LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KËRCET ARMA NË SARANDË/ Ekzekutohet Artan Myrtaj nga 2 persona me motor, plagoset dhe një kalimtar

• Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ka mbetur i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj. • Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtar, ndërsa autorët dyshohet se kanë qenë dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra. • Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. • Artan Myrtaj rezulton me precedent të mëparshëm penal, dhë mësohet të ketë dalë nga burgu para pak kohësh. • Ai ka qënë i përfshirë, në një ngjarje kriminale të ndodhur në vitin 2025, ku mbetën të plagosur dy persona. • Që prej asaj kohe saga e hakëmarrjes vijoi deri në eliminimin e Artan Myrtaj, i cili njihej edhe me nofkën “Tani Ruzhdiut’.

12 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Atentati mafioz në Sarandë/ Komisariati ndodhet 70 metra larg vendngjarjes, policisë iu deshën 10 minuta për të mbërritur

KËRCET ARMA NË SARANDË/ Ekzekutohet Artan Myrtaj nga 2
Pamje

SARANDA- Saranda u tondit ditën e sotme nga një atenat i mirëplanifikuar, nga i cili mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj. Kjo ngjarje tronditi qytetarët dhe opinionin publik, ndërsa komisariati i Policisë së Sarandës ndodhet vetëm 70 metra larg vendit ku u vra Myrtaj.

Në foton që po shihni, me të kuqe është shënuar vendi i atentatit te kryqëzimi pranë ish-agjencisë, ndërsa me blu është komisariati i Policisë së Sarandës. Sipas burimeve të mediave, efektivëve iu deshën të paktën 10 minuta për të mbërritur në vendngjarje./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

FOTO/ Atentati në Sarandë, pamje e trupit të viktimës së shtrirë përtok

KËRCET ARMA NË SARANDË/ Ekzekutohet Artan Myrtaj nga 2
Viktima

SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e sotme qytetin e Sarandës, ku pas një atentati me armë zjarri 44-vjeçari Artan Myrtaj humbi jetën tragjikisht.

Këto janë pamje nga turpi i viktimës së shtrirë përtok, pasi u qëllua dy herë me armë zjarri nga dy persona ende të paidentifikuar. Viktima ishte me precedent të mëparshëm penal dhe rezultonte i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në vitin 2025 ku mbetën të plagosur dy persona./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Atentati në Sarandë/ Niset me helikopter drejt Tiranës këmbësori i plagosur

KËRCET ARMA NË SARANDË/ Ekzekutohet Artan Myrtaj nga 2
I plagosuri

SARANDA- Xhevdet Skëndaj, është këmbësori që mbeti i plagosur ditën e sotme gjatë atentatit të ndodhur në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, ai është dërguar me helikopterë drejt Tiranës për të marrë trajtim më të specializuar.

Viktima është Artan Myrtaj, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal dhe i përfshirë në një plagosjeje në vitin 2025./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Vrasja në Sarandë/ Viktima ishte ulur në lokal para se të ekzekutohej, autorët e qëlluan dy herë me armë zjarri teksa tentoi të largohej

KËRCET ARMA NË SARANDË/ Ekzekutohet Artan Myrtaj nga 2
Foto ilustruese

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i sotëm në Sarandë ku viktim mbeti 44-vjeçari Artan Myrtaj. Sipas të dhënave, para se të qëllohej me armë zjari Myrtaj ishte ulur në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencisë ku autorët e qëlluan dy herë.

Ata kaluan në rrugën 'Lefter Talo', ndërsa kur viktima i ka pikasur ka tentuar të largohej me vrap drejt rrugës 'Vangjel Pandi' dhe është vrarë në mes të rrugës. Myrtaj rezulton si i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në 17 korrik 2025 në lagjen nr.4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza.

Autori i plagosjeve ka qënë Ramadan Zoto, ndërsa Klaus Jaçaj së bashku me Erjon Jaçaj dhe Artan Myrtaj bashkëpunuan me të dhe e ndihmuan pas ngjarjes që të arratisej. Fill pas kësaj ngjarje, në Sarandë ka pasur një sërë episodesh hakmarrjeje, ku Isuf Jaçaj, i ati i Klaus Jaçajt u vra me tritol si dhe ka patur një rast të shkatërrimit të pronës së Ramadan Zoto./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e Artan Myrtajt në qendër të Sarandës, si nisi saga e hakmarrjes pas plagosjes së dy të rinjve nga Kamza

KËRCET ARMA NË SARANDË/ Ekzekutohet Artan Myrtaj nga 2
foto ilustruese

SARANDA- Artan Myrtaj, 44-vjeçari që u ekzekutua ditën e sotme në qendër të Sarandës njihej ndryshe edhe me nofkën "Tani Ruzhdiut". Ai rezulton si i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në 17 korrik 2025 në lagjen nr.4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza.

Autori i plagosjeve ka qënë Ramadan Zoto, ndërsa Klaus Jaçaj së bashku me Erjon Jaçaj dhe Artan Myrtaj bashkëpunuan me të dhe e ndihmuan pas ngjarjes që të arratisej. Fill pas kësaj ngjarje, në Sarandë ka pasur një sërë episodesh hakmarrjeje, ku Isuf Jaçaj, i ati i Klaus Jaçajt u vra me tritol si dhe ka patur një rast të shkatërrimit të pronës së Ramadan Zoto.

Sipas informacioneve paraprake, Ramadan Zoto aktualisht po vuan dënimin me burg për plagosjen e Ernest Lama dhe Gëzim Hajdarajt, ndërsa viktima e ditën së sotme Artan Myrtaj së bashku me Klaus Jaçaj ishin të akuzuar për "përkrahje të autorit" dhe ishin lënë të lirë para pak kohësh. Mësohet se Myrtaj ishte përdorues i lëndëve narkotike, dhe kishte precedent të mëparshëm penal për 'vjedhje', sakaq, në kërkim mbetet Erjon Canaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë, Policia: Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës

KËRCET ARMA NË SARANDË/ Ekzekutohet Artan Myrtaj nga 2

SARANDË- Policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës, në përpjekje për të kapur autorët e vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, pranë ish-agjencisë, ku 44-vjeçari është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një 73-vjeçar, Xhevdet Skëndaj, i cili ishte kalimtar i rastit dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave, administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Vrasja në Sarandë/ Nëna sheh të birin e pajetë dhe shpërthen në lot: O djali i nënës (VIDEO)

KËRCET ARMA NË SARANDË/ Ekzekutohet Artan Myrtaj nga 2

SARANDË- Pamje të rënda vijnë nga vendi i atentatit në qendër të Sarandës, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj.

Nëna e 44-vjeçarit ka shpërthyer në lot pasi ka parë të birin të pajetë në vendin e ngjarjes. Në momentet e rënda, një grua dhe një efektiv policie janë përpjekur ta mbajnë atë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Vrasja në Sarandë, momenti kur kalimtari i plagosur futet në ambulancë

KËRCET ARMA NË SARANDË/ Ekzekutohet Artan Myrtaj nga 2

SARANDË- Pamje nga vendi i ngjarjes në Sarandë tregojnë momentet pas atentatit me armë zjarri, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj dhe u plagos një kalimtar.

Në pamje shihet kalimtari i plagosur teksa nxirret nga vendi i ngjarjes dhe dërgohet me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja ndodhi në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër. Autorët dyshohet se ishin dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

FOTO/ Kush është Artan Myrtaj që u ekzekutua ditën e sotme, viktima njihej si 'Tani Ruzhdiut'

KËRCET ARMA NË SARANDË/ Ekzekutohet Artan Myrtaj nga 2
Artan Myrtaj

SARANDA- Artan Myrtaj është 44-vjeçari që u ekzekutua ditën e sotme me armë zjarri në qendër të Sarandës. Ai njihej ndyshe edhe me nofkën "Tani Ruzhdiut", dhe rezulton si i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në 17 korrik 2025 në lagjen nr.4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza.

Autori i plagosjeve ka qënë Ramadan Zoto, ndërsa Klaus Jaçaj së bashku me Erjon Jaçaj dhe Artan Myrtaj bashkëpunuan me të dhe e ndihmuan pas ngjarjes që të arratisej. Fill pas kësaj ngjarje, në Sarandë ka pasur një sërë episodesh hakmarrjeje, ku Isuf Jaçaj, i ati i Klaus Jaçajt u vra me tritol si dhe ka patur një rast të shkatërrimit të pronës së Ramadan Zoto.

Sipas informacioneve paraprake, Ramadan Zoto aktualisht po vuan dënimin me burg për plagosjen e Ernest Lama dhe Gëzim Hajdarajt, ndërsa viktima e ditën së sotme Artan Myrtaj së bashku me Klaus Jaçaj ishin të akuzuar për "përkrahje të autorit" dhe ishin lënë të lirë para pak kohësh. Mësohet se Myrtaj ishte përdorues i lëndëve narkotike, dhe kishte precedent të mëparshëm penal për 'vjedhje', sakaq, në kërkim mbetet Erjon Canaj./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

DETAJET/ Si u vra Artan Myrtaj në Sarandë, u qëllua nga dy persona me motor

KËRCET ARMA NË SARANDË/ Ekzekutohet Artan Myrtaj nga 2
foto ilustruese

SARANDA- 44-vjeçari Artan Myrtaj është viktima e një atentati me armë zjarri të organizuar ditën e sotme në qendër të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet të jetë qëlluar nga dy persona që po lëviznin me një motor.

Ngjarja ka ndodhur tek ish-agjencia e vjetër e qytetit të Sarandës, ndërsa si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur edhe një këmbësor. Rrethanat mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të çështjes po vijojnë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Vrasje me armë zjarri në qendër të Sarandës, identifikohet viktima

KËRCET ARMA NË SARANDË/ Ekzekutohet Artan Myrtaj nga 2
Foto ilustruese

SARANDA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qendër të Sarandës, ku pas një sulmi me armë zjarri është vrarë një person. Viktima është 42-vjeçari Artan Myrtaj.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset dhe një kalimtar

KËRCET ARMA NË SARANDË/ Ekzekutohet Artan Myrtaj nga 2

SARANDA- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qendër të Sarandës, ndërsa rrethanat e saj deri më tani janë të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë sulmit ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar. Në terren ndodhen forca të shumta policore të cilat po punojnë për zbardhjne e plotë të rrethnanave të ngjarjes./Dosja.al

artan myrtaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin