LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjyqi Veliaj-Xoxa/ Debate në sallë mes Prokurorit dhe Mbrojtjes, Dado: Këtu je thjesht si avokat. Ndreca: Dua 2 javë kohë

• Gjykata e Posaçme ka nisur procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut, Veliaj dhe 29 të bashkëpandehurve. • Seanca në themel për Veliajn është shoqëruar me debate në lidhje me njohjen e dosjes nga ana e palës mbrojtëse. • Në fjalën e tij, Maks Haxhia ngriti shqetësimin në cilësinë e kreut të Dhomës së Avokatisë, duke kërkuar të dihet nëse avokatja e caktuar kryesisht është njohur me dosjen. • Ai theksoi se kjo është e rëndësishme për garantimin e një procesi të rregullt ligjor, duke shtuar se kolegia duhet të shprehet qartë mbi këtë çështje, edhe në funksion të përgjegjësive disiplinore. • Ndërkohë, prokurori Ols Dado reagoi, duke i kujtuar Haxhias se në seancën e sotme nuk është kryetari i Dhomës së Avokatisë, por si avokat. • Ndërsa avokati Plarent Ndreca mbështeti qëndrimin e Haxhias, duke argumentuar se ai nuk mund të ndajë rolet e tij. • Këtu ndërhyri gjykata duke theksuar se çdo pjesëmarrës në proces mund të ketë role të tjera jashtë tij, por ato nuk lidhen me shqyrtimin konkret. • Gjatë seancës për dosjen Veliaj, mbrojtja e Elman Abule ka kërkuar ndarjen e çështjes së tij nga dosja si dhe shqyrtimin nga një tjetër gjykatë dhe jo GJKKO. • Në një njëjtën linjë si Abule është dhe Klotilda Bushka ka kërkuar shqyrtimin e çështjes në një gjykatë tjetër. 

4 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Edhe Klotilda Bushka me të njëjtën kërkesë si Elman Abule, avokati: Çështja të kalojë në gjykatë tjetër

Gjyqi Veliaj-Xoxa/ Debate në sallë mes Prokurorit dhe Mbrojtjes, Dado:
Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka

TIRANË- Ish-deputetja Klotilda Bushka ka kërkuar sot në Gjykatën e Posaçme ndarjen e çështjes së saj nga gjyqi Veliaj-Xoxa. Në seancën e sotme në GJKKO, avokati i Bushkajt ka kërkuar gjithashtu dhe shpalljen e moskompetencës nga ana e GJKKO të çështjes dhe kalimin e saj në një gjykatë normale. Për të mbështetur kërkesën e tyre, avokati i Bushkës ka sjell një dokument që ajo nuk është më deputete. 

“Për të pandehurën Klotilda Bushka, e mbrojtura prej nesh zonja Bushka që në fazën e hetimit paraprak, nuk e ka pranuar akuzën dhe e ka cilësor si të pambështetur në prova dhe fakte. Gjyqtari i seancës paraprake e kaloi çështjen për gjyq, ne kemi kërkuar pushimin e çështjes në atë proces. Së pari konfirmojmë kërkesën për gjykim të shkurtuar, kërkojmë ndarjen e çështjes dhe moskopetencën lëndore të kësaj gjykate dhe dërgimin e çështjes në një tjetër gjykatë. Ne kemi sjell një dokument që Bushka nuk është më deputete”, tha avokati Henrik Ligori.

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Sipas raportimeve, Bushka akuzohet për kryerjen e veprës penale "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Në një nga mbledhjet e grupit parlamentar të PS-së, Bushka i kishte mohuar akuzat e ngritura ndaj saj dhe tha se ajo e ka kushërirë ish-drejtoreshën e BYL-A-s Ina Goxhajn, të përmendur në dosjen e Veliajt-Xoxës si person i vënë nën presion nga Bushka./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Seanca për dosjen “Veliaj”/ Biznesmeni Abule kërkon ndarjen e çështjes: Të shqyrtohet nga një tjetër gjykatë

Gjyqi Veliaj-Xoxa/ Debate në sallë mes Prokurorit dhe Mbrojtjes, Dado:
Elman Abulen

TIRANË- Gjatë seancës për dosjen Veliaj, mbrojtja e Elman Abule ka kërkuar ndarjen e çështjes së tij nga dosja si dhe shqyrtimin nga një tjetër gjykatë dhe jo GJKKO. 

Ndërkohë vetë biznesmeni deklaroi se kërkon gjykim  të shkurtuar. Ndër të tjera ai pohoi se i qëndron kërkesës së bërë nga avokatja e tij.

“Kërkojmë që të ndahet çështja për Elman Abulen dhe më pas shpalljen e moskompetencës lëndore nga ana e Gjykatës së Posaçme dhe dërgimin e  çështjes për gjykim në një tjetër gjykatë." , ka deklaruar avokatja.

“Unë kërkoj gjykim të shkurtuar, i qëndroj kërkesës së bërë nga ana e avokates”, ka deklaruar biznesmeni./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Seanca gjyqësore ndaj Veliajt, debate në sallë mes avokatit Haxhia dhe prokurorit Dado

Gjyqi Veliaj-Xoxa/ Debate në sallë mes Prokurorit dhe Mbrojtjes, Dado:
Maks Haxhia

TIRANË-  Gjykata e Posaçme ka nisur procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut, Veliaj dhe 29 të bashkëpandehurve. Mësohet se, gjykata pohoi caktimin e një avokateje kryesisht për ish-efektivin e Policisë së Burgjeve, Fation Baci, poashtu i pandehur në çështje.

Ky veprim nga gjykata, ngjalli debat mes palëve, nëse ishte njohur avokatja apo jo me aktet e dosjes. Ndërkohë siç u lajmërua më herët, Veliaj nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit.

Maks Haxhia: Në cilësinë e kreut të dhomës Kombëtare të Avokatisë, dua të di nëse avokatja e caktuar kryesisht është njohur me aktet e dosjes, apo jo. Ajo do të përgjigjet nëse po zbaton rregullat, pasi ka një komitet disiplinor.

Ols Dado: Nuk je kryetar i Dhomës ti këtu, je avokat.

Plarent Ndreca, avokat i Veliajt: Maks Haxhia i ka të dy cilësitë, edhe avokat, edhe kreu i DHKA. Procesi i rregullt ligjor lidhet edhe me mënyrën se si e ushtrojnë profesionin avokatët. Kam një kërkesë. Në 17.3.2026 jam pajisur me prokure nga Erion Veliaj. Kam ndërmarrë të gjitha veprimet për t’u njohur me dosjen. Ju kam dërguar edhe një shkresë për oraret në të cilat mund të paraqitesha në gjykatë. Në 26 mars kam marrë përgjigje. Fillimisht mu tha se do ta merrja elektronike, por më pas nuk ma dhanë.

Kam qenë çdo ditë në gjykatë për t'u njohur me aktet. Është një volum shumë i madh.  Klienti im ju ka vënë në dijeni se nga 169 fashikuj, mungojnë disa prej tyre. Kërkoj një afat 2-javor për të saktësuar çfarë mungon në dosje, të na vendoset në dispozicion dhe për të vlerësuar se si do të bëjmë mbrojtjen tonë. Ky proces nuk ka vetëm dimension individual, por edhe publik, për shkak se klienti im është kryebashkiak i zgjedhur. Na garantoni kushte të nevojshme për ushtrimin e profesionit dhe një mbrojtje efektive./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Gjyqi në themel për dosjen Veliaj, nis seanca në GJKKO, kryebashkiaku nuk paraqitet

Gjyqi Veliaj-Xoxa/ Debate në sallë mes Prokurorit dhe Mbrojtjes, Dado:
erion veliaj

TIRANË- Sot në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 29 personave të tjerë. Deri më tani, mësohet se Veliaj ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Ndërkohë, në sallën e gjyqit janë të pranishëm të pandehurit Elman Abule dhe Fatjon Baci. Ndërsa në orën 13:00, Veliaj pritet të paraqitet në Gjykatën Administrative lidhur me padinë që ka depozituar kundër njërit prej prokurorëve të çështjes, Ols Dado./Dosja.al

erion veliaj elman abule klotilda bushka

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin