LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

A do të kalojë çështja "Partizani" për gjykim? GJKKO shtyn seancën paraprake për Berishën, Malltezin dhe të pandehurit e tjerë, do të mbahet më 25 nëntor

• Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake për kreun e PD-së Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë në dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit Partizani. • Sot pritej që pas shqyrtimit të dosjes gjyqtarja Flojera Davidhi të vendoste nëse çështja do të kalojë për gjykim. 7 Pas daljes nga GJKKO, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se seanca u shty për shkak se është bërë shkelja e afateve nga ana e gjykatës dhe për shkak të volumit të dosjes. Po ashtu ai bëri me dije se do të kërkojnë pushimin e çështjes. • Kreu i PD-së, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, nuk janë paraqitur në seancë. • Ata kanë zgjedhur të përfaqësohen nga avokatët e tyre mbrojtës. • Përfaqësuesit ligjorë pretendojnë pavlefshmëri të njoftimeve për të pandehurit. • Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. • Berisha akuzohet se ka ndërmarrë veprime në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani/ GJKKO shtyn seancën paraprake për në datën 25 nëntor, Gjokutaj: Do të kërkojmë pushimin e çështjes

A do të kalojë çështja "Partizani" për
genc gjokutaj

TIRANË- Është shtyrë për në datën 25 nëntor seanca paraprake, ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim ose jo.

Lajmin e dha avokait i kreut të PD-së, Sali Berishës, Gjenc Gjokutaj i cili tha se seanca u shty për shkak se është bërë shkelja e afateve nga ana e gjykatës dhe për shkak të volumit të dosjes. Po ashtu ai bëri me dije se do të kërkojnë pushimin e çështjes. 

"Për shkak të volumit të dosjes seanca është shtyrë për 25 nëntor në orën 12:00. Berisha nuk ishte e nevojshme të paraqitej. Në seancat proceduriale nuk është e nevojshme paraqitja e tij. Ai është pjesë e procesit si në prezencë si në mungesë. Ne do të kërkojmë pushimin e çështjes.", tha Gjokutaj. 

2 VITE ME PARE

Çështja "Partizani"/ Nis seanca në GJKKO, Berisha dhe të pandehurit e tjerë nuk paraqiten, përfaqësohen nga avokatët

A do të kalojë çështja "Partizani" për
sali berisha

TIRANË- Ka nisur seanca paraprake në GJKKO ku do të vendoset nëse çështja e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani" do të kalojë për gjykim. 

Mësohet se kreu i PD-së, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, nuk janë paraqitur në seancë. Ata kanë zgjedhur të përfaqësohen nga avokatët e tyre mbrojtës. 

Përfaqësuesit ligjorë pretendojnë pavlefshmëri të njoftimeve për të pandehurit. Pas shqyrtimit të dosjes gjyqtarja Flojera Davidhi pritet që të vendosë sot nëse çështja do të kalojë për gjykim.  Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe do bëhet ish-kryeministri i parë që shkon në gjykatë për këtë vepër penale, nëse Davidhi vendos që dosjen ‘Partizani’ ta kalojë për gjykim. 

2 VITE ME PARE

Dosja “Partizani”/ Seanca paraprake në GJKKO për Berishën, Malltezin dhe tre të pandehurit e tjerë, vendoset sot nëse do të kalojnë për gjykim

A do të kalojë çështja "Partizani" për
Berisha

TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Malltezi dhe 3 të akuzuarit e tjerë në dosjen e aferës Partizani. Mësohet se seanca do të zhvillohet në orën 12:00.

Pas shqyrtimit të dosjes gjyqtarja Flojera Davidhi pritet që të vendosë sot nëse Berisha dhe dhëndri do kalojnë për gjykim. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe do bëhet ish-kryeministri i parë që shkon në gjykatë për këtë vepër penale, nëse Davidhi vendos që dosjen ‘Partizani’ ta kalojë për gjykim.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Berisha akuzohet se ka ndërmarrë veprime në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

sali berisha jamarber malltezi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin