LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e 34-vjeçarit në Has, lihet në burg Ylber Jaku/ Autori: Nuk kam besim te drejtësia shqiptare! Avokatja: Nuk është e vërtetë që erdhi nga Anglia për të kryer krimin!

• Në Gjykatën e Kukësit u mbajt sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku. • Jaku ishte i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu në motive hakmarrjeje. • Mësohet se seanca u mbajt me dyer të mbyllura teksa gjyqtari i masave pasi ka dëgjuar prokurorin e gatshëm për aktet e dosjes dhe provat paraprake, si dhe avokatin e të dyshuarit, ka caktuar në fund të seancës masën e sigurisë "arrest me burg". • Aurora Guska, avokatja e të arrestuarit Ylber Jaku, ka shpjeguar për mediat pas seancës së masës së sigurisë në Gjykatën e Kukësit, të gjithë ngjarjen e ndodhur. • Avokatja shprehet se Jaku nuk pranon mbrojtje nga Shqipëria, pasi nuk ka besim të drejtësia shqiptare dhe kërkon përfaqësues nga shteti anglez apo ambasada, pasi është edhe shtetas britanik. • Ajo gjithashtu ka mohuar dhe lajmet që tregonin se Jaku erdhi nga Aglia një ditë para krimit të rëndë, ajo tha se autori jeton në Has ku punon edhe në ndërtim, ndërsa nuk i beson drejtësisë shqiptare edhe për shkak se konflikti i pronësisë kishte lindur prej 20 vitesh dhe shteti shqiptar nuk e kishte zgjidhur. • Guska tha se babai i plagosur i autorit ka telefonuar dhjetëra herë policinë duke kërkuar të parandalonin krimin. • Ajo tha se ai i ka njoftuar pasi djali i tij kishte dalë nga kontrolli kur kishte parë gjendjen e tyre në spital pas plagosjes. • Ajo deklaroi gjithashtu se me gjithë sinjalizimet, krimi ka ndodhur 3 metra nga banesa e viktimës Reshit Sallahu. • Ndërkohë, më 8 maj, Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve autorit të krimit. 

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

U la në burg nga gjykata/ Avokatja e Ylber Jakut: Nuk është e vërtetë që erdhi nga Aglia për të kryer krimin! Jeton dhe punon në Has, babai i tij e ka njoftuar policinë për konfliktin...

Vrasja e 34-vjeçarit në Has, lihet në burg Ylber Jaku/ Autori:
Aurora Guska

KUKËS- Në Gjykatën e Kukësit u mbajt sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku. Jaku ishte i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu në motive hakmarrjeje.Gjyakta ka caktuar në fund të seancës masën e sigurisë "arrest me burg". Aurora Guska, avokatja e të arrestuarit Ylber Jaku, ka shpjeguar për mediat pas seancës së masës së sigurisë në Gjykatën e Kukësit, të gjithë ngjarjen e ndodhur.

Avokatja e autorit shprehet se Jaku nuk pranon mbrojtje nga Shqipëria, pasi nuk ka besim të drejtësia shqiptare dhe kërkon përfaqësues nga shteti anglez apo ambasada, pasi është edhe shtetas britanik. Ajo gjithashtu ka mohuar dhe lajmet që tregonin se Jaku erdhi nga Aglia një ditë para krimit të rëndë, ajo tha se autori jeton në Has ku punon edhe në ndërtim, ndërsa nuk i beson drejtësisë shqiptare edhe për shkak se konflikti i pronësisë kishte lindur prej 20 vitesh dhe shteti shqiptar nuk e kishte zgjidhur.

Më tej Guska tha se babai i plagosur i autorit ka telefonuar dhjetëra herë policinë duke kërkuar të parandalonin krimin. Ajo tha se ai i ka njoftuar pasi djali i tij kishte dalë nga kontrolli kur kishte parë gjendjen e tyre në spital pas plagosjes. Ajo deklaroi gjithashtu se me gjithë sinjalizimet, krimi ka ndodhur 3 metra nga banesa e viktimës Reshit Sallahu.

"Ylber Jaku nuk pranon avokat, por sipas ligjeve masat e sigurisë janë detyrimisht që të përfaqësohen me avokat dhe jam kryesisht. Prindërit e Ylber Jakut, Agim dhe Vera Jaku, kanë një konflikt pronësie, një rrugë kalimi për të shkuar te banesa e tij dhe familja e viktimës nuk e ka lejuar dhe janë në procese gjyqësore për mbi 20 vite. Por çfarë ka ndodhur që çështja shkoi deri këtu? Para dy javësh, babai i të arrestuarit, ka marrë në telefon Policinë, ka njoftuar dhe ka shprehur se personi që kishte konflikt, që është babai i viktimës, kishte marrë një fadromë dhe po prishte të vetmen rrugë që atë e çonte drejt shtëpisë. Duke qenë para këtij fakti, babai i viktimës shkon në Polici dhe u thotë o ma hiqni Agimin, ose unë do hakmerrem.

Vajza, motra e viktimës, ka marrë një sëpatë duke dëmtuar prindërit e të arrestuarit. Për të mos pasur pasoja, babai i të dyshuarit ka marrë të birin dhe i ka thënë kemi bërë aksident dhe ndodhemi në spital. Ylberi punon në Has, nuk ka qenë në Angli, nuk është e vërtetë që ka ardhur prej andej, ka qenë në punë, merret në ndërtim. Ka shkuar në Spitalin e Traumës për t’i vizituar dhe është tonditur shumë kur i ka parë prindërit në atë gjendje, sidomos nënën që ka marrë plagë më të rënda dhe është në gjendje më kritike. Ka ikur, ka fikur telefonin dhe duke qenë në këto kushte Agim Jaku, babai i autorit, këto janë të zbardhura, ka telefonuar dhe bërë mesazhe Policisë për disa orë me radhë. U ka thënë se djali im ka dalë jashtë kontrollit, evitoni çdo ngjarje të mundshme. Por çfarë ka ndodhur, nuk është marrë asnjë masë, ngjarja ka ndodhur vetëm 3 metra para oborrit të shtëpisë së viktimës. Ylber Jaku nuk ka bërë asnjë rezistencë dhe është dorëzuar në polici.

Vetë Ylber Jaku, duke qenë me shtetësi angleze, ka bashkëshorte angleze dhe dy fëmijë, kërkonte të ketë një përfaqësues nga Ambasada e Anglisë që të vinte në seanca, pasi ai vetë nuk ka besim te drejtësia shqiptare, për shkak se prindërit e tij janë rropatur 20 vite rrjesht dhe nuk kanë mundur dot që të zgjidhin një konflikt kaq të thjeshtë. Gjykata vendosi arrest me burg për veprën penale të vrasjes. Vetë Jaku u pyet nga Gjykata dhe tha se s’ka asnjë pretendim, nuk flet, duke thënë vetëm se s’ka besim te drejtësia shqiptare dhe kërkon përfaqësues nga Anglia.

Jaku nuk ka dhënë asnjë dëshmi as para oficerit gjyqësor gjatë hetimeve dhe as para Gjykatës. E vetmja fjali që thotë është se “nuk kam besim te kjo drejtësi, dua që si shtetas anglez të jetë një punonjës i shtetit anglez dhe t’ia shpjegoj rastin se çfarë ka ndodhur me prindërit e mi dhe neglizhenca e të gjitha institucioneve, Policisë, pushtetit lokal, ka bërë atë që unë sot përfundova këtu”, tha ajo.

1 VITE ME PARE

Vrau 34-vjeçarin në Has/ Ylber Jaku: S’kam besim tek drejtësia shqiptare! Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze

Vrasja e 34-vjeçarit në Has, lihet në burg Ylber Jaku/ Autori:
Foto ilustruese

KUKËS- Në Gjykatën e Kukësit u mbajt sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku. Jaku ishte i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu në motive hakmarrjeje. Mësohet se seanca u mbajt me dyer të mbyllura teksa gjyqtari i masave pasi ka dëgjuar prokurorin e gatshëm për aktet e dosjes dhe provat paraprake, si dhe avokatin e të dyshuarit, ka caktuar në fund të seancës masën e sigurisë "arrest me burg".

Avokatja përfaqësuese e të dyshuarit ka qenë e caktuar nga shteti, gjyqtare e masës Matilda Çela dhe prokurore Brisida Leka. Pas masës së sigurisë arrest me burf të caktuar nga Gjykata e Kukësit, reagoi edhe avokatja Aurora Guska.

Guska tha se klienti Ylber Jaku nuk ka pranuar avokat dhe kërkon një përfaqësues nga ambasada angleze, pasi ai është shtetas anglez, dhe fëmijët e gruaja e tij kanë gjithashtu shtetësi angleze. Ajo shtoi se “ai nuk ka besim te drejtësia shqiptare” dhe këtë e ka thënë në masën e sigurisë në gjykatë, gjatë seancës. 

1 VITE ME PARE

Vrau Reshit Sallahun pasi motra e tij i dhunoi prindërit/ Gjykata e Kukësit lë në arrest me burg Ylber Jakun

Vrasja e 34-vjeçarit në Has, lihet në burg Ylber Jaku/ Autori:
Ylber Jaku

KUKËS- Në Gjykatën e Kukësit u mbajt sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku. Jaku ishte i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu në motive hakmarrjeje. Mësohet se seanca u mbajt me dyer të mbyllura teksa gjyqtari i masave pasi ka dëgjuar prokurorin e gatshëm për aktet e dosjes dhe provat paraprake, si dhe avokatin e të dyshuarit, ka caktuar në fund të seancës masën e sigurisë "arrest me burg".

Ndërkohë, më 8 maj, Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve autorit të krimit. Sipas dinamikës rezulton se Sallahu, pas konfliktit për pronësi, sulmoi çiftin e bshkëshortëve, që u mjekuan në spital dhe për motive hakmarrje dyshohet se djali i të dëmtuarve ka sulmuar fatalisht me armë zjarri familjarin e autores së plagosjes së dyfishtë.

Po ashtu mësohet se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin. Kallëzimet janë bërë nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit.

1 VITE ME PARE

Vrasja për motive pronësie në Has/ Gjykata e Kukësit mban seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku

Vrasja e 34-vjeçarit në Has, lihet në burg Ylber Jaku/ Autori:
Foto ilustruese

KUKËS- Në Gjykatën e Kukësit po mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku. Ky i fundit është i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para tre ditësh në Has, ekzaktësisht një ditë pasi motra e viktimës, 21-vjeçarja Artjola Sallahu, kishte dhunuar prindërit e Ylber Jakut.

Ndërkohë, më 8 maj, Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve autorit të krimit.  Sipas dinamikës rezulton se Sallahu, pas konfliktit për pronësi, sulmoi çiftin e bshkëshortëve, që u mjekuan në spital dhe për motive hakmarrje dyshohet se djali i të dëmtuarve ka sulmuar fatalisht me armë zjarri familjarin e autores së plagosjes së dyfishtë.

Po ashtu mësohet se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin. Kallëzimet janë bërë nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit.

ylber jaku gjykata e kukesit artjola sallahu aurora guska

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin