Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• 44-vjeçari i shumëkërkuar i drejtësisë, Florenc Çapja është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai drejt Shqipërisë. • Çapja mbërriti në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” nën masa të rrepta siguri rreth orës 17:00 të kësaj të premte. • Ai njihet si kundërshtar i Suel Çelës dhe është dënuar me vendim të Apelit të GJKKO, me burgim të përjetshëm për veprat penale si “vrasje në rrethana të tjera cilësues”, “grup të strukturuar kriminal”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. • Çapja ndodhej në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe duke përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait. • 44-vjeçari u dënua si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan. • Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. • Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli. • Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokolli dhe Olsi Leku akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se në vitin 2012 kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke ekzekutuar në shenjë hakmarrje brenda shtëpisë së tyre, Gentian Beqirin dhe të atin e tij, Nezir Beqiri.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- 44-vjeçari i shumëkërkuar i drejtësisë, Florenc Çapja është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai drejt Shqipërisë. Çapja mbërriti në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” nën masa të rrepta siguri rreth orës 17:00 të kësaj të premte.
Siç shihet edhe nga pamjet në aeroport ka shumë forca policie. Çapja shihet i shoqëruar teksa ulet nga avioni dhe futet në mjetin e policisë. Çapja ndodhej në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe duke përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait. Ai është një nga personat më të kërkuar ndërkombëtarisht nga drejtësia shqiptare. Ai u dënua si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit/ Ekstradohet nga Dubai, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. 44-vjeçari, i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve, me partnerët e Policisë së Shtetit, nëpërmjet strukturave të INTERPOL-it, në kuadër të fazës së radhës të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua me sukses arrestimi për herë të dytë në Dubai dhe ekstradimi në Shqipëri, i të shumëkërkuarit ndërkombëtarisht, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit F. Ç., 44 vjeç, të lindur në Elbasan.
44-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga GjKKO-ja, në vitin 2022, për veprën penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe nga Gjykata e Elbasanit, në vitin 2021, për veprat penale ”Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ekstradimi i shtetasit të shumëkërkuar F. Ç., dëshmi e bashkëpunimit shumë të mirë të Policisë së Shtetit me partnerët ndërkombëtarë. Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar, për vijimin e operacioneve policore me objektiv lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
RINAS- Florenc Çapja ka mbërritur pasditen e sotme në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Policia e Shtetit ka finalizuar ekstradimin nga Emiratet e Bashkuara Arabe të 44-vjeçarit. Ai është një nga personat më të kërkuar ndërkombëtarisht nga drejtësia shqiptare.
Çapja ndodhej në Dubai prej rreth 8 vitesh ku jetonte i pashqetësuar, ndërsa pas kthimit në Shqipëri do të vendoset në një burg të sigurisë së lartë për të vuajtur dënimin përjetë. 44-vjeçari Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas, i cili është kreu i një grupi të njohur kriminal në qytetin e Elbasanit, i cili ka pasur përplasje me grupin e një tjetër personazhi të njohur të botës së krimit, Suel Çela.
Ai u dënua si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan. Çapja ndodhej në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe duke përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait.
Ka qenë një nga autorët e ngjarjes që ka zbardhur atentatin në banesën e të dy viktimave. Sipas tij, Çapja i ka takuar në zonën e Krrabës dhe për porosinë ka dhënë 50 mijë euro. Për të mbuluar gjurmët Florenc dhe Ardian Çapja ditën që ka ndodhur ngjarja kanë shkuar në Maqedoni për të humbur gjurmët.
TIRANA- 44-vjeçaru i shumëkërkuar i drejtësisë, Florenc Çapja do të ekstradohet pasditen e sotme nga Dubai drejt Shqipërisë. Çapja, i cilli njihet si kundërshtar i Suel Çelës, është dënuar me vendim të Apelit të GJKKO, me burgim të përjetshëm për veprat penale si “vrasje në rrethana të tjera cilësues”, “grup të strukturuar kriminal”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.
Ai u dënua si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan. Çapja ndodhej në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe duke përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait.
Ka qenë një nga autorët e ngjarjes që ka zbardhur atentatin në banesën e të dy viktimave. Sipas tij, Çapja i ka takuar në zonën e Krrabës dhe për porosinë ka dhënë 50 mijë euro. Për të mbuluar gjurmët Florenc dhe Ardian Çapja ditën që ka ndodhur ngjarja kanë shkuar në Maqedoni për të humbur gjurmët.
Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit
Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në "arrest shtëpie" dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.
Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri.
Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.
Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokolli dhe Olsi Leku akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se në vitin 2012 kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke ekzekutuar në shenjë hakmarrje brenda shtëpisë së tyre, Gentian Beqirin dhe të atin e tij, Nezir Beqiri.
Arrestimi në Dubai më 2022 dhe refuzimi i ekstradimit
Gjykata e Apelit në Dubai, me një vendim në shkurt të vitit 2022, rrëzoi kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e të shumëkërkuarit Florenc Çapja për vrasje të dyfishtë. Autoritetet shqiptare paraqitën kërkesën në fillim të vitit 2021 për ekstradimin e tij me akuzën e vrasjes, armëmbajtjes pa leje si dhe pjesëmarrës në krimin e organizuar. Avokatja e tij, Awatif Mohammed, shpjegoi në atë kohë kërkesa ishte refuzuar sepse Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria nuk kishin një marrëveshje ekstradimi dhe se Çapja sipas saj, nuk ishte në Shqipëri kur është kryer krimi për të cilin akuzohet.
Hetuesit shqiptarë, në atë kohë, në kërkesën e tyre drejtuar autoriteteve të Dubait theksuan se Florenc Çapja, në vitin 2012 kishte paguar dy vrasës me një shumë prej 50,000 eurosh për të vrarë Nezir dhe Gentian Beqirin. Lidhur me këtë ngjarje është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja. Policia e Dubait e arrestoi në vitin 2021 dhe 44-vjeçari u mbajt në paraburgim kur zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait më 31 maj të atij viti, por i mohoi të gjitha akuzat.
Avokatja shpjegoi gjithashtu se për lirimin e tij gruaja e Florencit kishte paguar 200,000 Dhah, (monedha e Dubait) ose rreth 55 mijë dollarë, dy muaj pas arrestimit. Megjithatë, çështja e tij vijonte të ishte pjesë e hetimit. Vetë Florenc Çapja, i tha gjykatës se akuzat dhe kërkesa për ekstradim kishin për qëllim dëmtimin e reputacionit të familjes së tij, e cila ishte pjesë e garës së zgjedhjeve në Shqipëri.
SPAK për konfiskimin e pasurive
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në janar 2025 konfiskimin e pasurive të Florenc Çapja, i cili akuzohet edhe se porositi vrasjen Sokol Sanxhaktarit, e dhëndrit të Qazim Sejdinit, pasi dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti i tij kriminal.
TIRANA- I shumëkërkuari i drejtësisë, Florenc Çapja do të ekstradohet pasditen e sotme nga Dubai drejt Shqipërisë. Policia bën me dije se në kuadër të këtij operacioni pritet që pasditen e sotme të ekstradohet nga Dubai, 44-vjeçari Çapja.
"Me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”", shkruan policia.
Njoftimi:
Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar "The Wanted".
Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan.
Për informacion më të detajuar, do të japim njoftim në momentin e finalizimit të operacionit të ekstradimit në Rinas.
Çapja, i cilli njihet si kundërshtar i Suel Çelës, është dënuar me vendim të Apelit të GJKKO, me burgim të përjetshëm për veprat penale si “vrasje në rrethana të tjera cilësues”, “grup të strukturuar kriminal”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.
Ai u dënua si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan. Çapja ndodhej në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe duke përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait.