LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjykata e Lartë “godet” planin e Qeverisë britanike: Deportimet e emigrantëve në Ruandë të paligjshme dhe të rrezikshme

•Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot planin e qeverisë britanike për të dëbuar emigrantët në Ruandë, duke e cilësuar si të paligjshëm dhe jo të sigurt për ta.• Pesë gjyqtarë në Gjykatën e Lartë të vendit thanë se azilkërkuesit do të ishin “në rrezik” sepse ata mund të ktheheshin në vendet e tyre pas deportimit në Ruanda. •Politikanët e opozitës, grupet e refugjatëve dhe organizatat e të drejtave të njeriut thonë se plani është joetik dhe i pazbatueshëm. •Një reagim ka ardhur edhe vetë nga Qeveria e Ruandës e cila ka kundërshtuar arsyetimin e Gjykatës në vendim, ku thuhej se 'nuk është një vend i tretë i sigurt' për të qëndruar emigrantët. •Britania dhe Ruanda nënshkruan një marrëveshje në prill 2022 për të dërguar disa emigrantë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe përmes Kanalit Anglez në vendin e Afrikës Lindore, ku kërkesat e tyre për azil do të përpunoheshin dhe, nëse ishin të suksesshme, ata do të qëndronin atje. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Emigrantët në Ruanda, reagon Sunak: Qeveria do të mendojë hapat e ardhshëm

Gjykata e Lartë “godet” planin e Qeverisë britanike:
Rishi Sunak

BIRTANI E MADHE- Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka reaguar pasi Gjykata e Lartë rrëzoi planin për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruandë. Sunak tha se qeveria do të shqyrtojë se çfarë hapash të ndërmarrë më pas. Ndërsa shtoi se në vendim shkruhet se parimi i dërgimit të emigrantëve në një vend të tretë është i ligjshëm.

Po ashtu tha se në bazë të këtij vendimi Gjykata e Lartë ka konfirmuar se parimi i dërgimit të emigrantëve të paligjshëm në një vend të tretë të sigurt për përpunim është i ligjshëm, duke shtuar se kjo konfirmon pikëpamjen e qartë të qeverisë që në fillim.

Sunak gjithashtu tha se ata po bëjnë gjithçka për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm pasi kjo gjë shkatërron jetë dhe u kushton taksapaguesve britanikë miliona paund në vit.

“Ne e kemi parë gjykimin e sotëm dhe tani do të shqyrtojmë hapat e ardhshëm. Ky nuk ishte rezultati që donim, por ne kemi shpenzuar muajt e fundit duke planifikuar për të gjitha eventet dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për ndalimin e anijeve. Në mënyrë thelbësore, Gjykata e Lartë – ashtu si Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë përpara saj – ka konfirmuar se parimi i dërgimit të emigrantëve të paligjshëm në një vend të tretë të sigurt për përpunim është i ligjshëm. Kjo konfirmon pikëpamjen e qartë të qeverisë që në fillim. Migrimi i paligjshëm shkatërron jetë dhe u kushton taksapaguesve britanikë miliona paund në vit. Ne duhet t'i japim fund dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për ta bërë këtë. Sepse kur njerëzit e dinë se nëse vijnë këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndrojnë, atëherë ata do të ndalojnë së ardhuri fare, dhe ne do të ndalojmë varkat", tha Sunak. 

3 VITE ME PARE

Gjykata e Lartë e cilësoi të paligjshme dëbimin e azilkërkuesve, reagon Qeveria e Ruandës: E kundërshtojmë! Ne jemi vend i sigurt

Gjykata e Lartë “godet” planin e Qeverisë britanike:
Emigrantët e paligjshëm

BRITANI E MADHE-  Qeveria e Ruandës ka reaguar pasi Gjykata e Lartë rrëzoi planin e qeverisë për të dëbuar emigrantët në Ruandë duke e cilësuar të paligjshëm. 

"Ky është në fund të fundit një vendim për sistemin gjyqësor të Mbretërisë së Bashkuar. Sidoqoftë, ne e kundërshtojmë vendimin se Ruanda nuk është një vend i tretë i sigurt për azilkërkuesit dhe refugjatët, për sa i përket rikthimit, " tha zëdhënësja e qeverisë së Ruandës Yolande Makolo.

Ajo tha se Ruanda dhe Britania e Madhe kishin punuar së bashku për të siguruar integrimin e azilkërkuesve të zhvendosur në shoqërinë ruandeze. 

“Ruanda është e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj ndërkombëtare dhe ne jemi njohur nga UNHCR dhe institucione të tjera ndërkombëtare për trajtimin tonë shembullor të refugjatëve. Gjatë gjithë këtij procesi ligjor ne kemi qenë të zënë duke vazhduar të ofrojmë përparim për Ruandasit dhe duke punuar së bashku me partnerët ndërkombëtarë për të zgjidhur disa nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet Afrika dhe më gjerë bota. Ne i marrim seriozisht përgjegjësitë tona humanitare dhe do të vazhdojmë t'i përmbushim ato", tha ajo. 

3 VITE ME PARE

'Më në fund plani mizor u mbyll'/ Partia e Gjelbër mbështet vendimin e Gjykatës për 'skemën' e Ruandës

Gjykata e Lartë “godet” planin e Qeverisë britanike:
Emigrantë të paligjshëm

BRITANI E MADHE- Partia Kombëtare Skoceze ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të shpallur të paligjshme planin e dërgimit të azilkërkuesve në Ruandë. Zëdhënësja e SNP-së për punët e brendshme, deputetja Alison Thewliss e ka konsideruar vendimin si të drejtë i cili ka mbyllur kështu planin mizor të partisë konservatore për të deportuar azilkërkuesit. 

"Është e drejtë që Gjykata e Lartë ka mbyllur planin mizor të partisë konservatore për të deportuar azilkërkuesit në Ruandë - politika nuk duhet të ishte hedhur kurrë në tryezë. Është moralisht e gabuar dhe çnjerëzore. Nën konservatorët, ka një numër në rritje të njerëzve që presin vendime për azil, rrugët e sigurta dhe ligjore janë mbyllur dhe shumë punonjës të Home Office po mbeten pa burimet që u nevojiten. Westminster e ka bërë të qartë se ata nuk mund të kujdeseshin më pak për disa nga njerëzit më të cenueshëm në botë. Çdo azilkërkues dhe refugjat duhet të trajtohet me dinjitetin dhe dhembshurinë më të madhe," zëdhënësja e SNP-së për punët e brendshme, deputetja Alison Thewliss.

Reagime ka patur edhe nga Partia e Gjelbër, të cilët e kanë mirëpritur vendimin. 

"Ky është një lajm i mirëpritur. Qeveria tani duhet të pranojë se politika e saj mizore dhe çnjerëzore ka përfunduar dhe ta heqë atë. Sekretari i ri i Brendshëm tani ka mundësinë të kthejë një fletë të re dhe të bëjë të qartë se nuk ka asnjë qëllim për të hequr dorë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut," tha bashkë-udhëheqësja Carla Denyer.

3 VITE ME PARE

VENDIMI/ Gjykata e Lartë në Britani: Plani për të dërguar azilkërkuesit në Ruandë është i paligjshëm

Gjykata e Lartë “godet” planin e Qeverisë britanike:
Emigrante

BRITANI E MADHE- Gjykata e Lartë ka vendosur që skema e dëbimit të qeverisë së Ruandës është e paligjshme. 'Skynews' raporton se gjykata po shqyrtonte vetëm nëse Ruanda është një "vend i tretë i sigurt" për dërgimin e migrantëve.

Reed, Presidenti i Gjykatës së Lartë, dha vendimin. Çështja u dëgjua dhe u shqyrtua nga Lord Reed, Lord Hodge, Lord Lloyd-Jones, Lord Briggs dhe Lord Sales. Reed tha se çështja e sekretares së brendshme britanike u hodh poshtë.

Vendimi u mor unanimisht nga pesë gjyqtarët. 

Në vendimin e publikuar thuhet: “Gjykata e Lartë rrëzon njëzëri ankesën e Sekretares së Brendshëm dhe mbështet përfundimin e Gjykatës së Apelit se politika e Ruandës është e paligjshme. Kjo për shkak se ka arsye të konsiderueshme për të besuar se azilkërkuesit do të përballeshin me një rrezik real të keqtrajtimit për shkak të rikthimit në vendin e tyre të origjinës nëse do të zhvendoseshin në Ruandë. Reed dhe Lord Lloyd-Jones japin një gjykim të përbashkët me të cilin anëtarët e tjerë të Gjykatës janë dakord."

emigrantet ne ruande

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin