LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços/ Zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit: E doja, nuk më interesonte mosha! Nëna e të riut: Djali im nuk është vrasësi, vuan nga zemra

• Policia e Korçës doli me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e 52-vjeçares, Kozeta Teços në Pogradec. • Në pranga si autor i krimit është vënë 31-vjeçari, Ilirjan Selmani, i cili sipas informacioneve zyrtare, ka vrarë me thikë 52-vjeçaren dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte viktima. • Ngjarja e ndodhur në lagjen nr. 1, Pogradec, fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj. • Më pas gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së trupit të pajetë, janë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të shkaktuara me thikë. • Nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë, u bë i mundur identifikimi i autorit, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh. • Pasi ka vrarë 52-vjeçaren dhe i ka vënë flakën shtëpisë, Selmani dyshohet është larguar nga banesa, rreth orës 05:00. • Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. • Ai ka dëshmuar para hetuesve për 7 orë, ndërsa është zbardhur dhe deklarata e tij për krimin. • Selmani ka mohuar ta ketë vrarë 52-vjeçaren, duke thënë se është besimtar në Zot dhe nuk mund të ishte autor i një vrasjeje. • Ndërkohë për provat materiale të gjetura nga hetuesit, rrobat dhe peshqirët me gjak, 31-vjeçari tha i kishte hedhur në kosh pasi Kozeta mund të kishte therur një pulë, dhe sipas tij, ajo ishte shumë e fiksuar pas pastërtisë. • Më pas ai është shprehur se me viktimën kishte një marrëdhënie të tensionuar por përsëri e donte edhe pavarësisht moshës. • Gjithashtu ka pretenduar se Kozeta kishte nisur kohët e fundit të pinte dhe kishte raste që e godiste. • Për ngjarjen ka folur dhe Sanie Selmani, nëna e autorit të dyshuar, e cila ka mohuar që djali i saj të jetë autori i krimit. • Ajo është shprehur se ai dje ishte kthyer nga Korça dhe kishte shkuar te banesa e viktimës të hidhte mbeturinat pasi sipas Sanie Selmanit, ajo nuk lëvizte. • Nëna e të riut është shprehur se ishin në dijeni për marrëdhënien e tyre por edhe pse nuk ishin dakord, djali e kishte pranuar 52-vjeçaren siç ishte, pavarësisht qëndrimit të familjes. • Gjithashtu ajo ka shtuar se djali është i sëmurë nga zemra, ndërsa i bëri thirrje policisë të nxjerrin të vërtetën.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

I arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços, nëna e 31-vjeçarit: Nuk e ka vrarë djali im, është i sëmurë nga zemra

I arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços/ Zbardhet dëshmia e
ilirjan selmani

POGRADEC- Nëna e Ilirjan Selmanit, të arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e Kozeta Toçes në Pogradec, ka mohuar që djali i saj të jetë autori i krimit. Ajo është shprehur se ai dje ishte kthyer nga Korça dhe kishte shkuar te banesa e viktimës të hidhte mbeturinat pasi sipas Sanie Selmanit, ajo nuk lëvizte.

Nëna e të riut është shprehur se ishin në dijeni për marrëdhënien e tyre por edhe pse nuk ishin dakord, djali e kishte pranuar 52-vjeçaren siç ishte, pavarësisht qëndrimit të familjes. Gjithashtu ajo ka shtuar se djali është i sëmurë nga zemra, ndërsa i bëri thirrje policisë të nxjerrin të vërtetën.

Dëshmia e Sanie Selmanit: Djali im nuk mund të vriste askënd, dje ai u kthye nga Korça dhe vajti tek dera e viktimës mori mbeturinat sic bënte gjithmonë sepse ajo nuk lëvizte dhe i hodhi në kazan. Nuk e ka bërë ai ketë vrasje, nuk ka prova. Ne nuk ishim dakord për marrëdhënien me të, por ai pavarësisht se ne nuk ishim dakord e kishte pranuar siç ishte viktimën dhe nuk i kemi kërkuar të ndahet.

Djalin tim e njohin të gjithë mund te pyesni, ai nuk krijonte probleme. Kam lexuar në media shume gënjeshtra për djalin tim, dje erdhën shume policë, desh e mbytën kur e morën. Ai është i sëmurë nga zemra. Policia të nxjerrë të vërtetën, nuk është djali im siç thuhet në media.

1 VITE ME PARE

"Na bashkonte dashuria dhe pija"/ 7 orë marrje në pyetje dhe përballje me provat, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit që dyshohet për vrasjen e Kozeta Teços

I arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços/ Zbardhet dëshmia e
viktima dhe autori

POGRADEC- Ilirjan Selmani, 31-vjeç, i arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços në Pogradec ka dëshmuar para hetuesve për 7 orë, ndërsa është zbardhur dhe deklarata e tij për krimin. Selmani ka mohuar ta ketë vrarë 52-vjeçaren, duke thënë se është besimtar në Zot dhe nuk mund të ishte autor i një vrasjeje.

Ndërkohë për provat materiale të gjetura nga hetuesit, rrobat dhe peshqirët me gjak, 31-vjeçari tha i kishte hedhur në kosh pasi Kozeta mund të kishte therur një pulë, dhe sipas tij, ajo ishte shumë e fiksuar pas pastërtisë.

“Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës. Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë, sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë,”, ka thënë ai në përballjen me pamjet e kamerave të sigurisë. 

Më pas ai është shprehur se me viktimën kishte një marrëdhënie të tensionuar por përsëri e donte edhe pavarësisht moshës. Gjithashtu ka pretenduar se Kozeta kishte nisur kohët e fundit të pinte dhe kishte raste që e godiste. 

“Ajo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte – dashuria dhe e pira. Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më, E dija që ishte më e madhe, por unë e doja. Nuk më bënte përshtypje mosha. Ajo më përdorte, nuk më donte,”, është shprehur më tej ai para hetuesve. Raportohet se për Selmanin pritet të kryhet një vlerësim psikologjik. 

1 VITE ME PARE

Vrau me thikë Kozeta Teçon dhe më pas dogji banesën/ Zbardhet ngjarja, 31-vjeçari i arrestuar dyshohet se ka patur lidhje intime me viktimën prej 3 vitesh

I arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços/ Zbardhet dëshmia e
ilirjan selmani

KORÇË- Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e 52-vjeçares, Kozeta Teços në Pogradec. Në pranga si autor i krimit është vënë 31-vjeçari, Ilirjan Selmani. Ky i fundit, sipas informacioneve zyrtare, ka vrarë me thikë 52-vjeçaren dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte viktima. 

Ngjarja e ndodhur në lagjen nr. 1, Pogradec, fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.

Më pas gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së trupit të pajetë, janë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të shkaktuara me thikë.

Nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë, u bë i mundur identifikimi i autorit, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh. Pasi ka vrarë 52-vjeçaren dhe i ka vënë flakën shtëpisë, Selmani dyshohet është larguar nga banesa, rreth orës 05:00. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhen rrethanat dhe autorësia e ngjarjes së ndodhur dje, në Pogradec.

Vrau 52-vjeçaren, me mjet prerës thikë, në banesën e saj, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet 31-vjeçari.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes së ngjarjes së ndodhur më datë 28.07.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, e cila fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.

Shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, kanë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë e Korçës, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh.

Shtetasi I. S. dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen K. T., 52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

vrasja e kozeta teços ilirjan selmani sanie selmani vrasje ne pogradec

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin