LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Katër viktima dhe dhjetëra të plagosur/ Sulmi në SHBA u paralajmërua me një telefonatë: Do të ketë të shtëna në 5 shkolla! Autori i dyshuar një 14-vjeçar

• Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në një gjmnaz në shtetin e Georgias në SHBA. • Si pasojë e të shtënave 4 persona kanë humbur jetën, ndërsa referuar informacioneve paraprake, mes 30 të plagosurve, 9 prej tyre janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. • Autori i dyshuar i sulmit besohet të jetë një djalë 14-vjeçar, i cili është gjallë dhe ndodhet në paraburgim. Ende nuk dihet nëse adoleshenti ka ndjekur atë shkollë. • Shkolla e mesme "Apalachee" kishte marrë një telefonatë kërcënuese para se të ndodhte sulmi, thanë zyrtarë të shumtë të zbatimit të ligjit. • Telefonata e së mërkurës në mëngjes paralajmëroi se do të kishte të shtëna në pesë shkolla dhe se "Apalachee" do të ishte i pari. • Nuk ka asnjë informacion se kush e ka bërë thirrjen, ndërsa zyrtarët hetimorë po hetojnë se nga e ka origjinën. • Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë e SHBA-ve, Jill Biden gjatë një deklaratë pas të shtënave tha se po mbajnë zi për vdekjen e atyre që vdiqën dhe se nuk mund të pranojnë që të shtënat vdekjeprurëse të bëhen si normale • Zëvendëspresidentja e SHBA-së, dhe kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale, Kamala Harris tha se duhet t'i japim fund kësaj epidemie të dhunës me armë në këtë vend një herë e përgjithmonë. • Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përjetuar të paktën 385 të shtëna masive deri më tani këtë vit, sipas Arkivit të Dhunës me Armë , i cili i përkufizon të shtënat masive si ato në të cilat qëllohen katër ose më shumë viktima. • Kjo është një mesatare prej më shumë se 1.5 të shtëna masive çdo ditë.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Tragjedia në shkollën e mesme/ Biden: SHBA nuk mund të pranojnë që të shtënat vdekjeprurëse të bëhen si normale (REAGIMET)

Katër viktima dhe dhjetëra të plagosur/ Sulmi në SHBA u
pamje nga vendngjarja

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjeorgji, ku katër persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në shkollën e mesme Apalachee në shtetin amerikan. Gjithashtu autoritetet kanë konfirmuar se një person është arrestuar.

Presidenti i SHBA Joe Biden gjatë një deklaratë pas të shtënave tha se ai dhe Zonja e Parë Jill Biden po mbajnë zi për personat që vdiqën për shkak të sulmit me armë.

"Ajo që duhet të ishte një sezon i gëzueshëm i kthimit në shkollë në Winder, Gjeorgji, tani është kthyer në një tjetër kujtesë të tmerrshme se si dhuna me armë vazhdon të copëtojë komunitetet tona. Ne nuk mund të vazhdojmë ta pranojmë këtë si normale," tha Biden. 

Ndërsa zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris thotë se duhet t'i japim fund kësaj epidemie të dhunës me armë në këtë vend një herë e përgjithmonë.

Për ngjarjen tragjike ka reaguar edhe Tim Walz, kandidati demokrat për nënpresident, duke thënë se kjo është një tragjedi dhe se duhet të bëjmë për t'i parandaluar këto në të ardhmen. 

"Kjo është tragjike. Nuk dimë ende asnjë nga detajet për të, por është një situatë shumë e zakonshme. Zemrat tona janë atje jashtë tani, por puna jonë duhet të bëjmë për t'i parandaluar këto në të ardhmen, siç e dimë," tha Walz. Megjithëse Walz është pronar i armëve, ai shpesh ka mbrojtur për më shumë kufizime të armëve.

Ndërkohë senatori demokrat i Gjeorgjisë, Rev Raphael Warnock thotë se zemra e tij është thyer dhe bën thirrje për marrjes masash për kontrollin e armëve.

"Derisa të fillojmë një bisedë serioze në të gjithë vendin rreth reformave të sigurisë së armëve, e vërteta e trishtueshme është se është vetëm çështje kohe para se kjo lloj tragjedie të trokasë në derën tuaj. Të shtënat masive si rutinë nuk janë kostoja e lirisë, ato janë kostoja e kokëfortësisë së verbër," tha ai. 

2 VITE ME PARE

Masakra në gjimnazin në SHBA/ Autori i krimit dyshohet një 14-vjeçar, sulmi u paralajmërua me një telefonatë kërcënuese: Do të ketë të shtëna në pesë shkolla

Katër viktima dhe dhjetëra të plagosur/ Sulmi në SHBA u
vendngjrja

SHBA- Të paktën katër persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën ditën e sotme si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një shkollën e mesme Apalacheenë Xhorxhia të SHBA-së.

Burime të zbatimit të ligjit thanë më herët se rreth 30 persona u plagosën nga të shtënat, ndonëse ishte e paqartë se sa prej atyre lëndimeve janë nga plagët me armë zjarri. Autori i dyshuar i suolmit sipas CNN besohet të jetë një djalë 14-vjeçar, i cili është gjallë dhe ndodhet në paraburgim. Sipas raportimeve ende nuk dihet nëse adoleshenti ka ndjekur atë shkollë.

Shkolla e mesme kishte marrë një kërcënim telefonik para se të ndodhte sulmi, thanë për CNN zyrtarë të shumtë të zbatimit të ligjit. Telefonata e së mërkurës në mëngjes paralajmëroi se do të kishte të shtëna në pesë shkolla dhe se Apalachee do të ishte i pari. Nuk ka asnjë informacion se kush e ka bërë thirrjen, ndërsa zyrtarët hetimorë po hetojnë se nga e ka origjinën.

Shtetet e Bashkuara kanë pësuar të paktën 385 të shtëna masive deri më tani këtë vit, sipas  Arkivit të Dhunës me Armë , i cili,  i përkufizon të shtënat masive si ato në të cilat qëllohen katër ose më shumë viktima. Kjo është një mesatare prej më shumë se 1.5 të shtëna masive çdo ditë.

2 VITE ME PARE

Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, katër të vrarë dhe 30 të plagosur

Katër viktima dhe dhjetëra të plagosur/ Sulmi në SHBA u
foto ilustruese

SHBA- Të paktën 4 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Georgia të SHBA-së, ndërsa 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur.  Gjithashtu një i dyshuar është në paraburgim, ka thënë në një deklaratë Zyra e Sherifit të Qarkut Barrow.

Incidenti duket se është nën kontroll dhe nxënësit u lanë të lirë në mesditë, ka thënë një zëdhënës i Shkollave të Qarkut Barrow. Pamjet e drejtpërdrejta televizive tregojnë disa ambulanca jashtë shkollës së mesme.

CNN ka raportuar se ishte dëshmitar, kur një pacient u transportua me një helikopter mjekësor që kishte zbritur në shkollë. SHBA-ja është përballur qindra rast të shtënave brenda shkollave dhe kolegjeve në dy dekadat e fundit, me më vdekjeprurësit që rezultuan në mbi 30 të vdekur në Virginia Tech në vitin 2007. 

te shtena ne shba gjimnazi appalachee ne xhorxhia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin