Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Salla e seancave plenare në Kuvendin e Kosovës është përfshirë nga tensione të forta dhe përplasje fizike gjatë aktivitetit me bashkatdhetarët e mërgatës dhe të rinjtë. • Situata degjeneroi pasi deputetët e opozitës PDK dhe AAK ndërhynë në sallë për të kërkuar me ngulm thirrjen e seancës konstituive dhe duke bllokuar rrjedhën e takimit. • Përplasja nisi me ministren në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila u spërkat me ujë nga deputetja Ganimete Musliu, ndërsa kjo e fundit u përplas më pas edhe me gardën e Kuvendit duke i paralajmëruar punonjësit e sigurimit të mos e preknin. • Tensionet u përshkallëzuan shpejt në incidente fizike midis deputetëve të opozitës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje. • Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka shtyrë fizikisht deputetin Adnan Rrustemi teksa ky i fundit fliste për marrëveshje politike, duke e akuzuar me ton të ashpër për "pallavra dhe demagogji". • "Po bëni hajgare me neve, me popullin. S’është normale kjo, me këto pallavra!”, tha Lushtaku. • Një skenë e ngjashme u përsërit edhe me deputeten e AAK-së, Albana Bytyqi, e cila shtyu me duar drejt daljes deputeten e LVV-së, Arbërie Nagavci, duke i kërkuar të thërriste seancën, ndërsa Nagavci i reagoi menjëherë duke kërkuar ruajtjen e distancës fizike, “Albanë, mos më prek!”. • Për shkak të përleshjeve të vazhdueshme, kaosit në sallë dhe pamundësisë për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit, takimi me pjesëtarët e mërgatës u pezullua plotësisht. • Opozita deklaroi se nuk do të lejojë zhvillimin e aktiviteve të tilla pa u thirrur më parë seanca konstituive e Kuvendit, ndërsa përfaqësuesit e shumicës akuzuan opozitën për bllokim të qëllimshëm dhe krijim të tensioneve të panevojshme.
6 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po bllokon konstituimin e institucioneve. Duke folur në një konferencë për mediat, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se përmes bllokimit të konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti po ua pamundëson deputetëve ushtrimin e mandatit që u është dhënë nga qytetarët.
Çitaku i bëri thirrje kreut të Vetëvendosjes që të lejojë konstituimin e Kuvendit dhe funksionimin normal të institucioneve, duke theksuar se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe jo për tensione të reja.
Çitaku tha se PDK kishte kërkuar zyrtarisht një ditë më parë vazhdimin e seancës konstituive, por akuzoi kryesuesin e seancës, Avni Dehari, se po refuzon ta thërrasë atë në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet dhe Rregulloren e Kuvendit.
“E kemi një thirrje për Albin Kurtin: ta kthejë vendin në binarë kushtetues, ta konstituojmë Kuvendin, t’u lejojë deputetët të ushtrojnë funksionet e tyre, ta lë Republikën që të funksionojë. S’po kërkojmë marrëveshje për PDK’në, po kërkojmë funksionalizimin e shtetit. Mesazhi ynë është i thjeshtë: Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të reflektojnë. Republika është mbi secilin prej nesh, Kushtetuta është mbi çdo parti.
Të bisedojmë nga kjo shtëpi me një ftesë të drejtpërdrejtë: Ejani në Kuvend, ejani t’i konstituojmë Kuvendin. Sot pamë edhe disa shfaqje jo të këndshme në sallë në Kuvend,. Kishte deputetë të shoqëruar nga pjesëtarë të sigurisë, mbrojtjes së afërt, të cilët cenuan edhe integritetin fizik të disa prej deputetëve të PDK. Edhe për këtë çështje ne do t’i ndërmarrim masat në Inspektoratin Policor të Kosovës”, tha deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku në një konferencë për shtyp./Dosja.al
KOSOVA- Një përplasje verbale ka ndodhur mes deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Lushtaku iu drejtua atyre duke i thënë se po shkelin Kushtetutën, ndaj nuk është turp që të merren zvarrë.
“Ata që e shkelin Kushtetutën, që e shkelin ligjin, marre nuk është zhag me ju ngreh”, ka deklaruar Lushtaku.
Nga ana tjetër, deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, iu drejtua Lushtakut duke i thënë se, Dejona Mihali po e provokonte me qëllim që ta nxirrte keq.
“O Mërgim, këtë e ka sjellë Mihali me të nxjerr keq ty, ajo le të flasë, rri aty, mos fol me to”, i ka thënë Berisha Lushtakut./Dosja.al
KOSOVA- Tensionet dhe përplasjet në Kuvendin e Kosovës, po vijojnë ndërsa deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është përplasur me deputetë e LVV-së. Në këtë moment ajo është penguar nga sigurimi, ndërsa i është kthyer duke i thënë: “Mos më prek. Hera e parë dhe e fundit që më prek, ndryshe ndahesh keq”.
Në sallën e Kuvendit, dyert e së cilës u hapën për vizitorë nga diaspora, si dhe për të rinjtë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, po vazhdon përpaslaja mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të PDK’së që shkuan në sallë për të kërkuar thirrjen e seancës konstituive./Dosja.al
View this post on Instagram
KOSOVË- Kaosit dhe përplasjeve në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Kosovës i është shtuar edhe një tjetër incident fizik, kësaj herë mes deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.
Gjatë momenteve të tensionuara brenda sallës, Bytyqi i është afruar ish-ministres së Arsimit duke e shtyrë me duar për ta larguar nga salla dhe duke i kërkuar me ton të ashpër thirrjen e seancës konstituive, “Thirre seancën, dil jashtë!”.
Përballë presionit dhe shtyrjes fizike, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, reagoi menjëherë duke kërkuar ruajtjen e distancës fizike, “Albanë, mos më prek!”.
Kjo përplasje pason incidentet e mëparshme ku u përfshinë deputetët e opozitës dhe përfaqësuesit e mazhorancës, duke e çuar punën e Kuvendit dhe aktivitetin me mërgatën drejt bllokimit të plotë./Dosja.al
KOSOVË- Pas përplasjeve verbale dhe incidenteve me ujë gjatë aktivitetit me mërgatën, një tjetër moment i nxehtë është regjistruar mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.
View this post on Instagram
Gjatë kohës kur Rrustemi po fliste për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike, Lushtaku ka ndërhyrë duke e shtyrë fizikisht dhe duke i drejtuar akuza të ashpra, “Mos na shitni pallavra, o demagog”
Nga ana e tij, deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka reaguar menjëherë duke iu drejtuar me fjalët, “Largoje dorën!”
Pavarësisht reagimit, Lushtaku ka vijuar me ton të ashpër ndaj përfaqësuesve të shumicës parlamentare, duke akuzuar se po mohojnë përgjegjësinë për bllokadën politike, “Po bëni hajgare me neve, me popullin. S’është normale kjo, me këto pallavra!”
Ngjarja vjen në një kohë kur përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe pushtetit kanë pezulluar aktivitetet parlamentare, me PDK-në që kërkon me ngulm thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit./Dosja.al
KOSOVË- Salla e seancave plenare në Kuvendin e Kosovës është përfshirë nga tensione të forta gjatë aktivitetit të përvitshëm me bashkatdhetarët e mërgatës.
Përplasja nisi pasi ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, hyri në sallë për të takuar mërgimtarët, ku u përball me opozitën.
View this post on Instagram
Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, i janë afruar duke i kërkuar me ton të ashpër thirrjen e seancës konstituive, “Thirre seancën! Boll më me performanca, thirre seancën!”
Gërvalla i është përgjigjur duke i ftuar për dialog, “Ejani në takim, pse s’po vini, pse po tuteni?”
Situata është përshkallëzuar më tej kur deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka akuzuar Gërvallën se ka dërguar dosje kundër UÇK-së në Gjykatën Speciale, pretendim të cilin ajo e hodhi poshtë duke iu përgjigjur, “Mos rrej”. Në këtë moment, deputetja Ganimete Musliu e ka lagur Gërvallën me ujë.
Debati dhe përplasjet verbale nuk kanë ndaluar me ministren Gërvalla, por janë shtrirë edhe te deputetët e tjerë të Vetëvendosjes, si Ardian Gola dhe Arbërie Nagavci, ndaj të cilëve deputetët e PDK-së përsëritën kërkesën për thirrjen e seancës. Për shkak të kaosit dhe përplasjeve të vazhdueshme brenda sallës plenare, aktiviteti i Kuvendit me pjesëtarët e mërgatës është pezulluar përkohësisht./Dosja.al