LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konferenca e Kryetarëve/ PS-PD bien dakord për dy komisione hetimore. Çuçi: Jemi të hapur për diskutime. Bardhi: Maxhoranca reflektoi

• Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga Opozita. • Bëhet fjalë për hetimin e kontratave koncensionare në shëndetësi si dhe komisionin hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. • Ende nuk dihet se cili do të jetë objekti i hetimit të këtyre komisioneve, por dyshohet se ato do të funksionojnë sipas ligjit të vjetër mbi komisionet hetimore. • Nga socialistët në mbledhje janë Elisa Spiropali, Ermonela Felaj, Bledi Çuçi, Klotilda Bushka, Kodheli, Pëllumbi, Bumçi dhe Naço. • Ndërsa në mbledhje janë dhe demokratët të udhëhequr nga nënkryetarët e PD-së Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj. • Pas mbledhjes së sotme Gazment Bardhi është shprehur se pas 5 muajsh Partia Socialiste arriti që të reflektojë, por ende nuk i ka konsideruar të mbyllura diskutimet. • Ndërsa Bledi Çuçi theksoi se ata janë të hapur për të negociuar, në mënyrë që në Kuvend të rikthehet jeta parlamentare. • Por edhe me mbledhjen e sotme Opozitës nuk i janë plotësuar të gjitha kërkesat, pasi kërkonte 8 komisione hetimore si dhe ndryshimin e bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Konferenca e Kryetarëve, PS-PD bien dakord: Të ngrihet nënkomision për Reformat

Konferenca e Kryetarëve/ PS-PD bien dakord për dy komisione hetimore.

TIRANË-Konferenca e Kryetarëve ka arritur dakordësi dhe për një çështje tjetër që është ngritja e një nënkomisioni për Reformat. Mësohet se ky nënkomision do të përbëhët nga 4 anëtarë të përcaktuar 2 nga PD-ja dhe 2 nga PS-ja. 

Nënkomisioni është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian. Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve (veto) dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.

2 VITE ME PARE

Konferenca e Kryetarëve, Çuçi: Vendosëm që të rregullohen objektet për 2 komisone hetimore, Zgjedhorja ka komisionin e saj

Konferenca e Kryetarëve/ PS-PD bien dakord për dy komisione hetimore.
Bledi Cuci

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi ka deklaruar se vendosën në mbledhjen e sotme për 2 komisione hetimore. Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Çuçi ka theksuar se sot pati një frymë të mirë për vazhdimin e një jete normale parlamentare. Po ashtu Çuçi ka shtuar se komisioni për reformën zgjedhore do i nënshtrohet procedurës në parlament, si të gjithë të tjerët në përfundim të mandatit, nëse do të ketë një produkt.

“Është lajm pozitiv që më në fund opozita u ul në Konferencën e Kryetarëve. Sot u duk sikur rivendosëm dialogun dhe bashkëbisedimin aty ku e lamë në tetor 2023. Sot vendosëm në Konferencën e Kryetarëve, që të rregullohen objektet për dy komisionet hetimore, që ata i propozuan vetë se cilët janë. Ishte frymë e mirë për vazhdimin e një jetë normale parlamentare në vend. Unë besoj se ata janë të bindur se aksioni i tyre nuk i çon askund. Reforma zgjedhore ka një komision që funksionon do shohim produktin. Komisioni po punon për të adresuar aspekte të rëndësishme të kodit. Komisioni bipartisan funksionon është aty, nuk ka nënkomision për cështjet zgjedhore. Ramë dakord që në parim të diskutojmë për cështje që kanë të bëjnë me 3/5 dhe prej aty të shkojmë në vendimmarrje politike. Janë procedura që i kemi ndjekur edhe në vite të tjera. Kemi ngritur një komision, i kemi dhënë kohën e nevojshme, do përfundojë mandatin. Produkti do shqyrtohet në procedura parlamentare normale, si të gjitha," tha Çuçi.

2 VITE ME PARE

Konferenca e kryetarëve, Çuçi: Komisionet kanë qenë pseudo-konflikt, jemi gati për të diskutuar

Konferenca e Kryetarëve/ PS-PD bien dakord për dy komisione hetimore.
Bledi Çuçi

TIRANË- Diskutimet në Konferencën e Kryetarëve janë zbardhur ditën e sotme. Mësohet se kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi ka theksuar se ngritja e komisioneve ka qenë pseudo-konflikt. Po ashtu në fjalën e  tij ka theksuar se ata janë të hapur dhe të gatshëm që të diskutojnë për ngritjen e tyre. Po ashtu Çuçi ka deklaruar se roli i opozitës në Parlament është i rëndësishëm, pasi ka dhe ligje që duan shumicë të cilësuar votash.

“Sa i takon ngritjes së komisioneve hetimore ky ka qenë një pseudo-konflikt. Kërkesa duhet bërë sipas ligjeve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kemi qenë të qartë për përshtatjen e objekteve të komisioneve hetimore. Nëse ne rregullojmë objektet e kërkesave për komisionet hetimore siç e kërkon ligji, ne jemi të hapur për të diskutuar. Ka një sërë ligjesh që duhen miratuar me një shumicë të cilësuar siç është amnistia penale, por edhe ligje të tjera që lidhen edhe me rrugën e integrimit në BE e jo vetëm. Kështu që përfshirja e opozitës është e rëndësishme për të pasur një produkt të mirë në finale”, tha Çuçi.

2 VITE ME PARE

Nis mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, socialistët dhe demokratët në një tryezë

Konferenca e Kryetarëve/ PS-PD bien dakord për dy komisione hetimore.
Foto ilustruese

TIRANË-Nisi konferenca e Kryetarëve, ku pritet të diskutohet ngritja e dy komisioneve hetimore të rëna dakord në negociatat mes PS-së dhe Opozitës për rikthimin në normalitet të Kuvendit mes PS. Shumica socialiste arriti sot në një dakordësi me opozitën për t’i dhënë fund kaosit Parlamentit nisur që prej muajit tetor të vitit që lamë pas.

Nga socialistët në mbledhje janë Elisa Spiropali, Ermonela Felaj, Bledi Çuçi, Klotilda Bushka, Kodheli, Pëllumbi, Bumçi dhe Naço. ndërsa në mbledhje janë dhe demokratët të udhëhequr nga nënkryetarët e PD-së Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.

Në takimet e javës së shkuar të mbajtur në zyrën e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, PS ka rënë dakord të shqyrtojë disa prej kërkesave të opozitës bazuar në vendimin e gjykatës kushtetuese dhe ligjin e ri për komisionet hetimore.

2 VITE ME PARE

Mbledhja në Konferencën e Kryetarëve, PS-ja pranon ngritjen e 2 komisioneve hetimore

Konferenca e Kryetarëve/ PS-PD bien dakord për dy komisione hetimore.

TIRANË- Marrëveshja mes maxhorancës dhe Opozitës po jep frytet e para. Në Konferencën e Kryetarëve të mbajtur ditën e sotme, Partia Socialiste ka rënë dakord për ngritjen e dy komisioneve hetimore. 

Bëhet fjalë për hetimin e kontratave koncensionare në shëndetësi si dhe komisionin hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. Ende nuk dihet se cili do të jetë objekti i hetimit të këtyre komisioneve, por dyshohet se ato do të funksionojnë sipas ligjit të vjetër mbi komisionet hetimore.

konferenca e kryetareve

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin