pamje nga atentati
SHKODËR- Forcat RENEA dhe SPAK kanë zhvilluar një aksion në Shkodër, ku raportohet se kanë kontrolluar banesat e personave me precedentë penale. Kontrollet u kryen në lagjen Dobraç, Kiras, Rrus, Dergut që janë lagje të Shkodrës dhe në fshatrat Shtoj i ri dhe Shtoj i vjeter
SPAK ka mbledhur disa prova në lidhje me masakrën në Dobraç në 30 tetor ku humbën jetën katër personat Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha.
Gjjithashtu janë sekuestruar 5 makina të blinduara, si dhe janë shoqëruar disa persona në polici. Gjithashtu sipas raportimeve, mes banesave të kontrolluara është dhe ajo e Safet Bajrit. Por lidhur me këtoi informacione ende nuk ka një reagim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme apo policia.
Atentati në Dobraç
Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit.
Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen e rëndë ndonëse ka pasur shqoërime të shumta në policia dhe marrje në pyetje. Në automjetin ku ishin viktimat e atentatit ka qenë edhe një person i tretë, i cili u filmua nga persona të rastësishëm, por u zhduk menjëherë pas atentatit. Identiteti i tij është mister, ndërsa ka dyshime të forta se ishte Ibrahim Lici, vëllai i njërit prej viktimave dhe emër i njohur i botës së krimit.