LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Inceneratori i Tiranës, Berisha: Amnistia e vjedhjes së shekullit. Këlliçi: Iniciuesi është Veliaj

 • Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar si vjedhje të shekullit aferën e inceneratorëve. • Në një konferencë për mediat, Berisha ka deklaruar se SPAK është duke amnistuar autorët e vërtetë të vjedhjes së inceneratorëve, që sipas tij janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. • Berisha theksoi se nga akuzat që janë lëshuar nga SPAK, nuk ekziston asnjë për grup të strukturuar kriminal. • Ish-kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Belind Këlliçi tha SPAK nuk ka parë dy firmat e Erion Veliajt në kontratë, duke theksuar se ai është iniciuesi për inceneratorin e Tiranës. • Deputetja e PD-së, Ina Zhupa shprehet se lidhur me inceneratorin e Tiranës, duhet hetuar edhe kryeministri Edi Rama dhe Erion Velia, pasi sipas saj bashkia Tiranë nuk do futej në aferë 430 milion euro vetëm me vullnetin e disa punonjësve bashkiak.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zhupa thirrje SPAK: Të hetohet edhe Rama, edhe Veliaj për inceneratorin e Tiranës

Inceneratori i Tiranës, Berisha: Amnistia e vjedhjes së shekullit.
ina zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar për lëshimin e urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK për Incineratorin e Tiranës. 

Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan se këto janë vetëm nisja e nisja e arrestimeve që sipas saj do të çoj hetimet te kokat e vërteta të aferës. Zhupa i bën thirrje SPAK të hetojë inceneratorin e Tiranës, duke përfshirë dhe kryeministrin Edi Rama, ku shprehet se ai është personi që ka firmosur kontratën.

Deputetja shprehet se edhe kryebashkiaku i Tiranës duhet të hetorhet pasi thotë se Bashkia Tiranë nuk do futej në aferë 430 milion euro vetëm me vullnetin e disa punonjësve bashkiak.

POSTIMI I PLOTË:

Arrestimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës janë lajm i mirë nëse janë vetëm nisja e arrestimeve që do çoj te kokat e vërteta të aferës. I bëj thirrje SPAK të hetojë inceneratorin e Tiranës, duke përfshirë dhe kryeministrin Rama, i cili është personi që ka firmosur kontratën.

“Ligji detyron që tenderi zgjat 52 ditë, ndërsa për qeverinë Rama vetëm 16 ditë. Duke bërë kështu shkeljen e parë për Inceneratorin e Tiranës. Vallë këta punonjësit bashkiak e bënë këtë shkelje ligjore?! Sigurisht që jo

Por pse u bë kjo shkelje? Sepse fituesi ishte paracaktuar dhe ishte Mirel Mërtiri, i cili nuk është i panjohur por që kishte marrë dhe dy inceneratorët e tjerë, atë të Elbasanit dhe Fierit përmes të afërmve të tij. I madh e i vogël e kupton që Bashkia Tiranë nuk do futej në aferë 430 milion euro vetëm me vullnetin e disa punonjësve bashkiak.

Kjo skemë nuk kishte si të mos përfshinte dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Shkresa për të marrë mendim i është dërguar të 5-tave bashkive të qarkut Tiranë. Në vend që shkresa t’i dërgohej Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj nuk e kalon në Këshillin Bashkiak, e firmos vetë për të dhënë pohimin për inceneratorin e Tiranës. Jo vetëm që anashkalon Këshillin Bashkiak, por vendos edhe për 4 bashkitë e tjera të qarkurt Tiranë.

Pse e bën ai këtë shkelje, pse Erion Veliaj ka shkelur ligjin? Kjo është një pyetje të cilës duhet t’i përgjigjet SPAK, ku duhet të zbulojë dhe rolin e Erion Veliajt në këtë aferë dhe pse e ka shkelur ligjin, çfarë përfitimesh ka pasur. SPAK ka detyrimin që t’i lidhë zyrtarët, siç janë të lidhur me njëri-tjetrin, si një grup i strukturuar kriminal, me në krye kryetarin e qeverisë, Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë Erion Veliaj.

Çdo përpjekje për t’i copëzuar synon mbrojtjen e tyre nga kjo akuzë e tmerrshme dhe reale dhe nuk ndihmon në nxjerrjen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur qindra miliona euro nga taksat e qytetarëve.

2 VITE ME PARE

Këlliçi: SPAK nuk ka parë dy firmat e Erion Veliajt në kontratë, ai është iniciuesi për inceneratorin e Tiranës

Inceneratori i Tiranës, Berisha: Amnistia e vjedhjes së shekullit.
Belind Këlliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi dhe ish-kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, ka deklaruar se iniciuesi i Inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj. Duke paraqitur dokumente dhe argumente të reja mbi aferën qeveritare me Inceneratorin imagjinar të Tiranës, Këlliçi tha se Veliaj ka dhënë dy firma në kontratën e Inceneratorit të Tiranës. 

"SPAK nuk ka parë dy firmat e Erion Veliajt në kontratë. Ai është iniciuesi për inceneratorin e Tiranës. Fakti që në këtë sallë sot ku po flitet për aferën më të madhe korruptive të viteve të fundit, kanë ardhur vetëm 3 media prezente, tregon për fuqinë e parave që lëviz tek inceneratori i Tiranës, faktin që mediat janë të censuruara për të paraqitur fakte të reja tronditës për këtë skandal dhe për të paraqitur një punë skandaloze nga SPAK me hetimin e kësaj çështje. Unë do të ndalem tek roli i bashkisë Tiranë, tek roli i kryetarit të bashkisë Tiranë, si pronari real i inceneratorit të Tiranës dhe do të ndalem tek fakti se i është dashur 5 muaj SPAK-ut pas vendimit të gjykatës së posaçme të muajit gusht të këtij viti, për të ekzekutuar atë që vetë ka shkruar në vendim gjykata. Më saktë në datë 28 korrik 2023 është marrë vendimi për vënien nën sekuestro konservative për inceneratorin e Tiranës. Në argumentet e paraqitur nga prokurorët e dosjes nga Dritan Premçi dhe Arben Kraja, renditen të gjitha komunikimet për falsifikimin e dokumentacionit për përfitimin e kontratës koncensionare nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Citoj, pika 1: Procedura nis me një kërkesë të bashkisë Tiranë, të datës 23 dhjetor 2015 drejtuar Ministrisë së Mjedisit. Pra është bashkia e Tiranës që në dhjetor të vitit 2015 ka iniciuar të gjithë procesin dhe aferën në inceneratorin e Tiranës. 2; në faqen 4 dhe 10 të këtij vendimi  provohet lidhja e Alba Thomos me Klodian Zoton, në mashtrimin me dokumentacionin për përfitimin e kontratës koncensionare. Në faqen 4 të vendimit rezulton e provuar lidhja mes Valbona Ballgjinit, punonjëse në ministrinë e Mjedisit, me komunikime me Klodian Zoton. Po në këtë faqe të vendimit rezultojnë të provuara komunikimet e Etleva Kondit me Klodian Zoton. Në faqen 14-15, prokurorët shprehen se kanë faktuar përfitimin të Alqi Bllakos nga Artemis Farm, kompani në pronësi të Ilsa Zotos, të shumës 119.755 euro për blerje për fabrikën e birrës së Edmond Bllakos dhe të komunikimeve me email që ky shtetas ka pasur me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Në faqen 15 të vendimit, prokurorët shprehen se kanë arritur të faktojnë se Zoto e Mërtiri, vlerat monetare të siguruara nga kompanitë fiktive, i kanë tërhequr kesh dhe i kanë transferuar në mënyra të ndryshme jashtë vendit. Flasim për para të marra me çanta, të nxjerra me çanta nga Shqipëria dhe ende sot që ne flasim, akuzohet një drejtor i dalë në pension në Bashkinë e Tiranës dhe një drejtor tjetër i cili ka marrë përsipër të bëjë burgun e Erion Veliajt për këtë aferë të tmerrshme korruptive.  Ndërkohë që Zoto e Mërtiri kanë fryrë kostot e ndërtimit të inceneratorit për përfitimin e kontratës koncensionare. Automatikisht në këtë moment, duhej që SPAK të kërkonte anulimin e menjëhershëm dhe pezullimin e kontratës koncensionare. Dua të rikthej vëmendjen tek shkresa që ka firmën e Veliajt, pasi dje kemi parë se dje janë nxjerrë urdhër arrestet për 15 persona, por mesa duket SPAK nuk arrin të shohë firmën e Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë Tiranës, me vulën e bashkisë Tiranë që në fakt ka ndërruar të gjithë fatin e koncesionit të inceneratorit Tiranë. 

E muajit mars 2017. Këtë dokument unë e kam bërë publik për herë të parë në komisionin hetimor për inceneratorët, ku këtu Erion Veliaj ka marrë angazhimin e tij personal, në shkelje të ligjit për vetëqeverisjen vendore, pa pyetur Këshillin Bashkiak, sepse në atë moment nuk i kishte numrat, duke marrë kompetencat e këshillit të qarkut të Tiranës dhe Këshillit Bashkiak dhe duke dhënë parimisht dakord miratimin për nisjen e këtij koncesioni dhe duke futur në një angazhim financiar qytetin e Tiranës, kryeqytetasit me të paktën 91 milionë euro. I njëjti Erion Veliaj që në deklaratat publike, të bëra prezente edhe në komisionin hetimor për inceneratorin e Tiranës, thonte se ai nuk miraton dot asnjë bonus qiraje 30 mijë lekë të vjetra pa vendimin e Këshillit Bashkiak. Mjaftonte kjo shkresë që SPAK të ngrinte akuzë mbi përfituesin real të inceneratorit të Tiranës, atë që censuron dhe mediat, paguan dhe mediat që të mos vijnë në këto deklarata, që quhet Erion Veliaj.

Nëse SPAK nuk ka parë firmën e parë të Erion Veliajt, mjaftonte të shihte firmën e tij të dytë në aneks kontratën e bërë publike nga ana ime në 14 gusht 2023, ku Erion Veliaj shprehet në kontratë me firmë, se konform aneksit përkatës dhe tabela bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e kësaj forme angazhimi, angazhohet për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla dhe përfshirë dhe pa u kufizuar, në kryerjen e të gjitha pagesave për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve sipas çmimit, 29 euro për ton pa TVSH, përgjatë të gjithë kohëzgjatjes së marrëveshjes. Kjo e çon shifrën e kësaj afere nga 430 milionë në 1 miliardë euro për 30 vite," tha Këlliçi.

2 VITE ME PARE

Berisha: Janë lëshuar 15 urdhër arresti, por nuk ka asnjë akuzë për grup të strukturuar kriminal nga SPAK

Inceneratori i Tiranës, Berisha: Amnistia e vjedhjes së shekullit.
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur se si e konsideron faktin që SPAK ka lëshuar 15 urdhërarreste për çështjen e Incenerarorit të Tiranës. Gjatë konferencës për mediat, Berisha theksoi se nga akuzat që janë lëshuar nga SPAK, nuk ekziston asnjë për grup të strukturuar kriminal.

"Janë lëshuar 15 urdhër arresti? Po. Ekziston gjë akuza për grup të strukturuar kriminal. A ekziston në fjalorin e aktakuzës së SKAP-it? Nuk ekziston. Këta janë më kriminelë se çdo kriminel tjetër. Këta tallen me një popull që ikën nga vendi, që ikën në radhë të parë prej vjedhjeve që i bëhen. Mbrëmë kanë lëshuar 15 urdhër arresti. Çdo prokurori e botës do të thoshte një grup i strukturuar kriminal se të gjithë kanë lidhje me këtë incenerator. Nuk ka grup të strukturuar kriminal sepse grupi i strukturuar kriminal del me kokë Edi Ramën. Del koka Edi Rama. Prandaj merren kështu. Del Erion Veliaj pas tij, del Engjëll Agaçi. Del Metani. Metani ka qenë drejtor juridik, dhe jo vetëm ka qenë drejtor juridik, por ka bërë mbledhje nëpër ministri për të imponuar strategjinë e Edi Ramës për vjedhje," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha: Ish-oficeri famëzi i policisë sekrete shqiptare, as nuk e mori nën hetim Erion Veliajn

Inceneratori i Tiranës, Berisha: Amnistia e vjedhjes së shekullit.
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sot prokurorin e SPAK Arben Krajën, pasi sipas tij i ka dhuruar kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj amnisti për grabitjen e milionave euro nga afera e Inceneratorëve. Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se opozita ka nxjerr shumë dokumenta dhe fakte që vërtetojnë aferën e Inceneratorëve dhe vjedhjen e miliona eurove.

"Amnistia e akorduar nga SKAP-i, i ul ata në ultësirën e krimeve më të rënda që mund të jenë kryer. Erion Veliaj është autori kryesor bashkë me Edi Ramën për djegësin e Tiranës, i cili nuk ekziston as në hetim. Erion Veliaj është personi që nuk ekziston as në hetim, nuk është marrë në hetim, nuk është shpallur në hetim nga ish-oficeri famëzi i policisë sekrete shqiptare, Arben Kraja dhe njëfarë Dritan Prençi. Nuk është dërguar në hetim, paçka se Erion Veliaj ka falsifikuar, ka firmosur në emrin e Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut, pa u mbledhur ndonjëherë këto këshilla, duke garantuar me firmën e tij se bashkitë e qarkut të Tiranës do paguajnë 91 milionë euro djegësin. Në një kohë kur ai, hajdut, nuk ka kompetencë të administrojë asnjë fond, asnjë qindarkë pa miratimin e Këshillit Bashkiak. Dhe më tutje, Arben Ahmetaj ia kthen pesë herë, nuk e miraton këtë shkresë, këtë tender, gjersa Erion Veliaj firmos se shpenzimi do i marrë përsipër bashkia. 91 milionë euro do i paguante bashkia, pa mbledhje këshilli, pa asgjë. Ahmetaj thotë, dhe nuk dua kurrë t’i jap të drejtë, por në këtë rast nuk mund të mos i jap të drejtë, ai thotë se kur Veliaj mori përsipër financimin, unë u vura përballë vetëqeverisjes vendore. Për mua, unë si ministër Financash jam gardian i buxhetit të shtetit dhe jo buxhetit të bashkive. Dhe nuk firmosi, por shkoi te një lloj miratimi indirekt. Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim, është lëshuar urdhër-arresti, të gjitha këto për faje që Erion Veliaj i ka dhjetë herë më evidente dhe më të qarta. Kjo që ka ndodhur është dëshmia më flagrante e një drejtësie të kapur kokë e këmbë njëlloj si në diktaturë. Kjo është fytyra e drjetësisë që u krijua për amnistinë e krimeve monstruoze të qeveritarëve shqiptarë. Ky rast, sikundër Beqaj para këtij rasti, janë një thirrje, janë një kushtrim për të gjithë qytetarët, të përmbysim narkoregjimin e Edi Ramës dhe narkoskapistëve të tij, që merr përsipër të mbulojë vjedhjet më monstruoze në historinë e kombit shqiptar," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha: Gjykatësja famoze Gjoka, e cila fshihet prapa krimit të saj, amnistoi Ramën për djegësin e Tiranës

Inceneratori i Tiranës, Berisha: Amnistia e vjedhjes së shekullit.
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ka qenë gjykatësja Irena Gjoka, ajo që ka amnistuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn për inceneratorin e Tiranës. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka deklaruar se Gjoka po fshihet prapa krimit të saj.  Po ashtu Berisha ka quajtur se arrestimi i Taulant Tushës është amnisti për Ramën dhe Veliajn. 

"Dëgjoni se çfarë shkruan famozja Gjoka, që fshihet prapa krimit, në vendimin e saj. Me shkresën numër 5474/8, protokoll 2.11.2016, ministri i Mjedisit ka dërguar një projektvendim për miratim pranë Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ministrisë së Energjetikës dhe Industrisë, nëpërmjet të cilës ka kërkuar që shoqërisë Integrated Energy BV, t’i jepet bonos prej 8 përqind të pikëve në rast se merrte pjesë në garë. E kuptoni ju këtë formulim? A mund të ketë formulim të tillë? Në rast se merrte pjesë në garë... Kjo do të thotë që kompania e tyre duhej të fitonte 8 përqindëshin me çdo kusht në rast se do merrte pjesë në garë. Nuk dëgjon kurrë në një akt qeverie të jepet me ‘një në rast se...’ Dhe një zonjë aty, drejtoresha juridike e Ministrisë së Mjedisit, bashkë me Alqi Bllakon e miratojnë dhe shkruajnë se shoqëria është e regjistruar konform ligjit. Kurse Ermonela Felaj, si ministre në atë kohë për marrëdhëniet me parlamentin, i dërgon shkresën Edi Ramës dhe Lefter Kokës ku shkruan se kjo kompani nuk ekziston e regjistruar askund dhe se ky vendim nuk mund të merret.

Por Edi Rama me ndërgjegje të plotë dhe kriminale, sepse ishte sipërmarrja e tij, pavarësisht nga paralajmërimi me shkrim i Felajt, firmos aktin e akordimit të 8 pikëve një kompanie, e cila do të krijohej vetëm ditën e fundit të gushtit 2017, tetë muaj pasi kishte marrë bonusin dhe një ditë pasi ishte shpallur fituese. E thoshte sot një publicist dhe humorist i yni i shquar, të kapësh Tushën për këtë aferë, është si të akuzosh fatorinon në vend të shoferit për aksidentin që ka bërë. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Por tani i rikthehemi pak gjykatëses që fshihet prapa krimit të saj, Gjoka. Gjoka thotë se Koka ka dërguar një projektvendim për miratim të 8 pikëve në rast se merr pjesë në garë. Por nuk thotë se Edi Rama megjithëse kishte informacionin e Ermonela Felajt, kjo gjykatëse është byk-gjykatëse në ndërgjegjen e saj, nuk thotë se Edi Rama pavarësisht se u paralajmërua nga Ermonela Felaj, firmosi aktin e dhënies të 8 pikëve në Këshillin e Ministrave. A ka krim më të shëmtuar se ky? Pra, tregon për Lefterin se ua dërgoi këtë, por nuk thotë një fjalë se Edi Rama kishte shkresën e Ermonela Felajt që i thoshte se kompania nuk ekziston, e megjithatë ai firmosi," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Afera e Inceneratorit/ Berisha: Ajo që ndodhi me djegësin e Tiranës ishte amnistia e vjedhjes së shekullit

Inceneratori i Tiranës, Berisha: Amnistia e vjedhjes së shekullit.
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar si vjedhje të shekullit aferën e inceneratorëve. Në një konferencë për mediat, Berisha ka deklaruar se SPAK është duke amnistuar autorët e vërtetë të vjedhjes së inceneratorëve, që sipas tij janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Po ashtu Berisha, ka deklaruar se ata firmën për vjedhjen e parave të shqiptarëve, e kanë bërë me gjakftohtësi, edhe pse kompania në fjalë nuk ekzistonte.  

Ashtu siç kisha paralajmëruar në mënyrën më të përsëritur në këë sallë, ndodhi amnistia e vjedhjes së shekullit, akti më kriminal në historinë e drejtësisë shqiptare. Dje, ose mbrëmë, Skapistët pas apoteozës dhe nxjerrjes së dhëmbëve njëkohësisht të Edi Ramës, shpallën amnistinë ndaj vjedhjes së shekullit nga Erion Veliaj, Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Artur Metani, për aferën e cila shkon në total 1 miliard euro. Për aferën e djegësit të Tiranës që shkon në 30 vite, 1 miliard euro dhe që janë shpenzuar gjer sot rreth 130 milionë euro, pjesa dërrmuese të parave të taksapaguesve, kurse pjesa tjetër, para të biznesmenëve të detyruar nga Rama dhe Veliaj. Këto nga Skapi dhe gjykata e partisë, u amnistuan.

U amnistuan edhe njëherë them në aktin më kriminal. Ata që amnistuan dje me vendimin e tyre për të arrestuar dy drejtorë të Bashkisë së Tiranës, Tusha dhe Simixhiu, ata kryen një krim të shëmtuar. Amnistia, në çdo kohë është atribut i parlamentit dhe jo kurrë i gjykatësve apo i prokurorisë. Ajo që ndodhi mbrëmë është akti më i pashembullt në tërë historinë që nga themelimi i shtetit shqiptar gjer sot. Taulant Tusha dhe Simixhiu, janë dy zyrtarë të bashkisë, të caktuar nga bashkia në komisionin e dhënies me koncesion të djegësit të Tiranës. Në këtë komision, ata kanë vendosur që një kompani imagjinare, e cila nuk ekzistonte, një kompani fantazmë e quajtur Integrated Energy, e paregjistruar kund, t’i japin 8 pikë bonus pa garë, për djegësin e Tiranës. Por ky është vetëm fillimi i historisë. E vërteta është se vendimi i KVO të Tiranës, e miraton me firmën e tij më datën 7 dhjetor 2016, në një vendim qeverie Edi Rama, Engjëll Agaçi, Artur Metani.

E miratojnë vendimin, kryejnë krimin në gjakftohtësi të plotë sepse ishin të lajmëruar me shkresë zyrtarë nga ministrja Ermonela Felaj se kompania në fjalë nuk ekzistonte. Kompania Integrated Energy BV nuk ekzistonte. Por ky njoftim me shkresë i një ministre, anëtare të kabinetit, nuk do pengonte Edi Ramën të firmoste me çdo çmim, shpërblimin me 8 pikë të një kompanie që nuk ekzistonte dhe që do të formohej 8 muaj më vonë, një ditë pasi shpallej fituese. Tani, të besosh se Tusha dhe Simixhiu janë përgjegjësit kryesorë, është të besosh se Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi dhe Artur Metani, ishin në këtë rast drejtorë bashkie, kurse Tusha dhe Simixhiu ishin kryeministër dhe sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Krimi i tmerrshëm ndodhi, me pasojë deri tani grabitjen e 130 milionë eurove, të zhdukura pa nam e nishan, jo pse firmosi Tusha dhe Simixhiu, por se firmosi Rama, Agaçi, Metani dhe ministrat. Pra, nuk ka amnisti më kriminale sesa kjo," tha Berisha.

spak ne bashkine tirane

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin