishës.

"Për herë të parë thirret Edi Rama në procesin Berisha, ndërkohë që duhet të ishte thirrur që në fillim dhe gjykata me vendimin e saj për të lehtësuar Ramën, nuk ka pranuar provat që kemi paraqitur në formën e kërkuar nga ligji, provat që vërtetojnë thirrjet që Rama ka bërë nga Asambleja dhe forumet e tjera që të procedohet Sali Berisha. Ky është një vendim i padrejtë i gjykatës, sepse gjykata ka marrë një vendim në fillim dhe ka thënë që do shprehet në lidhje me këto kërkimet tona, pra për mantelin politik të kësaj çështje në vendimin përfundimtarë.

Ndërkohë që nuk pranoi të merret provat, CD, që vërtetojnë pretendimin tonë që kjo nuk është cështje ligjore, por është kryekëput politike e iniciuar dhe e nxitur nga Rama. Thirrja e Ramës ishte domosdoshmëri dhe mungesë e hetimit, pasi Prokuroria në hetim ka thirrur komisionin e kthimit të pronave, ka thirrur njerëz që kanë marrë urdhër nga Rama dhe nuk ka thirrur urdhërdhënësin që është Rama vetë. Kështu që thirrje  Ramës ishte domosdoshmëri që gjykata nuk mund ta anashkalonte. Sipas radhës do të presim që edhe ai të japë dëshminë e tij," tha Genc Gjokutaj./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Jo vetëm Rama/ Dëshmitar në dosjen “Partizani” edhe Taulant Balla, Paro Laçi e Albert Xhani! Kreu i Grupit të PS, i pari që do të dëshmojë në GJKKO

GJKKO pranon kërkesën/ Rama do të pyetet si dëshmitar
Taulant Balla

TIRANË- Seanca e rradhës në Gjykatën e Posaçme për çështjen “Partizani” pritet të vijojë me dëgjimin e dëshmitarëve të thirrur nga SPAK. Në datën 30 prill, në orën 12:00, i pari që do të dëshmojë do të jetë Taulant Balla. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, pritet të japë dëshminë e tij në cilësinë e personit që ka paraqitur kallëzim në lidhje me çështjen.

SPAK ka kërkuar që si dëshmitar të pyetet edhe biznesmeni Paro Laçi, i cili është përfshirë në listën e personave që do të thirren gjatë shqyrtimit gjyqësor. Në të njëjtën listë dëshmitarësh janë parashikuar gjithashtu edhe Albert Xhani dhe Isa Tare./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

GJKKO pranon kërkesën, Edi Rama do të pyetet si dëshmitar në dosjen “Partizani”

GJKKO pranon kërkesën/ Rama do të pyetet si dëshmitar
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama, do të thirret në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion si dëshmitar, ku do të pyetet për dosjen “Partizani”. Vendimi është marrë nga GJKKO, e cila ka pranuar kërkesën e paraqitur nga mbrojtja e të pandehurve të çështjes Partizani. 

Kërkesa që Rama të merret në pyetje për çështjen e privatizimit, u bë në seancën e 2 prillit. Ndërsa, në seancën e sotme Gjykata ka miratuar edhe marrjen në pyetje të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, kërkesë kjo e bërë nga SPAK.

Ndërkohë, GJKKO ka rrëzuar kërkesën për të marrë në pyetje oficerin e policisë gjyqësore, Besmir Karanxha, duke argumentuar se dëshmia e tij nuk ka relevancë dhe nuk i shërben zbardhjes së çështjes në seancë.

Çështja "Partizani"

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash". 

Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë./Dosja.al

gjkko spak edi rama taulant balla sali berisha dosja \\\'partizani\\\'

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin