LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komiteti i Stabilizim Asociimit/ Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Reformat duhet të zbatohen në praktikë. Marco Tarquinio: PS dhe PD të punojnë në një klimë më të qetë

• Reformat në Shqipëri duhet që të zbatohen në praktike dhe jo vetëm në miratohen në teori. • Ky ishte mesazhi kryesor në takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, të mbajtur këtë të hënë në Tiranë. • Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Marco Tarquinio ka deklaruar se Parlamenti Evropian po e ndjek me vëmendje procesin e integrimit dhe theksoi rëndësinë e rolit të Kuvendit të Shqipërisë. • Duke iu referuar klimës politike në Shqipëri, Tarquinio pranoi se ekzistojnë debate mes mazhorancës dhe opozitës, por bëri thirrje për vijimin e punës dhe një klimë më të qetë politike. • Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka deklaruar se Shqipëria ka bërë progres në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE, por theksoi se nevojitet vijimi i punës për të gjitha reformat. • Ambasadorja u ndal veçanërisht te reforma në drejtësi, duke deklaruar se hapat e ndërmarrë duhet të jenë të qëndrueshëm dhe të pakthyeshëm. • Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se integrimi europian i Shqipërisë është një proces kombëtar dhe se Kuvendi duhet të ketë një rol të rëndësishëm në këtë rrugëtim. • Në fund kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka theksuar se gjatë kësaj legjislature opozitës i janë mohuar instrumente të kontrollit parlamentar. 

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Gazment Bardhi: Parlamenti refuzon funksionet kushtetuese, opozitës po i mohohen instrumentet e kontrollit parlamentar

Komiteti i Stabilizim Asociimit/ Ambasadorja e BE-së në Tiranë:
Gazmend Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se Parlamenti ka refuzuar funksionet kushtetuese, ndërsa opozitës po i mohohen instrumentet e kontrollit parlamentar.

Gjatë fjalës së tij në takimin radhës të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, Bardhi tha se dhe pse Shqipëria është në një fazë të avancuar të negociatave, nuk rezulton që ky proces të të jetë shoqëruar me transformimin e institucioneve demokratike në vend. Ai theksoi se, Parlamenti nuk duhet të jetë thjesht vendi ku votohet legjislacioni i përafruar me Bashkimin Europian, por duhet të jetë institucioni që garanton se këto ligje zbatohen.

Në fund, ai tha se integrimi europian duhet të jetë një projekt kombëtar, duhet të jetë projekt i institucioneve shqiptare. Kjo duke shtuar se  Parlamenti duhet të jetë në qendër të tij, sepse objektivi nuk duhet të jetë vetëm mbyllja e kapitujve, por duhet të jetë hapja një kapitull të ri për Shqipërinë.

Gazment Bardhi: Parlamenti refuzon funksionet kushtetuese; opozitës po i mohohen instrumentet e kontrollit parlamentar. Edhe unë ndaj qëndrimin si shumë në këtë sallë, se integrimi europian i Shqipërisë nuk është thjeshtë një slogan politik, por është dhe duhet të jetë, mbi të gjitha, një proces transformimi i shtetit shqiptar. Për fat të keq, edhe pse Shqipëria është në një fazë të avancuar të negociatave, nuk rezulton që ky proces të të jetë shoqëruar, qoftë edhe në fillesat e tij, me transformimin e institucioneve demokratike në vend.

Për ne si opozitë, Parlamenti nuk duhet të jetë thjesht vendi ku votohet legjislacioni i përafruar me Bashkimin Europian. Parlamenti duhet të jetë institucioni që garanton se këto ligje zbatohen, sepse qeveria kontrollohet dhe se reformat europiane, janë gjithëpërfshirëse dhe nuk mbeten vetëm në letër.

Në vitin 2026, Parlamenti Europian ka evidentuar shqetësime për dobësimin e kontrollit parlamentar mbi ekzekutivin. Ky është një shqetësim që ne parlamentarët shqiptarë duhet ta adresonim. Mirëpo, kjo nuk ndodh. Edhe pse Kushtetuta e Shqipërisë, i jep pakicës parlamentare të drejtën të kontrollojë Qeverinë, në realitet kjo e drejtë mohohet.

Kryeministri në 1 vit të kësaj legjislature, nuk ka pranuar asnjë interpelancë apo kërkesë për llogaridhënie nga opozita. Janë 7 kërkesa të tilla në një vit, që Kryeministri ka refuzuar ti përgjigjet, duke e reduktuar prezencën e tij në Kuvend, vetëm kur nevojitet vota e tij për të miratuar ndonjë ligj me shumicë të cilësuar. Kjo i ka pamundësuar opozitës të luaj rolin e vet në një shoqëri demokratike, që ndër të tjera është edhe të mbajë përgjegjëse Qeverinë për fenomene negative, që prekin interesin publik.

Kushtetuta jonë gjithashtu i njeh pakicës parlamentare të drejtën të ngre Komisione Hetimore. Gjatë kësaj Legjisalture 1 vjecare, kemi paraqitur 6 të tilla. Asnjëra nuk është pranuar, sepse mazhoranca ka refuzuar të zbatojë Kushtetutën. Madje, edhe pse i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe kjo e fundit na ka dhënë të drejtë, ende vendimet e saj mbahen në syrtar dhe nuk zbatohen.


Për ilustrim, në Shtator 2025, opozita kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për të verifikuar keqpërdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje, një problematikë serioze e zgjedhjeve të shkuara e evidentuar edhe në raportin e OSBE – ODIHR. Mazhoranca e pengoi ngritjen e këtij Komisioni Hetimor. Ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese. E fituam cështjen dhe në Korrik 2026 Gjykata Kushtetuese urdhërojë Kuvendit që të lejojë ngritjen e këtij Komisioni Hetimor. Edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ende kjo e drejtë e opozitës nuk është zbatuar dhe Komisioni Hetimor nuk është ngritur.


Ky nuk është rasti i parë që shumica parlamentare refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese që nuk i pëlqejnë, duke e shpallur veten mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe vullnetin politik mbi vendimet e detyrueshme për zbatim të Gjykatës Kushtetuese. Rasti më I fundit ishte vendimi i javës së shkuar, lidhur me statusin e magjistratëve, ku haptazi shumica parlamentare rimiratojë një ligj, i cili është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese plot tre herë, duke injoruar standardet që kjo Gjykatë i kishte lënë detyrë Kuvendit. Kryeministri bëri të qartë në seancë plenare, se Gjykata Kushtetuese mund të kontrollojë dhe shfuqizojë një ligj, por nuk na detyron ne sesi do të votojmë. Kjo konfirmon se për shumicën në Parlament, vullneti politik qëndron mbi Kushtetutën e Shqipërisë.


Po a e ndihmon procesin e integrimit europian një parlament që nuk lejon kontrollin mbi ekzekutivin, apo që injoron vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Unë mendoj që jo!

Për ne deputetët e opoztës, Shqipëria nuk do të bëhet europiane vetëm duke miratuar ligje me emra europianë. Shqipëria bëhet europiane kur institucionet funksionojnë sipas standardeve europiane. Pra: Kur Parlamenti kontrollon qeverinë. Kur opozita ka hapësirë reale për të ushtruar mandatin e saj kushtetues. Kur ligjet diskutohen seriozisht dhe nuk kalojnë thjesht për të përmbushur një afat. Kur shoqëria civile, ekspertët dhe grupet e interesit dëgjohen përpara se një reformë të votohet. Dhe mbi të gjitha, kur qytetari e ndien se integrimi europian po sjell më shumë shtet ligjor, më shumë drejtësi, më shumë transparencë dhe më shumë përgjegjshmëri.

Integrimi europian kërkon kontroll dhe balancë, jo vetëm shumicë votash. Nëse Parlamenti kthehet në një mekanizëm që miraton automatikisht nismat e qeverisë, atëherë humbet një nga funksionet e tij më të rëndësishme: kontrollin demokratik. Nuk mund të kërkojmë të hyjmë në Europë me institucione që funksionojnë sipas standardeve që Europa na kërkon të ndryshojmë.

Integrimi europian duhet të jetë një projekt kombëtar. Ai duhet të jetë projekt i institucioneve shqiptare. Dhe Parlamenti duhet të jetë në qendër të tij. Si opozitë, detyra jonë është të kërkojmë që integrimi të jetë real. Të kërkojmë transparencë në çdo reformë. Të kërkojmë llogaridhënie për çdo angazhim. Të kërkojmë zbatim të ligjit, jo vetëm miratim të ligjit. Dhe të kërkojmë që çdo kapitull i negociatave të përkthehet në ndryshim konkret për qytetarin shqiptar. Jo të jetë një proces thjesht teknik, i mbyllur, dhe shpesh një proces që mbulohet si një cështje e sekretit shteëror.

Sepse objektivi nuk duhet të jetë vetëm të mbyllim kapitujt. Objektivi duhet të jetë të hapim një kapitull të ri për Shqipërinë: Një Shqipëri me institucione më të forta. Me Parlament më të fuqishem./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Komiteti i Stabilizim Asociimit/ Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Reformat duhet të zbatohen në praktikë

Komiteti i Stabilizim Asociimit/ Ambasadorja e BE-së në Tiranë:
Sofia Moreira de Sousa

TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka deklaruar se Shqipëria ka bërë progres në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE, por theksoi se nevojitet vijimi i punës për të gjitha reformat. Gjatë fjalës së saj në takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, de Sousa tha se vendi ndodhet në një fazë ku procesi i anëtarësimit po bëhet më i prekshëm.

Ambasadorja u ndal veçanërisht te reforma në drejtësi, duke deklaruar se hapat e ndërmarrë duhet të jenë të qëndrueshëm dhe të pakthyeshëm. De Sousa theksoi gjithashtu nevojën për miratimin e legjislacionit të mbetur, por nënvizoi se rëndësi ka jo vetëm hartimi i ligjeve, por edhe mënyra se si ato zbatohen në praktikë.

“Ky takim po ndodh në një moment shumë të rëndësishëm të rrugëtimit të Shqipërisë në BE. Është bërë progres, por duhet me shumë punë. Grupkapitulli 1, procesi ka ecur përpara. Shqipëria është në një fazë, ku procesi i anëtarësimit bëhet më i prekshëm. Për të arritur mbylljen e negociatave në fund të vitit tjetër, duhet të ruhet ky çast, duhet të ketë progres në të gjitha reformat. Shqipëria ka bërë hapa përpara në drejtësi. Kjo nuk është një punë që mbyllet këtu. Këto rezultate duhet të jenë të pakthyeshme. Përpjekja për të ruajtur ritmin e reformave duhet të vazhdojë. Mbetet ende një pjesë e madhe e legjislacionit që duhet të miratohet me shpejtësi. Përfitimet e reformave do ndihen nëse ligjet hartohen dhe zbatohen mirë. Duhet të bëhet konsultim kuptimplotë para se të miratohet. Reformat që lidhen me BE, prekin çdo aspekt të jetës. Në fund të fundit, prekin çdo qytetar. Duhet të kemi qasje që të përfshijë të gjithë shoqërinë. Parlamenti ka një rol kyç për të bërë diçka të tillë”, theksoi ajo./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“PS dhe PD të punojnë në një klimë më të qetë”, Kryetari i delegacionit të BE: Reformat të zbatohen në praktikë

Komiteti i Stabilizim Asociimit/ Ambasadorja e BE-së në Tiranë:
Marco Tarquinio

TIRANË- Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Marco Tarquinio ka folur nw lidhje me procesin e negociatave që po zhvillon Shqipëria për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës së tij në Takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Tarquinio tha se Parlamenti Evropian po e ndjek me vëmendje procesin e integrimit dhe theksoi rëndësinë e rolit të Kuvendit të Shqipërisë.

Tarquinio tha se Shqipëria është një demokraci e re, ndërsa nënvizoi se në Bruksel dhe Strasburg po ndiqet me vëmendje gjithçka që po ndodh në vend. Ai theksoi se reformat nuk duhet vetëm të miratohen, por edhe të zbatohen në praktikë. Duke iu referuar klimës politike në Shqipëri, Tarquinio pranoi se ekzistojnë debate mes mazhorancës dhe opozitës, por bëri thirrje për vijimin e punës dhe një klimë më të qetë politike.

“Ndodhem këtu edhe një herë si kryetar i delegacionit të PE që përbëhet nga shumë deputetë të PE. Përfaqësojmë 3 grupe politike madhore në PE. Kjo tregon interesin tonë të lartë për të kontribuar. Ne si PE, bashkëpunojmë me Kuvendin tuaj në rrugën e anëtarësimit në BE. Në këtë takim të rëndësishëm, pamë marrëdhëniet e forta mes atyre që kanë të tyre për të përfaqësuar për të parë këtë rrugëtim politik. PE e di shumë mirë rolin që duhet të luajë, por edhe rolin e Kuvendit e Shqipërisë, në procesin e zgjerimit. Jeni demokraci e re, e fortë, e gjallë. Nga Brukseli, nga Strasburgu, po ndjekim me vëmendje gjithçka që po ndodh këtu. Ka për të qenë moment themelor i shkëmbimeve të thella. Dua të falenderoj bashkëkryetarin, zotin Balla. Qytetarët tuaj presin përgjigje për këto. Ajo që po ndodh në Shqipëri është spektakolare, procesi i negocimit të kapitujve.

Gjatë punimeve, do konfirmojmë faktet se do duhet të miratohen reformat, por edhe të vihen në zbatim në terren. E di që mes mazhorancës dhe opozitës ka debate, i di, por duhet të vazhdohet me punën, të ketë klimë më të qetë. Duhet të shohim edhe veten, kur zgjerohet BE, duhet të shohim edhe disa çështje rreth vetes. A do ketë apo jo një objekt turistik në këtë vend të bukur dhe të rëndësishëm, unë them se do mbajmë vesh me vëmendje për gjithçka që do thuhet. Shpresojmë se do jetë produktive”, theksoi ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Komiteti i Stabilizim Asociimit/ Balla: Integrimi europian është proces kombëtar, Kuvendi duhet të ketë rol kyç

Komiteti i Stabilizim Asociimit/ Ambasadorja e BE-së në Tiranë:
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se integrimi europian i Shqipërisë është një proces kombëtar dhe se Kuvendi duhet të ketë një rol të rëndësishëm në këtë rrugëtim. Duke folur në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Balla tha se qytetarët nuk kërkojnë vetëm anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por edhe përfshirjen e standardeve europiane në jetën e përditshme.

Sipas tij, në fazën aktuale të integrimit nuk mjafton vetëm përafrimi i legjislacionit me standardet e BE-së, por nevojiten ligje dhe institucione që funksionojnë në praktikë.

“Mesazhi që erdhi nga qytetarët ishte i drejtpërdrejtë, ata nuk kërkojnë vetëm që Shqipëria të hyjë në BE, por që standardet e BE të behën pjesë të përditshmërisë së tyre. Pasqyrë Albania një pasqyrë publike, ku qytetari mund të gjejë një informacion të plotë. Mendoj që edhe Kuvendi i Shqipërisë, duhet ta gjejë veten në këtë kontekst. Synimi është që transparenca të mos zbatohet vetëm te deklaratat publike, por te angazhimi dhe transparenca. Agjenda jonë e vetëm është që të diskutojmë, të diskutojmë rolin e Kuvendit në procesin e anëtarësimit. Në veçanti shteti i së drejtës mbetet themeli, mbi të cilën ndërtohet ky proces.

Në këtë fazë ku jemi nuk na mjafton vetëm që të kemi ligje të afruara me standardet e BE, por ligje dhe institucione që funksionojnë. Ne duhet të vazhdojmë që të investojmë në fqinjësinë e mirë. Në Ballkanin Perëndimor më të lidhur, bashkëpunues me interesat europiane. Jam i bindur se diskutimet e sotme do të jenë të hapura dhe të funksionuar në hapa konkrete për integrimin në BE. Në këtë frymë ju uroj mirëseardhjen në Tiranë”, tha Balla./Dosja.al

komiteti i stabilizim asociimit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin