LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë Gjykatës Speciale, familjarët e ish-krerëve të UÇK-së: E papranueshme, do e apelojmë

• Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë kanë nisur reagimet e para nga figurat publike dhe familjarët e ish-krerëve të UÇK-së. • Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, janë dënuar me nga 25 vite burg, ndërsa Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite. • Kryeministri Edi Rama e ka kundërshtuar dënimin me një reagim të shkurtër, duke shkruar “Marre”. • Nga Partia Demokratike ka reaguar Gazement Bardhi, duke e quajtur këtë vendim si të papranueshëm. • Në Kosovë, Glauk Konjufca e ka cilësuar aktgjykimin si të padrejtë dhe të pamerituar, ndërsa Enver Hoxhaj e ka përshkruar këtë ditë si “ditën më të zezë” për popullin shqiptar. • Edhe Hysni Gucati e ka quajtur vendimin të papranueshëm, duke deklaruar se me të “u kënaqën Serbia dhe Rusia”. • Nga familja e Hashim Thaçit është bërë e ditur se do të vijojë beteja në Apel, ndërsa familjarët e Jakup Krasniqit kanë shprehur kundërshtimin ndaj vendimit. • Ndërkohë, në Prishtinë dhe në Hagë janë zhvilluar tubime nga mbështetës të katër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës.

35 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

"Kjo betejë nuk ka mbaruar"/ I ati u dënua me 25 vite burg, reagon djali i Hashim Thaçit: Historinë tonë nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Hashim Thaçi, Endrit Thaçi

KOSOVË- Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përshirë të atin që u dënua me 25 vjet burg. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi shprehet mirënjohës ndaj të gjithë atyre që, sipas tij, kanë qëndruar pranë familjes së tij ndër vite, gjatë procesit gjyqësor ndaj babait të tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Ai shtoi më tej se sapo të kthehet në Kosovë do t’i bashkëngjitet zërit të atyre që protestuan dhe u solidarizuan, ndërkohë theksoi se “kjo betejë nuk ka mbaruar”.

"Falënderoj të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare që udhëtuan dhe që pritën me orë të tëra për vendimin. Në veçanti, ata që nuk e ndalën zërin edhe pas vendimit. Mirënjohja ime shkon për secilin prej jush që na u bëtë krah ndër vite, në këtë rrugëtim të padrejtë të Babit dhe shokëve të tij. Sapo të kthehem, do t’i bashkëngjitem edhe unë zërit tuaj, sepse kjo betejë nuk ka mbaruar. Ashtu si Babi sot, që me kokën lart u përball me këtë ditë, edhe ne do të vazhdojmë përpara me kokën lart, me dinjitet dhe maturi. Ne e dimë historinë tonë. Ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë, ndërsa dëshmorët tanë e kanë vulosur me gjakun e tyre. Këtë histori nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim," tha Endri Thaçi./Dosja.al

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë

2 MUAJ ME PARE

Gjenerali i NATO-s: Jam i shokuar me vendimin e Hagës, Thaçi nuk është kriminel

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Wesley Clark

HAGË- Gjenerali i NATO-s Wesley Clark, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Hagës, e cila dënoi me gjithsej 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së. Duke folur për A2 CNN, ai tha se ishte i shokuar nga vendimi i Hagës dhe se nuk ka parë asnjë dëshmi që të justifikojë këtë lloj vendimi. Sipas tij tani do të jetë një rrugë e vështirë për të ardhmen.

I pyetur nëse kishte diçka që përputhej mes asaj që thoshin gjyqtarët dhe asaj që gjenerali ka parë me sytë e tij, ai u përgjigj se Hashim Thaçi bëri një punë të shkëlqyer për të ruajtur edhe popullatën e pafajshme serbe.

“Jam i shokuar dhe i zemëruar. Unë e njoh Thaçin dhe shokët e tij dhe të gjithë ata që kanë bërë luftën. Unë kam dëshmuar në gjyq kam thënë se çfarë kam parë dhe e dija se çfarë po ndodhte në Kosovë dhe bashkëpunimin tonë me UÇK-së dhe nuk kam parë asnjë dëshmi që të justifikojë këtë lloj vendimi. Fatkeqësisht Gjykata e dha vendimin e vet dhe kjo do të jetë një rrugë e vështirë në të ardhmen. Me aq sa di, këto dëshmitë sekrete që edhe vetë nuk më treguan asnjë dëshmi nga prokuroria, nuk do të më bënin dhe që të ndryshonin mendimin tim.

Unë jam takuar tre herë me Hashim Thaçin gjatë konfliktit dhe në Rambuje. Sigurisht e takova atë kur isha në Kosovë, por UÇK-ja dhe ajo çfarë po ndodhte atje ishte një rebelim kundër një regjimi autoritar dhe jo vetëm një regjim autoritar, por edhe shumë krime individuale të kryera nga serbë individualë përkundër fqinjëve të tyre shqiptarë.

Dhe siç e kam shpjeguar dhe në gjykatë edhe sot kishte me shumë emocion me njerëz që kishin njohur njëri-tjetrin dhe shqiptarët u ndjen të tradhtuar nga fqinjët e tyre serbë që kishin jetuar një jetë së bashku, por sigurisht që ishin ndjesi të forta dhe këtë mendova se Hashim Thaçi bëri një punë të shkëlqyer për të ruajtur edhe popullatën e pafajshme serbe, si për ata të cilët ë që ishin mbi lumin Ibër që i shtyn shqiptarët më poshtë. Pra kam patur shqetësime për më tej, por nuk mund të thosha që Thaçi ishte dikush që të mund të dënohej për krime lufte”, u shpreh gjenerali./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Protesta nuk shuhet në Prishtinë/ Qindra qytetarë rrethojnë qeverinë, tentojnë të thyejnë kordoni policor (VIDEO)

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
pamjet

KOSOVË- Situata para Qeverisë së Kosovës është tensionuar, pasi disa protestues kanë tentuar të thyejnë kordonin policor. Protestuesit janë afruar drejt policisë, duke tentuar ta kalojnë kordonin e policisë të vendosur para objektit të Qeverisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Pavarësisht tensioneve të krijuara, protesta po vazhdon para Qeverisë. Protestuesit po qëndrojnë në shesh dhe në vazhdimësi po dëgjohen thirrjet “UÇK, UÇK”. Në mesin e qytetarëve protestues vazhdojnë të jenë edhe ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, si dhe deputetja Ganimete Musliu./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Deputetja e PDK: Të nisin procedurat për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Sala Jashar

KOSOVË- Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka kërkuar nisjen e procedurave institucionale për zhbërjen e Gjykatës Speciale, pas vendimit të sotëm ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jashari ka bërë thirrje që Kuvendi të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme dhe të ndërmerren hapa institucionalë për kundërshtimin e vendimit. Ajo ka kërkuar gjithashtu miratimin e një rezolute, përmes së cilës, sipas saj, do tu dërgohej mesazh ndërkombëtarëve se UÇK-ja nuk duhet të dënohet në emër të popullit shqiptar.

“PDK do tu marrë të gjitha hapat, por, unë si Sala Jashari kam bërë thirrje kryesueses së Kuvendit që të bëjmë thirrje të menjëhershme që nesër ta fillojmë seancën. Të gjithë deputetet do të kthehen nga Haga dh e të fillojmë me seancë. Të fillojmë në formën institucionale që të ju dalim në zë çlirimtareve tanë. Do të kërkojmë gjitha format që të zhbëjmë Gjykatën. Por, mbi të gjitha shumë e nevojshme të dërgohet mesazhi që çlirimtaret nuk dënohen në emrin e popullit. Ajo që dëgjuam sot është tragjike për Kosovën. Është e rëndësishme që gjitha partitë pulitke të bashkohen sidomos ato shqiptare e të diskutojnë, është moment shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.

Sigurisht që Gjykata është krijuar dhe çlirimtarët kanë shkuar me idenë që gjithçka le të jetë e drejtë, por, deri tash e kemi parë që gjykata nuk ka qenë asnjë formë e drejtë, ka qenë krejtësisht politike. Dhe, madje është bërë një thirrje prej avokatit të Hashim Thaçit që deputetet menjëherë të fillojnë procedurat për zhbërjen e kësaj gjykate, e po ashtu duhet të fillohet menjëherë një seancë e jashtëzakonshme. Unë madje edhe kam bërë thirrje tashmë, ne duhet të krijojmë një rezolutë që t’i tregohet të gjithë ndërkombëtarëve e të gjithë të tjerëve që asnjë moment UCK nuk dënohet në emrin e popullit shqiptar. Duhet të fillojë çdo procedurë sa më shpejtë”, tha Jashari./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Vuçiç reagon nga Beogradi: Nuk u dënuan për krime kundër njerëzimit

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët u dënuan me 81 vite burgim gjithsej.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në një konferencë për mediat Vuçiç tha se vendimi nuk përfshiu dënime për krime kundër njerëzimit. Ai deklaroi se gjashtë akuzat për këtë kategori krimesh nuk u provuan në gjykatë, duke kritikuar mënyrën se si u trajtua çështja.

“E gjithë kjo nuk u mor parasysh dhe këto gjashtë akuza, të cilat kanë të bëjnë me krimet më të rënda kundër njerëzimit, nuk u shpallën fajtorë”, tha Vuçiç.

Ndërkohë, gjykata i shpalli katër ish-krerët fajtorë për krime lufte, ndërsa gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit u rrëzuan. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite. /Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

Protesta në Hagë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, arrestohen dy persona dhe lëndohet një polic

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Pamje nga protestat

HAGË- Dy protestues janë arrestuar dhe një polic është lënduar lehtë gjatë protestës së zhvilluar këtë të mërkurë në Hagë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta u mbajt në Malieveld dhe ishte e autorizuar nga autoritetet lokale. Pas përfundimit të saj, një grup protestuesish tentoi të marshonte drejt Raamwegut, ku ndodhen Dhomat e Specializuara të Kosovës, pavarësisht se kjo lëvizje ishte e ndaluar. Policia holandeze formoi një kordon me Njësinë Mobile për të penguar kalimin.

Situata u tensionua kur disa protestues u përballën me policinë, ndërsa forcat e rendit ndërhynë për shpërndarjen e tyre. Për një kohë të shkurtër u përdorën topi me ujë dhe spraji. Sipas policisë, gjatë përplasjes disa protestues përdorën dhunë ndaj efektivëve dhe dëmtuan pajisje policore. Një polic pësoi lëndime të lehta, ndërsa dy persona u arrestuan nën dyshimin për vandalizëm.

Protesta u zhvillua në ditën kur Dhomat e Specializuara në Hagë shpallën aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet. Në total, dënimet ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së arrijnë në 81 vjet burgim./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Vendimi i Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Grenell i përgjigjet Marta Kosit: Kjo nuk është drejtësi, Evropa të mbyllë këto gjykata radikale

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
 Richard Grenell

SHBA- I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell në një reagim i është përgjigjur deklaratës së Komisioneres Marta Kos duke thënë se të mbash dikë në burg për gjashtë vjet për diçka të ndodhur 25 vite më parë është e turpshme.

Sipas tij, institucionet evropiane duhet të reformohen, ndërsa financimi i këtyre gjykatave duhet të ndërpritet. Ai e ka cilësuar vedimin si të padrejtë dhe si aktivizëm i elitave.

"Jo. Të mbash dikë në burg për gjashtë vjet për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë, është e turpshme. Evropa duhet t'i reformojë institucionet e saj dhe politikat e saj. Kjo nuk është drejtësi; është aktivizëm i elitave. Është një tjetër njollë për Evropën. Financimi për këto gjykata radikale duhet të ndërpritet menjëherë", shkroi ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Dënimi i Thaçit është skandaloz"/ Richard Grenell kërkon mbylljen e Gjykatës Speciale: Kurti të veprojë menjëherë

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Richard Grenell

SHBA- I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, reagoi ashpër pas vendimit të Dhomave të Specializuara për Hashim Thaçin, duke e cilësuar dënimin "skandaloz" dhe duke kërkuar mbylljen e Gjykatës Speciale. Me anë të një reagimi në "X", Grenell thekson se Albin Kurti duhet të veprojë shpejt për ta shpërbërë këtë gjykatë. Ai shtoi gjithashtu se deputetët duhet të punojnë me Kurtin që kjo të ndodhë dhe Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë.

Postimi i plotë:

Dënimi i shpallur nga Gjykata e Hagës ndaj Hashim Thaçit për një luftë të zhvilluar 25 vjet më parë është skandaloz. Askush nuk është i sigurt nga këto gjykata ndërkombëtare, ku elitat akademike marrin vendime politike. Këta tre gjyqtarë dhe prokurori amerikan janë të çmendur të së majtës. Ata qartazi nuk i dëgjuan këshilltarët e Bill Clintonit, të cilët e bënë të qartë se Thaçi nuk e drejtonte luftën. 

Gjyqtari zviceran Guenael Mettraux ishte udhëheqësi i vërtetë, duke injoruar çështjet ligjore dhe duke zgjedhur politikën e Jack Smith. Të gjitha këto gjykata duhet t'u ndërpritet menjëherë financimi. Departamenti i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche duhet të veprojnë shpejt.

Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje penale politike dhe kjo duhet të marrë fund. Albin Kurti duhet gjithashtu të veprojë shpejt për ta shpërbërë këtë gjykatë të huaj. Deputetët duhet të punojnë me Kurtin që kjo të ndodhë. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Reagon Marta Kos: Vendimet e Gjykatës duhet të respektohen, bëhet fjalë për përgjegjësi individuale

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Marta Kos

BRUKSEL- Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ajo i cilësoi Dhomat e Specializuara si një organ gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, duke theksuar se vendimet e tyre duhet të respektohen, ndërsa të dënuarit kanë të drejtën e ankimit.

Në fjalën e saj, Kos nënvizoi se procesi lidhet me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Ajo u bëri thirrje aktorëve në rajon që të kontribuojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës, duke theksuar se pajtimi është i nevojshëm që vendet e rajonit të kapërcejnë ndasitë dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Evropian.

"Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Vendimet e tyre duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë ankese. Bëhet fjalë për përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

U bëj thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit, vendet e rajonit mund t’i kapërcejnë ndasitë dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE.”, u shpreh Marta Kos./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Historia e Kosovës nuk rishkruhet

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Pamje nga gjyqi në Hagë

KOSOVA- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në reagimin e tij, Këshilli thekson rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës historike dhe të kontekstit në të cilin u zhvillua lufta në Kosovë.

Sipas Këshillit, vendimet gjyqësore duhet të respektohen, por ato nuk mund të ndryshojnë faktet dhe rrjedhën historike të Kosovës. Në reagim nënvizohet gjithashtu se lufta për çlirimin e Kosovës duhet të vlerësohet në kontekstin e saj historik dhe politik./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Viktima të krimeve të rënda nga regjimi i Milleshoviçit"/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kroacia: Vendimi i Hagës nuk ndryshon kontekstin e luftës në Kosovë

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Flamuri i Kroacisë

KROACI- Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se aktgjykimi i shkallës së parë nuk ndryshon rrethanat historike të luftës së zhvilluar në Kosovë.

Në një reagim të bërë publik në rrjetet sociale, autoritetet kroate shprehen se Kosova dhe populli ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviçit. Sipas tyre, përgjegjësia individuale e personave të dënuar nuk duhet të përdoret për relativizimin e këtyre krimeve apo për të vënë në pikëpyetje lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

"Ky vendim nuk e ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë apo faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda nga regjimi i Millosheviqit.

Përgjegjësia individuale e një personi nuk mund të shërbejë si bazë për relativizimin e atyre krimeve apo për vënien në dyshim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, thuhej në deklaratë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Vendimi i Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Mbretëria e Bashkuar: Reagimi të jetë paqësor, të mos nxis tensione

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Flamuri i Mbretërisë së Bashkuar

BRITANI E MADHE- Mbretëria e Bashkuar ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-liderëve të UÇK-së, duke bërë thirrje që vendimi të mos shfrytëzohet për të nxitur tensione dhe që reagimet të jenë paqësore.

Në reagim është kërkuar respekti për pavarësinë e procesit gjyqësor dhe është theksuar rëndësia e drejtësisë, llogaridhënies dhe pajtimit në rajon. Sipas qëndrimit britanik, vendimi lidhet me përgjegjësinë individuale dhe nuk përbën gjykim ndaj shtetësisë, sovranitetit apo të drejtës së Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj.

Britania e Madhe ka kërkuar nga udhëheqësit politikë dhe figurat publike që të tregojnë përgjegjësi dhe të shmangin deklaratat që mund të rrisin tensionet ndërmjet komuniteteve. Ata kanë përsëritur gjithashtu angazhimin për paqe, drejtësi dhe siguri në Ballkanin Perëndimor./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së/ Protestuesit qëllojnë me gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë (VIDEO)

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Pamje e ndërtesës

KOSOVA- Situata e protestës kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së vijon të mbetet e tensionuar. Disa qytetarë kanë qëlluar me gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në qendër të Prishtinës.

Qytetarët të indinjuar vepruan njësoj edhe në protestën e organizuar përballë selisë së EULEX-it, ku u godit godina e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

 

2 MUAJ ME PARE

"Është për meritë të Kosovës që ata të nxirren para përgjegjësis"/ Kimberly West për vendimin ndaj krerëve të UÇK-së: Asnjë individ nuk është mbi ligjin

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Prokurorja e Specializuar Kimberly West

HAGË- Prokurorja e Specializuar Kimberly West, ka përshëndetur aktgjykimin dënues ndaj katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, duke e cilësuar vendimin si një hap të rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë dhe për drejtësinë ndaj viktimave.

Sipas raportimeve, West theksoi se vendimi tregon se askush, pavarësisht pozitës apo autoritetit politik, nuk është mbi ligjin dhe se përgjegjësia për krimet e rënda ndërkombëtare nuk mund të shmanget.

“Gjykata ka konfirmuar se asnjë individ, pavarësisht rangut apo autoritetit politik, nuk është mbi ligjin dhe nuk ka imunitet nga përgjegjësia për krime të rënda ndërkombëtare”, tha West.

Ajo sqaroi se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka ndjekur penalisht UÇK-në apo luftën për pavarësinë e Kosovës, por individë të caktuar, të cilët sipas saj kanë shfrytëzuar rrethanat e konfliktit për të kryer krime të rënda.

“Individë të caktuar shfrytëzuan ato rrethana të luftës për të kryer krime të rënda, dhe është për meritë të Kosovës që këta individë nxirren tani para përgjegjësisë”, shtoi West.

Prokurorja bëri të ditur gjithashtu se ZPS-ja do ta analizojë në detaje aktgjykimin gjatë ditëve në vijim, përfshirë edhe pjesët e aktakuzës për krime kundër njerëzimit për të cilat nuk pati dënime./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ DASH: Shmangni retorikën nxitëse, punoni për një të ardhme paqësore

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë

SHBA- Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka reaguar pas aktgjykimit dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në një përgjigje për Klankosova, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara e respektojnë aktgjykimin e sotëm.

DASH u bën thirrje  të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike.

“Shtetet e Bashkuara respektojnë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ne mbështesim drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe rikonfirmojmë mbështetjen tonë për përgjegjshmërinë, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, thuhet në përgjigjen./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Protesta/ Ambasada e Kosovës në Hagë thirrje qytetarëve: Ruani qetësinë, shmangini provokimet dhe respektoni ligjin

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Foto ilustruse

HAGA- Ambasada e Kosovës në Hagë ka reaguar pas protestave dhe tensioneve në Hagë nga ana e protestuesve shqiptarë, të cilët ishin mbledhur për të pritur vedimin e Gjykatës Speciale. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ajo ka këshilluar qytetarët shqiptarë të ruajnë qetësinë, të shmangin provokimet dhe të respektojnë ligjin.

Ajo thekson se ky vendim ka shkaktuar zhgënjim të thellë në mbarë Kosovën dhe përbën një lajm thellësisht zhgënjyes. Kjo duke theksuar se beson që aktgjykimi përfundimtar në shkallën e apelit do ta ndryshojë këtë interpretim dhe këtë aktgjykim.

Reagimi

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka ndjekur me shqetësim të lartë verdiktin e dhënë sot nga Dhomat e Specializuara të Kosovës lidhur me rastin e liderëve të UÇK-së, z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi. Ky vendim ka shkaktuar, me të drejtë, zhgënjim të thellë në mbarë Kosovën dhe përbën një lajm thellësisht zhgënjyes për të gjithë ne. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë, vetëmbrojtëse dhe të domosdoshme. Këtë fakt nuk e ndryshon askush, asnjëherë.

Besojmë se aktgjykimi përfundimtar në shkallën e apelit do ta ndryshojë këtë interpretim dhe këtë aktgjykim. Në këto momente, shprehim solidaritetin tonë me familjet e z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi. Në të njëjtën kohë, Ambasada e Republikës së Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në Hagë të ruajnë qetësinë dhe maturinë, të mos bien pre e provokimeve, të respektojnë rregullat dhe kushtet mbi të cilat është dhënë leja për protestën nga Komuna e Hagës, si dhe të respektojnë shtetin mik, Mbretërinë e Holandës. Dhuna nuk lejohet. Paqja, dinjiteti dhe respektimi i ligjit janë përgjegjësi e të gjithëve./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Qytetarët mblidhen sërish pranë EULEX-it pas vendimit në Hagës

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Pamje

PRISHINA- Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish pranë ndërtesës së Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, në zonën industriale në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Disa prej tyre kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës. Tubimi vjen pasi Dhomat e Specializuara në Hagë i dënuan katër ish-krerët e UÇK-së për krime lufte, me dënime që shkojnë nga 13 deri në 25 vjet burgim.

Ky mision ka rol mbështetës ndaj Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilave u ofron mbështetje logjistike dhe operacionale, ndërsa BE-ja është financuesja kryesore e tyre. Udhëheqësit politikë në Kosovë kanë bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin 

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Pamje

KOSOVA- Ditën e sotme në Prishtinë, i cili u bë vendgrumbullim i qindra mijëra shqiptarëve teksa prisinin vendimin e gjykatës në Hagë, u shoqërua nga momente prekëse. Një polic i Kosovës shpërtheu në lot, kur protestuesit i vendosin pranë flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të UÇK-së.

Ai dhe kolegët e tij ishin vendosur në mbrojtje të zyrave të UNMIK-ut, pas revoltës në Prishtinë. Pas vendimit, qytetarët dolën në rrugët e kryeqytetit të Kosovës dhe protestuan. Ata e kanë cilësuar vendimin e gjykatës si të padrejtë dhe të rëndë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Avokati i Thaçit paralajmëron apelimin e vendimit: Ditë e errët për drejtësinë ndërkombëtare

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Pierre-Richard Prosper

HAGË- Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj klientit të tij si një tallje me drejtësinë dhe ka paralajmëruar se mbrojtja do ta apelojë vendimin. Prosper pretendoi se rezultati i procesit ishte i paracaktuar dhe akuzoi Dhomat e Specializuara se po “rishkruajnë historinë”, duke e paraqitur UÇK-në si një strukturë të organizuar dhe duke ia atribuar përgjegjësinë Thaçit.

“Kjo është një ditë e errët për drejtësinë ndërkombëtare dhe fundi i tribunaleve”, tha Prosper pas shpalljes së aktgjykimit.

Ai tha se ka biseduar me Thaçin dhe se do ta takojë sërish.

“Thaçi është i gatshëm të vazhdojë të luftojë për veten dhe për popullin e Kosovës”, tha Prosper.

Sipas tij, shpresa e mbrojtjes është që aktgjykimi të rrëzohet në apel, ndonëse paralajmëroi se procesi mund të zgjasë me vite. Prosper bëri thirrje, gjithashtu, që Kuvendi i Kosovës ta shqyrtojë raportin me Dhomat e Specializuara, duke thënë se Kosova duhet të marrë “një vendim sovran që është në interesin më të mirë të vendit”.

“Nëse do të isha deputet, që nga nesër do ta tërhiqja mbështetjen për këtë gjykatë”, tha Prosper./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Haga dënon Kosovën/ LDK: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
LDK

KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një njoftim për media, LDK-ja ka thënë se e ka pritur me shqetësim shumë të thellë vendimin e sotëm, duke theksuar ndjeshmërinë e këtij momenti për qytetarët e Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pritur me shqetësim shumë të thellë aktgjykimin e sotëm ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përmasën e dënimeve ndaj tyre. Të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e këtij momenti për qytetarët e vendit, bëjmë thirrje për qetësi, maturi dhe përgjegjësi”, thuhet në reagim.

LDK-ja ka theksuar se liria dhe pavarësia e Kosovës janë rezultat i sakrificës së brezave, duke përmendur rezistencën politike e paqësore të udhëhequr nga presidenti Ibrahim Rugova, luftën e UÇK-së dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s. Partia ka deklaruar se aktgjykimi i sotëm nuk mund ta ndryshojë atë që e cilëson si të vërtetën historike të luftës në Kosovë.

“Asnjë aktgjykim, as ky i sotmi, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Regjimi i Serbisë ushtroi gjenocid e krime kundër njerëzimit; zhvilloi një fushatë të egër terrori dhe spastrimi etnik në Kosovë; masakroi civilë të pafajshëm, vrau fëmijë, gra e të moshuar, ushtroi dhunë, dëboi me forcë popullsinë dhe dogji e shkatërroi fshatra e qytete të tëra”, thuhet më tej.

Sipas LDK-së, këto krime kanë qenë sistematike dhe pasojat e tyre vazhdojnë të rëndojnë mbi familjet e Kosovës.

“Këto krime ishin sistematike, pasojat e të cilave rëndojnë edhe sot mbi mijëra familje. Përballë kësaj egërsie, populli i Kosovës luftoi për mbijetesë dhe liri”, përfundon njoftimi./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

PAMJE/ Sërish tensione në Hagë, policia holandeze hedh ujë për të shpërndarë qytetarët

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Pamje

HAGA- Situata në Hagë është tensionuar sërisht, ndërsa policia holandeze ka hedhur ujë në mënyrë që të shpërndajë turmën e protestuesve shqiptarë, të cilët ishin mbledhur jashtë ambienteve të Gjykatës Speciale për të pritur vendimin. 

Pas hedhjes së ujit, disa qytetarë kanë hipur mbi automjetet e policisë duke i goditur ato. Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë është pritur me revoltë dhe pakënaqësi, pasi trupa gjykuese dënoi në total me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Avokati i Kadri Veselit: Do të reagojmë për të parë se cilat janë procedurat që duhet ndjekur

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Rodni Dikson

HAGË- Avokati i Kadri Veselit Rodni Dikson ka deklaruar se mbrojtja do të reagojë pas vendimit të fundit, duke shqyrtuar procedurat që mund të ndërmerren më tej. Ai ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si është trajtuar çështja, duke vlerësuar se gjatë procesit ka pasur mungesë të dëshmive të mjaftueshme.

“Ka pasur mungesë të dëshmive dhe ne do të reagojmë për të parë se cilat janë procedurat që duhet ndjekur. Për fat të keq, kjo nuk është një ditë e mirë për Kosovën, për ligjin në përgjithësi”, ka deklaruar avokati.

Ai shtoi se mbrojtja nuk është e kënaqur me mënyrën se si është zhvilluar procesi dhe me dëshmitë e paraqitura.

“Nuk jemi të kënaqur me krejt këtë mënyrë se si është trajtuar dhe me dëshmitë që janë paraqitur”, u shpreh ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë u prit në lot nga qytetarët"/ Reuters: Vendimi u ndoq nga afër edhe Serbi

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Pamje

HAGË- Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi në total me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, ka marrë jehonë ndërkombëtare. Reuters shkruan se ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpall fajtor për krime lufte, përfshirë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm nga gjykata e krimeve të luftës e Kosovës. 

Thaçi u dënua me 25 vjet burg për krime të kryera si komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë ndarjes së dhunshme të territorit nga Serbia në vitet 1990. Gjykata tha se ai ishte fajtor për vrasjen e 96 kundërshtarëve politikë dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar me forcat serbe të sigurisë nga forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë konfliktit.

Reuters shkruan se vendimi u ndoq nga afër në Kosovë dhe Serbi, ku trashëgimia e konfliktit të viteve 1998-99 dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 mbeten një burim tensioni midis shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve. Në Prishtinë, mijëra njerëz që po e shikonin vendimin në një ekran të madh e fishkëllyen vendimin dhe brohoritën "Thaçi, Thaçi", ndërsa disa shpërthyen në lot.

"Ky vendim është i turpshëm. Nga sot, nuk do të ketë paqe në Kosovë", tha Raif Pllana, një ish-luftëtar i UÇK-së i cili doli në mbështetje të Thaçit në qendër të Prishtinës. Policia tha se ishin bërë përgatitje me forcat paqeruajtëse të huaja në rast se protestat do të bëheshin të dhunshme. Shtetet e Bashkuara i këshilluan qytetarët të shmangnin turmat./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Organizata e Veteranëve të Luftës: UÇK s’ka qenë kurrë ndërmarrje kriminale

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
UÇK

KOSOVË- Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se UÇK-ja nuk ka qenë kurrë ndërmarrje kriminale tek e ka kundërshtuar dënimin e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Specialja me seli në Hagë dënoi të mërkurën Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 e Rexhep Selimin me 13.

Ata u dënuan për krime lufte, pasi Gjykata tha se kanë funksionuar si ndërmarrje e përbashkët kriminale.

“Hedhim poshtë kategorikisht dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky aktgjykim godet luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe lëndon çdo familje që dha bijtë dhe bijat për lirinë e Kosovës. UÇK-ja nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale. Ishte rezistenca e organizuar e një populli përballë pushtimit, dëbimit dhe masakrës, e vetmja përgjigje që i kishte mbetur një kombi të dënuar me zhdukje. Ajo sakrificë ndërtoi shtetësinë, sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Asnjë institucion, kudo qoftë, nuk ka autoritetin moral ta nxjerrë në gjyq këtë të vërtetë. Asnjë vendim nuk mund ta rishkruajë luftën tonë çlirimtare apo të njollosë ata që luftuan për liri. E vërteta e UÇK-së nuk është çështje interpretimi gjyqësor, është historia e jetuar e një populli që e fitoi shtetin me gjak. Që në fillim e kemi quajtur politike këtë gjykatë dhe procesi na dha të drejtë. Është turp për drejtësinë ndërkombëtare, një njollë që do të mbetet gjatë dhe që tregon se si është trajtuar lufta jonë çlirimtare dhe sakrifica e popullit tonë”, thuhet në reagim të OVL-së./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Albulena Haxhiu: Dënimet janë goditje e rëndë, fjala e fundit juridike nuk është thënë

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka cilësuar dënimet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si goditje të rëndë për familjet e tyre dhe lajm thellësisht tronditës për Kosovën. Në reagimin pas shpalljes së aktgjykimit, Haxhiu tha se procesi juridik nuk ka përfunduar dhe përmendi mundësinë e ankimit.

“Fjala e fundit juridike nuk është thënë. E drejta e ankimit është pjesë e procesit dhe duhet të ushtrohet plotësisht”, shkroi ajo në Facebook.

Haxhiu tha se lufta e UÇK-së “ishte çlirimtare” dhe se, sipas saj, aktgjykimi nuk duhet të përdoret për të relativizuar krimet e kryera nga regjimi serb gjatë luftës në Kosovë. Ajo bëri thirrje për qetësi dhe unitet pas shpalljes së dënimeve.

“Sot na duhet qetësi, dinjitet dhe bashkim. Dhimbja e kësaj dite nuk duhet të na ndajë”, tha Haxhiu./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Pamje

HAGA- Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë është pritur me revoltë dhe pakënaqësi, pasi trupa gjykuese dënoi në total me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Pas dhënies së dënimit, situata është tensionuar në ambientet e jashtme të godinës, ku mijëra shqiptarë ndodheshin jashtë ambienteve të saj për të pritur vendimit. 

Në një video të publikuar nga fotografi holandez, Bob van Keulen, shihen persona të shumtë që përplasen me policinë. Pas kësaj policia holandeze ka nisur shoqërimet e tyre, ndërsa një pjesë prej tyre po përqipen të qetësojnë turmën./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ Reagon PDK: Aktgjykim i padrejtë dhe i papranueshëm, beteja për drejtësi vazhdon deri në fund

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Foto ilustruse

KOSOVA- Partia Demokratike e Kosovës  ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ku trupa gjykuese dënoi në total me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet socile, PDK shprehet se aktgjykimi ishte i padrejtë dhe i papranueshëm, por beteja për drejtësi do të vazhdojë deri në fund.

PDK e cilëson aktgjykimin si një padrejtësi e madhe, sepse mbështetet në pretendime e materiale të ushqyera ndër vite nga aparati shtetëror dhe propaganda e Serbisë për ta kriminalizuar luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tyre, vendimi i sotëm është një goditje e rëndë për luftën e UÇK-së, lirinë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.

Në fund, PDK shprehet se ajo do të qëndrojë përherë në mbrojtje të së vërtetës historike, të dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të atyre që morën mbi vete barrën e lirisë së Kosovës. Kjo duke shtuar se, ky aktgjykim nuk është fjala e fundit. 

Reagimi i plotë

Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën, zhgënjimin dhe kundërshtimin e saj për aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Sot në Hagë u godit rëndë e drejta e popullit tonë që luftoi për liri, mbijetesë dhe çlirim nga regjimi shtetëror serb që vrau, dëboi dhe terrorizoi shqiptarët e Kosovës. Për ne, ky aktgjykim është një padrejtësi e madhe, sepse mbështetet në pretendime e materiale që i konsiderojmë të fabrikuara dhe të ushqyera ndër vite nga aparati shtetëror dhe propaganda e Serbisë për ta kriminalizuar luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky aktgjykim mund të jetë shkruar në Hagë. Por historia e Kosovës është shkruar këtu, me sakrificë, gjak dhe luftë për liri. Dhe ajo nuk rishkruhet sot.

Historia jonë është shkruar nga populli ynë që luftoi për mbijetesë, nga mijëra dëshmorë e martirë, nga qindra mijëra qytetarë të dëbuar prej shtëpive të tyre dhe nga një aleancë historike me botën demokratike që, në vitin 1999, i dha fund represionit dhe spastrimit etnik të regjimit serb në Kosovë. Agresori ishte Serbia. Viktima ishte Kosova. Dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigjja e popullit tonë që kërkonte të jetonte i lirë. Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë aktgjykim. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk shkuan në Hagë duke ikur nga drejtësia. Ata iu përgjigjën asaj vullnetarisht, me besimin se e vërteta do të triumfonte.

Prandaj, vendimi i sotëm është një goditje e rëndë për luftën e UÇK-së, lirinë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës. Sot, qytetarët e Kosovës ndihen të lënduar dhe të zhgënjyer nga ky aktgjykim i padrejtë. PDK do ta kundërshtojë këtë aktgjykim me argumente, me të gjitha mjetet demokratike dhe në çdo forum ku duhet mbrojtur e vërteta për luftën e Kosovës. Për ne, lufta e UÇK-së ishte e drejtë, mbrojtëse dhe çlirimtare. Dhe njerëzit që udhëhoqën luftën dhe proceset politike që sollën lirinë dhe shtetin e Kosovës nuk mund të fshihen nga historia me një vendim gjyqësor. Sot është një ditë e rëndë për Kosovën. Por sot nuk përfundon as historia, as beteja për të vërtetën.

Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë përherë në mbrojtje të së vërtetës historike, të dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të atyre që morën mbi vete barrën e lirisë së Kosovës. Ky aktgjykim nuk është fjala e fundit. Ne për drejtësinë do të luftojmë deri në fund dhe për të vërtetën nuk do të heshtim kurrë. Heronjtë tanë të luftës dhe paqes nuk do t’i lëmë kurrë vetëm. Beteja vazhdon, me ta dhe për ta, deri në lirimin e tyre./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Haga dënon Kosovën/ Gucati: Nuk duhet t’i humbim shpresat, mbetet apeli

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Hysni Gucati

HAGË- Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e ka dënuar ashpër aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar Gjykatën Speciale si gjykatë të tmerrshme dhe kriminale. Duke folur pas vendimit, Gucati u shpreh se shpresat tani mbeten te procesi i apelit.

“Sot gjykata arriti të kënaqë Serbinë dhe Rusinë me këto dënime”, tha Gucati./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"E papranueshme"/ Bardhi pas vendimit të Hagës: Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për lirinë e Kosovës

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Bardhi e ka cilësuar këtë vendim si të paranueshmë dhe të pabesueshëm.

Ai deklaroi se akush nuk mund ta ta bëjë pis luftën e drejtë për lirinë e Kosovës. Më tej, ai shkruan se kjo është një ditë e rëndë për kombin shqiptar dhe akoma më e rëndë për njerëzimin dhe botën demokratike. Kjo duke shtuar se shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj padrejtësie.

Reagimi i plotë

E PABESUESHME!

E PAPRANUESHME!

Ditë e rëndë për kombin shqiptar, por akoma më e rëndë për njerëzimin dhe botën demokratike. Shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj PADREJTËSIE DHE TURPI TË NJERËZIMIT! Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për LIRINË E KOSOVËS. Përjetësisht me UÇK-në!./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“Nuk do të na thyejë”/ Vajza e Jakup Krasniqit reagon pas dënimit me 25 vjet: Padrejtësia më e madhe e këtij shekulli

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Gresë Krasniqi

KOSOVË- Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila e dënoi babain e saj me 25 vjet burgim. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Krasniqi e ka cilësuar vendimin si të padrejtë, duke shprehur zhgënjimin e saj me aktgjykimin.

“Sot, në qytetin e drejtësisë, ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli”, ka shkruar ajo.

Krasniqi ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke pretenduar se vendimi është politik dhe se, sipas saj, ai e dëmton imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Ajo ka përmendur edhe faktin se Jakup Krasniqi ishte zëdhënës i UÇK-së, duke e krahasuar rastin e tij me atë të Ivica Daçiqit, i cili në atë kohë ishte zëdhënës i forcave serbe.

“Në këtë gjykatë të padrejtë, sot u dënua zëdhënësi i UÇK-së, ndërsa homologu i tij i atëhershëm, Ivica Daçiq, vazhdon të jetë i lirë dhe të jetojë krejt mirë në Beograd. Ky është veç një tjetër tregues i qartë për natyrën paragjykuese dhe politike të po kësaj politike”, ka shkruar Krasniqi.

Ajo ka thënë se vendimi e ka lënduar dhe zhgënjyer, por se nuk do ta ndryshojë bindjen e saj për pafajësinë e babait të saj.

“Unë jetoj dhe do të vdes me bindjen time të plotë në pafajësinë dhe çiltërsinë e babait tim, Hashimit, Kadriut dhe Rexhës. Krenaria mbetet. E vërteta mbetet. Ne do ta vazhdojmë luftën për liri dhe drejtësi!”, shkroi ajo./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Pamje

PRISHTINA- Gjykata në Hagë ka dënuar ditën e sotme me 81 vite burg në total, katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Qytetarët e mbledhur në Prishtinë e kanë pritur vendimin me lot në sy, ndërsa kanë nisur edhe protestat masive. Nën thirrjet "Marre", ata kanë kundërshtuar vendimin duke e cilësuar ata si të padrejtë. Pas kësaj ata mbajtën një minutë heshtje dhe vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur me dënimet në Hagë. Përmes një videoje të postuar në Facebook, ai tha se vendimi i sotëm me dënim për udhëheqësit e UÇK-së është i papranueshëm dhe i padrejtë.

“Jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës vendim dënues për UÇK-në. Vendimi i sot i papranueshëm dhe i padrejtë”, tha ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Pamje

PRISHTINË- Protesta masive kanë nisur në Prishtinë pas shpalljes së vendimeve të Gjykatës Speciale në Hagë. Ish-krerët e UÇK-së u dënuan në total me 81 vite burg, vendim i cili ka ndezur revolta masive në kryeqytetin e Kosovës. Nën thirrjet “UÇK, UÇK”, dhe duke përmendur emrat e ish-krerëve të UCK-së, qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë kundër këtij vendimi. 

Hashim Thaçi u shpall fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Jakup Krasniqi është dënuar po ashtu me 25 vjet, për disa vepra të krimeve të luftës, Kadri Veseli me 18 vite dhe dhe Rexhep Selimi me 13 vjet heqje lirie./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Konjufca: Vendim i padrejtë dhe i pamerituar

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Glauk Konjufca

KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së si të trishtë. Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me vendimet e shpallura nga trupi gjykues.

“Gjykim i tmerrshëm për Kosovën, për luftën tonë çlirimtare. Kjo është vepër e armiqve tanë, s’e kam besuar se një gjykatë që flet në emër të popullit të Kosovës të marrë vendim të tillë. Është e trishtueshme, e padrejtë, e pamerituar. Do të jetë dëm shumë i madh, edhe për narracionin tonë, edhe për shtetin e Kosovës”, tha Konjufca pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Haga dha dënimet për ish-krerët e UÇK-së, reagon Rama: Marre!

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata Speciale në Hagë dha dënimet për katër ish-krerët e UÇK-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky është një vendim i turpshëm. 

"Marre", shkruan shkurt Rama./Dosja.al

haga denon kosoven

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin