LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I përfshirë në skandalin me mikrokreditë/ Vetëvritet Olsi Ibro, u hodh nga një pallat në ndërtim e sipër, një ditë më parë u sekuestruan shoqëritë "MCA" dhe "Final"

• Pas skandalit me mikrokreditë, ka kryer vetëvrasje, Olsi Ibro. Ai ishte në kërkim, si i përfshirë në skandalin e bujshëm me mikrokreditë. • Ibro i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një pallat në Tiranë. • Deri para pak kohësh ai kontrollonte bashkë me bashkëshorten e tij, Elda Ibro, institucionin e mikrokredive, "Micro Credit Albania". • Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar Ibros të gjitha pasuritë e tij, ndërkohë që bashkëshortja Elsa Ibro ndodhet në “arrest shtëpie” për kryerjen e veprave penale “shpërdorim detyre” dhe “vjedhje”. • Skema e zhvatjes së qytetarëve u zbulua nga hetuesit e Prokurorisë së Tiranës në Maj të këtij viti. • Më 23 Maj, Gjykata e Tiranës lëshoi 9 masa arresti për akuzën e “skema mashtruese dhe piramidale”. • Gjithashtu një ditë më parë Prokuroria e Tiranës, ka vënë nën sekuestro preventive shoqërinë "Micro Credit Albania" si dhe "Final". • Të dyja këto shoqëri akuzohen për "Mashtrim me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim" si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë Kriminale” të kryer në bashkëpunim. • Sipas Prokurorisë së Tiranës shoqëritë "Micro Credit Albania" dhe "Final" kanë ngritur skemë mashtrimi për të zhvatur qytetarët nëpërmjet mikrokredive. • Prokuroria thotë se MCA, Final dhe ADCA kanë përndjekur e u kanë ushtruar presion psikologjik kredimarrësve dhe familjarëve të tyre me qëllim për t'i frikësuar. • Po ashtu Prokuroria thekson këtu shoqëri kanë shitur pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo shtetasve të tjerë në ankande fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Pak metra larg banesës së tij, ky është pallati nga ku u vetëhodh Olsi Ibro

I përfshirë në skandalin me mikrokreditë/ Vetëvritet
olsi ibro, pallati

TIRANË- Janë publikuar fotot e pallatit në ndërtim e sipër në rrugën "Ramazan Shijaku", nga ku u vetëhodh Olsi Ibro, i përfshirë në skandalin e mikrokredive. 

I përfshirë në skandalin me mikrokreditë/ VetëvritetI përfshirë në skandalin me mikrokreditë/ Vetëvritet

Deri para pak kohësh ai kontrollonte bashkë me bashkëshorten e tij, Elda Ibro, institucionin e mikrokredive, "Micro Credit Albania". 

Ndërkohë një ditë më parë Prokuroria e Tiranës, ka vënë nën sekuestro preventive shoqërinë "Micro Credit Albania" si dhe "Final". Të dyja këto shoqëri akuzohen për "Mashtrim me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim" si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë Kriminale” të  kryer në bashkëpunim.

2 VITE ME PARE

Zhvatën mijëra shqiptarëve miliona euro përmes mashtrimit/ Prokuroria i kishte sekuestruar Olsi Ibros llogaritë bankare, akuzat që rëndonin ndaj tij dhe grupit

I përfshirë në skandalin me mikrokreditë/ Vetëvritet
olsi ibro

TIRANË- Një nga personat i cili ishte i përfshirë në skandalin e mikrokredive, të cilët u zhvatën mijëra familjeve, dhjetëra milionë euro, ka kryer vetëvrasje ditën e sotme. Olsi Ibra i shpallur në kërkim si pjesë e skandalit të bujshëm, u hodh nga lartësia e një pallati në ndërtim, në rrugën “Ramazan Shijaku” në kryeqytet. Bashkë me bashkëshorten Elda Ibro, ndaj së cilës është vendosur masa "arrest në shtëpi", administronin deri para pak kohësh shoqërinë "Microi Credit Albania". 

Më 23 Maj, Gjykata e Tiranës lëshoi 9 masa arresti për akuzën e “skema mashtruese dhe piramidale”. Më 30 maj Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sekuestroi llogaritë bankare në një vlerë totale 10 milionë euro të dhjetë shtetasve dhe 3 subjekteve financiare mikrokredi nën akuzë për veprën penale "Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", përfshirë edhe të Ibros. Llogaritë bankare iu sekuestruan personave: Olsi Ibro, Arben Meskuti, Ernela  Cuberi, Elda Ibro, Albert Gega,Andis  Gjoka, Vasil Bakallbashi, Alketa Goxha, Jordisa Metaj, Edmond Mato, dhe subjekteve financiare ADCA shpk., Final shpk dhe “Micro Credit Albania” sha. Sipas Prokurorisë së Tiranës, ata kanë investuar në letra me vlerë me interes vjetor maturimi nga 4% deri në 10.5%.

Ndërkohë, ditën e djeshme Prokuroria e Tiranës, ka vënë nën sekuestro preventive shoqërinë "Micro Credit Albania" si dhe "Final". Të dyja këto shoqëri akuzohen për "Mashtrim me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim" si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë Kriminale” të kryer në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë së Tiranës shoqëritë "Micro Credit Albania" dhe "Final" kanë ngritur skemë mashtrimi për të zhvatur qytetarët nëpërmjet mikrokredive.  Prokuroria thotë se MCA, Final dhe ADCA kanë përndjekur e u kanë ushtruar presion psikologjik kredimarrësve dhe familjarëve të tyre me qëllim për t'i frikësuar. Po ashtu Prokuroria thekson se këto shoqëri kanë shitur pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo shtetasve të tjerë në ankande fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave.

Dy njoftimet e Prokurorisë lidhur me akuzat ndaj Olsi Ibros dhe grupit 

19 korrik 2024. Krijuan skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve, prokuroria Tiranë sekuestron shoqëritë Micro Credit Albania dhe Final

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkon vendosjen e sekuestros preventive mbi kuotat dhe asetet/aktivet (pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, tituj pronësie etj) të:

Personit juridik - Micro Credit Albania, i dyshuar për  kryerjen e veprës penale “Mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143/3; dhe 

Personit juridik – Final, i dyshuar për  kryerjen e veprës penale “Mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143/3, “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë Kriminale” të kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Nga hetmet, rezultoi se shoqëritë tregtare MCA dhe Final, në bashkëpunim me Shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, por edhe me ndihmën e një eksperteje vlerësuese, duke pasur që në fillim të ushtrimit të aktivitetit të tyre (aktivitetit të blerjes dhe mbledhjes së kredive të këqija) mendimin unik kriminal, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona euro.

Shoqëritë dhe personat nën hetim në mënyrë abuzive kanë:

Përdorur të  dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve/debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme (numrat e telefonit, të vetat apo të familjarëve dhe të dhëna të gjendjes civile, punësimi etj); 

Përdorur presionin psikologjik dhe përndjekjen e  debitorëve dhe familjarëve të tyre nëpërmjet  telefona të vazhdueshme (dhe jo vetëm) me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive;

Përdorur gënjeshtrën që konsistonte në përllogaritjen e një detyrimi të fryrë dhe pa asnjë bazë ligjore;

Sekuestrimin e llogarive bankare në kundërshtim me ligjin dhe tej minimumit jetik, madje dhe pa ndonjë afat kohor; 

Kryer sekuestrimin e pronave të paluajtshme në mënyrë jo proporcionale me detyrimin e mbetur; dhe

Kanë “shitur/kaluar” në pronësi të MCA,  pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo shtetasve të tjerë në ankande fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave, prona të cilat janë vlerësuar në mënyrë fiktive.  

Të gjitha veprimet e sipërcituara janë kryer me qëllim për të shtrënguar dhe detyruar debitorët për të marrë kredi të reja me vlerë principial të fryrë dhe me interesa shumë të larta, duke gënjyer që po “ristrukturojnë të vjetrën” apo për të paguar detyrime në vlera të fryra që nuk mbështeteshin në vlerat fillestare të urdhrave ekzekutues të dala nga gjykatat.

Si rrjedhojë shoqëritë MCA dhe Final kanë përfituar të ardhura dhe pasuri të paligjshme, të cilat ua kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve, që përllogariten në 10-tra milion Euro sipas mënyrës së sipërcituar, para dhe prona të cilat i kanë investuar apo përdorur në aktivitete të tjera. 

Nga analiza e sipërcituar rezulton në procedimin penal 2123 të vitit 2020 janë administruar të dhëna të mjaftueshme nga të cilat krijohet dyshimi i arsyeshëm se pasuritë e shoqërive të sipërcituara  janë produkt i veprës penale “Mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143/3, e për rrjedhojë krijohen dyshime se disponomi i këtyre pasurive mundet që të rëndojë apo të zgjasë më tepër pasojat e veprës penale apo mundet që të lehtësojë kryerjen e veprave të tjera penale, si dhe konsiderohen  pasuri që duhet të konfiskohen.

30 maj 2024. Skema mashtrimi të kredidhënies, Prokuroria e Tiranës sekuestron llogari bankare në vlerë 10 mln euro të administratorëve të subjekteve financiare

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sekuestroi llogaritë bankare në një vlerë totale 10 milionë euro të dhjetë shtetasve dhe 3 subjekteve financiare mikrokredi nën akuzë për veprën penale ‘Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga aktet e administruara, rezultoi se shtetasit A.M., K. S., E.I. dhe persona të lidhur me ta, si dhe subjektet ‘Microcredit Albania’ shpk dhe ‘Final’ shpk, kanë vlera të konsiderueshme parash në lekë dhe valutë të huaj të depozituara në banka të nivelit të dytë si dhe obligacione të ndryshme.

Për to, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka dyshime se lidhen me vepra penale të kryera nga këta shtetas dhe këto shoqwri gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre financiar në lidhje me blerjen e portofoleve të kredive të këqija nga banka të nivelit të dytë dhe dhënien e kredive të tjera shtetasve të ndryshëm duke sekuestruar pasuritë e këtyre qytetarwve në raport të zhdrejtë me vlerën e kredive të akorduara.

Ndodhur përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që këto shuma monetare, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit të llogarive bankare për shtetasit: A.M., E.C., O.I., E.I., A.G., A.Gj., V.B., A.G., J.M., E.M., dhe subjekteve financiare ADCA shpk., Final shpk dhe “Micro Credit Albania” sha. 

Shtetasit në fjalë, kanë investuar në letra me vlerë me interes vjetor maturimi nga 4% deri në 10.5%

2 VITE ME PARE

Vetëvritet Olsi Ibro pas skandalit me mikrokreditë, policia jep detaje: U hodh nga një pallat në ndërtim e sipër

I përfshirë në skandalin me mikrokreditë/ Vetëvritet
olsi ibro

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me vetëvrasjen e Olsi Ibros, i cili ishte në kërkim për skandalin e bujshëm me mikrokreditë. 

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur sot në rrugën "Ramazan Shijaku", ku Ibro është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër. Si pasojë ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.07.2024, në rrugën "Ramazan Shijaku", dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Deri para pak kohësh ai kontrollonte bashkë me bashkëshorten e tij, Elda Ibro, institucionin e mikrokredive, "Micro Credit Albania". Ndërkohë një ditë më parë Prokuroria e Tiranës, ka vënë nën sekuestro preventive shoqërinë "Micro Credit Albania" si dhe "Final". Të dyja këto shoqëri akuzohen për "Mashtrim me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim" si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë Kriminale” të  kryer në bashkëpunim.

Sipas Prokurorisë së Tiranës shoqëritë "Micro Credit Albania" dhe "Final" kanë ngritur skemë mashtrimi për të zhvatur qytetarët nëpërmjet mikrokredive. Prokuroria thotë se MCA, Final dhe ADCA kanë përndjekur e u kanë ushtruar presion psikologjik kredimarrësve dhe familjarëve të tyre me qëllim për t'i frikësuar. Po ashtu Prokuroria thekson këtu shoqëri kanë shitur pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo shtetasve të tjerë në ankande fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave.

2 VITE ME PARE

Skandali me mikrokreditë/ Kryen vetëvrasje njëri prej të akuzuarve, Olsi Ibro hidhet nga pallati

I përfshirë në skandalin me mikrokreditë/ Vetëvritet
olsi ibro

TIRANË- Pas skandalit me mikrokreditë, raportohet se ka kryer vetëvrasje, Olsi Ibro. Ai ishte në kërkim, si i akuzuar për skandalin për mashtrimet me mikrokreditë. Sipas informacioneve, Ibro i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një pallat në Tiranë. Deri para pak kohësh ai kontrollonte bashkë me bashkëshorten e tij, Elda Ibro, institucionin e mikrokredive, "Micro Credit Albania".  

Ndërkohë një ditë më parë Prokuroria e Tiranës, ka vënë nën sekuestro preventive shoqërinë "Micro Credit Albania" si dhe "Final". Të dyja këto shoqëri akuzohen për "Mashtrim me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim" si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë Kriminale” të  kryer në bashkëpunim.

Sipas Prokurorisë së Tiranës shoqëritë "Micro Credit Albania" dhe "Final" kanë ngritur skemë mashtrimi për të zhvatur qytetarët nëpërmjet mikrokredive. Prokuroria thotë se MCA, Final dhe ADCA kanë përndjekur e u kanë ushtruar presion psikologjik kredimarrësve dhe familjarëve të tyre me qëllim për t'i frikësuar. Po ashtu Prokuroria thekson këtu shoqëri kanë shitur pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo shtetasve të tjerë në ankande fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave.

vetevritet olsi ibro skandali me mikrokredite

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin