Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
•Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar që ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka të dënohet me 10 vite burg, i akuzuar për aferën e inceneratorit të Elbasanit për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. •Nga gjykimi i shkurtuar, ish-ministri Koka do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg. •SPAK mori vendimin edhe për Alqi Bllakon, për të cilin ka kërkuar 4 vite burg. •Po ashtu, u kërkua 10 vite burg për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin dhe 7 vite për Stela Gugalljan. •Avokati i Lefter Kokës, Saimir Vishaj tha se vendimi ishte skandaloz.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit (SPAK) kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, i cili akuzohet për shpërdorim detyre sa i takon çështjes së inceneratorin e Elbasanit. Për ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako ka kërkuar 4 vite burg, po ashtu dhe për Serafin Papën 4 vite.
Në total prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total për të përfshirët në këtë aferë, 57 vite burg. U kërkua gjithashtu konfiskimi i dy kompanive kryesore, “Integrated Technology ShPK” dhe “Alb Tech”. Akuza kërkoi konfiskimin e 4 kompanive qe paguan kompanitë kryesore, si dhe 8 apartamente në pronësi të kompanive në fjalë.
KËRKESA E SPAK:
Lefter Koka, 10 vite, me gjykim të shkurtuar përfiton 6.8 vite.
Alqi Bllako 4-2.8
Serafin Papa 4 vite
Pëllum Abeshi 4 vite
Jonida Zqeqo 4 vite
Bardhyl Çabiri 4-2.8 vite
Mirel Mërtiri 10 -6.8 vite
Stela Gygallja 7 -4.8 vite
TIRANË-Avokati i Lefter Kokës, Saimir Visha e quan skandaloze vendimin e SPAK për dënimin e klientit të tij. Për mediat, ai u shpreh se ky vendim është marrë për shkak të presionit politik. Më tej, ai shton se vendimi është i padrejtë, madje thotë se dënimi është katërfishuar.
"Ka shumë qëndrime të ndryshme. Këtu në këtë gjykatë janë gjykuar më dhjetra të akuzuar, për këtë vepër penale ka kaluar në ekstremitet. Për mendimin tim kjo është skandal. Më qindra çështje i kanë kaluar SPAK-ut për shpërdorim detyre, dhe janë anashkaluar. Kjo ka ndodhur për shkak të presionit politik. Shpresojmë që prokuroria ta rishikojë çështjen sepse këto vendime janë katërfishuar, dhe janë të padrejta"- tha Visha për gazetarët./Dosja.al
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar 10 vite burg për ish ministrin Lefter Koka dhe 4 vite burg për ish deputetin e PS Alqi Bllako, të përfshirë në skemën e inceneratorëve.
Nga gjykimi i shkurtuar, ish ministri të mjedisit Koka dënimi i ulet në 4.6 vite ndërsa Bllakos në 2.8 vite burg.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore./Dosja.al