LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hetimi ndaj Trump/ Ish-presidenti del të martë para gjykatës, mbledh 4 mln$ në 24 orë, e mbesa feston: Më në fund pak drejtësi (ZHVILLIMET)

• Zhvillime të reja nga SHBA. Ish-presidenti, Donald Trump pritet të dalë para gjykatës të martën për tu përballuar me akzuat penale. Dalja në gjykatë e Trump do të bëhet në katin e 15-të të gjykatës në Manhatan. • Ish-presidenti pritet të fluturojë nga Florida me avionin e tij privat dhe të dorëzohet te agjentët federalë. • Kjo pasi një juri e madhe ka paditur Trump se i ka dhënë 130,000 dollarë, yllit të filmave porno, Stormy Daniels. • Akuzat nuk janë ende publike dhe një avokat i Trump është shprehur se ende nuk e ka lexuar aktakuzën. • Por Trump nuk do të prangoset, pasi ato përdoren vetëm për të dyshuarit që mendohet se rrezikojnë arratisjen. • Siguria për mbërritjen e Trump do koordinohet nga FBI, NYPD, Shërbimi Sekret dhe oficerët e gjykatës së Nju Jorkut. • Gjatë 24 orëve të fundit ish-presideneti ka mbledhur mbi 4 milionë dollarë për kandidimin e tij presidencial në 2024. • Trump aktualisht është kandidati kryesor midis të gjithë pretendentëve të deklaruar dhe të mundshëm për nominimin republikan të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2024. • Nuk ka asgjë në ligjin amerikan që e pengon një kandidat që shpallet fajtor për një krim të bëjë fushatë dhe të shërbejë si president. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Koha për të festuar'/ Mbesa e Trump reagon për aktakuzën ndaj tij: Më në fund pak drejtësi!

Hetimi ndaj Trump/ Ish-presidenti del të martë para gjykatës,
Mary L Trump

SHBA- Ish-presidenti, Donald Trump pritet të dalë para gjykatës të martën për tu përballuar me akzuzat penale. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe mbesa e tij, e cila është shprehur e lumtur duke thënë se më në fund po vendoset drejtësia për viktimat e tij.

“Më në fund do të vendoset drejtësia. Le të gjejmë një minutë kohë për të festuar”, citoi ajo.

Por për çfarë akuzohet Donald Trump? 

Donald Trump po shkon drejt gjyqit duke shënuar kështu një ngjarje historike pasi është Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që vihet nën akuzë për një vepër penale. Por, për çfarë akuzohet Trump? Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfue se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork.

3 VITE ME PARE

Pas aktakuzës, Donald Trump mbledh mbi 4 milionë dollarë në 24 orë

Hetimi ndaj Trump/ Ish-presidenti del të martë para gjykatës,
Donald Trump

SHBA- Donald Trump ka mbledhur mbi 4 milionë dollarë brenda 24 orëve për kandidimin e tij presidencial në 2024. Mediat e huaja raportojnë se pas lajmit për aktakuzën Trump, përsëriti pretendimet se ishte viktimë e një gjuetie shtrigash politike.

“Kjo rritje e pabesueshme e kontributeve bazë konfirmon se populli amerikan e sheh aktakuzën e Presidentit Trump si një armatim të turpshëm të sistemit tonë të drejtësisë nga një prokuror i financuar nga Soros. Amerikanë nga 50 shtete i dhuruan kontributi fushatës së ish-presidentit Trump brenda pesë orëve të para të "akuzës së rreme", -thuhet në deklaratë.

Trump, i cili është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me një akuzë penale, do të dalë në gjyq të martën. Dalja në gjykatë e Trump do të bëhet në katin e 15-të të gjykatës në Manhatan, i akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual në shkurt 2020.

Trump aktualisht është kandidati kryesor midis të gjithë pretendentëve të deklaruar dhe të mundshëm për nominimin republikan të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2024. Nuk ka asgjë në ligjin amerikan që e pengon një kandidat që shpallet fajtor për një krim të bëjë fushatë dhe të shërbejë si president.

 

3 VITE ME PARE

Trump nuk do të paraqitet para Gjykatës me pranga – angazhohet FBI dhe NYPD për sigurinë

Hetimi ndaj Trump/ Ish-presidenti del të martë para gjykatës,
Foto ilustruese

SHBA- Seanca gjyqësore e Donald Trump është caktuar për të martën pasdite. Ish-presidenti pritet të fluturojë nga Florida me avionin e tij privat dhe të dorëzohet te agjentët federalë. Kjo pasi një juri e madhe ka paditur Trump se i ka dhënë 130,000 dollarë, yllit të filmave porno, Stormy Daniels. Akuzat nuk janë ende publike dhe një avokat i Trump është shprehur se ende nuk e ka lexuar aktakuzën.

Por Trump nuk do të prangoset, pasi ato përdoren vetëm për të dyshuarit që mendohet se rrezikojnë arratisjen. Siguria për mbërritjen e Trump do koordinohet nga FBI, NYPD, Shërbimi Sekret dhe oficerët e gjykatës së Nju Jorkut.

Burimet i thonë CBS se ata po përgatiten për skenarë të mundshëm që përfshijnë sulme kundër Trump, prokurorëve, anëtarëve të jurisë ose publikut. Trump, 76 vjeç, mohon akuzat, ndërsa të premten, Trump filloi të sulmonte gjyqtarin e caktuar për çështjen e tij, si një përpjekje për të minuar besueshmërinë e hetimit.

Në vitin 2016, ylli i filmit për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi me mediat duke i ofruar shitjen e rrëfimit të saj lidhur me marrëdhënien jashtëmartesore që kishte me Trump në vitin 2006 - një vit pasi ai u martua me gruan e tij aktuale, Melania. Por kur ekipi i zotit Trump e mori vesh këtë, avokati i tij, Michael Cohen, i pagoi 130,000 dollarë Daniels për të heshtur. Kjo nuk është e paligjshme.

Megjithatë, kur Trump rimbursoi Cohen, të dhënat i nënshkroi si tarifat ligjore. Prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat e biznesit, që është një kundërvajtje - një vepër penale - në Nju Jork. Presidenti Joe Biden nuk pranoi të komentonte lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj paraardhësit të tij, pavarësisht se kishte presion mbi këtë çështje nga gazetarët.

Ndërkohë, në kanalet e mediave sociale të lidhura me ekstremistët dhe teoricienët e konspiracionit, njerëzit kërkuan një shpjegim pas akuzës së ish-presidentit Donald J. Trump. Disa e quanin atë viktimë të një gjuetie shtrigash demokrate për të shtypur ndikimin e tij dhe të tjerë e përshkruan atë si një 'mjeshtër i madh' që luan shah politik për të rimarrë presidencën.

Në vitet që kaluan, lëvizja politike e Trump ka përjetuar humbje të shumta elektorale. Disa mbështetës u burgosën pas sulmit në Kapitol. Peizazhi i mediave sociale ka ndryshuar dhe shtrirja dixhitale e Trump mbetet e kufizuar në rrjetin që ai ka krijuar vetë Truth Social./BBC

hetimi ndaj trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin