LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Iu hoq paketa higjieno-sanitare, invalidët në Elbasan në grevë urie: Do digjemi!

• Ashtu siç paralajmëruan një ditë më parë, invalidët në Elbasan janë futur në grevë urie. • Ky veprim i tyre vjen pasi CMAP epror u ka hequr padrejtësisht pagesën prej 16 mijë lekë në muaj, pjesë e paketës higjieno-sanitare. • Kreu i shoqatës, Skënder Sallaku tha se u kishin premtuar një takim në Ministrinë e Shëndetësisë, por nuk u pritën. Ndaj dhe vendosën të futeshin në grevë urie. • Të gjithë janë përlotur teksa marrin masa ekstreme në një kohë kur do të duhet të ishin me familjen për të festuar festat e fundvitit. • Por duket se janë të vendosur që nuk do të heqin dorë.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Elbasan/ Invalidët: U futëm në grevë se s’na dhanë zgjidhje, shërbimi social na gënjeu, do digjemi! Të bëhemi ne shembull

Iu hoq paketa higjieno-sanitare, invalidët në Elbasan në
Skënder Sallaku

ELBASAN- Skënder Sallaku, sekretari i Shoqatës së Invalidëve, ka treguar arsyet se përse invalidët e Elbasanit janë futur në grevë. Në një intervistë për mediat, Sallaku tha se e të gjithë e morën vendimin pasi Shërbimi Social i mashtroi edhe pse u kishin premtuar një takim në Ministrinë e Shëndetësisë, por nuk u pritën. Invalidi thotë se do të vijojnë grevën derisa të marrin një zgjidhje, madje paralëjëmrin se do të shkojnë edhe në masa ekstreme, të digjen me benzinë.

"Kërkesat tona janë që ne të kthehemi urgjentisht në komuna dhe në bashki. Dua që dosjet të kthehen sërish si më parë. Ne u futëm në grevë urie, na thanë dilni se do të keni takim tek shërbimi social. Na gënjyen. Na thanë që do të dilni në Komision. Ata atë ditë nuk u paraqitën në Komision. Erdhën punonjës socialë. Ne dolëm të mashtruar nga ajo. Iku një javë dhe na dhanë një tjetër ultimatum, na shtynë disa javë. Duan të na nxjerrin ne fajtorë, por kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë. Unë 300 mijë lekë i dua për shërbime sanitare. Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi social duan të mbulojën zullumet, duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre. Unë me shtyllë kurrizore 98% të dëmtuar, me rezonancë, nuk e morën përsipër. Dosja ime do të shkojë në gjykatë të Strasburgut nëse nuk gjendet drejtësi. Do rezistojmë 10 ditë-15 ditë. Do digjemi brenda në zyrë me benzinë e hajt' mirupafshim. Nuk i hiqet kempi atij zotërisë atje. Si e mori guximin KEMPI Epror. Të vret zoti. Ata janë bërë grup bashkë dhe bëjnë pazaret e tyre. Do kërkoj shkarkimin, derisa e drejta ime dhe e këtyre që qajnë në Elbasan të vihet në vend,"- shprehet ai.

Në fund, ai thotë se beson se kryeministri Edi Rama do t’i japë zgjidhje këtij problemi. Por pavarësisht se kanë disa ditë në protestë, nuk kanë marrë asnjë përgjigje. 

3 VITE ME PARE

Invalidët në grevë urie/ MOMENTI PREKËS, Andrea Qosje nuk i mban dot lotët: Për ne nuk ka festa

Iu hoq paketa higjieno-sanitare, invalidët në Elbasan në
Andrea Qosja

ELBASAN- Lotët nuk kanë munguar nga sytë e personave me aftësi të kufizuara. Sot, ata kanë hyrë në grevë urie, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga instancat shtetërore. Por teksa ishin reshtuar pranë njëri-tjetrit, nuk i kanë kursyer as lotët, teksa mendonin festat e fundvitit që i prisnin dhe mungesën e të ardhurave për ta festuar njëjtë si gjithë të tjerët. 

"Unë kam lindur i tillë, si ma pret KEMP-in mua?,"-tha njëri prej tyre. Ndërsa kreu i shoqatës, i cili nuk i ka mbajtur dot lotët tha: Nuk i mbaj dot lotët. Çfarë feste krishtlindje thoni? Këta nuk kanë bukë të hanë, ju thoni Krishtlindje.

Reagimin më prekës e kishte Andrea Qosja, i cili i ka humbur të dyja këmbët kur ishte vetëm 13 vjeç. Pa asnjë mundësi rekuperimi apo shërimi ai u vlerësua si invalid i përjetshëm dhe përfitoi disa të drejta deri në nëntor të vitit 2022 ku një keqinterpretim i ligjit 8626 i vitit 2000 nuk e cilëson më si paraplegjik dhe i heq paketën higjienosanitare. U deshën plot 22 vite që neni 2 i ligjit 8626 të riinterpretohej dhe tashmë Qosja nuk paraplegjik pasi sipas autoriteteve, ai është baba i dy fëmijëve, ç’ka, sipas tyre, do të thotë se nuk i ka humbur të gjitha funksionet nga mesi e poshtë. 

SHIKO MINUTËN E 7:

"Për ne nuk ka festa, festa jonë është në grevë, i lutem shtetit t'i rishikojë dhe të na kthejë tek paketa që ishim se nuk mundemi dot,"-tha ai mes lotëve.

Vendimet e fundit të Komisioni Epror Mjekësor kanë prekur një numër të konsiderueshëm të personave me aftësi të kufizuar në të gjithë Shqipërinë. Sakaq invalidët e Elbasanit pasi nuk morën përgjigje për ankesat e tyre janë rifutur në grevë urie.

3 VITE ME PARE

Grevë urie për KEMP-in në Elbasan, personat me aftësi të kufizuara marrin vendimin ekstrem, asnjë përgjigje nga autoritetet

Iu hoq paketa higjieno-sanitare, invalidët në Elbasan në
Pamje nga Elbasani

ELBASAN- Personat me aftësi të kufizuar në Bashkinë e Elbasanit kanë vendosur që të nisin grevën e tyre të urisë. Ata kanë thënë se KEMP-et e tyre janë ndaluar prej 2 muajsh, ndërsa shteti sipas tyre nuk u ka dhënë asnjë përgjigje për ndalimin e pagesave. Janë rreth 160 persona me aftësi të kufizuara në Elbasan, të cilët nuk kanë marrë KEMP-in e tyre. 

Prej ditësh ishin në pritje të një përgjigje nga instancat përkatëse, ndërsa për këtë arsye, rreth orës 09:30 minuta hynë në grevë urie.

Vendimet e fundit të Komisioni Epror Mjekësor kanë prekur një numër të konsiderueshëm të personave me aftësi të kufizuar në të gjithë Shqipërinë.Në bazë të VKM nr.78 persona të cilët kanë dëmtime definitive, pa perspektivë përmirësimi të gjendjes shëndetësore, deklarohen invalidë të përjetshëm dhe nuk duhet të paraqiten pranë Komisionit Mjekësor Epror. Mirëpo ky i fundit duket se ka dënuar invalidët, një pjesë e mirë e të cilëve janë kryefamiljarë dhe nuk përballojnë as nevojat e tyre mjekësore.

greva e invalideve

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin