LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

HISTORIKE/ 100 ditë rezistencë para kryeministrisë, pjesëmarrje masive e qytetarëve kundër qeverisë: Rama jepe dorëheqjen

• Protestuesit kanë finalizuar sot 100 ditë protestë, ku kërkojnë për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 100 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. • Në ditën e 100 mbrëmjen e sotme, pjesëmarrja e qytetarëve dhe protestuesve ka qenë masive. • Pavarësisht se kanë kaluar 100 ditë nga nisja e protestave, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. • Ditën e nesërme potestuesit kanë sinjalizuar se aksioni do të zhvendoset edhe përpara Parlamentit me rinisjen e sesionit parlamentar. • Ndërkohë që në protestën  e sotme thirrjet kryesore të qytetarëve kanë qenë: "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. 

11 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Marshimi në rrugët e Tiranës/ Qytetarët ndezin flakadan përballë Drejtorisë së Policisë

HISTORIKE/ 100 ditë rezistencë para kryeministrisë,
Pamje nga Drejtoria e Policisë

TIRANË- Marshimi i protestuesve në ditën e 100-të të revoltës qytetare kundër klasës politike ka vijuar edhe nga Drejtoria e Policisë pranë Myslym Shyrit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Protestuesit ndezën flakadan para Drejtorisë së Policisë duke i dhënë një mesazh për arrestimet të konsideruara si të padrejta nga ta gjatë protestës./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Ergys Agasi, Rama ta rrasi"/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës, thirrje: Bashkohuni me ne

HISTORIKE/ 100 ditë rezistencë para kryeministrisë,
Pamje nga marshimi

TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit. Mes thirrjeve “Shqipëria kërkon revolucion”, “Bashkohuni me ne”, “Arrestoni Ramën”, "Ergys Agasi, Rama ta rrasi" ata po vazhdojë marshimin për ditën e 100-të të protestës antiqeveitare.

Me pankarta në duar, flamuj dhe flakadan të ndezur ata kërkojnë ndryshimin. Qytetarët kanë bërë thirrje për protëstën që do të organizohet ditën e nesërme përballë Parlamentit, në të cilin pritet të nisë edhe sesioni i ri parlamentar./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Marshimi drejt sheshit Skënderbej, protestuesit: Shqipëria kërkon revolucion

HISTORIKE/ 100 ditë rezistencë para kryeministrisë,
Marshimi

TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin drejt sheshit Skënderbej në ditën e 100-të të revoltës qytetare. Nën thirrjet 'Ju erdhi fundi", "Shqipëria kërkon revolucion", "Rama në burg, Berisha në burg" dhe me flamuj në dorë ka nisur marshimi.

Pas rrethimit të Kryeministrisë nga studentët, ka vijuar menjëherë marshimi për të përmbyllur më pas ditën e 100-të të protestës antiqeveritare. Kërkesat e qytetarëve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Pas mbylljes së fjalimeve, nis rrethimi i Kryeministrisë nga qytetarët: Rama jepe dorëheqjen

HISTORIKE/ 100 ditë rezistencë para kryeministrisë,
Marshimi

TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës pas mbylljes së fjalimeve përballë godinës së Kyeministrisë në ditën e 100-të të revoltës qytetare. Me thirrjet 'Ju erdhi fundi', 'Shqipëria kërkon revolucion' qytetarët kanë nisur rrethimin e Kryeministrisë me një 'zinxhir njerëzor' duke u kapur për dore me njëri-tjetrin'.

Kërkesat e protestuesve mbeten dorëheqja e panegociueshme e Kryeministrit të vendit Edi Rama, rrëzimi i klasës politike dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Dita e 100-të e protestës/ Studentët të kapur dorë për dore rrethojnë Kryeministrinë (VIDEO)

HISTORIKE/ 100 ditë rezistencë para kryeministrisë,
Pamje nga protesta

TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e 100-të të revoltës qytetare. Studentët të kapur për dore me njëri-tjetrin kanë krijuar një varg rrethues që do të përshkruajë godinën e Kryeministrisë.

 

Në ditën e 100-të të protestës nuk kanë munguar as fjalimet nga qytetarët dhe organizatorët të cilët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit të vendit Edi Rama dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Qëndresa na ka lodhur, por sot ka një magji të jashtëzakonshme"/ Protestuesi: Kjo protestë na ka dhënë mësime

HISTORIKE/ 100 ditë rezistencë para kryeministrisë,
Protestuesi

TIRANË- Një protestues gjatë ditës së 100-të të protestës qytetare është shprehur optimist për mënyrën se si protësta po e mban të njejtin ritëm. Sipas tij, dita e sotme pritet të krijojë një pikë kthese për protestuesit që jetojnë jashtë vendit.

Në fjalën e tij i riu u shpreh se e gjithë protesta na ka dhënë shumë mësime dhe se ajo çfarë pritet të vijë për Shqipërinë është më e madhe se kaq.

“Unë sot jam i lumtur, sepse ndjej që kjo protestë do të shkojë në një nivel tjetër. Do të mbledhë më shumë shqiptarë se sa kishte ditën kur pati maksimumin e protestuesve. Vera i përgjum, qëndresa na ka lodhur, por nuk e di pse sot ka një ajër të jashtëzakonshëm, një magji të jashtëzakonshme. Pas ditës së sotme, kjo vatër protestuesish do të qarkullojë në çdo vend të Shqipërisë, për të rindezur protestën kombëtare.

Vetëm shqiptarët ta dinë se çfarë do të ndodhë me këtë protestë. Kjo protestë na ka dhënë mësime. Jemi më të rritur, më të përgjegjshëm, më të qartë për atë që vjen në Shqipërinë tonë të dashur”, deklaroi ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Atdheu është në rrezik dhe ju dolët për ta mbrojtur"/ Qytetari në protestë: Do ta realizojmë objektivin

HISTORIKE/ 100 ditë rezistencë para kryeministrisë,
Protestuesi

TIRANË- Një protestues i pranishëm në ditën e 100-të të protestës qytetare në Tiranë, ka marrë fjalën gjatë tubimit përballë kryeministrisë. Ai ka përgëzuar qytetarët që nuk kanë munguar asnjë ditë në portestë dhe ja kanë dalë të mbrojnë vendin e tyre.

Në fjalën e tij, ai ka shprehur mirënjohjen ndaj çdokujt që doli në shesh për të bërë opozitën në një periudhe kur ajo ishte inekzistente dhe qeveria po e shiste vendin. Njëkohësisht, shprehu bindjen se do të arrihet objektivi i kësaj nisme, pra rrëzimi i sistemit.

"Atdheu është në rrezik dhe ju dolët për ta mbrojtur. Dolën në një kohë kur nuk kishte për ta mbrojtur, qeveria  po e shiste, opozita ishte inekzistence. Dolët ju për të bërë opozitën. Mirënjohje që dolët në këtë shesh për 100 ditë. Jemi me entuziazëm që të arrijmë objektivin kryesor, rrëzimin e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeverie teknike që të marrë në dorë fatet e kombit tonë”, tha protestuesi./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“100 ditë prani Besnike, Shqipëria digjet, politika krihet”/ Pankarta pikante nga dita e 100-të e protestës në Tiranë

HISTORIKE/ 100 ditë rezistencë para kryeministrisë,
Pankarta

TIRANË- Dita e 100-të e protestës është shoqëruar me thirrje drejtuar largimit të kryeministrit të vendit Edi Rama dhe rrëzimin e klasës politikës. Nuk kanë munguar as pankartat pikante të përgatitura nga protestuesit të cilët shprehen se do të vazhdojnë të protestojnë.

Mes pankartave të shfaqura gjatë tubimit janë: “Një shesh, mijëra zëra”; “SPAK-u fle gjumë dhe nuk bën arrestime, këto vezë mbi Parlament janë për këto dënime”; “100 ditë prani besnike, Shqipëria digjet, politika krihet”. /Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Rama është kryehajduti i shqiptarëve"/ Protestuesi i indinjuar gjatë protestës së 100-të: Nuk meriton të qendrojë në krye të vendit

HISTORIKE/ 100 ditë rezistencë para kryeministrisë,
Protestuesi

TIRANË- Një qytetar, pjesëmarrës në ditën e 100-të të protestës qytetare në Tiranë ka shprehur indinjatën e tij në lidhje me qeverisjen në Shqipëri duke thënë se ka shumë arsye për të protestuar.

Në fjalën e tij ai e etiketoi kryeministrit e vendit Edi Rama si kryehajdut. Ai shtoi se nuk mund të qendrojë në pushtet një kryeministër i cili nuk ka mbajtur asnjë premtim ndaj popullit.

“Kemi shumë arsye për të cilat protestojmë. Rama është kryehajduti i shqiptarëve. Ai mendon se do të qëndrojë në pushtet deri sa të vdesë. Nuk është e drejtë që një kryeministër i tillë, që nuk ka realizuar asnjë premtim, të qëndrojë kryeministër për 20-30 vite.”, tha ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Protesta qytetare në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë

HISTORIKE/ 100 ditë rezistencë para kryeministrisë,
Protesta në Tiranë (foto ilustruese)

TIRANË- Protestuesit në protestën qytetare në Tiranë, pas grumbullimit dhe organizimit në sheshin Skënderbej kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Mes thirrjeve 'Rama, Rama f*ck you', 'Ramovic o tradhëtar, jep dorëheqjen sa më parë' dhe me pankarta në duar kanë nisur marshimin për ditën e 100 të protestës.

Kërkesat e protestuesve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. Protesta ka plotësuar plot 100 ditë të qëndresës qytetare, ndërsa protestuesit shprehen se do të vazhdojnë të protestojnë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

100 ditë revoltë qytetare/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

HISTORIKE/ 100 ditë rezistencë para kryeministrisë,
Foto ilustruese

TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar sot ditën e saj të 100-të të revoltës qytetare kundër klasës politike. Si çdo ditë tashmë, qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej për të vazhduar mëtej marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në të cilën do të mbahen fjalime nga organizatorët e protestës dhe protestuesit.

Sakaq, kërkesat e protestuesve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

protesta kunder qeverise

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin