LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca në GJKKO për dosjen "5D"/ Eduart Meta: Kompaninë e shita të hapja biznes tjetër! Muhameti: Qaton e kam dhëndër, më ofroi të jem pronar i VAS Konstruksion

• Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca gjyqësore për dosjen "5D". • Ditën e sotme dëshmoi para prokurorëve, ish-pronari i kompanisë "IGOR Electric", Eduard Meta. • Ky i fundit ka dhënë arsyet se përse shiti kompaninë e tij e cila sillte miliarda euro fitim për 75 lekë. • Meta ka treguar edhe për njohjet e tij me të pandehurit në dosjen 5D, mes tyre Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Nestor Muhametllarin. • Ai është shprehur se me ta nuk kishte pasur marrëdhënie të ngushta profesionale. Jona Bejko, punonjësja e kompanisë '5D Konstruktion' ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO. • Gjatë fjalës së saj, Bejko, e cila ka dalë në përgjime duke përmendur kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliajn, ka sqaruar këto mesazhe. • E pyetur nga prokurori, Bejko ka theksuar se e ka përmendur Veliajn për shkak se Redi Molla dhe Mariglen Qato kishin njohje në bashki. • Ndërkohë që për hotelin në Durrës, Bejko ka theksuar se duke qenë se pronar trualli është Redi Molla, i referohet atij. Pronari i "VAS KONSTRUKSION", Petrit Muhameti ka dëshmuar në seancën e sotme në GJKKO për dosjen “5D”. • Muhameti gjatë dëshmisë së tij u shpreh se i është ofruar që të jetë pronar i kësaj kompanie nga Alfred Qato. • Ai është dhëndër i tij. Muhameti shtoi se ai ka në pronësi një furrë buke dhe se te firma VAS Konstruksion vetëm firmoste siç i kishte thënë dhëndri. • Ai theksoi se Eduard Metën nuk e njeh dhe se thjesht kishte dëgjuar se ai ka një kompani me emrin IGOR.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

“Hotelin e ka Lali Eri…”/ Punonjësja e “5D” tregon pse përmendi Veliajn me sms: Kjo fjalë më ka përndjekur

Seanca në GJKKO për dosjen "5D"/ Eduart Meta: Kompaninë
Erion Veliaj

TIRANË- Jona Bejko, punonjësja e kompanisë '5D Konstruktion' ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO. Gjatë fjalës së saj, Bejko, e cila ka dalë në përgjime duke përmendur kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliajn, ka sqaruar këto mesazhe.

E pyetur nga prokurori, Bejko ka theksuar se e ka përmendur Veliajn për shkak se Redi Molla dhe Mariglen Qato kishin njohje në bashki. Ndërkohë që për hotelin në Durrës, Bejko ka theksuar se duke qenë se pronar trualli është Redi Molla, i referohet atij.  

Jona Bejko: Jam inxhiniere. Kam qenë e punësuar tek subjekti “5D”. Llogarisja kostot e objekteve. Kam aplikuar online, jam marrë në telefon, pastaj intervistë nga administratori, i takon periudhës 2020. Paga mujore ka qenë 60 mijë lekë të reja. I merrja në bankë, merrja edhe lekë në dorë për orët shtesë. Redi Mollën nuk e njoh personalisht, nuk e kam parë asnjëherë. Mariglen Qaton nuk e njoh dhe as nuk e kam parë. Kam pasur marrëdhënie me Jonida Hoxhajn, e cila ka qenë shefe finance në kompani. E kam pasur shumë shoqe. Gjatë komunikimeve që kisha me Jonidën ne i referoheshim Redit me emrin “R”, dhe sa i takon Mariglen Qatos, i thonin “M”.

Prokurori: Në lidhje me hotelin që thua që është pronar “Lali Eri” për kë e keni?

Jona Bejko: Janë në lidhje me faktin që isha e pakënaqur me punën. Në lidhje me hotelin po ndërtohej në Durrës. Në lidhje me fjalën që them është pronari jonë, i referohem Redi Mollës, duke qenë se ishte pronar trualli.

Prokurori: Tek fjalia që thoni “Lali Eri pronari”, kujt i referoheni?

Jona Bejko: Është e shëmtuar që keni nxjerrë këto biseda, nuk kam asnjë lloj interesi të dëshmoj. Kjo fjalë më ka përndjekur. Bëhet fjalë për Erjon Veliajn. Duke qenë se Redi Molla dhe Mariglen Qato kishin njohje në bashki, kam dashur të them që kjo që mund të ketë ardhur nga influenca e kryetarit të bashkisë. Nuk mendoj se Veliaj kishte interesa në këtë hotel. Nuk kam dijeni që kompania të ketë hotel në Dhërmi apo më gjerë. Sa i takon hotelit në Durrës, kam dëgjuar se Redi Molla ishte pronar trualli dhe kam dëgjuar se në atë pronë po ndërtohej hoteli.

1 VITE ME PARE

Dosja "5D"/ Petrit Muhameti dëshmon në GJKKO: Alfred Qaton e kam dhëndër! Ai më ofroi të jem pronar i VAS Konstruksion, unë vetëm firmosja

Seanca në GJKKO për dosjen "5D"/ Eduart Meta: Kompaninë
Foto

TIRANË- Pronari i "VAS KONSTRUKSION", Petrit Muhameti ka dëshmuar në seancën e sotme në GJKKO për dosjen “5D”. Muhameti gjatë dëshmisë së tij u shpreh se i është ofruar që të jetë pronar i kësaj kompanie nga Alfred Qato. Ai është dhëndër i tij.

Muhameti shtoi se ai ka në pronësi një furrë buke dhe se te firma VAS Konstruksion vetëm firmoste siç i kishte thënë dhëndri. Ai theksoi se Eduard Metën nuk e njeh dhe se thjesht kishte dëgjuar se ai ka një kompani me emrin IGOR.

“Kam në pronësi një furrë buke. Ka afërsisht, 16-17 vjet që e kam. Një firmë VAS Konstruksion, mu ofrua të bëhesha pronar, nga viti 2016-2017. Ma ofroi dhëndri im, Alfred Qato. Është një firmë e mirë më tha, do jesh pronar i kësaj kompanie.

Nuk do bësh asgjë, ke staf për punën, vetëm do firmosësh. Hapa një llogari në bankë për të tërhequr lekët. Hapa një numër llogarie. Banka më niste njoftim, të tërheq shumën, 40 milionë lekë të vjetra. I merrja lekët, ia jepja Fredit, e shkonin në arkën e vogël të shoqërisë. Dy herë shkova në bankë.

Pas një viti e shita, se pata një operacion zemre. Doktori më tha duhet t’u largohem streseve. I kërkova Alfredit të hiqja dorë. Kur e bleva nuk mora lekë, edhe kur e shita me 10 milionë lekë, nuk mora lekë. Nestori nuk më ka kaluar shumë monetare. Kur unë isha ortak, nuk njihja asnjë nga punonjësit. Kam shkuar një herë të kompania. Eduard Metën nuk e njoh. Mora vesh se ky kishte kompaninë IGOR para meje, por tani e kam marrë vesh.

Më tha Fredi që hap një numër llogarie. Fitimin e kompanisë do e procesonim nga banka. Më pëlqeu se thashë është punë me bankë. Puna ishte 25 minuta, ia jepja Fredit. Nga 32 milionë lekë të vjetra, pasi ndërruam bankën, ia dhashë Nestorit, 4 herë.

Shumat ishin: 42 milionë më e madhja, 32, 37, 38, 40, 18 milionë ishte më e vogla. Me Mariglen Qaton, kemi marrëdhënie krushqie. Në vitin 2006 erdhi se më vdiq babai. Në 2011, te dasma e vajzës dhe për ditëlindjen e nipit 10 vjet më pas. Tre herë e kam takuar. Për Redi Mollën e dëgjova për herë të parë në televizor, kur u arrestua për grupin 5D”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Seanca në GJKKO për dosjen "5D"/ Eduart Meta: Kompaninë e shita se doja të hapja biznes tjetër! Ja si i njoha Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Taulant Tushen

Seanca në GJKKO për dosjen "5D"/ Eduart Meta: Kompaninë
GJKKO

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca gjyqësore për dosjen "5D". Ditën e sotme po dëshmon para prokurorëve, ish-pronari i kompanisë "IGOR Electric", Eduard Meta. Ky i fundit ka dhënë arsyet se përse shiti kompaninë e tij e cila sillte miliarda euro fitim për 75 lekë. 

Meta ka treguar edhe për njohjet e tij me të pandehurit në dosjen 5D, mes tyre Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Nestor Muhametllarin. Ai është shprehur se me ta nuk kishte pasur marrëdhënie të ngushta profesionale.

PJESË NGA DËSHMIA: 

Meta: Nuk kam profesion, menaxhoj biznes privat. Punësimi im nga 2015 e më vonë, ka qenë në pozicion privat, në një firmë elektrike në Tiranë. Kam qenë i regjistruar si person tregtar, Igor Electric në 2013. Themelimin e kompanisë Igor Electric e kam bërë vetë, nga person fizik në person juridik. Nuk më kujtohet mirë si i bëra letrat, i bëra vet. Kapitali fillestar ishte 1 mijë lekë. Kam blerë mjete dhe asete gradualisht.

Në 2016-2018, IGOR bënte instalime, kontrata private me nënkontraktim. S’mbaj mend konkretisht cilat. Kam bërë pune publike me OSHEE, bashkinë Tiranë, Tirana Parking te Pazari i Ri. Kam bërë një depo uji, një kolektor ujërash të zeza, saktë s’më kujtohet. Administrator i kompanisë isha vetëm, kur kam ikur unë erdhi Nestor Muhametllari. Ortak i shoqërisë IGOR ELECTRIC kam qenë 2 vjet, 2016-2018.

SPAK: E njeh Alfred Qaton?

Meta: E njoh, e kam pasur në lagje, në 2010 a 2008, nuk e kujtoj dot mirë. Kam marrëdhënie shoqërore. Ka punuar në kompani. Nuk m’u kujtua kur më pyete për të punësuarit, ndaj nuk ta thashë që ka punuar. Ekonomiste ishin Anxhela Meta, nusja ime dhe Pranvera Mema.

SPAK: Pranvera Shahinasin e njeh?

Meta: S’më kujtohet fare.

SPAK: Në 2016, në ujësjellës janë bërë dy procedura, te ujësjellës – kanalizime dhe rikonstruksioni i kolektorit. I gjeta online procedurat te Prokurimet Publike.

Meta: Kompania në 2016 ka dalë me fitim. Nuk ka ndarë fitime, nuk ka pasur ortakë. Kam tërhequr shuma të ndryshme nga llogaria e IGOR. Por nuk i mbaj mend sa.

SPAK: 114 milionë lekë të reja ke tërhequr në 2016, ku i ke çuar? E kupton sa lekë janë?

Meta: Pjesa dërrmuese ka shkuar nëpër objekte, rërë, naftë, fadromat. I kemi paguar nën dorë se ashtu ishte atëherë.

SPAK: Keni bërë shitjen e 75% të aksioneve në 2017. Pse i shitët?

Meta: Doja të hiqja kompaninë, nuk e doja më. Ia dhashë Muhametit (Petrit Muhameti, pronari i VAS konstruksion). Shkuam te noteri, i dhashë kuotat sipas ligjit. U mor avokati me atë punë.

SPAK: 2 milionë 172 mijë lekë, vlera e kompanisë në atë moment.

Meta: Doja të hapja një biznes, një palestër, ndaj e hoqa. Nestorin e kam njohur në lokal duke pa ndonjë ndeshje, vinte me Redin, e dija që ishte inxhinier.

SPAK: Përmendët Redi Mollën, nuk të pyeta për të, ç’lidhje ka?

Meta: E kam njohur Redin, ishim grup, rrinim te lagjja, pinim ndonjë birrë, ndonjë ndeshje shikonim. Mariglenin e kam njohur të parin, e kam njohur në 2006-2005. Nuk kam pasur marrëdhënie të ngushta. Te lokali vinte Redi, Nestori. Shumë mirë ishin marrëdhëniet. Mariglenin dhe Fredin (Alfred Qato, vëllai) kisha shokë.  Unë kam qenë administrator deri në fund.

SPAK: Po pse, a e shite kompaninë?

Meta: Mos më pyet mua.

SPAK: Redi Molla, a kishte kontakte me të punësuarit tuaj?

Meta: Jo. Taulant Tushën e njoh, rrinim te lokali. Nuk kam folur për IGOR Electric me ta. Ndoshta ndonjë bisedë e përditshme si ka shkuar puna, por jo biseda konkrete.

Avokati Ardian Leka pyet dëshmitarin nëse ka pasur borxhe kompania

Meta: Kompania ka pasur borxhe, fatura të pashlyera. Kredi nuk ka pasur. I kam mbyll rregullisht në fund të vitit, pozitiv dilte.

Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të vitit të kaluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion".

dosja 5 d

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin