Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Me 85 vota, Kuvendi ka miratuar reformën e re administrativo-territoriale, që do të ulë numrin e bashkive në Shqipëri nga 61 në 46. • Reforma parashikon shkrirjen e 15 bashkive dhe bashkimin e tyre me bashki të tjera. • Fushë-Arrëzi i bashkohet Pukës, Klosi Matit, Rrogozhina Kavajës, ndërsa Dimal dhe Poliçan i bashkohen Beratit. • Patosi bashkohet me Fierin, Divjaka me Lushnjën, Selenica me Vlorën, Maliqi me Korçën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën dhe Libohova me Gjirokastrën. • Në qarkun e Elbasanit, Cërriku dhe Belshi i bashkohen Elbasanit, ndërsa Përrenjasi bashkohet me Librazhdin. • Reforma ruan 12 qarqet dhe parashikon një strukturë të re me 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative. • Zgjedhjet vendore të vitit 2027 pritet të zhvillohen mbi hartën e re, pra me 46 bashki. • Votimi u krye në momente kaosi dhe tensionesh, teksa deputetët e PD u revoltuan duke hedhur sende të forta drejt kryeministrit Edi Rama, i cili mbërriti në sallën e Kuvendit pak çaste para se të niste votimi. • Surprizë ishte edhe vota pro e deputetit socialist Erion Braçe, i cili kundërshtoi ashpër projektligjin dhe bëri deklarata të forta. • Pak sekonda para votimit, në sallë u shfaq edhe ish-zv.kryeministra Belinda Balluku. • Pas mbërritjes së Ballukut, Gazment Bardhi hodhi ujë në drejtim të saj, ndërsa deputetë të tjerë të opozitës qëlluan me shishe Ramën. • Sa i përket Erion Braçes, ai për rreth 19 minuta në foltore, kundërshtoi mënyrën se si ishte hartuar ndarja e re, duke theksuar se ndryshimet prekin drejtpërdrejt jetën e mijëra qytetarëve. • Por, pavarësisht kundërshtimeve, Braçe në fund ngriti kartonin jeshil. Pas seancës, ai u tha gazetarëve se arsyet e ndryshimit të qëndrimit do t'i shpjegonte gjatë ditës së premte.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ish-zv.kryeministraj Belinda Balluku u shfaq në Kuvend gjatë seancës për votimin e reformës administrativo-territoriale, e cila u miratua me 85 vota pro. Seanca u shoqërua me tensione dhe përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Pas mbërritjes së Ballukut në sallë, Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, hodhi ujë në drejtim të saj. Pavarësisht përplasjeve në sallë dhe ndërhyrjes së Gardës, procedura e votimit vijoi deri në miratimin e reformës me 85 vota pro./Dosja.al

TIRANË- Kuvendi ka miratuar reformën e re administrativo-territoriale me 85 vota pro, që do të ulë numrin e bashkive në Shqipëri nga 61 në 46. Bujë bënë votat e deputetëve socialistë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, të cilët më herët ishin shprehur me deklarata të forta kundër reformës, por në votimin përfundimtar u rreshtuan pro saj.
Ndryshimi i qëndrimit të deputetëve vjen pas paralajmërimeve të bëra ndaj tyre se mund të përjashtoheshin nga grupi parlamentar në rast se votonin kundër reformës.
Paralajmërimet janë raportuar në kuadër të diskutimeve brenda grupit të Partisë Socialiste, përpara votimit në Kuvend. Në votim morën pjesë gjithashtu Elisa Spiropali që herë pas here në fjalimin e saj ishte kritike./Dosja.al
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë miratimit të reformës administrativo-territoriale. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka hedhur ujë dhe sende të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, teksa nuk ka kyrsyer as fyerjet.
Ndërkohë, deputeti demokrat Klevis Balliu duket se e ka qëlluar Ramën me vezë. Situata ka sjellë ndërhyrjen e Gardës së Republikës, ndërsa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vijuar procedurën e votimit pavarësisht tensioneve në sallë./Dosja.al

TIRANË- Reforma e re administrativo-territoriale u miratua pak pas mesnate mes tensioneve dhe debateve të shumta. Projektligji mori 85 kartonë jeshil, duke i hapur rrugën kështu ndarjes së re administrative me 46 bashki.
I pranishëm në seancë vetëm për të marrë pjesë në votim ishte edhe kryeminstri Edi Rama. Ndërkohë kartonin jeshil e ngriti edhe një prej kundërshtarëve më të fortë të kësaj harte të re Erion Braçe. Ky i fundit edhe më herët kishte kundërshtuar territorialen, por në Kuvend votoi pro.
Po ashtu pak sekonda para se të bëhej votimi, në seancë mbërriti edhe ish-zv.kryeministrja, Belinda Balluku. Pas mbërritjes së Ballukut, Gazment Bardhi hodhi ujë në drejtim të saj , ndërkohë që deputetët e tjerë goditën me shishe në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu nuk munguan as sulmet me vezë./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili ishte një nga zërat më kritikë brenda PS-së ndaj reformës territoriale, por në seancën plenare votoi pro saj. Pas votimit, Braçe deklaroi se vijon të jetë kundër hartës së re, pavarësisht votës së tij në Kuvend. I pyetur nga gazetarët për arsyen e këtij qëndrimi, ai tha se do ta shpjegojë vendimin një ditë më vonë.
“Jam kundër, do e sqaroj nesër”, tha Braçe teksa po largohej nga Kuvendi.
Gazetari: Ç’u bë, zoti Braçe, reformën territoriale…
Erion Braçe: Jam kundër, po prapë reformën…
Gazetari: Pse votuat, pro, zoti Braçe?
Erion Braçe: E shpjegoj nesër.
Gazetari: E konsideruat këtë ditën më të vështirë? Pse vendoset në momentin e fundit të votoni pro?
Erion Braçe: …qytetarët…
Gazetari: Pse vendosët që në momentin e fundit të votoni pro, ju…?
Erion Braçe: Jam kundër, edhe një herë. Jam kundër kësaj harte…
Gazetari: Por nuk zgjodhet qytetari, zgjodhët partinë.
Erion Braçe: Jo, kam zgjedhur eksaktësisht qytetarin.
Reforma Territoriale u miratua me 85 vota pro mes tensioneve në Kuvend. Reforma sjell riorganizimin e 15 bashkive, të cilat do të bashkohen me njësi të tjera vendore. Sipas ndarjes së re, Fushë-Arrëzi do t’i bashkohet Pukës, Klosi Matit dhe Rrogozhina Kavajës. Ndërkohë, Dimal dhe Poliçan do të përfshihen në bashkinë e Beratit, Patosi në Fier dhe Divjaka në Lushnjë. Në jug të vendit, Selenica do t’i bashkohet Vlorës, Maliqi Korçës, Këlcyra Përmetit, Memaliaj Tepelenës dhe Libohova Gjirokastrës.
Ndryshime parashikohen edhe në qarkun e Elbasanit, ku Cërriku dhe Belshi do të bashkohen me Elbasanin, ndërsa Përrenjasi do të jetë pjesë e bashkisë së Librazhdit. Struktura e re administrative do të ruajë 12 qarqet e vendit, ndërsa territori do të organizohet në 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative.
Sipas parashikimeve, zgjedhjet vendore të vitit 2027 pritet të zhvillohen mbi bazën e hartës së re territoriale. Miratimi i reformës u shoqërua me tensione të forta në sallën e Kuvendit. Deputetët e Partisë Demokratike reaguan ashpër gjatë seancës, duke hedhur sende drejt kryeministrit Edi Rama, i cili mbërriti në sallë pak çaste përpara nisjes së votimit./Dosja.al
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 85 vota reformën e re administrativo-territoriale, e propozuar nga Partia Socialiste, e cila parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46. Reforma sjell riorganizimin e 15 bashkive, të cilat do të bashkohen me njësi të tjera vendore.
Sipas ndarjes së re, Fushë-Arrëzi do t’i bashkohet Pukës, Klosi Matit dhe Rrogozhina Kavajës. Ndërkohë, Dimal dhe Poliçan do të përfshihen në bashkinë e Beratit, Patosi në Fier dhe Divjaka në Lushnjë. Në jug të vendit, Selenica do t’i bashkohet Vlorës, Maliqi Korçës, Këlcyra Përmetit, Memaliaj Tepelenës dhe Libohova Gjirokastrës.
Ndryshime parashikohen edhe në qarkun e Elbasanit, ku Cërriku dhe Belshi do të bashkohen me Elbasanin, ndërsa Përrenjasi do të jetë pjesë e bashkisë së Librazhdit. Struktura e re administrative do të ruajë 12 qarqet e vendit, ndërsa territori do të organizohet në 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative.
Sipas parashikimeve, zgjedhjet vendore të vitit 2027 pritet të zhvillohen mbi bazën e hartës së re territoriale. Miratimi i reformës u shoqërua me tensione të forta në sallën e Kuvendit. Deputetët e Partisë Demokratike reaguan ashpër gjatë seancës, duke hedhur sende drejt kryeministrit Edi Rama, i cili mbërriti në sallë pak çaste përpara nisjes së votimit./Dosja.al