LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Kërkoj dorëheqjen urgjente të Ramës"/ Berisha: SPAK të lëshojë mandat arresti ndërkombëtar për Vlora Hysenin

• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama për përgjegjësi politike lidhur me masën e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar çështjen një ngjarje me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. • Në konferencën me gazetarët diten e sotme, Berisha deklaroi se Hyseni ka shkelur detyrën dhe se informacione të klasifikuara të shërbimit informativ janë vënë në dispozicion të personave të lidhur me krimin. • Berisha e drejtoi përgjegjësinë politike te kryeministri Rama, duke theksuar se vendimmarrja në institucionet e sigurisë është përdorur në funksion të grupeve kriminale.  • Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Ramës dhe deklaroi se përgjegjësit për veprimet e paligjshme duhet të përballen me drejtësinë. • Lideri demokrat kërkoi gjithashtu që autoritetet shqiptare të vijojnë hetimet dhe nëse Hyseni ndodhet jashtë vendit, të ndërmerren procedurat për kthimin e saj përpara drejtësisë shqiptare. • I pyetur nga gazetarët nëse opozita do të thërrasë protesta, Berisha tha se PD do të rishqyrtojë tërësisht rrugën që do të ndjekë, duke paralajmëruar një strategji të re opozitare. • Berisha akuzoi me tone të ashpra edhe Presidentin Bajram Begaj, duke kundërshtuar thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe duke theksuar se institucionet shtetërore janë nën ndikimin e mazhorancës.

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time!

"Kërkoj dorëheqjen urgjente të Ramës"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi se Ergys Agasi, i arrestuar disa javë më parë kontrollonte Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH). Duke komentuar masën e sigurisë së dhënë nga GJKKO dhe pezullimin nga detyra të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, kryedemokrati theksoi se ajo dhe Agasi takoheshin shpesh në një lokal poshtë shtëpisë së tij.

"Vlora Hyseni ishte një bashkëpunëtore e turpshme e Ergys Agasit dhe bandave të tjera. Por një gjë duhet ta dinë shqiptarët, shërbimi informativ, i cili për hir të së vërtetës paguhet dhe ka detyra të mbikëqyrë veprimtaritë e dyshimta të cilitdo, në rastin e drejtorit të vet, ishte symbyllur komplet. Symbyllur komplet! Në mënyrë të përsëritur kam denoncuar para jush dhe publikut se shërbimin informativ e kontrollonte Ergys Agasi. Tani, se sa të lidhur ishin Vlora me Gysin dhe Gysi me Vlorën, është një lokal aty afër shtëpisë time, të paktën dy herë në javë drekonin së bashku. Pra, nuk është se shkonin diku mbrapa Dajtit, jo, jo, në mes të Tiranës, i kishin të zakonshme drekat dhe darkat dy herë në javë njëri me tjetrin.

Ky bashkëpunim i shërbimit informativ me krimin dëshmon se në Shqipëri, Padrino vendosi sistemin ne kontrollit kriminal në çdo institucion dhe qelizë të këtij vendi. Vlora Hyseni, famëzeza, u mor në mënyrën me aktive me presione ndaj gjykatësve kushtetues në rastin e vendimit Ballukut. E denoncova që në atë kohë. Ajo ka pasur të dhëna shumë të rëndësishme. ‘Qytetarët dixhitalë më thonë se po bëhet një kombinim i dy shërbimeve, Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj’.

‘Ergys Agasi ishte dhe është personi, që sipas pohimeve verbale, ndryshonte, emëronte, çemëronte ministrat e brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHISH-un, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur. Miqësia e kryetares së SHISH me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë. Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi shërbimin informativ kombëtar nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin, e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, lë dyshimet më të mëdha për infektimin e këtij institucioni’," tha Berisha./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Vlora Hyseni urdhëroi që çdo informacion të dërgohej fillimisht te Rama dhe Agaçi

"Kërkoj dorëheqjen urgjente të Ramës"/ Berisha:
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rikthyer një prej denoncimeve të tij të bëra në vitin 2024 për mënyrën se si, sipas tij, funksiononte Shërbimi Informativ Shtetëror nën drejtimin e Vlorë Hysenit. Në një reagim të publikuar nga PD, Berisha pretendon se Hyseni kishte urdhëruar që informacionet e mbledhura nga strukturat e SHISH-it të mos u përcilleshin drejtpërdrejt institucioneve ligjzbatuese, por të kalonin fillimisht te kryeministri Edi Rama dhe ish-këshilltari i tij, Engjëll Agaçi.

Sipas tij, urdhri ishte që informacionet që kërkoheshin nga Policia, Prokuroria apo institucione të tjera të mos dërgoheshin drejtpërdrejt, por të kalonin më parë në filtrin e Kryeministrisë.

"Këtu unë kam denoncuar pikërisht një akt unik, të papërgjegjshëm, kriminal të Edi Ramës. ‘Një muaj më parë, Edi Rama, jep urdhër në kundërshtim flagrant me ligjin e shërbimit informativ kombëtar, ligji që ta dinë shqiptarët, detyron shërbimin, të dhënat që ai mbledh në punë e sipër për kriminalitet, për korrupsion, për vepra kërcënuese, për terrorizëm, etj, me ligj ai ua kalon institucioneve ligjzbatuese. Kurse një muaj më parë, Vlora që e kuptoni vetë, më mirë të quhej me çdo emër tjetër, por jo Vlorë, e mori pasi e shkarkuan nga shërbimi informativ në Kosovë, urdhëron drejtoritë të mos dërgojnë asnjë informacion askund tjetër, por çdo informacion që të kërkojë policia, prokuroria apo institucionet e tjera, ta dërgojë njëherë tek kryeministri, tek Engjëll Agaçi, dhe pastaj ata të kalojnë.

A nuk është ky një kontroll i tmerrshëm policesk? A nuk është ky një akt antiligjor? A nuk është ky kthimi i shërbimit informativ kombëtar në një vegël të verbër të Edi Ramës?’ Kjo përbën një nga aktet më madhore, më themelore të Edi Ramës, të bashkëpunimit të tij me krimin dhe bandat. Edi Rama nuk kishte kurrë të drejtë të bllokonte komunikimin ligjor, të diktuar nga ligji, midis institucioneve në luftën kundër krimit. Këto informacione duhej që shërbimi informativ t’ua kalonte automatikisht sipas rastit Policisë së Shtetit, në rastin tjetër SPAK-ut, në rastin tjetër Prokurorisë së Tiranës dhe me radhë. Nuk kanë asnjë lidhje me personin e kryeministrit dhe kryeministri nuk ka asnjë tagër të bllokojë këtë komunikim në funksion të sigurisë kombëtare. E kam denoncuar që në atë kohë, në vitin 2024," tha Berisha./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Berisha rikthen denoncimet për Vlora Hysenin: Vizitën e parë e bëri në Beograd, ishte një kërcënim serioz për NATO-n

"Kërkoj dorëheqjen urgjente të Ramës"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rikthyer akuzat e tij të mëparshme ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, pas masës së sigurisë të vendosur ndaj saj në kuadër të hetimeve të SPAK. Në një deklaratë për mediat, Berisha është ndalur te mënyra se si është drejtuar Shërbimi Informativ Shtetëror dhe te aktiviteti i Vlorë Hysenit përpara emërimit të saj në krye të institucionit.

Ai rikujton periudhën pas largimit të ish-drejtorit të SHISH, Helidon Bendo, duke pretenduar se në institucion u dërgua këshilltari i tij, të cilin e identifikon si Kashani. Sipas Berishës, urdhri i parë që iu dha punonjësve ishte ndërprerja e bashkëpunimit me shërbimet partnere.

"Natyrisht, shërbimi informativ kombëtar është një institucion i një rëndësie të jashtëzakonshme për sigurinë kombëtare. Fillimisht pas të themi largimit të detyruar, gjoja për studime të ish-shefit të shërbimit, Helidon Bendo, në shërbim u dërgua këshilltari i tij, famëziu Kashani, i cili në aktin më të parë, i urdhëruar nga Rama, urdhëroi punonjësit të ndërpresin çdo bashkëpunim me shërbimet partnere. Rast unik. Koreja e Veriut mund ta kishte një urdhër të tillë. Por, ndërkohë famozja Hyseni ishte në atë kohë këshilltare e Edi Ramës për shërbimet inteligjente. Ky është denoncim në vitin 2022. Më 24 dhjetor 2022. Burime shumë të besueshme informojnë se sapo mori detyrën, Vlora Hyseni e shkarkuar nga qeveria e Kosovës sepse plaçkiti të dhënat e shërbimit dhe i dërgoi në adresë të armiqve të Kosovës, emërohet drejtoreshë dhe vizitën e parë, sipas burimeve direkt të kryeministrisë, e bëri në Beograd ku qëndroi mbi 10 ditë. E kam konsideruar në atë kohë një kërcënim serioz për NATO-n, pasi shërbimet inteligjente të NATO-s ndajnë informacione me shërbimet inteligjente të vendeve anëtare dhe natyrisht në duart e saj ato kanë shkuar në drejtim të padronëve të saj," tha Berisha./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

"Kërkoj dorëheqjen urgjente të Ramës"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit të SPAK, ku drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, është vendosur në masën “arrest në shtëpi” dhe është pezulluar nga detyra.  Në një konferencë me gazetarët, Berisha e cilësoi rastin e Hysenit si një zhvillim të paprecedentë, duke pretenduar se për herë të parë një drejtues i shërbimit sekret është vënë në shërbim të krimit.

"Në histori keni lexuar, keni dëgjuar që shefat e shërbimeve të kenë punuar në kundërshtim me ligjet për diktatorë, për agjenci të tjera, por kjo është hera e parë që dëgjoni se shefja e shërbimit në një vend ishte në funksion dhe mbështetje të krimit. Sot prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për Vlora Hysenin, shefen e shërbimit informativ kombëtar si bashkëpunëtore në krim, si njeri që ka shkelur betimin, ligjin dhe sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve. Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës, ndaj ligjit se ky," tha Berisha./Dosja.al

vlora hyseni sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin