Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 98-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 98 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Me thirrje të njëpasnjëshme kundër Ramës dhe kërkesën e prerë për lirimin e protestuesve të arrestuar, qytetarët po shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë. • Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. • Pavarësisht 98 ditëve të protestave, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. • "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor gjatë tubimit.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. Protestuesit janë zhvendosur nga kryeministria nëpër rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë.
“Nuk shitet Shqipëria. Shitet qeveria”, “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, "Revolucion", "Rama në burg, Berisha në burg" dhe "Nuk na përfaqësoni", janë disa nga thirrjet që kanë brohorit në kor protestuesit.
Për 98 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira./Dosja.al
TIRANË- Një protestues ka kritikuar programin “Besa” të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një program me premtime dhe pa zgjidhje konkrete. Gjatë fjalës së tij para kryeministrisë, qytetari tha se Rama po i paraqet si arritje gjëra që duhet të ishin normale për qytetarët. Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se po shmang problemet ekonomike dhe sociale, duke mos dhënë përgjigje konkrete për qytetarët.
“Edi Rama me programin Besa, dhe arrogancën që e shoqëron, e cilëson realitetin jo si një plagë ekonomike dhe sociale por si rritje e pritshmërive. Pra Edi Rama mohon çdo vështirësi si pasojë e korrupsionit. Kjo është mënyra më e bukur për t’i ikur asaj që thotë shqiptari. Na sjell një program dhe thotë se ky është standard i ri. Na shet si premtim atë që shqiptari ka paguar dje, na shet si arritje atë që duhet të ishte normale. Reklamoni një program që nuk vlen asnjë fjalë për problemet e qytetarëve, asnjë zgjidhje konkrete, vetëm fjalë boshe për t’i futur shqiptarët në labirinth," tha ai./Dosja.al

TIRANË- Një prej protestuesve deklaroi se protesta ka marrë përmasa të mëdha dhe se vijimi i saj do të varet nga vetë qytetarët që marrin pjesë. Sipas protestuesit, tubimi shtrihet nga Sheshi Skënderbej deri te zona e “Nënë Terezës”, ndërsa brenda protestës janë krijuar disa grupime që synojnë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Ai kërkoi që grupimet të mos kategorizohen si pro apo kundër protestës, duke theksuar se, pavarësisht problemeve të mundshme brenda tyre, ato janë të angazhuara për vijimin e protestës. Në vijim, ai bëri thirrje për krijimin e një bashkimi më të gjerë mes pjesëmarrësve.
“Kjo protestë do të vijojë të jetë para Kryeministrisë. Kjo protestë është aq e madhe sa vetëm populli e ka në dorë si do të vijojë në të ardhmen! Kjo protestë nis nga Sheshi Skënderbej deri te ‘Nënë Tereza’. Shumë nga ne që jemi çdo ditë këtu, duke u organizuar, shohim se ka shumë grupime që duan të bashkohen me njëri-tjetrin dhe të bëjnë më të mirën për këtë protestë. Të gjitha grupimet këtu nuk janë ose të mira ose të këqija, nuk janë ose me protestën ose kundër saj. Të gjitha grupimet kanë edhe elemente problematike brenda tyre, por të gjitha janë pro kësaj proteste dhe të vendosura të shkojnë deri në fund. Të jemi të kujdesshëm dhe të mos akuzojmë njeri sepse kjo e dëmton protestën. Duhet të jemi të bashkuar! A duam të krijojmë një besëlidhje? Besëlidhje po kërkojmë! Të qenit bashkë ka nevojë për sakrificë edhe nga vetja. Ka ardhur koha të tregohemi me zemër të hapur dhe e keqja zmbrapset vetë!” deklaroi ai./Dosja.al
TIRANË- Një protestuese ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Policisë së Shtetit, gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Duke iu drejtuar kryeministrit, protestuesja ngriti pyetjen se me kë është bërë, sipas saj, “Besa”, duke përmendur kriminelët, patronazhistët dhe atë që e cilësoi si parlamentin e kukullave.
Më tej, protestuesja iu drejtua edhe Policisë së Shtetit, duke kritikuar drejtuesit dhe efektivët e Komisariatit nr. 3 për arrestimin e dhunshëm të qytetarëve.
“Pyetja është për kryeministrin, me kë e ka bërë besën, me kriminelët, patronazhistët apo parlamentin e kukullave. Besa e shqiptarit është e shtrenjtë. Kërkesa e dytë është për policinë e shtetit, drejtorin dhe shefat e policisë së komisariatit 3. Nuk mund t’i them polici. Janë policia e Edi Ramës dhe e parlamentit të Ramës”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka bërë thirrje për vijimin e protestave edhe përpara Parlamentit, duke njoftuar se protestuesit do të jenë të martën në orën 17:00 pranë Kuvendit, në momentin kur nis seanca plenare. Gjatë fjalës së tij në protestë, Lika u shpreh se tubimi do të vijojë si zakonisht pranë Kryeministrisë, ndërsa protestuesit do të shkojnë edhe në çdo seancë plenare për tu përballur me deputetët.
Ai deklaroi se protestuesit synojnë tu thonë deputetëve “në fytyrë” se nuk i përfaqësojnë qytetarët, ndërsa e cilësoi Kuvendin si “Parlament analfabet”. Aktivisti kritikoi gjithashtu deputetët dhe mënyrën e përzgjedhjes së tyre nga partitë politike, duke deklaruar se protestuesit nuk pranojnë të përfaqësohen nga deputetë që, sipas tij, nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve.
“A jeni gati t’ju bëjmë vizitë deputetëve apo jo? A do t’i presim me vezë, domate dhe miell? Të gjithë ata që kanë menduar se kjo protestë do të ndryshojë modelin e saj, ne do të vazhdojmë njësoj te kryeministria, ama ditën e martë në orën 5 pasdite do të jemi te parlamenti se fillon seanca plenare. A do t’iu themi në fytyrë se nuk na përfaqësoni? Parlament analfabet. Ne do të vazhdojmë protestën si përditë, por edhe në çdo seancë plenare do të na kenë te dera. Ai parlament nuk duhet të jetë më i disa maskarenjve që nu përfaqësojnë qytetarët, por krimin dhe oligarkinë ekonomike. Ne nuk do të pranojmë më të përfaqësohemi as nga Belinda dhe as nga Zegjineja. Nuk do të pranojmë të përfaqësohemi më as nga Flamur Noka dhe Flamur Nokët e parlamentit që janë futur nëpër lista nga kryetarët e partive, që nuk i njeh as familja e vet. Ky shtator do ta gjejë popullin në shesh dhe në revoltë deri në dorëheqjen e Edi Ramës dhe të gjithë qeverisë“, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët pas organizimit në sheshin Skënderbej, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “arrestoni Ramën”, qytetarët po vijojnë marshimin në protestën e 98 kundër qeverisë.
Qëndresa, e cila ka hyrë tashmë në muajin e katërt, vijon me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkojnë edhe ndryshim të sistemit politik./Dosja.al