LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tërmeti apokaliptik në Marok! Thellohet bilanci i viktimave, 2800 të vdekur! Zbehen shpresat e banorëve për të mbijetuar

 •Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Marok. • Sipas raportimit të fundit të mediave vendase dhetë huaja, numri i të vdekurave nga tërmeti i fuqishëm të tronditi vendin disa ditë më parë ka shkuar në 2800. •Sakaq, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara me shpresën për të gjetur të mbijetuar. •Ndërkohë, qeveria e Marokut është gjithmonë e më shumë nën presion për të pranuar ndihma nga ndërkombëtarët.  •Deri më tani, ajo ka pranuar ndihmë nga vetëm katër vende - Spanja, Britania e Madhe, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.  •Tërmeti me magnitudë 6.8, më vdekjeprurësi në 60 vitet e fundit, goditi malet e Atlasit të Lartë në jug të Marrakeshit dhe shkatërroi shumë fshatra rurale dhe të largëta.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

BBC: Pse Maroku refuzon ndihmat nga disa shtete?

Tërmeti apokaliptik në Marok! Thellohet bilanci i viktimave, 2800
foto ilustruese

MAROK-Pothuajse në minutat e para që u publikua lajmi për tërmetin e së premtes në Marok, erdhën oferta ndihme nga e gjithë bota. Por vendi deri tani vendi ka qenë selektiv në atë që ka zgjedhur të pranojë, shkruan BBC.

Ministria e Brendshme ka deklaruar të dielën se Maroku “u ishte përgjigjur në këtë fazë ofertave të mbështetjes nga vendet mike: Spanja, Katari, Britania e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe”. Spanja ka dërguar një njësi kërkim-shpëtimi me qen nuhatës dhe Britania e Madhe ka zhvendosur ekip të ngjashëm.

Ndihma franceze është në gatishmëri, por kreu i një bamirësie të shpëtimit, Secouristes sans Frontieres, tha se punonjësve të tij të ndihmës nuk u ishte dhënë miratimi nga qeveria marokene. 

Po ashtu, Algjeria, e cila ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me fqinjin e saj afrikano-verior dy vjet më parë, tha se mund të dërgonte 80 punëtorë të specializuar të shpëtimit nga forcat e saj të mbrojtjes civile.
Ka pasur edhe oferta nga SHBA, Tunizia, Turqia dhe Tajvani ndër të tjera. Por vendimi se çfarë ndihme të mirëpritet është kapur në çështjet e sovranitetit dhe gjeopolitikës.

Ka marrëdhënie të tensionuara midis Francës dhe Marokut, për shembull, pjesërisht si rezultat i lëvizjeve të presidentit francez Emmanuel Macron për t’u afruar me Algjerinë. Por autoritetet franceze janë përpjekur të nënvlerësojnë çdo pretendim se ishin shpërfillur.

“Është gabim”, është cituar të ketë thënë ministrja e Jashtme, Catherine Colonna. “Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Marokun. Është vendim sovran dhe u takon atyre të vendosin”.

Maroku ka thënë se dëshiron të mbajë situatën nën kontroll dhe se “nuk dëshiron të rrezikojë situatë potencialisht kaotike me dhjetëra vende dhe organizata që vijnë për të ndihmuar”.

Kritiku i Qeverisë dhe aktivisti Maati Mounjib ka thënë se kjo është përgjigje e gabuar, në një kohë kur vendi ka nevojë për ndihma urgjente, veçanërisht në zona më të largëta.

“Unë mendoj se është me të vërtetë gabim të këmbëngulësh në sovranitetin dhe krenarinë kombëtare. Ky nuk është momenti për të refuzuar, sepse ndihma është thelbësore, madje edhe vendet e zhvilluara pranojnë ndihmën e jashtme në fatkeqësi”, ka thënë ai për “Newsday” të BBC-së.

Hossam Elsharkawi, drejtor rajonal për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), ka hezituar të kritikonte autoritetet marokene në këtë kohë kaq të vështirë, por ka shtuar se një ditë është e pashmangshme që të kërkohet ndihmë nga jashtë. 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Çdo gjë e rrënuar, pamjet TRONDITËSE, si ishte dhe si u kthye Maroku pas tërmetit

Tërmeti apokaliptik në Marok! Thellohet bilanci i viktimave, 2800
Maroku para dhe pas tërmetit

MAROK- Pamje apokaliptike nga Maroku. BBC ka publikuar një video të disa prej qyteteve më të prekura nga tërmeti i fuqishëm i së premtes. Në një paralelizëm me atë që ka qenë, tërmeti 6.8 në disa zona ka lënë pas vetëm banesa të shkatërruara. Nuk ka më parqe, ndërtesa historike apo kulturore, vetëm njerëz që kërkojnë nën rrënoja me shpresën për të gjetur gjallë të afërmit e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

 Sipas raportimit të fundit të mediave vendase dhetë huaja, numri i të vdekurave nga tërmeti i fuqishëm të tronditi vendin disa ditë më parë ka shkuar në 2800. Sakaq, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara me shpresën për të gjetur të mbijetuar. Ndërkohë, qeveria e Marokut është gjithmonë e më shumë nën presion për të pranuar ndihma nga ndërkombëtarët.  

3 VITE ME PARE

Raporti i UNICEF: 100.000 fëmijë të prekur nga tërmeti i fuqishëm i Marokut

Tërmeti apokaliptik në Marok! Thellohet bilanci i viktimave, 2800
Ekipet e shpëtimit në Marok

MAROK- Një raport i publikuar së fundmi nga Agjencia e OKB-së për Fëmijët (UNICEF), zbulon se rreth 100 mije fëmijë janë prekurnga tërmeti i fuqishëm që goditi Marokun të premten e kaluar.

"Ndërsa UNICEF nuk e di ende numrin e saktë të fëmijëve të vrarë dhe të plagosur, vlerësimet e fundit nga viti 2022 tregojnë se fëmijët përfaqësojnë pothuajse një të tretën e popullsisë në Marok," tha agjencia në një deklaratë.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, më shumë se 300,000 njerëz janë prekur në Marrakech dhe në Malet e Atlasit të Lartë pas tërmetit 6.8 ballë, sipas vlerësimeve të OKB-së. Ministria e Brendshme e vendit njofton se mbi 2,800 njerëz janë vrarë, përfshirë fëmijë, me mijëra të tjerë të plagosur. 

Autoritetet kanë frikë se këto shifra mund të rriten. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se epiqendra e tërmetit, i cili goditi vetëm pas orës 23:00 sipas kohës lokale (2200 GMT), ishte 75 kilometra (46.6 milje) në jugperëndim të Marrakech në një thellësi prej 18.5 kilometrash (11.5 milje).

Dëme masive u raportuan në Marrakech, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, nga tërmeti vdekjeprurës. Ekipet e shpëtimit vazhduan të hënën kërkimin për personat e zhdukur të bllokuar nën rrënoja për të tretën ditë pas tërmetit shkatërrues, shkruajnë mediat e huaja. 

Disa ekipe të huaja të shpëtimit kanë mbërritur tashmë në vend për t'u bashkuar me përpjekjet e shpëtimit për të mbijetuarit. Maroku deri më tani ka pranuar oferta ndihme nga Spanja, MB, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Të dielën, qeveria marokene hapi një llogari të veçantë me thesarin dhe Bankën Qendrore të Marokut për të marrë donacione për viktimat e tërmetit. 

3 VITE ME PARE

Tërmeti vdekjeprurës në Marok, zbehen shpresat e fshatarëve në kërkim të të mbijetuarve

Tërmeti apokaliptik në Marok! Thellohet bilanci i viktimave, 2800
Marok

MAROK- Bilanci tragjik i viktimave nga tërmeti apokaliptik në Marok rritet, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuar. Qeveria e Marokut është nën presion për të pranuar më shumë ndihmë ndërkombëtare. Deri më tani, ajo ka pranuar ndihmë nga vetëm katër vende - Spanja, Britania e Madhe, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan CNN. 

Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi malet e Atlasit të Lartë në jug të Marrakeshit dhe shkatërroi shumë fshatra rurale dhe të largëta. Një prej tyre, Tafeghaghte, ka pasur popullsinë e saj prej 200 njerëzve pothuajse përgjysmuar, dhe shumë prej banorëve rezultojnë të zhdukur.

Helikopterët kanë bërë udhëtime vajtje-ardhje për të shpërndarë ndihma në rajonet malore.  Sakaq theksojmë se numri i viktimave deri tani raportohet në 2,800. Tërmeti i disa ditëve më parë, u shënua si më vdekjeprurësi në vend në 60 vjet.

 

 

3 VITE ME PARE

'Ka refuzuar mbështetjen'/ Franca hedh poshtë raportimet për ndihmat në Marok: Askush nuk tha jo!

Tërmeti apokaliptik në Marok! Thellohet bilanci i viktimave, 2800
Francë

FRANCË-  Franca ka hedhur poshtë pretendimet se Maroku ka refuzuar ofertën e Parisit për ndihmë financiare për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti masiv, duke thënë se vendi i Afrikës Veriore është sovran dhe mund të zgjedhë ndihmën e cilit homolog do të pranojë.

"Maroku, i cili është një vend sovran... zgjodhi t'i jepte përparësi ardhjes së mbështetjes, në lidhje me vendet që janë në dispozicion, duke përfshirë Francën," i tha RMC Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna. 

"Askush nuk tha 'jo'. Maroku nuk ka refuzuar asnjë mbështetje apo ofertë. Ai kërkon mbështetje nga ky apo ai (vend) sipas situatës", tha Catherine Colonna. 

Në vitin 2021, Franca akuzoi Marokun për spiunim ndaj zyrtarëve të saj duke përdorur softuerin izraelit Pegasus. Maroku, megjithatë, i mohoi akuzat.

Marrëdhëniet u përkeqësuan më tej kur Franca vendosi të vendosë kufizime vizash për shtetasit marokenë dhe të reduktojë pranimet me 50% sepse Maroku refuzoi të riatdhesonte shtetasit e tij që ishin në një situatë të parregullt në Francë, shkruajnë mediat e huaja. 

Të paktën 2,122 njerëz u vranë dhe 2,421 të tjerë u plagosën kur një tërmet me magnitudë 7 goditi Marokun të premten vonë, sipas Ministrisë së Brendshme. Tërmeti ishte më i forti që goditi vendin e Afrikës së Veriut në shekullin e kaluar, sipas Institutit Kombëtar Gjeofizik të Marokut. 

termet ne marok

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin