LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Turqinë/ Lëkundjet ndjehen në shumë provinca, qytetarët dalin të panikosur (PAMJE)

• Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e sotme Turqinë perëndimore, sipas një njoftimi nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive në vend, AFAD. • AFAD tha se tërmeti ndodhi në provincën Balikesir, pranë qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit. • Gjithashtu tërmeti u ndje në ishujt e Egjeut Lindor, si Samos dhe Mytilene dhe në Izmir. • Po ashtu raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. • Ndërkohë Kryetari i bashkisë së Balıkesir, Sındırgı Sak, deklaroi se 10 ndërtesa në këtë zonë janë shembur dhe se për momentin nuk mund të merren informacione nga disa zona. • Ai deklaroi gjithashtu se disa persona janë shpëtuar, ndërsa kërkimi për disa të tjerë vazhdojnë. • Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë që ndodhi në orën 19:53 në lagjen Sındırgı të Balıkesirit u regjistrua nga kamerat e sigurisë. • Pamjet filmike tregonin momentet kur produktet binin nga raftet dhe qytetarët iknin të panikosur për shkak të lëkundjeve të forta. • Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, deklaroi se ekipet po kryenin punë për vlerësimin e dëmeve në terren pas tërmetit me magnitudë 6.1 në rrethin Sındırgı të Balıkesirit. • Kurum gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara gjatë kësaj periudhe.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Ambasada e Kosovës thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes maksimal dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Turqinë/ Lëkundjet
pamje nga termeti

TURQI- Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se gjatë mbrëmjes të së dielës rrethi i qytetit Balikeshir është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter. Në njoftimin e lëshuar nga kjo ambasadë është bërë thirrje për qytetarët e Kosovës që ndodhen në zonat e prekura të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe në rast nevoje të kontaktojnë menjëherë përmes kanaleve të komunikimit.

“Sot, më datë 10 gusht 2025, në orën 19:53 sipas kohës lokale, në rrethin Sindırgı të qytetit Balıkesir ka ndodhur një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në qytetet Manisa, Izmir, Uşak dhe Bursa. Aktualisht, autoritetet kompetente po vazhdojnë inspektimet dhe vlerësimet në terren. U bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në zonat e prekura të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe, në rast nevoje, të kontaktojnë menjëherë përmes kanaleve të komunikimit”, thuhet në njoftim.

1 VITE ME PARE

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë në Turqi/ PAMJET filmike tregojnë momentin kur produket bien nga raftet dhe qytetarët dalin të panikosur, shpëtohen disa persona

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Turqinë/ Lëkundjet
pamje nga vendngjarja

TURQI- Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë goditi Turqinë mbrëmjen e sotme, ku si pasojë e lëkundjeve disa ndërtesa u shembën. Ndërkohë Ekipet e Emergjencave dhe Menaxhimit të Fatkeqësive po vijojnë punën për shpëtimin e jetëve njerëzore, të cilët mbetën në rrënoja. Tërmet me magnitudë 6.1, me epiqendër në rrethin Sındırgı të provincës Balıkesir, goditi në orën 7:53 të mbrëmjes, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në Stamboll dhe Izmir.

Sipas mediave turke disa persona janë shpëtuar nga rrënojat. Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë që ndodhi në orën 19:53 në lagjen Sındırgı të Balıkesirit u regjistrua nga kamerat e sigurisë. Pamjet filmike tregonin momentet kur produktet binin nga raftet dhe qytetarët iknin të panikosur për shkak të lëkundjeve të forta.

Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, deklaroi se ekipet po kryenin punë për vlerësimin e dëmeve në terren pas tërmetit me magnitudë 6.1 në rrethin Sındırgı të Balıkesirit. Kurum u bëri thirrje qytetarëve të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara gjatë kësaj periudhe.

"Ne jemi në gatishmëri me të gjitha njësitë tona dhe po vlerësojmë çdo raport që marrim. Po monitorojmë zhvillimet dhe u urojmë të gjithë qytetarëve shërim të shpejtë”, thuhet në reagimin e ministrit.

1 VITE ME PARE

Tërmeti me magnitudë 6.1 godet Turqinë/ Njerëzit të panikosur dalin në rrugë, PAMJE nga ndërtesat e shembura

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Turqinë/ Lëkundjet
foto ilustruese

TURQI- Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e sotme Turqinë perëndimore, sipas një njoftimi nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive në vend, AFAD. AFAD tha se tërmeti ndodhi në provincën Balikesir, pranë qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima. 

Gjithashtu tërmeti u ndje në ishujt e Egjeut Lindor, si Samos dhe Mytilene. Po ashtu raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. Disa minuta më vonë, pati një lëkundje pasuese me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter dhe një tjetër me magnitudë 4.1.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në një postim në X, tha: "Një tërmet me magnitudë 6.1 ndodhi në Sidirgi, Balikesir. Të gjitha ekipet e AFAD dhe agjencive përkatëse filluan menjëherë hetimet në vend në lidhje me tërmetin, i cili u ndje në Stamboll dhe provincat përreth."

Ndërkohë Kryetari i bashkisë së Balıkesir, Sındırgı Sak, deklaroi se 10 ndërtesa në këtë zonë janë shembur dhe se për momentin nuk mund të merren informacione nga disa zona. Ai deklaroi gjithashtu se katër persona janë shpëtuar, ndërsa kërkimi për dy të tjerë vazhdon.

termeti ne turqi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin